Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 53
  1. #1
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750

    Vajza 17-vjecare qe ishte spiune e policise ne Vlore

    Duke u nisur prape nga emisioni Fiks Fare mbeta e skandalizuar nga tema
    qe kane rrahur ne 4 serite e fundit.
    Behet fjale per nje vajze 17-vjecare e cila quhet Joana Dudushi ose ndryshe
    sic e therret policia " Stela ". Ka 3 vjet pothuajse qe punon per zyren e anti
    krimit ne Vlore, dhe eshte punesuar nga oficer dhe shefa te dikurshem.
    Mund te thoni ju cila ishte puna e saj..??
    Vajzen e mesonin me te medhenjt se kuj me ja vu synin, dhe qe e dinin
    se kishte para dhe mund te paguante per maskaralleqet e tyre.
    Kjo mesonte emrin e personit dhe i fuste nje denoncim per perdhunim, rrahje,
    shfrytezim prostitucioni. Denoncimi formulohej nga persona tjere, dhe kjo
    vetem qe firmoste dhe priste shumen qe do ti vinte.
    Se cfare e ka shty tashi per me e nxjerre kete grup ajo e din, dhe mendoj
    nqs ajo vajze nuk do mshehet mire se ka jeten e gjate per cfare ka prite me
    ba. Duke i qite ne kamera te fshehta disa oficere qe e pranonin punen qe
    kishin bere me te. Duke dhene emra shefash e agjentash qe tani jane ne
    krye te policise se Vlores. Une sinqerisht mbeta prape pa fjale se deri ku mund
    te arrije shqiptari. Se di ne e i keni pare keto puntata, por e di se do mbeteni
    dhe ju te zhgenjyer shume nga cfare do te shifni e degjoni.
    Si mendoni ju do te ndalin ndonjehere keto gjera qe po e cojne Shqiperine
    cdo dite poshte e me poshte? Kujt mund ti hidhet faji ne kete rast.??

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    09-07-2004
    Vendndodhja
    angli
    Postime
    48
    ec te vdeksha
    ashtu du me punu dhe une ! eshte nam fare xca meshkuj shkerdhata qe bien pre e epshit dhe pastaj se shphin me driten e diellit per plus maskaralliqet qer kan bo !

  3. #3
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    S'te pengon kush..lol

    Por ato njerezit qe kane ra pre, as ja kane pase haberin se kush eshte kjo vajza
    e jo me te shkojne me te, apo ta perdhunojne...kupton.
    Ka qene hallve e pjekme pa dite gja kryesori..lol.

  4. #4
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Ajo mu duk si e droguar, te pakten nga menyra si i bente buzet e sesi fliste. Nejse mo k...v ishte...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anėtarėsuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    ehhhhhhhhhh dynja dynja kjo bot
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Kjo teme eshte diskutuara nje here.(ne mos gaboj)
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ---------------------------------------------------------

    Nje femer e moshes rreth 20 vjec eshte gjetur e vdekur sot ne qytetin e Vlores. Policia e Vlores e cila u njoftua per lajmin nga nje telefonate anonime ben te ditur se trupi i kufomes i perket Joana Dudushit e njohur ndryshe me emrin "Stela". Trupi i vajzes u gjet sot ne mengjes ne oren 6.30 minuta duke pluskuar ne uje prane bregdetit ne vendin e quajtur "Uji i Ftohte". Sipas hetimeve paraprake u konstatua se vajza eshte qelluar dy here me thike ne zemer. Vajza kishte denoncuar pak kohe me pare ne nje emision televiziv te nje mediaje vizive disa police te qytetit te saj. S'kaloi shume kohe dhe "Stela" e terhoqi denoncimin dhe u kerkoi falje ne gjyq te denoncuarve. Po sot trupi i viktimes eshte cuar ne morgun e spitalit, ndersa policia po heton zbardhjen e metejshme te vrasjes.

    ---------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anėtarėsuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    Citim Postuar mė parė nga nice thone kta
    ec te vdeksha
    ashtu du me punu dhe une ! eshte nam fare xca meshkuj shkerdhata qe bien pre e epshit dhe pastaj se shphin me driten e diellit per plus maskaralliqet qer kan bo !
    Te lumte ! Na duhen njerez si puna jote qe marrin njerez te tjere ne qafe. Ju lutem paraqituni the komisariati nr 1. Ndaloni tek sporteli, mbushni nje aplikate. formen 10-039 dhe pyesni per "plepin". Ju lutena jepjni kodin rojes se sherbimit " futi derrin cdo njeriu" dhe prisni per operativin t'ju marri ne interviste. Ju urojme gjithe te mirat dhe spiunllik te mbare. Gjithashtu beni gati nje pashaporte qe ne rast dekonspirimi te keni mundesine te zhdukeni nje sahat e me pare qe te mos ta hani derrin vete si puna "steles".

  9. #9
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar mė parė nga zeus
    ---------------------------------------------------------

    Nje femer e moshes rreth 20 vjec eshte gjetur e vdekur sot ne qytetin e Vlores. Policia e Vlores e cila u njoftua per lajmin nga nje telefonate anonime ben te ditur se trupi i kufomes i perket Joana Dudushit e njohur ndryshe me emrin "Stela". Trupi i vajzes u gjet sot ne mengjes ne oren 6.30 minuta duke pluskuar ne uje prane bregdetit ne vendin e quajtur "Uji i Ftohte". Sipas hetimeve paraprake u konstatua se vajza eshte qelluar dy here me thike ne zemer. Vajza kishte denoncuar pak kohe me pare ne nje emision televiziv te nje mediaje vizive disa police te qytetit te saj. S'kaloi shume kohe dhe "Stela" e terhoqi denoncimin dhe u kerkoi falje ne gjyq te denoncuarve. Po sot trupi i viktimes eshte cuar ne morgun e spitalit, ndersa policia po heton zbardhjen e metejshme te vrasjes.

    ---------------------------------------------------------

    Ehhhh e shkreta vajze asht dite se do e presin dicka e tille. Goja llap e shpina
    dap i bie ne kete rast....gjynah...

  10. #10
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478

    Unhappy

    me cfare kuptova une kjo vajze kur eshte futur ne kete lloj pune "te rezikshme" ka qene minorene dhe te vetmit fajtor per tu denoncuar jane shefat dhe prinderit e vajzes...vete vajza, duke qene minorene, nuk e ka ditur rendesine e veprimeve qe kryente dhe keta shefa policie, si dhe prinder e kane hedhur dem kot te shkreten.....
    mire e thote Xhixhua me lart: futi kot derrin tjetrit, se derrin do hash dhe vete.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Ajo vajze ishte viktime e vetes ne radhe te pare, e ekstravagances ku ka rene nje pjese e madhe e femrave te asaj moshe,

    se dyti e policise shqiptare e cila ne vend te merret me ujkun kerkon 'gjurmet", per te bere vete ndonje lek, duke perdorur cdo gje pa meshire dhe etike.

    e treta ishte viktime e dhe e Top-chanel i cili e perdori ne formen me te ulet, e nxorri me fytyre dhe me ze origjinal. Nga filmimet dukej sikur cdo gje ishte bere me dijeni te te gjitheve, thjesht per te pasur nje scoop

    Dhe e fundit ishte nje viktime e shtetit qe e kishte lene ne pike te hallit,, edhe pas gjithe atyre qe ajo kishte bere dhe thene gje per te cilen do s'do dikush do te merrte hak. (Pyesni vlonjatet me mire)

    Gjynah, se ishte e re dhe me nje femije, i cili mund ti ndryshonte jeten!!!!

    Zoti e falte ate per c'kishte bere duke marre shume veta ne qafe dhe femijen e saj tani qe do te rritet jetim!!!

    A thua shteti do te gjeje kriminelin???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 01-08-2005 mė 12:44
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Nuk e kuptoj kjo vajz ishte naive apo budallaqe. Duke ditur se ne shqiperi denoncimet nuk funksionojn sepse shteti nuk egziston (ose me keq eshte nje me krimin) ateher po te kesh aq kurajo sa te denoncosh duhet te kesh aq kurajo te besh ate qe eshte e drejt , pra te vrasesh kedo qe te ka ren me qaf. histori qe perseriten pa fund

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shtatė thika nė zemėr 18-vjeēares

    MASAKRA/ Johana Dudushi, pėrmes emisionit “Fiks Fare”, denoncoi oficerė tė policisė pėr abuzime me detyrėn

    Shtatė thika nė zemėr 18-vjeēres

    E njohura me emrin “Stela”doli dėshmitare nė njė proces gjyqėsor, ku mė pas u kėrkoi falje personave qė kishte akuzuar

    Harrilla KOĒI


    VLORĖ-Johana Dudushi, e njohur me emrin “Stela”, u gjet mėngjesin e djeshėm, e masakruar, nė periferi tė qytetit tė Vlorės, nė Plazhin e Vjetėr, vetėm 70 metra larg kabinės ku banonte bashkė me gjyshen e saj nga nėna. Shtatė goditje me thikė nė zemėr i kishin marrė jetėn, 18 vjeēares, qė pėrgjatė disa javėsh u bė e njohur nė opinionin publik shqiptar, pėrmes emisionit “Fiks Fare”, ku akuzonte oficerė tė policisė pėr abuzim me detyrėn.

    Telefonata

    “Nė Plazhin e Vjetėr keni trupin e “Stelės”. Ėshtė diku pas kabinės 3-katėshe….”. Ishte ora 05.30, kur nė sallėn operative tė Drejtorisė sė Policisė tė Qarkut tė Vlorės u bė kjo telefonatė nga njė person i panjohur, i cili e mbylli menjėherė aparatin e celularit. Mjaftoi kjo telefonatė qė efektivat e policisė tė ngriheshin nė alarm tė plotė. Drejt vendit, ku mendohej se gjendej trupi i vajzės, u nisėn me urgjencė grupi i gatshėm dhe oficerė tė policisė gjyqėsore. Brenda pak minutash, uniformat blu mbėrritėn nė vendngjarje. Pamja ishte e llahtarshme. Trupi i vajzės ishte i masakruar me thika. Shtatė goditje nė zonėn e zemrės kishin mjaftuar pėr t’i marrė jetėn “Stelės”, e cila gjendej e shtrirė prapa njėrės prej kabinave, vetėm 70 metra larg kabinės ku jetonte sė bashku me gjyshen e vet nga nėna, Flamure Dudushi. Pas kryerjes sė procedurave tė para hetimore, trupi pa jetė i saj u transportua pėr nė morgun e spitalit tė qytetit tė Vlorės, ku do tė bėhet edhe ekspertiza mjekėsore. Ndėrkohė, me urdhėr tė prokurorit tė rrethit tė Vlorės, Petrit Ēano, u ngrit njė grup hetimor i posaēėm, i cili nisi menjėherė nga puna pėr zbardhjen e ngjarjes.

    Hetimet

    Pak minuta pas gjetjes sė trupit tė Dudushit, prokurori i Rrethit tė Vlorės, Petrit Ēano, urdhėroi nisjen e hetimeve intensive pėrmes njė grupi tė posaēėm, me pjesėmarrjen e prokurorėve e oficerėve tė policisė gjyqėsore. Procedurat hetimore nisėn me gjetjen dhe sigurimin e provave materiale nė vendngjarje. Drejtori i Policisė, Josif Shtėmbari, tha se u gjet njė numėr i madh provash materiale nė vendngjarje, tė cilat u dėrguan pėr ekzaminim nė Institutin e Policisė Shkencore nė Tiranė. “Janė prova tė shumta e tė rėndėsishme, tė cilat do tė jenė pėrcaktuese nė hetimet e mėtejshme”, -thotė Shtėmbari. Ai nuk dha detaje rreth natyrės dhe llojit tė kėtyre provave, por tha se ato janė mjaft tė rėndėsishme. Ndėrkohė, u morėn nė pyetje dėshmitarė dhe persona tė tjerė, qė mendohet se kishin dijeni pėr ngjarjen. Dy persona u shoqėruan nė mjediset e komisariatit tė policisė dhe deri nė orėt e vona tė natės sė djeshme nuk kishte asnjė vendim pėr pozicionin e tyre juridik nė hetimet rreth ngjarjes. Shtėmbari siguroi dje nė pasdite, gjatė njė konference pėr shtyp, se gjithēka nė procedurat hetimore do tė jetė transparente.

    Pistat

    Organi i hetimit dhe burime nga grupi i posaēėm u treguan mjaft tė rezervuar nė lidhje me pistat qė po ndiqen pėr zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorėve. Kjo sepse viktima njihej si njė person me precedentė penalė, gjė qė konfirmohet edhe nga drejtori i policisė, Josif Shtėmbari. Ai tha se Dudushi ishte skeduar si njė person me precedentė penalė, qysh nė datėn 5 gusht tė vitit 2004. Po ashtu, nė 28 shkurt tė kėtij viti, ajo u arrestua nė flagrancė pėr veprėn penale tė ushtrimit tė prostitucionit. Dudushi u gjet nė mesnatėn e kėsaj date nė njė autoveturė, nė Ujin e Ftohtė, duke kryer marrėdhėnie seksuale me njė tė ri. Pas kėsaj, ajo u ndoq penalisht dhe me vendim gjykate u la nė gjendje arresti shtėpiak. Por krerėt e policisė konfirmojnė se respektimi i kėsaj mase ligjore ishte mjaft i vėshtirė pėr shkak se 18-vjeēarja nuk kishte njė banesė tė pėrhershme. Dudushi, e njohur me emrin “Stela”, u bė e njohur si protagoniste nė njė nga edicionet e emisionit “Fiks Fare”, kur ajo akuzoi punonjės tė policisė, qė sipas saj e kishin pėrdorur pėr tė pėrfituar nga persona tė ndryshėm. “Stela”, pėrmes ekranit, publikoi faktin se ajo kishte qenė agjente dhe bashkėpunėtore e policisė nė disa ēėshtje. Por ishte pėrdorur pėr tė futur “nė grackė”, persona, tė cilėt, sipas saj, kishin paguar punonjės tė policisė pėr t’u shpėtuar “telasheve” me ligjin. Pas kėsaj, ajo doli si dėshmitare nė njė proces gjyqėsor, ku disa javė mė vonė u kėrkoi falje personave qė kishte akuzuar. Dudushi pretendonte se ishte person i kėrcėnuar. Madje, ajo kishte bėrė edhe denoncime pranė oficerėve tė policisė gjyqėsore, gjė qė konfirmohet edhe nga drejtori Shtėmbari. “Po, Dudushi ka denoncuar tek oficerė tė policisė gjyqėsore, qė ėshtė kėrcėnuar nga disa persona”, -thotė Shtėmbari. Madje, kjo ėshtė edhe njė nga pistat ku po punon grupi i hetimit. Tre vjet mė parė, “Stela” u bė protagoniste e pėrfshirjes nė njė proces gjyqėsor tė xhaxhait tė saj. Ajo e paditi atė, duke e akuzuar se e kishte shitur pėr shfrytėzim prostitucioni, kundrejt njė shume tė madhe. Xhaxhai i saj u dėnua me tre vjet burg, ndėrkohė qė nė emisionin “Fiks Fare”, vajza pretendoi se akuzėn e kishte bėrė nėn presionin e punonjėsve tė policisė.

    VIKTIMA

    Nėna e fėmijės 3-muajshe, do tė varroset nga komunalja

    Johana Dudushi, “Stela”, ishte braktisur nga prindėrit, tė cilėt ishin divorcuar. Ajo jetonte me gjyshen e saj nga nėna, Flamure Dudushi, nė njė kabinė nė Plazhin e Vjetėr. Mamaja e saj, Rajmonda, ėshtė larguar prej vitesh nė emigracion nė Greqi, ndėrkohė qė i ati, Besniku, jetonte disa metra larg, nė njė kabinė tjetėr. Por, ai nuk bėhej fare me tė bijėn, veēanėrisht pas dėnimit tė tė vėllait. Ai ka njė biznes tė vogėl qė e ushtron nė njė kioskė, pranė vendit ku banon. Vetė Johana ishte njė vajzė me jo pak probleme. Bėnte njė jetė tė lirė dhe kishte nisur tė prostituonte. Pėr kėtė, ajo madje kishte edhe njė ēėshtje gjyqėsore tė hapur, pėr shkak se nė 28 shkurt tė kėtij viti u kap nė autoveturėn e njė tė riu, teksa kryente marrėdhėnie seksuale, nė Ujin e Ftohtė. Nga marrėdhėniet jashtėmartesore, 2 muaj mė parė, ajo lindi edhe njė foshnje, tė cilėn e dėrgoi nė Shtėpinė e Fėmijės nė Vlorė. Dudushi konsiderohej nga strukturat e shėndetėsisė nė Vlorė si njė vajzė me probleme mendore. Kjo veēanėrisht, pas akuzave tė saj publike, nė emisionin “Fiks Fare”, nė muajin maj tė kėtij viti. Ndoshta, mėnyra se si jetonte, pa kufizime, u bė shkak qė persona tė interesuar, ta kishin mė tė lehtė vrasjen e saj. Mendohet se 18-vjeēarja tė jetė ekzekutuar diku nė agim, nga persona me tė cilėt mund tė ketė qenė e shoqėruar. Kjo vėrtetohet edhe nga fakti se gjyshja e saj e ka pritur gjithė natėn kthimin e mbesės nė shtėpi, gjė qė nuk ndodhi. Varrimi i 18-vjeēares mund tė bėhet nga komunalja, pėr shkak tė pamundėsisė financiare tė gjyshes sė saj. Mėsohet se ėshtė njoftuar pėr vrasjen edhe nėna e Johanės, por kthimi i saj nga Greqia duket i vėshtirė.

    VRASJA

    “Stela” u gjet mėngjesin e djeshėm, pak para se tė zbardhte dita, e masakruar, nė periferi tė qytetit tė Vlorės, nė Plazhin e Vjetėr, vetėm 70 metra larg kabinės ku banonte, sė bashku me gjyshen e saj.

    ZBULIMI

    Ishte ora 05.30, kur nė sallėn operative tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Vlorės u bė njė telefonatė nga njė person, i cili e mbylli menjėherė aparatin e celularit. Shtatė goditje nė zonėn e zemrės kishin mjaftuar pėr t’i marrė jetėn “Stelės”, e cila gjendej e shtrirė prapa njėrės prej kabinave, ku jetonte.

    EKSPERTIZA

    Kufoma nė fillim nuk do tė njihej, por trupi pa jetė i saj u transportua pėr nė morgun e spitalit tė qytetit tė Vlorės, ku do tė bėhej edhe ekspertiza mjekėsore, qė do tė nxirrte pėrfundimin se bėhej fjalė pėr Johana Dudushin.

    PISTAT

    Burime nga grupi i posaēėm u treguan mjaft tė rezervuar, nė lidhje me pistat qė po ndiqen, pėr zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorėve. Kjo, sepse viktima njihej si njė person me precedentė penalė, gjė qė konfirmohet edhe nga drejtori i policisė, Josif Shtėmbari.

    SHOQĖRIA

    Dudushi konsiderohej njė vajzė qė bėnte njė jetė tė ēthurur, e cila nga marrėdhėniet jashtėmartesore kishte lindur edhe njė foshnjė, tė cilėn e dėrgoi nė Shtėpinė e Fėmijės nė Vlorė. Dudushi konsiderohej nga strukturat e shėndetėsisė nė Vlorė si njė vajzė me probleme mendore.

    REAGIMI/ Kryekomisar Josif Shtėmbari: 18-vjeēarja rezulton si person me precedentė penalė qysh nė 5 gusht tė vitit 2004

    Shtėmbari: Stela nuk ka qenė kurrė agjente policie”

    VLORE- Drejtori i Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Vlorės, kryekomisar Josif Shtėmbari, tha gjatė njė konference pėr shtyp qė zhvilloi pasditen e djeshme se Johana Dudushi nuk ka qenė asnjėherė agjente apo bashkėpunėtore e strukturave policore. “Konfirmoj se Dudushi, e njohur me emrin Stela, nuk ka qenė asnjėherė agjente e policisė dhe nuk ka bashkėpunuar pėr ndonjė ēėshtje me strukturat tona”, citoi Shtėmbari. Ai tha se 18-vjeēarja rezulton si person me precedentė penalė qysh nė 5 gusht tė vitit 2004, ndėrkohė qė nė datėn 28 shkurt 2005 u arrestua nė flagrancė pėr veprėn penale tė ushtrimit tė prostitucionit. Pėr kėtė, nėnvizoi kreu i policisė, viktima ėshtė lėnė nė arrest shtėpie nga gjykata. Sipas Shtėmbarit, Dudushi akuzoi para disa muajsh nė ekranin e njė televizioni disa punonjės tė policisė pėr veprime tė paligjshme e korruptive, por qė nuk u vėrtetuan gjatė hetimeve tė prokurorisė dhe strukturave tė specializuara tė Ministrisė sė Rendit Publik. Ndonėse ajo kishte guxuar tė bėnte njė denoncim tė tillė dhe tė sfidonte blutė e Vlorės, deri tani nuk ėshtė konfirmuar asgjė. Ky pėrfundim ėshtė nxjerrė edhe mė parė nga pėrfaqėsues tė policisė sė Vlorės nė lidhje me kėtė skandal.

    POLICIA/Dudushi pati rrėfyer historinė nė “Fiks Fare”: Si bashkėpunoja me policėt pėr tė futur nė kurth tė pafajshmit

    Johana, njihte kodet e policisė lokale

    Njė kamera e fshehtė do tė mjaftonte pėr tė “zbuluar” lidhjet e viktimės me funksionarė tė lartė tė Vlorės

    TIRANE-Johana Dudushi, e njohur me emrin Stela, merr guximin dhe vjen nė kryeqytet pėr tė marrė pjesė nė emisionin televiziv “Fiks Fare”, e sigurt pėr tė denoncuar abuzimet e bėra dhe shfrytėzimin qė i kishin bėrė asaj punonjės tė policisė sė Vlorės. Skandali do tė vijonte me emra tė pėrmendur nga ajo, tė shoqėruar me kode qė ajo i dinte fare mirė, duke e vetėquajtur veten nė njėfarė mėnyrė edhe “agjente” tė Policisė sė Shtetit. Puna e saj ishte sa e thjeshtė, aq edhe e rrezikshme; ajo kishte pėr detyrė tė fuste nė kurth njerėz, tė kryente marrėdhėnie seksuale me ta dhe mė pas tė denonconte pėr pėrdhunim. Denoncimi i rrallė ėshtė realizuar nė emisionin "Fiks Fare" nė “Top Channel”. Johana Dudushi, 17-vjeēe, e njohur nė policinė e Vlorės me emrin Stela, ka pranuar publikisht nė emision se ka qenė "spiune" e Policisė sė Shtetit, por jo me qėllimin e futjes nė burg tė tė implikuarve, por tė njerėzve tė thjeshtė. Ajo thotė se ka punuar si spiune nė po0licinė e Vlorės, punė qė u ka sjellė mjaft tė ardhura inspektorėve tė policisė.

    Rrefimi nė emision

    "Historia ime nisi nga papjekuria. Mė pėlqenin minifundet, diskot, ndėrsa familjarėt nuk mė lejonin. Njė ditė, nė kohėn qė sapo kisha mbaruar klasėn e tetė, xhaxhai mė qėllon me pėllėmbė, pasi mė kishte parė tė veshur nė mėnyrė ekstravagante, me minifund etj. Pėr moshėn qė kisha, isha shumė e zhvilluar dhe tė shtėpisė nuk mė lejonin qė tė vishesha me minifund", tregon nė emision Johana. Sipas saj, pasi xhaxhai e kishte qėlluar, ajo kishte dalė jashtė shtėpisė, ndėrsa disa ēaste mė vonė para shtėpisė sė saj kalon Alket Tafo, njė oficer i policisė nė Drejtorinė e Policisė sė Vlorės. Vajza thotė se ai e kshte pyetur se pėrse po qante, ndėrsa Johana u pėrgjigj se e kishte qėlluar xhaxhai. Pas kėsaj oficeri i kishte rekomanduar tė futej brenda, tė bėnte ca shenja tė dukshme nė trup dhe tė shkonte nė polici e tė denonconte veprimin e xhaxhait. "Pas rekomandimit tė oficerit shkova nė shtėpi dhe godita fytyrėn me unazė, si dhe nė tė gjithė trupin",- thotė vajza. Nė dhomė mori shėrbimin operativ, 129, dhe realizon denoncimin. Mė pas ajo do tė paraqitet nė komisariat dhe para oficerit tė policisė Alket Bello bėn kallėzimin, ndėrsa shefi Marjan Hasani urdhėron mjekun ligjor qė tė mundohej pėr tė zmadhuar rrahjen. Ky i fundit, nga plagosje, e shndėrroi nė plagosje tė lehtė”, ka pohuar ajo.

    Policia reagon

    Nė tė njėjtin emision televiziv pyetet edhe Genti Dervishi, shefi i Antitrafikut nė Vlorė, i cili pohon se “Stela nuk ka qenė asnjėherė pjesė e policisė dhe as spiune. Ajo ėshtė shoqėruar si prostitutė sė bashku me shoqen e saj Marsela Tufa”, pohon ai. Vetė Marsela Tufa, gjatė njė kamere tė fshehtė, tha se "unė e dija qė spiunoje te policia". Veprimtarinė e Johanės e di edhe gjyshja e saj. Para kamerave ajo tregoi se Alketi sė bashku me disa policė tė tjerė i kishin premtuar Johanės se do ta ēonin nė Akademinė e Policisė nė Tiranė. "Ata e kanė futur qė tė fuste nė kurth njerėzit", tha gjyshja. Vajza spiune tha se dinte edhe kodet e brendshme tė oficerėve. Ajo tha para kameras se Genti Dervishi e ka kodin 54, gjė tė cilin e vėrtetoi edhe vetė shefi i Antitrafikut, ndėrsa agjenti i tij Marjoli, 54,12. Gjithashtu nė emision gjatė njė bisede nė telefon me Erion Sulēen, inspektor i policisė, Johana ka vėrtetuar se ka qenė pjesė e policisė, pėr tė futur nė kurth njerėzit e pafajshėm. 18-vjeēarja thotė se nga aventurat e saj, njė person mund tė dėnohet gjashtė muaj, edhe pse vuan njė sėmundje tė rėndė. Madje, sipas saj, kjo ka qenė edhe arsyeja qė e ka shtyrė atė tė bėjė njė veprim tė tillė dhe tė marrė pėrsipėr tė bėjė publik njė skandal tė tillė.

