Postuar më parë nga
dodoni
Une mendoj se e ke gabim. Me duket se ju jeni me i ri, dhe keni harruar qe Prishtina ka organizuar edhe naten e perzgjedhjes se kenges se ish-Jugosllavise ne Eurovizion, ne vitet e 80-ta. Poashtu ke harruar per RTP-ne e viteve te 80-ta, RTK-ne, KohaVizionin etj.
Tirana ka me shume pervoje ne organizimin e festivaleve te tilla te medha dhe rrjedhimisht edhe jane me mire se Prishtina ne kete aspekt. Por kjo nuk dtth. qe ne Shqiperi vleresohen me mire artistet e sidomos muzikanet. Po ti pyesesh edhe vet muzikanet me te medhenje te ketyre viteve ne Shqiperi, se ku jane paguar me shume, do thone ne Kosove, Maqedoni, e diaspore.
Vajza e mamit behet kengetare si ne Prishtine, Shkup, Tetove, ashtu edhe ne Tirane, Vlore, Shkoder, Los Angeles, e kudo. Kjo nuk eshte ajo cfare realisht duhet te ndodh, por ndodh gjithe kohen kudo.
Ne pothuajse te gjitha llojet e muzikes, pervec ne ate klasike, opera, dhe ndoshta edhe muzike e lehte, Kosova dhe Maqedonia jane me mire se Shqiperia. Kjo per shume arsye, e nje nder to eshte edhe, publikimi i shume pak albumeve muzikore ne Shqiperi, deri para pak vitesh. Atje tash para disa vitesh, kane filluar kengetaret te nxjerrin albume. Deri atehere kenaqeshin me nje kenge ne vit qe e kendonin ne festival dhe kaq. Po te shikosh krijimtarine e Adelines, Sabriut e shume tjere sheh nga 50-60 albume te publikuara prej tyre deri tani. Perderisa, ka filluar edhe ne Shqiperi e njejta gje, tash do ecim para me hapa shume me te shpejte.
Per programet televizive, kanalet televizive mund te bejne programe te mira nese kane para, ne Shqiperi tani ka me shume para (GDP per fryme 4500 dollare kurse Kosova 1000 dollare per momentin normalisht per shkak te luftes). Prandaj edhe kemi me shume programe te mira.
E rendesishme eshte qe te kemi art dhe muzike nga te gjitha trojet shqiptare sa me shume, ne menyre qe ta bejme artin tone kombetar, te arrij majat.
Krijoni Kontakt