Per mua eshte "Monalisa" shqiptare...
Per mua eshte "Monalisa" shqiptare...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 23-03-2004 mė 01:39
"Arbeit Macht Frei"
*****************************
WE DON'T NEED ANOTHER WAR !
Ymeri na trego pak me shume per Kol Idromenon apo dhe per portretin me lart ???
Nga ana vizive i ka vertet te gjitha piket. Ja ke vene bukur emrin Monalisa shqiptare.
Pershendetje
Kol (Nikoll) Idromeno u lind ne Shkoder ne vitin 1860 dhe vdiq po ne ket qytet nga funi i vitit 1939. Vepra e tij e fundit ishte projektimi dhe ndertimi i varrit te tij.
Mesimet e para per pikturen i mori nga i jati. Per disa vite mori mesime private tek mjeshtri i madh te fotografise Pietro Marubi qe ne ate periudhe sapo kishte emigruar nga Italia per ne Shkoder. Pasi fiton nji konkurs pikture regjistrohet ne Accademia di Belle Arti, Venezia. Pas dy vjetesh grindet me nji nga mjeshtrat e akademise keshtu qe largohet prej andej dhe i vazhdon studimet ne nji nga studiot me te medha private te Venecias.
Krijimtaria e tij eshte shume e pasur. Gjeniu i tij perfshiu disa fusha si : pikture, fotografi, kinematografi ( ishte pronari i se pares salle kinemaje ne shqiperi), arkitekture (projektimi i disa rrugeve si dhe projektimi dhe pikturimi i katedrales se Shkodres) .
Ne vitin 1922 shfaqi filmin e pare ne Shqiperi ne kinemane e tij ne Shkoder.
Kjo asht nji pikture tjeter e bukur e tij : "Dasma Shkodrane"
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mullaymeri : 25-09-2002 mė 16:43
"Arbeit Macht Frei"
*****************************
WE DON'T NEED ANOTHER WAR !
Faleminderit per prezantimin e piktorit. Dasma Shkodrane me pelqeu akoma me shume si pikture. Ka piktura te tjera...?
p.s. Kerkoj falje per zvogelimin e emrit, nuk e di mu duk si me e thjeshte per tu shkruar.
nji lapsus ke aty ..jo 1960 por 1860 ...nejse.
Mulla pergezime per pikturat.
Piktura larte quhet "motra Tone" qe duhet te jete motra e piktorit , ndoshta Antonine ose dicka e tille.
Ne se keni mundesi te sillni ketu dhe Kel Kodhelin do beni nji mrekulli.
Shkodra eshte Firence shqiptare.
shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.
Ky eshte autoportreti i KOL IDROMENO.
"Arbeit Macht Frei"
*****************************
WE DON'T NEED ANOTHER WAR !
Plaku me pipe
"Arbeit Macht Frei"
*****************************
WE DON'T NEED ANOTHER WAR !
Korrik 21, 2005
Tė gjitha ndėrhyrjet e specialistėve nė tablonė e Idromenos
Ringjallja e "Motrės Tone" nė Luvėr
Admirina Peēi
Motra Tone", tabloja e famshme shqiptare, po pėrjeton ringjalljen e saj nė Luvėr. Tabloja qė prej vitesh kishte lėshuar sinjalin Sos, tashmė ka shpėtuar pėrfundimisht. Nga Parisi, mbėrrijnė lajmet e para mbi restaurimin e tablosė sė famshme tė Kolė Idromenos, e cila prej afro dy muajsh po restaurohet nė Qendrėn e kėrkimeve dhe Restaurimeve tė muzeve tė Francės, nė Luvėr. Majlinda Agolli, shefe e Laboratorit tė Konservim-Restaurimit nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, ka shoqėruar tė gjitha etapat e ndėrhyrjeve nė tablonė e famshme tė Rilindjes Shqiptare, nė Paris. Nė njė raport tė hollėsishėm dėrguar nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, Agolli shpjegon se ndėrhyrjet mė tė rėndėsishme kanė pėrfunduar me sukses. Etapė pas etape, ndėrhyrjet nė tablonė e famshme tė Rilindjes kombėtare shpjegohen nga restauratorja e njohur Majlinda Agolli.
Analiza tė hollėsishme
Analizat e pėrgjithshme tė strukturės sė veprės, sipas Agollit, kanė pėrfunduar brenda njė jave, menjėherė pas mbėrritjes nė Paris. "Analizat u realizuan me precedencė pėr tė shpejtuar ndėrhyrjen mbi vepėr. I gjithė laboratori i C2RMF (Qendra e kėrkimeve dhe restaurimeve tė Muzeve tė Francės) kombinonte proceset e ndėrthurura tė tablosė 'Motra Tone'", shpjegon Agolli, ndėrsa shton se njėkohėsisht me analizat janė realizuar edhe disa foto specifike mbi veprėn. "Janė foto me dritė direkte, foto me dritė infra tė kuqe, me rreze ultra violet, me dritė horizontale bardh e zi, kontrast nga tė dyja anėt (para-prapa), me dritė vertikale etj.", thotė restauratorja Agolli, duke shpjeguar se me anė tė kėtyre fotove evidentohen mjaft saktė tė gjitha problemet e shtratit piktural, grundit tė valėzuar, ripikturimet dhe ndėrhyrjet nė tablo etj.
Mė tej, "mė 27 maj 2005, mbi veprėn e Idromenos u realizuan disa grafi, pėr tė kontrolluar mė mirė strukturėn. E paralelisht janė realizuar edhe analiza mbi natyrėn e ngjitėsit tė pėrdorur nė dublazhin fillestar dhe fijeve tė kanavacės sė suportit tė veprės", thotė Agolli. Kjo hallkė ka rezultuar nė krye tė projektit si mė e vėshtira. Nė njė restaurim tė hershėm tė tablosė sė Idromenos u bashkėngjit njė kanavacė mbrojtėse, e cila gjatė viteve dhe nėn ndikimin e kushteve atmosferike, pas tkurrjeve e bymimeve tė herėpashershme, e ka tėrhequr dhe dėmtuar kanavacėn fillestare ku Idromeno punoi portretin e famshėm.
Njė dokumentar
Mė 1 qershor nė atelienė e restaurimit tė pikturės sė kavaletit C2RMF "Site de Flore" u realizua njė dokumentar me veprat e rėndėsishme tė fondit tė Muzeut tė Luvrit", shėnon nė raportin e saj Majlinda Agolli. Nė kėtė dokumentar bėnte pjesė dhe piktura shqiptare e Kolė Idromenos, "Motra Tone", e vlerėsuar nga studiuesit e kėsaj periudhe pėr vlerat e saj piktorike e historike. Prezantimin e veprės e ka bėrė drejtori i Qendrės sė Kėrkimeve dhe Restaurimeve tė Muzeumeve tė Francės (C2RMF), Jean-Pierre Mohen. Por nė kėtė dokumentar restauratorja shqiptare Majlinda Agolli ka folur edhe pėr autorin e veprės, Kolė Idromeno, si dhe pėr vendin qė "Motra Tone" zė nė kulturėn shqiptare.
Ndėrhyrjet nė tablo
Ndėrsa ndėrhyrja reale mbi tablo nisi mė 4 qershor nga restauratori francez Jean-Francois Hulot. Agolli thotė se Hulot ka punuar plot 16 ditė mbi tė. "U realizuan me metoda bashkėkohore procedurat e njėpasnjėshme pėr konsolidimin e veprės". Metoda "Mehrai" qė u pėrdor nė kėtė rast, sipas Agollit, ka 30 vjet qė aplikohet mbi veprat e '900-ės. Kjo teknikė ka dhėnė rezultate mjaft pozitive dhe vazhdon tė aplikohet nė atelietė e restaurimit nė Luvėr, Versajė, nė Itali etj.
Procesi i konsolidimit i realizuar nga z. J.Francois Hulot ka nisur qė nė Tiranė, nė muajin dhjetor tė vitit 2004nė atelienė e restaurimit nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Pėr tė shpjeguar vėshtirėsitė e kėsaj ndėrhyrjeje, Agolli thotė se struktura e veprės pėrbėhej nga materiale tė ndryshme, e pėr mė keq ishte e dubluar me material tė njėllojtė. Kėsisoj ajo paraqiste njė sėrė problemesh. Nėn ndikimin e lagėshtirės dhe ndryshimit tė temperaturave, kėto materiale "reagonin" ndryshe nė pjesė tė veēanta tė ngjitura me njėra-tjetrėn, duke dėmtuar ndjeshėm pėrbėrėsit e strukturės, si grundi, shtrati piktural dhe verniku. Pėr tė shmangur gjithė kėto, Jan Franēois Houlot, pas shkėputjes nga dublura e vjetėr, vendosi qė vepra tė konsolidohej "reaktivė", qė do tė thotė kundėr ndikimit nga lagėshtira. Deri nė kėtė moment, sipas Agollit, ėshtė ndėrhyrė nė mėnyrė kuadratike, nė zona shumė tė vogla me mjete moderne optike, duke larguar mbivėnie tė ndryshme parazitare, gjė qė realizon nė mėnyrė perfekte ruajtjen e plotė tė ngjyrave origjinale tė tablosė, nga dėmtimet e pėsuara ndėr vite.
Gjysmėpėrtėritja
E gjithė ndėrhyrja e restauratorit Houlot zgjati deri mė 20 qershor. Njė ditė mė vonė vepra u vendos nė shasinė e saj tė re, me tension tė komanduar dhe ishte kėsisoj e gatshme pėr fazėn e dytė tė ndėrhyrjeve. Agolli shpjegon se nė kėtė fazė tė dytė sigurohet rehabilitimi "estetik" i veprės. "Grupi i konsulencės pėr kėtė ndėrhyrje pėrdori disa elemente ndėrhyrjeje, me bazė teknikat e Cremonese-it, si edhe dy lloje pėrbėrėsish, qė pėrdoren pėr tė zbutur tė gjitha mbetjet e ngjitėsit tė pėrzier me vernikun e dublazhit tė parė. Siē shpjegon Agolli, ky ngjitės kishte depėrtuar mbi sipėrfaqen e veprės, duke krijuar njolla dhe dėmtime nė formė kokrrizash, si edhe deformime tė imazhit koloristik e tė velaturės fine tė vendosur nga autori Idromeno. Momentalisht, tabloja e famshme e Idromenos, ka pėrjetuar thuajse 50 % tė pėrtėritjes sė saj. Ndėrsa ditėt nė vazhdim, siē pohon Agolli, do tė vijojnė me ndėrhyrje intensive e tejet tė hollėsishme nė tė gjithė detajet e tablosė sė Idromenos.
Njė ditė me ndėrhyrjet e specialistėve
Tabloja nėn rrezet rėntgen
Ēdo ditė pastrohen tė gjitha mbetjet parazitare, duke krijuar ekuilibre estetike pa dėmtuar sipėrfaqen e ngjyrės dhe duke ruajtur nė ēdo milimetėr velaturėn. Deri mė sot ėshtė realizuar 50% e sipėrfaqes sė veprės dhe uniformiteti i vlerave koloristike", pohon restauratorja Majlinda Agolli, ndėrsa, shpjegon ndėrhyrjet qė realizohen ēdo ditė mbi tablonė e Idromenos. "Pas kėtij operacioni tė rėndėsishėm pason realizimi i procesit tė strukturės, pra rilidhja e shtratit piktural. Gjithashtu, vazhdon integrimi mbi vepėr, ripikturimi i tė gjitha zonave tė dėmtuara tė pikturės, duke respektuar nė mėnyrė absolute penelin dhe ndjeshmėrinė e autorit dhe, nė fund, vernikosja qė e konsolidon sipėrfaqen e veprės, duke e mbrojtur njėkohėsisht edhe gjatė ekspozimit". Shpjegimet e detajuara tė Majlinda Agollit pėr tė gjithė ndėrhyrjet deri nė imtėsi nė tablonė "Motra Tone" pėrfundojnė kėtu, duke i pėrgėzuar tė gjithė ata qė mundėsuan ēuarjen e veprės nė "C2RMF" dhe Atelienė e Restaurimit tė Pikturės "Site de Flore", tė Luvrit, por edhe pėrpjekjet e tė gjithė specialistėve tė konservimit, kimistėve dhe restauratorėve, qė po kontribuojnė ēdo orė e minutė tė ditės me konsultat e teknikat profesionale.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 21-07-2005 mė 16:26
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Historia e tablosė "Motra Tone". Pse dhe si e krijoi portretin e njohur
Tonia, drita hyjnore e Kol Idromenos
Motėr e vėlla, pas njė shekulli nė Luvėr
Admirina Peēi
Kur lindi Kol Idromeno, motra e tij Tonia, nuk e kishte mbushur vitin. Pėrcaktuar qė prej kėtij momenti, ata mbetėn bashkė pėrjetėsisht. Tė tilla ishin rrugėt nė jetėt e tyre. Kur pėrmend Kol Idromenon, nuk mund tė mos mendohet "Motra Tone". E po tė shohėsh tablonė e famshme pėrnjėherėsh shfaqet emri i piktorit tė madh. Stacioni i tyre mė i fundit ėshtė nė Luvėr. "Motra Tone", pas njė lėngimi tė gjatė, po pėrjeton ringjalljen e saj nė qytetin ku mbahen tablotė mė tė famshme tė botės. Tonia shfaqet e bukur dhe e re, 24-vjeēare, si nė vitin 1883, kur Kol Idromeno, e pėrjetėsoi me penelin e tij mbi kanavacė. Ndėrsa vetė piktori shfaqet mjeshtėrisht nė pikturimin fin qė ka realizuar nė kėtė portret. Specialistėt e restaurimit nė Luvėr, e vlerėsojnė lart tablonė e famshme shqiptare, ndėrsa vėrejnė nė ēdo milimetėr tė tablosė detajet e arritura artistike. Nė kėtė moment tė rėndėsishėm pėr pikturėn mė tė famshme shqipatre, ia vlen tė bėsh njė udhėtim nė kohėt e largėta, kur Tonia ishte njė vajzė e vogėl, e ndiqte pas vėllanė qė diē vizatonte nė letrat e babait, apo mė vonė kur i shkruante letra me njė shqipe tė pastėr, ku Kolė idromeno 15 vjeēar merrte mėsime pikture nė Akademinė e Venedikut. Pjesa mė e bukur e kėtij udhėtimi ėshtė koha kur pozoi pėr vėllain e saj. Mė tej vitet nuk i rezervuan shumė befasi tė bukura shkodranes sė bukur tė Idromenėve... Pėr tė mėsuar historinė e plotė tė saj, e sidomos tė tablosė qė e pėrjetėsoi, duhet tė shkosh deri nė rrėnjėt e thella tė familjes Idromeno, tek talenti i papėrsėritshėm i vėllait Kol Idromeno, sfidat, mėsimet, qė ai mori nė jetėn e tij, pasionet e tyre tė pėrbashkėta... Shumėēka prej kėtyre mund t'i gjesh nė njė biografi, botuar herėt nė vitin 1984, hartuar nga Mikel Prenushi. Veē shumė historive, dėshmive e kurioziteve nga jeta e Kol Idromenos, njė vend tė veēantė zė nė kėtė biografi analiza e portretit Motra Tone dhe historia e kėsaj tabloje.
Historia e portretit
Nė vitin 1883 Kolė Idromeno mendon dhe realizon njė krijim artistik nė pikturė, portretin e motrės sė vet, Tones. Me tė drejtė portreti "Motra Tone", njihet si njė nga kryeveprat e tij. Historia e kėtij portreti ėshtė treguar nga vetė piktori shumė herė nė kohėn qė ai ishte gjallė. Motra Tone ishte e vetmja motėr e piktorit, njė vit mė e madhe nė moshė. Ishte 24 vjeēare kur pozoi pėr kėtė portret. Ishte e martuar, nėnė me dy fėmijė tė vegjėl. I shoqi i saj ishte Andrea Shkanjeti, njė i porsaardhur nė Shkodėr, me profesion mėsues. Andrea kishte qenė mėsuesi privat i Kolė Idromenos nė fėmijėri dhe qė nga ajo kohė kishte mbetur miqėsia mes tė dy familjeve. Mė vonė Tonia u martua me tė. Nė fakt familjet e tyre ruanin njė miqėsi tė vjetėr qė nga koha kur kishin qenė nė Korfuz. Nė Shkodėr ai punonte si mėsues privat jo vetėm pėr gjuhėn italiane, gjuha e tregėtisė pėr kohėn, por edhe pėr gjuhėn shqipe dhe mbante njė konvikt tė vogėl pėr fėmijė. Andrea Shkanjeti gėzonte njė opinion tė mirė nė Shkodėr. Jetim pa nėnė dhe babė, tė cilėt i kishin vdekur para se ai tė vinte nė Shkodėr, nė kėtė qytet ishte krejtėsisht i vetėm. Martesa me Tonen i krijoi atij njė familje tė mirė dhe njė rreth shoqėror mė tė gjerė. Pas martesės Andrea Shkanjeti i kishte kėrkuar gruas sė tij Tones, qė ajo tė vishej me kostumin "ala franga", nė njė kohė qė gjithė pajėn e saj ajo e kishte me kostumet popullore shkodrane. Edhe martesėn Tonia e kishte bėrė me kėtė kostum popullor. Ajo ia plotėsoi dėshirėn tė shoqit, megjithatė dėshira e saj ishte tė vishej si shoqet e tjera me veshjen popullore. Duke e kuptuar kėtė dėshirė tė madhe tė motrės sė vet pėr kostumin popullor, Kolė Idromeno, nė janar tė vitit 1883, mendoi t'i realizonte njė portret me veshjen qė dėshironte ajo. Tonia ishte njė grua e gjallė, e shkathėt dhe e kulturuar pėr kohėn. Ajo merrte pjesė si kėngėtare nė ahengjet popullore nė rrethet familjare. Ishte grua e dashur dhe tėrheqėse nė bisedė. Pėr 7-8 ditė me radhė motra Tone, e veshur me kostumin kombėtar, pozoi nė familjen e babait tė saj dhe portreti mė vonė qe pėrfunduar me sukses.
Droja e Tones
Vizitorė tė panumėrt, qė e kanė kundruar portretin e famshėm "Motra Tone", janė intriguar nga shprehja qė personazhi ka nė portret. Nė galerinė Kombėtare tė arteve thonė se shumė prej vizitorėve pyesnin: Pėrse Tonia e ka hedhur nė njėrėn anė vėshtrimin e saj tė druajtur? Studiuesit e lidhin me njė premtim qė ajo i kishte bėrė tė shoqit Andrea Shkanjeti. Tonia duke pritur njė "qortim" tė tė shoqit pėr kėtė pozim, qė po bėnte me veshjen popullore, vėshtrimin e kishte drejtuar nga dera. Nė kėtė pozim dhe nė kėtė moment psikologjik piktori e gjeti me vend ta pėrjetėsojė duke gjykuar si artist se vepra do t'i dilte e njė niveli tė lartė artistik. Nė kėtė vepėr, napa e bardhė, qė ka rrethuar fytyrėn e saj nė sfondin e errėt tė pikturės e pėrcakton qartė figurėn e gruas.
Nė shtėpinė e Shkanjetėve
Specialistėt thonė se Kolė Idromeno edhe nė vitet e mėvonshme ka ritokuar ndonjė gjė tė vogėl nė kėtė portret po nė pėrgjithėsi vepra u pėrfundua mė 1883. Kėtė e vėrteton jo vetėm mosha e Tones nė portret, por edhe mbishkrimi i vetė autorit nė kėtė krijim. Kėtė portret tė bukur, menjėherė pasi e pėrfundoi, artisti ia fali motrės sė vet. Vite me radhė ky portret qe vendosur nė njė kėnd tė shtėpisė sė Shkanjetėve, nė dhomėn e pritjes. Krijuesi i saj, piktori Kolė Idromeno, i dinte mirė vlerat qė kishte arritur nė kėtė vepėr. Motra Tone e meritonte njė vepėr tė tillė. Ajo e shoqėroi shpesh tė vėllanė Kolėn nė ahengjet popullore ku ai i binte violinės sado qė ishte nėnė me dy fėmijė tė vegjėl.
"Ikja" e Tones
Por pikėrisht nė njė nga kėto ditė tek shoqėronte vėllain e saj nė ahengje, Tonia u sėmur rėndė. Kjo ishte njė nga fatkeqėsitė e mėdha, qė goditėn piktorin Kol Idromeno. Dy vite para kėsaj dhimbjeje, me 15 korrik 1888 nė moshėn dyvjeēare Kol Idromenos, i vdiq djali i vetėm. Sėmundja e Tones ishte njė tjetėr goditje pėr tė. Nėnė e gjashtė fėmijėve, pesė vajza dhe njė djalė, Tonia nė verėn e vitit 1890, ishte ftohur rėndė ndėrsa merrte pjesė nė njė dasėm duke kėnduar me tė vėllanė dhe po atė vit vdiq nga turbekulozi. Fėmijėn e saj tė gjashtė e la pak muajsh. Meqė nuk pati mė fėmijė, Kola e mori atė si fėmijėn e vet dhe e rriti. Fėmijėt e Tones ishin pėr tė ngushėllimi i tij pėr gjithė jetėn. Portretin "Motra Tone" pas vdekjes sė saj, Kol Idromeno e mori, nga shtėpia e Shkanjetėve dhe e mbajti gjithmonė nė dhomėn e mirė tė shtėpisė sė tij, deri kur edhe ai iku nga kjo jetė.
Mėsuesit e parė dy klerikė tė huaj dhe Pjetėr Marubi
Fėmija i lindur piktor
Kolė Idromeno lindi mė 15 gusht 1860. Ishte fėmija e dytė pas njė vajze tė quajtur Tonia, e cila nuk e kishte mbushur ende vitin kur lindi Kola. Motėr e vėlla u rritėn me kujdes tė veēantė nga prindėrit e tyre. Qė nė vogėli u shfaq te ai prirja pėr vizatime tė thjeshta. Shpesh herė ulej nė tavolinėn e babait dhe me laps nė dorė, kėrkonte tė kuptonte diēka nga projektet e tė atit dhe ta imitonte. Por ato ishin shumė tė vėshtira pėr mendjen e tij. Mė tė kapėshme ishin disa vizatime tė thjeshta, qė i ati i bėnte enkas pėr t'i riprodhuar i biri. Arsenit, (babait) i pėlqente vizatimi, por profesionin e piktorit, nuk e kishte ushtruar asnjėherė. Ishte njė art, qė nuk tė jepte bukė nė atė kohė. Por ai kėnaqej me prirjet e tė birit dhe donte me ēdo kusht ta pėrkrahte qė tė ecte pėrpara. Mėsimet e para Kola i mori nga dy klerikė tė huaj, por mė vonė mėsuesi i vėrtetė i vizatimit, u bė pėr tė Pjetėr Marubi, fotografi i njohur i qytetit, i cili ishte edhe piktor edhe arkitekt. Punimet e para tė Kol Idromenos, tė ruajtura deri vonė i pėrkasin periudhės sė shkollės fillore, ku pėrmenden "Kokė fėmije", "Malėsorja", "Gomari nė udhė", etj.
Artisti i madh pa njė diplomė
E braktisi Akademinė, pas 6 muajve studime
Kol Idromeno nuk u diplomua kurrė nė ndonjė shkollė. Ai nuk i duronte rregullat strikte tė Akademive. Ishte 15 vjeē, kur mbėrriti nė Venedik pėr tė nisusr studimet nė pikturė. Nė kujtimet e tij, lėnė miqve, thuhet se ai u paraqit nė Akademinė e Venedikut pėr t'u provuar. "Nė fillim nuk deshėn tė mė pranonin, sepse mė shihnin tė vogėl nė krahasim me tė tjerėt. Por edhe mėsimet nė shkollė kishin filluar. Megjithatė mė provuan. Mė dhanė tė vizatoj njė glob. Dola shkėlqyeshėm nė kėtė provim, sa tė gjithė profesorėt u habitėn dhe mė panė me admirim. Edhe unė nuk e di sa shpejt e punova dhe sa mirė. Isha shumė i prekur. Unė u pranova nė Akademi edhe pse me vonesė".
Vėshtirėsitė
Nė muajt e parė tė shkollės e pati tė vėshtirė tė mėsohej me disiplinėn e punės dhe rregullat e gurta tė shkollės, qė nuk i jepnin liri veprimi. Por u ambjentua shpejt. Nė Shkodėr piktori i ri qe praktikuar tė punonte e tė krijonte nė mėnyrė tė pavarur e sipas dėshirės sė vet. Ndėrsa nė Akademi ishte ndryshe. Profesorėt i jepnin punime tė thjeshta, por pėr gabimin mė tė vogėl, e bėnin tė pėrsėriste punėn, jo njė herė por disa herė. Kjo mėnyrė pune e mėrziste dhe e nervozonte, por ai ishte i vendosur ta vazhdonte studimin me ēdo sakrificė. Nė shkollė e ndjente veten mjaft tė vetmuar. Nuk kishte asnjė shqiptar dhe askėnd me tė cilin tė mund tė bisedonte e tė kėshillohej. Nė familjen e njė mikut tė babait tė tij shkonte rrallė. Por gjithēka zgjati pak, vetėm gjashtė muaj shkollė. Dhe Kola i braktisi studimet.
Braktisja e Akademisė
Braktisjen e Akademisė sė Venedikut, vetėm pas 6 muajsh studime, piktori u'a tregonte kėsisoj shokėve tė tij, kur u kthye nė Shkodėr: "Njė ditė dy profesorė tė akademisė, gjatė praktikės me studeėntėt do tė punonin seicili nga njė grua nudo nė vizatim, pa hije. Hijet do tė punoheshin mė vonė. Njėri nga profesorėt ishte i ri nė moshė, ndėrsa tjetri ishte i moshuar. Unė i'u luta profesorit tė moshuar tė ma besonte mua punimin e vizatimit tė tij me hije dhe ai pasi mė shikoi me mirėdashje ma besoi punėn. Brenda dy orėsh e kisha bėrė gati dhe sipas meje, kisha bėrė njė punė me cilėsi tė mirė. Kjo u duk dhe nga qėndrimi, qė mbajti profesori i moshuar, mirėpo kur e pa vizatimin tim tė pėrfunduar, ai i riu, m'u drejtua me njė ton tė ashpėr "Prej njė kambė shkalle ti dashke tė hypėsh nė majė...!" Mjaft i prekur nga ky qėndrim i Kol Idromeno qe pėrgjigjur: "Ju profesor nuk i njihni aftėsitė e nxėnėsve tuaj". Vetmė kaq dhe Kola vendosi tė largohej pėrfundimisht nga Akademia.
Rrėnjėt artistike tek babai e gjyshėrit
Idromenėt e famshėm nga Parga
Idromenėt kanė qenė njė familje e njohur nga Parga. Prej kėsaj familje nė shekujt XVIII, XIX, kanė dalė njerėz tė shquar. Nėn pashallėkun e Ali Pashė Tepelenės, nė kėto anė, nga familja e Idromenėve, nė shekullin 19-tė janė shquar Andrea Idromeno dhe Mihal Idromeno. Andrea ishte doktor nė teologji dhe profesor nė Korfuz, ndėrsa Mihali doktor nė drejtėsi. Kėta qenė gjyshėrit e Kolė Idromenos. Andrea Idromeno sė bashku me Vangjel Meksi Labovitin e ndihmoi botuesin Grigor Gjirokastriti pėr pėrkthimin e dy librave fetarė nė gjuhėn shqipe me alfabet grek, libra tė cilėt, e panė dritėn e botimit mė 1824 dhe 1827. Kėto dy pėrkthime fetare "Ungjilli pas Matheut" dhe "Dhjata e re" janė cilėsuar me rėndėsi pėr historinė e shkrimit tė gjuhės shqipe dhe si tė parat pėrkthime tė kėtij lloji nė gjuhėt kombėtare nė Ballkan, pėrpara pėrkthimeve rumune, bullgare, e maqedone, qė u bėnė mė vonė pėr kėto dy vepra. Mihal Idromeno u bė i njohur pėr njė botim, qė realizoi nė Korfuz mė 1852 tė njė fjalori teknik si dhe pėr ndihmėn, qė i dha Andrea Idromenos nė pėrpilimin dhe botimin e njė historie tė Pargės dhe tė Sulit, vepėr e cila, sipas studiuesve, nuk njihet sot. Por Idromenėt nuk qėndruan shumė kohė nė Korfuz. Prej tyre Arsen Idromeno, babai i Kol Idromenos nė vitin 1856, u shpėrngul pėrgjithmonė nė Shkodėr, ku filloi tė punonte si marangoz e mė vonė pėr nevojat e qytetit nė rritje, ai bėri punėn e projektuesit dhe zbatuesit tė ndėrtimeve tė shtėpive private e publike. Kėshtu ai pėrfitoi pėrvojėn e njė arkitekti autodidakt dhe si i tillė u njoh nė Shkodėr, por njihej edhe si njė vizatues i zoti.
Gazeta Shqiptare.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Kolė Idromeno lindi mė 15 gusht 1860 nė Shkodėr. I ati quhej Arsen Idromeno dhe e ėma Roza Saraēi. Eshtė piktori i parė i Rilindjes, dhe per vlerat artistike cilėsohet si mė i miri i asaj kohe. Perveēse si piktor, njihej edhe si skenograf, fotograf, arkitekt, urbanist, muzikant dhe si ideatori i spektakleve te para kinematografike ne Shqiperi.
I vogel mori mėsime pėr vizatim pranė fotografit tė njohur tė qytetit, Pjetėr Marubi, i cili pasi dalloi tek ai nje talent tė veēantė, e kėshilloi tė atin ta dėrgonte pėr studime nė Itali. Nė moshen 15-vjeēare, filloi studimet pėr pikturė nė Akademinė e Arteve nė Venezia. Aty vazhdoi mėsimet vetėm pėr dy vjet, pasi e kishte te pamundur te mesohej me rregullat e rrepta tė Akademisė.
Me ndihmėn e njė familjes shqiptare qė jetonte ne Venezia, filloi punė si ndihmės ne studion e njė piktori. Mė pas udhėtoi shumė ne Europė dersa nė 1878 u trasferua perfundimisht nė Shkoder, ku realizoi operat e tija mė tė bukura.
Pas kthimit nė vendlindje, Kola, pėrveē pikturės, po e tėrhiqte edhe fotografia qė e shihte me kėnaqėsi nė studion e Marubit. Nė atė studio nė atė kohė punonte si ndihmės shoku i tij Mati Kodheli. Mbas vdekjes sė Matit, nė vitin 1881, Kola bėhet ndihmes i Marubit.
Nė vitin 1884 Kola, bashkė me te atin, hapi nje studio fotografike te tijėn dhe e quajti "Dritėshkronja e Kolės". Mbas Marubėve, Kolė Idromeno ėshtė nder fotografėt e parė shqiptar. Ai fotografonte shumė, e nė xhamat dhe celuloidėt e tij "ngrijnė" pamje tėrheqėse tė natyrės shqiptare, tė qyteteve dhe fshatrave , njerėz tė njohur e tė panjohur tė tyre, figura tė shquara tė historisė, por sidomos malėsorė, gjithmonė tė armatosur me armė brezi tė zbukuruara me sedef dhe argjend.
Nė fotografitė qė Idromeno u bėnte fshatarėve me veshjet karakteristike krahinore, vėrehet ndėrthurje e vlerave etnografike me ato artistike dhe estetike. Objektivit tė aparatit tė tij nuk i kanė shpėtuar edhe shfaqje tė ndryshme tė grupeve amatore tė qytetit verior. Pėrmendim se nė pjesėn mė tė madhė tė fotove tė Kolė Idromenos ndjehet dhe vėrehet sensi i tij i veēantė artistik, njė poetikė karakteristike pėr pikturėn e ngjizur nga mjeshtri nė masėn e duhur nė veprat fotografike. Kjo, ndoshta e ka ndihmuar ta arrijė shpejtė nivelin e Pjetėr Marubit, madje nė disa drejtime edhe ta kalojė atė.
Fotot e para artistike tė Kolės datojnė rreth vitit 1886, pra vetėm dy vjetė pas hapjes sė studios. Tė pėrmendim se nė atė kohė proēeset teknollogjike tė fotografimit dhe stampimit ishin mjaftė tė ndėrlikuara, dhe, pasi kėrkonin shumė mund pėr tu pėrvehtėsuar, lypnin rreptėsi tė madhe nė zbatimin e rregullave tė punės.
Duke qėnė profesionist duarartė e me kėrkesa tė larta artistike dhe teknike, ai porosiste materiale tė cilėsisė mė tė mirė qė prodhoheshin nė vendet mė tė zhvilluara nė lėmė tė fotografisė. Ndihmė nė kėtė drejtim i jepte edhe ēfrytėzimi me aftėsi i literaturės sė huaj profesionale, tė cilėn e konsultonte rregullisht.
Veprat e para ne arkitekturė tė Idromenos fillojne ne vitin 1906. Aktiviteti i tij nė arkitekturė ka lėnė gjurmė tė rėndėsishme nė fizionominė arkitektonike tė qytetit tė Shkodrės.
Nė pikturat e Idromenos, sidomos te portretet, dallohet interesi i tij nė aspektin social tė jetės sė perditshme. Nė kuadrot me tema fetare ka fragmente qė me njė stil gati realistik pėrshkruajnė jeten dhe aktivitetet sociale te qytetit. Nė pikture si ne fotografi, ai kerkoi te fiksonte varietetin dhe origjinalitetin e Shkodres
Me ndertimet ne arkitekture dhe urbanistike, kontribuoi ne permiresimin e Shkodres, dhe me aktivitetet artistike ndihmoi qe qyteti te mbetej per shume kohe qendra kryesore e zhvillimit te arteve pamore ne Shqiperi
Me kuadrot e Koles filloi shkolla realiste shqiptare, dhe pikturat e tij perbejne edhe sot nje nga thesaret e tradites kombetare. Idromeno influencoi shume piktore te kohes dhe te viteve ne vijim
storia.com
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga puroshkodran : 01-10-2009 mė 12:00
Krijoni Kontakt