Sondazhi: 60 % e adoleshenteve, ekseperienca e pare si homoseksuale
E Marte, 03 Maj 2005
Ne 12 shkolla 9-vjecare dhe te mesme te kryeqytetit, nje pyetsor i shperndare ne 1500 nxenes, zbulon fakte alarmante te sjelljeve antisociale. Adoleshente te moshave 13-18 vjec kane provuar se paku njehere marredhenie te dyshimte, homoseksuale. Presioni i grupit dhe probleme sociale ne familje, disa nga arsyet e sjelljes
Blerina Moka
Kane provuar se paku njehere ne jeten e tyre te sillen ndryshe nga te tjeret. Nje eksperience e pare e keqe seksuale, si homoskesuale ne nje mase relativisht te madhe te adoleshenteve te kryeqytetit. Nje pervoje e pare e keqe, qe i hap rrugen te tjerave sjellje antisociale, si perdorimi i duhanit, alkoolit apo drogave, te cilat behen shkak i marrjes se virusit te AIDS-it. Alarmi jepet nga disa shoqata ne mbrojtje te te drejtave te femijeve dhe kunder AIDS-it ne Tirane te cilet ne nje pyetsor te shperndare ne rreth 12 shkolla zbuluan te verteten e hidhur. Sjellje antisociale ne moshat nga 13 deri ne 14 vjec dhe shumica e tyre te shtyre nga presioni i grupit. Ajo qe shqetesoi me teper sociologet dhe psikologet qe moren pjese ne pergatitjen e pyetsorit dhe analizen e sondazhit ishte se familja dhe shkolla, ishin nder shkaqet kryesore qe conin adoleshentet drejt nje pervoje te tille."Mungesa e kujdesit dhe disiplines, te ardhurat e pakta ne familje si dhe izolimi social i saj, jane nder faktoret qe ndikojne ne nje sjellje antisociale tek adoleshentet"-u shprehen sociologet.
Pyetsori: Sjelljet si homoseksuale, presioni i grupit
Nder sjelljet antisociale te vena re ne moshat 13-18 vjecare, pervec perdorimit te drogave, alkoolit dhe duhanit dhe sjelljet e dyshimta, pervoja e pare si homoseksuale. Ne pyetsorin e pergatitur nga sociologet dhe psikologet e shume OJF-ve ne Tirane u vu re, se sa shume ndikim kishte presioni i grupit, bashkemoshataret apo individe te vecante. Sipas pergjigjeve te dhena nga adoleshentet, perfshirja e bashkemoshatareve ne sjellje problematike ne moshe relativisht te re, shume kohe e shpenzuar jashte kontrollit, pa qellim dhe ne shoqerine e grupeve problematike si dhe mungesa e motivimit per pune dhe aktivitete te dobishme ishin disa nga arsyet qe i shtynin djemte e nentevjecares dhe te mesmes ne kryeqytet drejt pervojave te tilla.
Historia
Sjelljet antisociale sidomos ne moshat e vogla behen shkak i nje ndryshimi sjellje ne moshe me te rritur. Rasti i Erjonit 24 vjecar nga Tirana i cili fatkeqesisht u be pre e nje kercenimi seksual ne moshen 12 vjec, nje pervoje homoseksuale e cila e ndrydhi ne vetvete derisa nje dite tentoi vetevrasjen, flet me se miri per rrisqet qe mbart nje sjellje e tille antisociale. Sipas nenes se ish studentit qe sot gjendet i shtruar ne spitalin Ushtarak, gjithe shkaku i ndryshimit te sjelljes se te birit, i ka rrenjet qe ne shkollen tetevjecare ku i biri nen presionin e grupit, u gjend perpara nje sjellje te panjohur e te pahijshme. Kjo sipas saj e mbylli nen vetvete, deri ne vdekjen e te jatit i cili ishte si mbrojtje per te. Me ikjen e tij nga kjo jete, studenti ka tentuar vetevrasjen, duke dashur t'i jape fund jetes e bashke me te dhe maktheve te eprjetuara qe nga adoleshenca. Rezultati, sot ai rrezikon invaliditetin e plote si paosje e renies nga kati i trete i shtepise se tij, dhe e gjitha kjo fale nje sjellje antisociale ne moshe fare te mitur, nen ndikimin e shoqerise.
Shkaku: Presioni per dicka te re
E Marte, 03 Maj 2005
Sipas sociologeve, sjellja antisocile shfaqet ne dy raste kryesore. Se pari femija perjeton situaten te njohur si deinvidualizem, qe do te thote qe njeriu behet apo ndjehet anonim, disi i fshehur apo i humbur mes turmes dhe kjo ndikon qe ai te veproje lirisht e me i trimeruar duke ndjekur shembuj destruktiv. Nen presionin e se rese, sjellja antisociale rezulton nga e ashtuquajtura norme e emergjences se grupit, kur shihet dhe vleresohet se per ruajtjen e sovranitetit te grupit eshte e domosdoshme perdorimi i sjelljeve antisociale duke e pare ate si reagim te natyrshem dhe te nevojshem. Ne pergjithesi, sociologet e shpjegojne sjelljen antisociale sidomos me pamundesine dhe paaftesine e e njerezve te pritur ndaj tyre per t'ju kunderpergjigjur sjelljeve te tilla demtuese. Keshtu njerezit vulnerabel si grate, femijet, te moshuarit, njreezit me paaftesi fizike dhe mendore, te varferit, te diskriminuarit, jane individet me te prekshem nga sjelljet antisociale.
Sociologu: Shkaqet qe devijojne sjelljet
E Marte, 03 Maj 2005
Sociologet percaktojne si faktore qe nxisin sjelljet antisociale: Familja, shkolla, individi dhe bashkemoshataret, femijeria e hershme, komuniteti.
Sipas tyre familja e nxit sjelljen antisociale nepermjet kriminalitetit te prinderve, mungesa e kujdesit dhe e disiplines, te ardhurat e pakta ne familje, izolimi social ne te dhe konfliktet. Por dhe shkolla ka pjesen e saj te fajit per sjellje te tilla antisiciale te shfaqur nga femijet. Mungesa e deshires per shkolle, rezultatet e dobeta, crregullimet ne shkolle, mungesa e rregullit, disiplines, prishja e rregjimit te mesimit etj. Nje tjeter faktor, femijeria e hershme behet shkak i nje sjellje antisociale sipas sociologeve kur femija e ka te pamundur lidhjen me prinderit, mungesa e afeksionit, papunesia apo te ardhurat e pakta, dhe me keq akoma braktisja nga familja, nga streheza familjare.
Shkaqet
1. Familja
2. Shkolla
3. Individi
4. Bashkemoshataret
5. Femijeria e hershme
6. Komuniteti
Marre nga "Korrieri"
Krijoni Kontakt