    PRONONCIMI/ Nėnkryetarja e Partisė Demokratike Jozefina Topalli: Vrasja e Johanės tregon vakumin shtetėror

    Krimi i fundit flet pėr kaos nė strukturat e shtetit”

    TIRANĖ-Kjo ngjarje e rėndė ka tronditur gjithė opinionin publik nė vend. Madje, nė njė konferencė pėr shtyp, nėnkryetarja e Partsiė Demokratike Jozefina Topalli ėshtė shprehur se “vrasja e 20-vjeēares, nėnė e njė fėmije, tregon edhe njėherė vakumin shtetėror dhe kaosin qė ka pėrfshirė strukturat e shtetit. “Prokurori i Pėrgjithshėm duhet tė hetojė menjėherė rrethanat qė ēuan nė kėtė vrasje tragjike”, u shpreh Topalli. Sipas saj, kjo shėnon njė ngjarje shumė tė rėndė dhe qė nuk mund tė lihet pa u zbardhur, duke kėrkuar me ngulm gjetjen dhe vėnien pėrpara drejtėsisė sė autorėve pėrgjegjės. Po nė lidhje me kėtė ngjarje makabre ėshtė prononcuar pėr median edhe kryetarja e Grupit pėr tė Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri, e cila e ka cilėsuar si njė krim qė ka vėnė nė dyshim jetėn e shumė personave qė marrin pėrsipėr tė vėnė drejtėsi. “Ky krim tregon pasigurinė e jetės ndaj atyre qė bashkėpunojnė tė pambrojtur me policinė”, ėshtė shprehur ajo nė lidhje me ngjarjen e rėndė qė ka pėrfshirė qytetin e Vlorės.

    AKUZAT

    Emrat e personave tė akuzuar nga Stela

    Genti Dervishi, shefi i Antitrafikut nė Vlorė

    Alket Tafo, oficer i policisė nė Vlorė

    Alket Bello, oficer i policisė nė Vlorė

    Marjan Hasani, shef policie nė Vlorė

    Marjoli, agjent policie me kodin 54,12


    Marre Dita.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. #14
    Joana denoncoi nė polici kėrcėnimin, por askush s’e mori seriozisht. Letra kėrcėnuese dhe babai i fėmijės, pistat kryesore

    Letra kėrcėnuese: Brenda kėsaj jave, ti do tė vdesėsh


    Ardian Dauti

    TIRANĖ- Joana Dudushi paralajmėroi fundin e saj tė tmerrshėm, por duket se askush nuk e ka marrė seriozisht. Vetėm pak ditė mė parė, vajza 18-vjeēare denoncoi nė polici njė letėr kėrcėnuese, tė shkruar me gėrma kapitale. “ Mos fol shumė se do ta pėsosh keq. Brenda kėsaj jave do tė vijė fundi yt”,-thuhej ndėr tė tjera nė kėtė letėr, tė cilėn Joana e dorėzoi nė komisariatin e policisė sė Vlorės, e ku mesa duket, u paragjykua si njė tjetėr lojė e vajzės problematike. E zhgėnjyer nga policia, Joana denoncoi kėrcėnimin edhe nė media, por as publikimi i mesazhit tė letrės nuk i vuri nė punė oficerėt e policisė sė Vlorės. Burime nga grupi hetimor pohojnė pėr “Shekullin” se gjatė ditės sė djeshme janė bėrė verifikime nė lidhje me kėtė letėr, e cila dyshohet tė jetė shkruar nga njė mikeshė e Joanės. Rivaliteti pėr shkak tė njė mashkulli dyshohet tė ketė qėnė motivi qė e shtyu shoqen e saj drejt kėrcėnimit, pistė kjo qė ėshtė nė proces verifikimi nga punonjėsit e policisė. Edhe drejtori i policisė sė Vlorės, Josif Shtėmbari, ka pranuar se Dudushi ka denoncuar nė polici letrėn kėrcėnuese, por ka shtuar se kjo nuk ishte serioze. “Para disa ditėsh, nė sallėn e shėrbimit ėshtė paraqitur Joana Dudushi dhe ka bėrė njė denoncim pėr kėrcėnim. Ajo nuk ka deklaruar se kush dhe pėrse e kėrcėnuan, ndaj ky denoncim nuk ka qėnė serioz e i bazuar”,-pohoi dje pėr mediat kreu i policisė sė Vlorės.
    “Babai” i foshnjes
    Njė tjetėr pistė hetimore qė mendohet se do t’i ēojė punonjėsit e policisė tek autori i kėtij krimi ėshtė edhe ish- i dashuri i Joanės, qė tashmė ndodhet nė Itali. Gjatė marrjes nė pyetje tė gjyshes sė Joanės, policia ka zbuluar se kohėt e fundit, 18-vjeēarja kishte debate dhe sherre pėrmes telefonit, me atė qė ajo pretendonte se ishte babai i fėmijės. “ Kohėt e fundit ajo debatonte dhe grindej nė telefon me babanė e foshnjes, qė ndodhet nė Itali. Joana i thoshte se fėmija ishte i tiji dhe se ajo do ta denonconte”,-mėsohet tė ketė thėnė para punonjėsve tė policisė, gjyshja e 18-vjeēares sė masakruar. Dėshmia e gjyshes pėrbėn njė tjetėr motiv tė kėtij krimi tė rėndė, e deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, punonjėsit e policisė dyshojnė se ish-i dashuri i Joanės mund tė jetė i implikuar nė kėtė krim tė rėndė, qė tronditi mėngjesin e djeshėm Vlorėn.
    Agjentėt e denoncuar
    Paraditen e djeshme, njė grup prokurorėsh tė Krimeve tė Rėnda kanė udhėtuar nė drejtim tė Vlorės, pėr tė hetuar rrethanat e masakrimit me 9 thika tė Joana Dudushit. Ata kanė qenė tė pranishėm gjatė marrjes nė pyetje tė tė afėrmėve tė viktimės si dhe tė personave qė dyshohej se kishin lidhje ose dijeni me vrasjen e saj. Burime nga policia lokale pohojnė se mbeten pėr t’u hetuar tė gjitha pistat, duke pėrfshirė edhe atė tė ndonjė hakmarrjeje tė mundshme nga agjentėt e policisė sė antitrafikut, tė denoncuar nga 18-vjeēarja nė emisionin “Fiks Fare”. Megjithatė, burimet nga grupi hetimor pohojnė se kjo ėshtė njė pistė hetimore mė e vakėt, se dy tė parat. Joana Dudushi ka denoncuar katėr punonjėsit e policisė sė Vlorės, Alket Tafon, Alket Bello, Genti Dervishin dhe Erjon Sulēen. Joana, e cila gjatė misionit tė saj si agjente njihej me emrin “Stela” ka pohuar se pėrdorej prej kėtyre punonjėsve pėr tė futur nė kurth persona tė ndryshėm, tė cilėt liroheshin vetėm nėse paguanin rryshfet. Ndėrkaq, gjatė pėrballjes me agjentėt e antitrafikut nė seancėn gjyqėsore, Joana u ka kėrkuar tė falur punonjėsve tė policisė, duke tėrhequr denoncimin.


    JOSIF SHTĖMBARI

    “Joana, nė arrest shtėpie pėr prostitucion”

    “Unė deklaroj me pėrgjegjėsi tė plotė se Joana Dudushi nuk ka qenė asnjėherė agjente e policisė dhe nuk ka bashkėpunuar me kėto struktura. Ajo, pėrkundrazi ka qenė e regjistruar me precedentė penalė qė nga 5/ 8/2004 deri nė 28/2/2005, ku ėshtė bėrė arrestimi i saj nė flagrancė pėr veprėn penale tė ushtrimit tė prostitucionit. Gjykata e la nė arrest shtėpie, por ne nuk kemi mundur ta mbajmė nėn kontroll, pasi nuk kishte banesė tė qėndrueshme. Ndėrkaq, denoncimet e saj pėr punonjėsit e policisė sė Vlorės janė verifikuar nga Policia e Shtetit dhe SHKB, prej tė cilėve mėsohet se gjithēka e thėnė prej saj, nuk ka qenė e vėrtetė”


    Jozefina Topalli

    PD i kėrkon Sollakut hetimin e agjentes

    PD i kėrkon Prokurorit tė Pėrgjithshėm hetimin e menjėhershėm tė rrethanave qė bėnė tė mundur kėtė vrasje. PD thekson qė nė harkun kohor prej mė pak se njė jave, pas vrasjes se policit tjetėr nė Fier, kjo ėshtė vrasja e dytė e njė agjenteje policie nė njė kohė tė shkurtėr rekord. Revanshi i krimit ėshtė njė dėshmi e paralizės sė institucioneve shtetėrore nga njė proces i dhimbshėm dhe i tejzgjatur qė Nano organizon pėrmes riapelimeve absurde qesharake tė tė gjithė zonave tė fituara nga PD dhe pėrpjekjeve antiligjore pėr tė vėshtirėsuar dhe pėr tė bllokuar institucionet e administrimit tė votės.





    shekuli
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
    Ajo vajze ishte viktime e vetes ne radhe te pare, e ekstravagances ku ka rene nje pjese e madhe e femrave te asaj moshe,

    se dyti e policise shqiptare e cila ne vend te merret me ujkun kerkon 'gjurmet", per te bere vete ndonje lek, duke perdorur cdo gje pa meshire dhe etike.

    e treta ishte viktime e dhe e Top-chanel i cili e perdori ne formen me te ulet, e nxorri me fytyre dhe me ze origjinal. Nga filmimet dukej sikur cdo gje ishte bere me dijeni te te gjitheve, thjesht per te pasur nje scoop

    Dhe e fundit ishte nje viktime e shtetit qe e kishte lene ne pike te hallit,, edhe pas gjithe atyre qe ajo kishte bere dhe thene gje per te cilen do s'do dikush do te merrte hak. (Pyesni vlonjatet me mire)

    Gjynah, se ishte e re dhe me nje femije, i cili mund ti ndryshonte jeten!!!!

    Zoti e falte ate per c'kishte bere duke marre shume veta ne qafe dhe femijen e saj tani qe do te rritet jetim!!!

    A thua shteti do te gjeje kriminelin???
    Me vend!

    Nuk mund ta akuzoj per mashtrimet nje vajze te mitur e pa prinder e cila
    mashtrohet nga njerez te paskrupullt qe punojne ne polici.
    Here e shtyjne te luej kete ane,here at ane...

    Nuk them se NUK eshte fajtore,mirepo kurr merren parasysh rrethanat dhe mosha
    e saj,ateher secili e kupton se per kete veper duhet denue AI qe ka fut vajzen ne kete loj te ndyre,
    e qe eshte OFICER POLICIE !

    E dyta:
    Fiks Fare punon ne menyre jo profesionale!Ata i tregojne fytyren edhe vajzave(gazetareve)qe hetojne shume raste!
    Kjo ve ne rrezik jeten e tyre!

    E treta:
    Sepaku respektoj menqurin e saj qe pati guximin te dale para kamerave
    dhe ti denoncoj kriminelet !

    Ndoshta Stela edhe e ka nuhat rrezikun para keti akti,
    ndoshta pendimi per te berat ka peshu me teper se vet jeta e saj!
    ........
    Kush do mbaj pergjegjesin tani?
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  16. #16
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anėtarėsuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    ah moj "Stela" eshte gje e keqe kur e ben listen e hakmarjes te madhe dhe nuk e di se nga te vjen(sic ndodhi ne rastin e Azem Hajdarit qe e dinte qe po vinte fundi por nuk e dinte nga cili sepse lista e hakmaresve ishte e madhe).

    Une personalisht nuk e njof vajzen por kam folur me nje djale vlonjat njehere ne chat dhe me ka thene fjalet e fundit per te :kurve,putan, njeri pa bese, adoleshente psikopate, histerike etj etj.
    Por dikush mund te thote qe ajo eshte perdorur nga te tjere dhe ishte moshe e vogel dhe nuk i kuptonte ato te keqija qe u bente te tjereve ne kuriz ( sic jane rastet e biznesmeneve qe i denoconte se gjoja e kishin perdhunuar) atehere lind pyetja :kjo qe eshte kaq e vogel e ditka te bej te keqen ndaj tjetrit kurse kur vjen per ti bere mire as nuk bie fjala per te ???

    njerez te tille keshtu i pafsha te perfundojne sepse cdo njeri gjofte mashkull ose femer ose adoleshent ose i madh ne moshe ka nje karakter kurse "STELA" nuk e kishte nje gje te tille.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga il_padrino : 02-08-2005 mė 07:41
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Il Padrino

    Ajo propaganda e Fatos Nanos per te ndjerin Azem Hajdari me nuk pi uje.
    Andaj mos u defre me keto "bashkdyzime"bizare se rrit frustrime ketu!

    Ti me shume denon vajzen e mitur se ata te cilet shtyne vajzen ne te tilla maskarlleqe!
    Ēudi!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anėtarėsuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    Il Padrino

    Ajo propaganda e Fatos Nanos per te ndjerin Azem Hajdari me nuk pi uje.
    Andaj mos u defre me keto "bashkdyzime"bizare se rrit frustrime ketu!

    Ti me shume denon vajzen e mitur se ata te cilet shtyne vajzen ne te tilla maskarlleqe!
    Ēudi!
    se pari e shof se ti nuk e kupton direkte ato qe po te them atehere po ta them me nje histori te thjesht se e shof se qenke mosh qe nuk i kupton gjerat sic jane

    historia eshte kjo..

    nje femije 10 vjec ishte duke share (nga nena ) nje burre mosha 45+, atehere burri i ofenduar i jep dy shuplaka femijes dhe ai duke qare iken tek e jema e tij. Mamaja e femijes e merzitur shume vete tek ky burri dhe i kerkon llogari pse e kishte qelluar femijen e saj. Buri i shpjegon se femija i gruas e kishte ofenduar dhe e kishte share (nga nena). Gruaja filloj te sqaroj se femija e saj ishte i vogel dhe nuk i kuptonte ato sharje qe kishte bere. Atehere buri i thote gruas se nqs se femija i saj qe nuk i kuptonte ato fjale pse nuk thoshte ...

    shpresoj qe ta kuptosh ato qe jane shkruar aty nqs se jo atehere do ta bej me thjeshta per ty (me vizatime) qe eshte per moshat 0 -3 vjec.

    tipa si STELA keshtu do perfundojne gjithmone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 03-08-2005 mė 06:16
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  19. #19
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    il-padrino ngadal ti me kto konkluzionet e tua

    shif jeten qe ka bo,,familjen qe se pati kurre,opinionin qe e ka rrethu,,kushtet ku u ka rrit,Plerat qe e kan shfrytezuar ate si person dhe gjithe keto qe thash,,dhe pastaj nxir konkluzion.
    Osht e lehte te gjykosh....

    me vjen keq per te qe pati nje jete te tille e nje fund aq tragjik

    Turpi i mbuloft dhe zoti i gjykoft ata qe perfitojne dhe shfrytezojn goca e raste te tilla
    o-le-le firma

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    E tmerrshme, e paskan goditur me thike ne zemer disa here. Cfaredo qe te kete bere ajo vajze, nuk e meritonte nje fund te tille.
    Pacin nje fund te njejte gjithe padrinot qe e perdoren, e vrane dhe vazhdojne ta perflasin. Milet i ndyre.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 31-01-2022, 11:25
  2. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 09:06
  4. Afatet pėr kalimin nga njė gradė mė e ulėt nė njė mė tė lartė
    Nga Zemrushja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •