Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Angli,Lituanezet gjahu i ri i shqiptareve

    Britania e Madhe, streha e dhjetėra trafikantėve tė "dėshtuar" nė vendet e tjera tė Europės

    Lituanezet, gjahu i ri i shqiptarėve
    Si mashtrohen vajzat e varfra dhe si bėhen prostitute


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra Muhamed Veliu


    ANGLI

    Nėse dikur Shqipėria ishte "pjella" e vajzave tė cilat mbushnin trotuaret dhe shtėpitė publike tė Europės, tani kėtė vend e ka zėvendėsuar Lituania. Fuqizimi i strukturave shqiptare tė antiprostitucionit, dhėnia e shumė dėnimeve tė ashpra nga gjykatat shqiptare pėr prostitucion, si dhe frika e hakmarrjes nga tė afėrmit e viktimave, ka bėrė qė tutorėt e mishit tė bardhė t'i hedhin sytė nga Lindja. Nė disa procese tė njėpasnjėshme nė Angli, ku nė bankėn e tė akuzuarve pėr trafik dhe prostitucion kanė qenė shqiptarėt, nė anėn tjetėr tė sallės sė gjyqit viktima qė ka dėshmuar ka qenė shtetase lituaneze. Trafiku i vajzave lituaneze nga grupet kriminale shqiptare daton qė nė vitin 1997 e nė vazhdim, pasi ēmimi i tyre ishte i lirė, si pasojė e varfėrisė nė kėtė ish-republikė sovjetike. Gazeta Shqiptare hedh dritė mbi tregtinė e vajzave lituaneze pėr shfrytėzim prostitucioni nga grupet kriminale shqiptare, tė cilat e kanė tė vėshtirė rekrutimin e femrave nė vendin e tyre dhe trafikimin pėr nė industrinė e seksit nė Britaninė e Madhe. Mekanizmi i mashtrimit nėpėrmjet premtimeve pėr punė apo modele nė revitat prestigjioze, ėshtė ai qė shumė lituaneze i ka shndėrruar nė skllave seksi nė duart e tutorėve shqiptarė. Grupet kriminale shqiptare, pas goditjeve tė herėpashershme nga policitė europiane, nė veēanti ajo italiane, tashmė tė skeduar, e kanė tė vėshtirė aktivitetin e tyre nė fushėn e prostitucionit. Pikėrisht pėr kėtė, ata kanė zgjedhur Britaninė e Madhe, ku dhe industria e seksit ėshtė fitimprurėse. Reda Sirgeide ėshtė shefe e Interpolit nė Lituani, sė cilės i ėshtė dhėnė detyra tė bashkėpunojė me palėn britanike dhe europiane pėr tė parandaluar problemin e trafikimit tė vajzave. Nė njė prononcim tė sajin pėr median britanike ajo ėshtė shprehur se "shumė nga gratė e vajzat qė bien prehė e trafikantėve janė pa arsim tė mjaftushėm. Ato nuk kanė punė dhe takojnė 'miq' tė cilėt u premtojnė punė tė mira nė Perėndim". Ndėrsa vajzat lituaneze, tė cilat po detyrohen me forcė qė tė shesin trupin e tyre nėpėr shtėpitė publike tė Anglisė, janė tė moshave tė reja, shpesh herė nėn 18 vjeēe. Nė njė vit tė paktėn 40 vajza lituaneze janė trafikuar nė Britaninė e Madhe si skllave seksi. Pėr kėtė ēėshtje, shumė shqiptarė janė dėnuar, shumė tė tjerė janė nė gjykim, ndėrsa mendohet se shumė tė tjerė janė nė "karrierė" e sipėr, duke shfrytėzuar vajzat, tė cilat i blejnė si tė ishin bagėti.

    Grupi i Poshnjes
    Vullnet Ismaili,
    Sokol Qata
    dhe Lorenc Roci
    u arrestuan pėr trafikimin dhe shfrytėzimin e vajzave lituaneze pėr prostitucion. Tė tre sė bashku u dėnuam me 16 vjet burg gjithsej.

    Grupi i Tropojes
    Besmir Rama, Adil Jahelezi dhe Flamur Nuza hapėn njė shtėpi publike nė veri tė Londrės. Rama detyroi njė vajzė lituaneze tė prostituonte pėr llogari tė tij dhe tė tre u dėnuan me 15 vjet burg.

    Grupi i Fierit
    Taulant Merdanaj dhe Elidon Bregu u dėnuan nė Shefild me 27 vjet nė burg, pas njė shfrytėzi mizor tė dy vajzave lituaneze, 21 dhe 24 vjeē, tė cilat i pėrdormin si skllave seksi, pasi i kishin mashtruar.

    Grupi i fundit
    Njė gjykatė britanike ka dėnuar me 40 vjet burg pėr shfrytėzimin e njė 15-vjeēareje lituaneze Shaban Makėn nga Maqedonia, Ilir Bajramin nga Kosova dhe Xhevahir Pishėn nga Shqipėria.

    I tmerrshmi, Plakiēi
    Emri i vėrtetė i tij ėshtė Artur Kroni dhe ėshtė nga Laēi. Nė dhjetor tė vitit 2003 ėshtė dėnuar me 10 vjet burg nga gjykata e krimeve "Wood Green Crown Court". Tri nga shtatė viktimat qė dėshmuan kundėr tij ishin lituaneze. Dy muaj mė vonė, Gjykata e Lartė Angleze do t'ia rriste dėnimin edhe me 13 vjet tė tjera, 23 nė total. Kroni ėshtė cilėsuar nga autoritetet angleze dhe media vendėse si "mbreti i prostitucionit" nė historinė e Britanisė sė Madhe. Sipas policisė, ai ka fituar 2 milionė paund nga ky aktivitet.

    Ne gjykim
    Agrol Xhabri ėshtė 22 vjeēari shqiptar, mė i riu nė vazhdėn e proceseve pėr trafikimin e vajzave lituaneze. Ai ėshtė pėrballur javėn e shkuar nė gjykatėn "Snaresbrook Crown Court" me akuzat pėr mbajtjen peng, pėrdhunimin dhe detyrimin me forcė nė prostitucion tė njė 17-vjeēareje lituaneze.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2005
    Vendndodhja
    te guri i shqipes
    Postime
    92
    Ne ti mbyllin keta dhe krejt ata shqiptar tjere qe punojne kete "biznis" dhe ne ti hudhin celsat ne lumin Temza se na nxyje fytiren sikur qymire.
    Fjala e urte,eshte fjale e zjarte

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •