Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Deshira e nje vajze te paemert

    DESHIRA E NJE VAJZE TE PAEMERT



    Komisari i policise kerkoi te degjonte edhe njehere historine e dhimbshme te asaj gruaje, iu beri me shenje njerezve te tij te beheshin gati per aksion dhe tha:
    -Me e keqja kaloi zonje, po iu sjell nje njeri qe t’iu shoqeroje ne ndihmen e shpejte.
    -Duhet te vij me ju. Vajza ime ka nevoje per mua, me merrni te shoh kur ta pragosni ate perbindesh.
    Komisari tundi koken mendueshem. Gruaja kishte nevoje per ndihme mjekesore, fytyra e saj ishte e enjtur dhe nga buza e poshte dukeshin qarte njolla te fresketa gjaku.
    -Ju duhet te kuroheni me pare!
    -Ne asnje menyre!Ai njeri po mban peng vajzen, ju nuk e dini vendin ku e ka cuar, do habiteni dhe vete po te shihni c’ndertese e pafund eshte banesa e tij.
    Komisari pranoi kur pa qe s’kishte mundesi t’i bente balle vullnetit te patundur te asaj gruaje, i tha qe te hipte ne makine me te dhe u nis pa humbur kohe, i shoqeruar nga gjysma e agjenteve te rajonit. Rruges kerkoi te dhena te tjera, por te gjitha datat qe i vinin nga centrali ishin te turbullta. Ata nuk kishin asgje per zonjen qe ai po shoqeronte, i vetmi fakt ishte qe shtepia ku po shkonin, kishte kaluar ne pronesi te nje sipermarresi te ardhur nga jugu disa vite me pare. Nuk kishte asnje te dhene te qarte mbi aktivitetin e atij zoterie, e kur gruaja i perseriti qe kishin zgjedhur te banonin ne ate qytet te humbur per t’iu shmangur tasave, komisari s’e permbajti veten dhe shau me ze te larte:
    -Qelbesirat…Me falni, zonje, keni miliona dhe vini te fshiheni ne qytetin tone, mes te humburve, keshtu thate? Si djallin pretendoni te kerkoni ndihme, pastaj? E kuptoni dhe vete qe nuk eshte e drejte te luani mbi kurrizin e atyre qe i fitojne ndershmerisht parate dhe paguajne cdo vit taksat qe i detyrohen ligjit.
    Zonja u perlot dhe u betua qe kishte qene ideja e burrit te saj te vinin ne kete qytet. Ajo i kishte dale gjithmone kunder, qe ne fillim e kishte kuptuar lojen e bashkeshortit. –Na solli ketu qe te na izolonte, mua dhe vajzen time nga pjesa tjeter e botes ! Bleu shtepine, nje vile te madhe, te ekzagjeruar, me 3 kate dhe pesembedhjete dhoma, qe ka prapa shpines nje hapsire te pafund, nje pyll te dendur dhe kufizohet nga te gjitha anet me pengesa dhe kurthe, qe po te mos i dish, mund te te bejne ta pesosh shume keq. E kuptoni, e kuptoni tani zoteri ?!-dhe gruaja mbuloi fytyren me te dyja duart, pa i mbajtur dot lotet. Komisari u prek nga ajo skene aq reale, i tha me miresjellje qe gjithcka do rregullohej, e pyeti edhe nje here per emrin e kur ajo shqiptoi « Kristel », brenda makines u ndje nje krisje e lehte, qe e beri emrin te kumboje si dicka e ajert, joreale. Me te vertete qe ishte nje grua e bukur, tani komisari po vinte re tiparet e saj dhe nuk iu duk cudi qe nje njeri me te shkuar te dyshimte, qe kishte bere nje thes me para e tani kerkonte t’iu shpetonte taksave pa i paguar, te burgoste gruan ne nje vile perrallore, ku askush s’kishte per t’iu afruar dot.
    Megjithate nuk kuptonte dot natyren e atij ndryshimi te menjehereshem. Kristel i tregoi turbull qe ajo kishte dashur e para ta braktiste, e ne krize e siper ai tentoi ta vrase, e rrahu dhe e hoqi zvarre prej shkalleve, pastaj nderroi mendje, e flaku ne mes te rruges, i mbylli deren nga pas duke i thene qe s’ksihte per ta pare me vajzen e saj. Aty e kishin gjetur agjentet e tij, qe e shoqeruan ne komisariat, por ajo ishte aq e tronditur sa s’shqiptonte dot nje fjale, e ishte dashur aq shume, sa tani mund te ishte teper vone per t’i vene gjerat ne vend.
    -Uroj mos i kete ndodhur gje vajzes sone,-dhe ajo shtrengoi fort dhembet, sikur te kishte burgosur brenda vetes ndjesine qe gjithcka do perfundonte keq.
    Makina bente perpara me shpejtesi. Komisari la qe mes tyre te binte heshtja, ishte e tepert te vazhdonte me pyetje te tjera, dolen ne nje rruge te erret, qe conte jashte qytetit. Ai pyeste ne radio per gjera te vogla, kerkoi edhe nje here tjeter t’i jepte zemer Kristelit, qe reflektonte qarte ankthin dhe lodhjen e atyre momenteve, pastaj frenoi ashper, kur degjoi zerin e saj qe klithi:
    -Ja ku eshte!-dhe luante gishtin ne ajer, duke u ridhur e gjitha nga padurimi. Komisari dha drejtimet ne radio, ishte vertet nje vile e jashtezakonshme, e gjitha e mbyllur ne nje kafaz te hekurt, e rrethuar nga nje gardh i pakapercyeshem qe i binte ane e mbane pa lene asnje mundesi befasie.
    -Si dreqin e kane ndertuar keshtu?-foli komisari, duke hequr efektin surprize nga lista e aksionit.
    Kristeli buzeqeshi per here te pare ate dite, kur e pa komisarin ne veshtiresi. I tha qe te dilnin tek dera kryesore, pastaj per t’u futur brenda pa zhurme nuk kishte problem pasi ajo i njihte kodet e hyrjes njelloj si dhe bashkeshorti i saj. Komisari e pa i lehtesuar, e menjehere ua perseriti urdherat vartesve. Dolen tek hyrja kryesore, Kristeli shtypi kodin sekret dhe shume shpejt ata u gjenden tek dera e viles, e hodhen poshte dhe u futen brenda gjithe zhurme e rremuje, duke pelplasur pertoke gjithcka gjenin, qe te krijonin panik aq sa s’mbante me, tek banori i vetem i asaj shtepie.
    Ne katin e siperm u degjua zhurme, pastaj nje ze i trembur burri, qe perseriti disa here “Kush eshte?”, e agjentet pane te dilte i veshur me rrbdeshamber dhe me koken e ngjyer ne sapun i kerkuari i atij sulmi.
    Dy police iu hodhen siper dhe e bllokuan pa i lene asnje mundesi te flase, Kristeli shpertheu ne nje rrebesh lotesh, i shkoi afer dhe iu hakerrua duke nxjerre prej vetes nje inat te papare, sa te gjithe ne ate dhome shtangun kur degjuan nje ze jonjerezor, qe klithte:
    -Ku eshte? Ku e ke cuar?!
    Ai e kishte humbur aftesine per te folur, atehere Kristeli hoqi kepucen dhe me taken e mprehte u perpoq ta detyronte me perdhune te fliste, dy agjentet e lane te dyshuarin dhe bene tentative te mbanin gjithe merine e pandalshme te gruas. Ishte tamam nje situate qe po degjeronte, ndaj komisari beri shenje te prangosnin burrin, agjentet vazhdonin te mbanin pas duarsh Kristelin, sa te qetesohej, nderkohe qe te tjeret nisen te kerkojne te gjitha dhomat e shtepise, ne kerkim te vajzes.
    Si e mblodhi veten, me nje fije zeri, burri i prangosur shiptoi:
    -C’kam bere? C’po ndodh ketu? Une jam i pafajshem.
    Agjenti qe ishte afer u be gati te qeshte, pamja e atij njeriu qe vinte akoma arome shampoje, ishte qesharake, por hija e zeze e komisarit ra mbi te gjithe dhomen. Vajzen s’po e gjenin asgjekundi, bene edhe nje tjeter kontroll te imet, komisari i shkoi afer te dyshuarit, ia hoqi prangat duke i kerkuar te rrinte urte dhe i tha:
    -Ku e ke cuar vajzen?
    -Cilen vajze?
    -Femija jote...ku ndodhet tani?
    -Uhhhhhh,-arriti te thote i dyshuari, nuk u pergjigj por te gjithe pane se si u larguan prej tij hijet e nje frike te panjohur, burri kerkoi te nderrohej dhe komisari i dha te drejte, duke urdher dy agjentet qe ta ndiqnin pas. Si u kthyen, i dyshuari kishte veshur nje kemishe me kuadrate portokalli, buzeqeshi me gjithe zemer dhe tha:
    - Une s’jam ai qe po kerkoni, kjo eshte e sigurt, fale zotit. Zoti komisar, une nuk kam femije...
    -Genjeshtar,-uleriu Kristeli, qe per nje moment u shkeput nga duart e agjenteve, e kapi per flokesh dhe kerkoi ta godase me force. –Ti iu beson atyre qe po thua? Ku eshte vajza jone, ku e ke cuar? Ku?!
    Burri tentoi t’i shpetonte sulmit te saj, e vetem si e pa qe e kishin bllokuar agjentet, mori fryme i lehtesuar:
    -Po ju kush jeni? Dhe c’po flisni keshtu?! Une nuk iu njoh!
    I dha fytyres nje buzeqeshje te lodhur, sikur s’kishte c’te thoshte me, i shkoi afer komisarit dhe i perseriti fjale per fjale c’deshironin ne banesen e tij.
    -T’i leme lojerat, zoteri! Nuk kemi ardhur te tallemi prej jush. Gabriel, verja serish prangat, ta kuptoni c’do te behet me ju po vazhduat te fshihni te verteten...Dhe tani me thoni ku e keni fshehur vajzen tuaj...

    & & &
    Kaloi nje ore qe eksihte marre ne pyetje te dyshuarin, qe jo vetem s’ishte vene perposh nga komisari, por po tregohej i paduruar, duke kerkuar motivin e vertete te atij shqetesimi ne mesnate. Komisari mendoi qe duhej ta kapte nga larg gjithe biseden, per ta futur ne kurth. E pyeti perse kishte vendsour te bente dush ne ate ore te vone, por nuk mori pergjigje tjeter pervec nje perqeshjeje dhe nje lumi fjalesh kunder legjislacionit dhe zyrtareve qe ngrinin ne detyre te paafte dhe te manget. –Sepse ju qenkeni pikerisht i tille, zoti komisar, nje i paafte qe vazhdon te merret me nje te pafajshem sepse ky guxon e ben nje banjo mesnate ne shtepine e tij. Kaq dini te thoni?
    Komisari u mat t’i jepte nje goditje te forte, por u kujtua qe i dyshuari kishte deshmuar vullnetin per t’u lene ne paqe dhe i lire si cdo taksapagues i ndershem i ketij vendi.
    -Ju, nje takasapagues i ndershem? Nje mashtrues i rangut tuaj qe vjen ne nje qytet te humbur nuk ka mundesi te ndjehet i tille, zoteri, por s’kemi ardhur ketu ne vend te financiares. Flisni ku e keni cuar vajzen tuaj…
    Kur degjoi per taksat, fytyra e te dyshurit u mblodh dhe mori nje pamje mjerane, sikur ta kishin kapur ne kurth. Komoisari kishte goditur ne shenje, atehere i shkoi me afer, i vuri njeren dore mbi shpatull e per t’i dhene kurajo, i tha qe asgje s’ishte e humbur nese ata gjenin vajzen qe ishte mire dhe s’kishte asnje gervishtje. Fytyra e te dyshuarit mori nje pamje te tmerruar, por nuk tha asgje, nuk replikoi fjalet e komisarit, qe vazhdoi:
    -U kujtuat per ndonje gje, tani? Po nisni te njihni zonjen ketu? Eshte bashkeshortja juaj, tek e fundit si ka mundesi qe ajo i njihte te gjitha kodet sekrete dhe alarmet e viles tuaj? Tregohuni i sinqerte me ne, me ndihmoni dhe mua t’i japim fund kesaj historie te pakendshme.
    -Ku i dinte, vertet, ku i njihte kodet e hyrjes?!-i dyshuri u gelltit, vuri duart ne koke per te rrefyer krimin e tij, pastaj u drodh dhe klithijo eshte e pamundur, e ky eshte i gjithi nje mashtrim. Une nuk e njoh kete grua, ajo mund te me kete ndjekur, te kete pergjuar kodet dhe te kete vene ne skene gjithe kete histori per te me kerkuar para.
    Komisari qeshi me ze te larte pa ne menyre kuptimplote vartesit, si per te thene qe tani i dyshuari do rrezohej perfundimisht, u be te jape nje version te fundit, te gjerave si duhej te kishin ndodhur, por e nderpreu nje agjent qe u fut me nje grumbull letrash ne dore. I beri me shenje komisarit, qe doli dhe kur u kthye brenda ne dhome, ishte tym ne fytyre, kishte ndryshuar i gjithi:
    -Do me thoni si jane punet per te fundit here, dreqi e mori, kush eshte e verteta, zonje?-dhe e kapi Kristelin fort pas krahut, sa ajo ndjeu nje dhimbje qe i i pershkroi gjithe trupin dhe klithi.
    -Tani me erdhen te dhenat zyrtare nga kryeqyteti. Gjithcka perputhet me versionin e ketij zoterie. Ti nuk ekziston si bashkeshorte e tij. Nuk figuron as nje vajze e perbashket e ju te dyve. C’dreqin keni katranosur keshtu?
    I dyshuari u be te flase i kenaqur, por komisari ia zuri gojen me nje shuplake qe e flakeriu pa menduar. Shau me ze te larte, duke mos ditur me c’te bente, te gjithe agjentet e pane skenen dhe hodhen syte ne anen tjeter, vete komisari e mblodhi mendjen dhe i kerkoi ndjese te dyshuait.
    -Me falni, te me falni vertet. Hiqjani prangat! Kjo eshte e gjitha nje sajese, me ndjeni…
    -Nje sajese…-dhe Kristeli qe kishte marre nje pamje fantazme, preku fytyren e saj, pa ditur c’te bente. –Po e braktisni dhe ju vajzen time? C’po thoni keshtu, zoti komisar?
    Ai nuk i hodhi veshtrimin, e kur po matej te jepte nje shenje te tijeve qe te dilnin prej viles, iu be sikur degjoi nje zhurme te mbytur, edhe nje tjeter, ishte si nje klithme e dobet, qe vinte nga jashte, ne erresire ku ishte aq e veshtire te kerkoje.
    --E degjuat dhe ju?-tha duke u kthyer nga agjentet. Ata po shikonin njeri tjetrin, i dyshuari ishte i habitur njelloj si policet, komisari tha qe ngjante me nje ze te dobet, vajze, ndersa Kristeli sapo e ndjeu, s’u permbajt dhe ra pertoke pa fuqi.
    Ishte nje ze i dobet njeriu, Kristeli u ngrit me kembe me ndihmen e agjenteve, “bija ime, po vij”, peshperiti dhe rreshkiti si hije, duke thirrur me ze te larte per te gjetur te burgosuren e erresires.
    Komisari nuk diti c’te bente tjeter, vecse rrembeu per krahu te dyshuarin, duke i thene qe s‘i shpetonte dot pa u sqaruar e gjithe historia, e u nis edhe ai ne kerkim te vajzes. Agjentet e tjere kishin dale te kerkonin, benin zhurme aq sa ne vend te vajzes degjoheshin nje lume fjalesh te tyret, ndonje e qeshur dhe asgje qe mund te ndihmonte kerkimin.
    -Ku shkoi ajo?-dhe komisari hiqte pas vetes te dyshuarin, qe ndaloi dhe i tha te mos ecte me ne ate drejtim. -Aty poshte kalon lumi. Nuk ka mundesi te kete njerez aty. Une dua t’iu ndihmoj, zoti komisar, me besoni, as vete s’po marr vesh c’po ndodh ne gjithe kete histori. I vetmi vend ku mund te kete shkuar, eshte shtepiza e dimrit, ne fund te lendines qe kemi para. Le te shkojme aty.
    Komisari ndjeu t’i jepte besim te dyshuarit,qe kishte bere ne menyren e tij nje lloj rrefimi te krimit. Shpresonte te mos ishte vone dhe vajzes mos i kishte ndodhur gje, ndriconte rrugen me prozhektor dhe kur pengohej nuk e kishte mendjen te shante si zakonisht, vetem kujdesej mos i shpetonte duarsh i dyshuari dhe bente me me nxitim perpara. Ndaluan disa metra me larg shtepizes, e prej brenda degjoheshin pauza te shkurtra, pastaj nje ofshame e perlotur, klithma gezimi dhe zeri i nje vajze qe qeshte gjithe jete. Komisari depertoi si plumb dhe pa brenda dhomes nje shtrat te vogel, ku qendronte nje vajze e zbehte, e bukur si drita, qe buzeqeshi dhe perplasi duart, u shkeput nga Kristeli dhe duke i shkelur syrin komisarit, kapi pas dore te dyshuarin e tha:
    -Qenke edhe ti, babi?
    Te dyshuarin nuk e mbajten gjunjet, u be te flase por nje force misterioze i magjepsi mendimet, komisari perkedheli vogelushen dhe e pyeti ne ishte mire apo jo.
    Vajza qeshi, i shkeli serish syrin komisarit dhe e pyeti pse nuk duhej te ndjehej mire.
    -Kush te mbylli ketu?
    -Keni shume e po me kerkoni?-dhe zeri i saj ngjante me zerin enje capkeneje, qe kishte bere prapesine e radhes e tani donte qe t’i shpetonte ndeshkimit. Komisari i lexoi ne mendje, por ishtenje vajze aq e brishte dhe e mrekullueshme, sa qe mendoi qeper ate prapesi ia vlente te mbyllje nje sy e te arkivoje ceshtjen pa e cuar me tej. Nderkohe, babai i vajzes, e kishte marre veten, i doli afer komisarit dhe me ze te mekur, arriti te thote:
    -Por une nuk e njoh… Kjo vajze nuk eshte femija im…
    -Kristel, e degjon c’po thote? C’kerkon te fshehe tjeter,-i tha komisari gruas, qe dukej e ngrire, e palevizur, e ulur ne shtratin e vogel te se bijes.
    -Mami im ben gjithmone keshtu ne rrezet e para te dites. Po vjen mengjesi!-tha vajza e sigurt ne vetvete.
    -Kristel, thate zoti komisar?
    -Ashtu quhet gruaja juaj, zoteri!-u pergjigj i lodhur komisari.
    -Kristel ka vdekur, ajo ka qene dashuria e vetme e jetes sime, eshte varrosu ne e keto prona,qe une i bleva kur u riktheva ne qytet. Kjo eshte bisede e tridhjete viteve me pare, c’po thoni keshtu tani?
    Komisari ndjeu nje therrje te forte ne stomak, ato caste gruaja levizi si hije, u cua me kembe dhe i doli perballe dy burrave:
    -Perse doje te merrje vajzen time? Ti nuk e doje ate, para se te lindte, te kujtohet.
    -Une ika vete, mami, ti dhe babi duhej te flisnit, ai bleu gjithe kete perandori qe te kishte afer varrin tend, te duket pak ty,-e vajza perplasi duart per t’i dhene force arsyes sesaj.
    -Kristel,-peshperiti burri, qe kishte marre pmajen e nje te denuari per vdekje. –Si ka mundesi?!
    Vajza ishte fshur pas nenes se saj, po e ngacmonte dhe kjo e shtyu me iant perpara, duke thene:
    -Vitet kaloje edhe nen toke, e sheh sa kam ndryshuar…kjo vajze e prape eshte femija jone, as vete s’e di pse i kurdisi te jgitha keto, kujtoja se doje ta rimerrje. Me fal…
    komisari nuk po merrte vesh asgje, eci drejt Kristelit, u be ta tundte vendit, por duart e tij preken vetem nje vello te ajert, nje imazh qe u lekund sikur te kujtonte lamtumire dhe largesi aty brenda.
    -Mami, t’i tregoj si linda une? Te lutem, eshte shume bukur, me ler te tregoj…Babi, ke degjuar ndonjehere per parajsen e femijeve te deshtuar? Aty ishte plot me bebi, si une, qe s’ishin dashur nga njeri prind e kishin qene te detyruar te lindnin te vdekur, domethene te rilindnin ne qiell, e te rriteshin ehua, mbi toke, ne ajer, larg prinderve domethene. Ti nuk e ke idene sa bukur qe eshte aty, babi, faleminderit qe me cuat te lindja ne nje vend aq hyjnor…,-dhe vajza, qe hiqej e rritur tashme, nuk arriti te mbante dot lote emocioni, qe shperthyen si margaritare dhe i ndricuan lekuren e bute te mollezave. –Nuk e ndjen fare te rritesh vetem, mami vdiq bashke me mua, po ajo nuk rilindi ne vendin e endrrave te deshtuara. Ajo eshe e detyruar te banoje nen toke, si ndeshkim, por ka te drejte te takohet me mu ane netet e bardha te fund-pranveres. Keto nete jane te tilla, prandaj...
    -Vajze e prape, perse i bere te gjitha keto?-dhe Kristeli ishte vertet e merzitur ne ankimin e saj. –M’u desh te ekrkoja ndihmen e policise, tre hiqesha e rrahur, e keqtrajtuar, qe te te kerkoja dhe te te gjeja shpejt e shpejt. Perse i bere te gjitha, perse?
    -Babi duhet te me vere nje emer, une jam e paemert, s‘ka asnje femije me emer ne vendlindjen e deshtimeve. Si thua, deshiron te me quash?-dhe nje deshire aq e zjerrte, nje pasion i pashtershem jetonte ne kerkesen e saj, sa burri me syte e mbushur gjithe lote, tha si neper enderr”Luce”, duke i dhene bekimin e nje emri hyjnor asaj femije.
    Edhe komisari po jetonte nje tranzit mendimesh ato caste, kur Kristeli kerceu vendit, per t’i dhene fund gjithckaje, e kapi vajzen per dore e tha:
    -Duhet te shkojme, tani, Luce! Le te jete kjo enderr per keta dy burra te medhenje. Te shkojme, u plotesua deshira jote…
    -Babi po vdes, ma, po vdes. Ma tha nje femije kurioz ne vendin e te palindurve. I i di te gjitha, e nje dite kishte pare babin qe lutej si i marre e klithte gjithe force emrin tend ne ajer. Duhet ta falesh tani qe po vdes, ju duhet te rigjeni njeri tjetrit qe sot, qe me vone, pas njemije vjetesh, si te behen faljet e mekateve te botes, une, qe kam nje emer, me ne fund te kem familjen time te plote.
    Ishte aq prekese kerkesa e asaj femije te palindur.
    -Ti leme vetem,si thua?-e ajo i kapi doren komisarit, dolen jashte, duke lene brenda shtepizes njeriun dhe shpirtin e nje te vdekure qe ai kishte dashur aq shume. Ai po vdiste, e ndjente dhe e dinte kete, por perpera e ardhmja i premtonte shume.
    -Une po vdes!-dhe ndihej nje mal i madh deshtimi, ne zerin e tij. Po vinte mengjesi, e Kristel tashme, kishte ngrire e gjitha ne mendimet e saj. Vetem perjashta, ne hapa qe vazhdonin te shkeleshin ne erresire, degjohej, por kjo gjithmone e me rralle, e qeshura e cilter e nje femije qe s’kishte lindur akoma!
    ERIS RUSI

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-10-2010
    Postime
    1
    nuk me inderesojn fjalet e njerzve

Tema tė Ngjashme

  1. Thaēi nuk do ti plotesohet deshira me taku tadiēin
    Nga veli44 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 12:52
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Deshira qe deshironi tu plotesohet ne Vitine ri 2006
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 09:26
  4. Hobi (deshira) juaj ne te ardhmen eshte enderr apo realitet?
    Nga Letersia 76 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 19:13
  5. Dėshira pėr njė Shqipėri tė pėrkryer
    Nga matilda nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-07-2002, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •