Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    50 vjet nga masakra e Tivarit

    “Kufomat e shqiptarėve hidheshin nga qerret nė det”

    50 vjet nga Masakri i Tivarit






    Dihet mirėfilli se pas kapitullimit tė Italisė fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNĒJ-sė shtoi aktivitetin e vet ushtarak, nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare dhe deri nė nėntor 1944(por edhe mė herėt) nė kėto hapsira,u formuan njėsite tė shumta tė “UNĒJ-sė”,duke filluar nga ēetat,aradhat,batalionet e deri nė brigada.Kėto formacione partizane edhe pse u formuan nė trrollin shqiptar nuk u formuan pėr tė mirėn e shqiptarėve.

    Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1944,derisa forcat aleate(amerikane-angleze-ruse...)pėrparonin nė tė gjitha frontet e luftės kundėr ushtrisė hitleriane,Titoja do t“i shfrytėzojė kėto rrethana,pėr luftimin e forcave tė mbrojtjes kombėtare shqiptare 1 dhe ripushtimin e Kosovės...Pėr t“i realizuar mė lehtė synimet e saj ,udhėheqja jugosllave,nė fillim tė janarit 1945 urdhėron mobilizimin e “brigadave tė Kosmetit” pėr t“i dėrguar nė Frontin e ashtuquajtur tė Sremit-nė Serbi.Ndonėse qendra e rezistencės shqiptare nė gjysmėn e dytė tė dhjetorit 1944-janar 1945 ishte pėrqėndruar nė Drenicė,”Shtabi Operativ i Kosmetit”,urdhėroi Shaban Polluzhėn qė ta lėshonte Drenicėn dhe tė nisej nė drejtim tė Podujevės,pėr t“u bashkuar me Brigadėn VII,e cila po marshonte pėr Sėrbi.

    Shtabi i Brigadės sė Drenicės largimin nga Kosova do ta kushtėzojė me ndėrprerjen e vrasjeve dhe tė plaēkitjeve mbi popullsinė civile nga ana e ushtarisė jugosllave...mirėpo pas dėshtimit tė nėnshtrimit tė Shaban Polluzhės mė 25 janar nisin operacionet ushtarake nė shkallė tė gjerė pėr asgjėsimin e Brigadės sė tij.

    Nė kėto operacione antishqiptare morėn pjesė:Divizionet 24,26,44, 46,52...tė Sėrbisė,Divizionet 41 dhe 50 tė Maqedonisė,grupi i brigadave tė Malit tė Zi(brigada e I e Bokės dhe brigada e VI) 2dhe repartet speciale tė OZN-s tė drejtuara nga Spasoje Gjakoviq.Nė kohėn kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet mė tė pėrgjakshme nė Drenicė...,mė 8 shkurt 1945,komandanti suprem i UNĒJ-sė J.B.Tito me urdhėr tė veēantė nr.31 vendosi administrimin ushtarak nė Kosovė.Kėtė vendim Titoja e mori mė 7 shkurt 1945 nė Beograd,nė njė takim me ushtarakėt serb:Savo Dėrleviqin,Gjuro Medenicėn dhe Kėrsto Filipoviqin. Me kėtė urdhėr ,i tėrė pushteti nė Kosovė do t“i kaloi njė grupi tė caktuar ushtarakėsh serbo-malazez,tė cilėt do tė ushtronin pushtetin politik,ekzekutiv dhe atė gjyqėsor.

    Gjatė ndryshimeve nė strukturėn komanduese nė krye tė pushtetit ushtarak pėrkatėsisht tė “Shtabit tė Ri Operativ” u emrua ish-shefi i Armatės I-rė:kolonel Savo Dėrleviq, duke e zavendėsuar Fadil Hoxhėn,i cili mbeti zavendės i tij. Shef i Shtabit u emrua nėnkolonel Dushan Vukotiq(deri nė atė kohė ishte zėvendėskomandant i Divizionit 46 jugosllav),shef i prapavijės u caktua Stevo Dobėrkoviq(i dėrguar nga shtabi qėndror i Sėrbisė),ndėrsa komisar politik u emrua nėnkoloneli Gjuro Medenica. Mė 10 shkurt 1944 kjo komandė bėri riorganizimin e tėrėsishėm tė ushtrisė duke formuar Divizionin e artilerisė, tė kalorėsisė, tė ndėrlidhjes, grupin operativ tė brigadave, Divizionin 46,52...etj.3

    Kjo makineri ushtarake nė Kosovė duke i marrė tė gjitha masat gjoja pėr "spastrimin" e terenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundėrrevolucionarėt" vrau e masakroi pamėshirė mijėra shqiptarė gjithėandej Kosovės...Nė kėtė fushatė tė egėr ushtarake mė 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicės,pas vrasjes sė tribunėve popullorė Shaban Polluzha e Mehmet Gradica nė kullat e Dvoranėve nė Tėrstenik.

    Masakra e Tivarit

    Shtabi Operativ i “kosmetit” i urdhėruar nga SHS i UNĒJ-sė me qėllim tė shpėrbėrjes sė bėrthamės sė qėndresės shqiptare nė Kosovė,gjatė muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunė shqiptarėt pėr t“i dėrguar nė frontin e dytė tė ashtuquajtur tė”Adriatikut”-nė veriperėndim tė Jugosllavisė. Skenaristėt e Masakrės sė Tivarit, pėr dėrgimin e mobilizuesve shqiptarė nė pjesėt veriperėndimore tė Jugosllavisė,kishin zgjedhur rrugėn Prizren-Kukės-Shkodėr-Tivar-Dubrovnik-Rijekė.Pėr kėtė front mobilizuan shqiptarėt nga Vushtrria,Besiana(ish-Podujeva),Prishtina,Kaēaniku,Ferizaji,Gjilani,Lipj ani,Shtimja,Thera-
    nda,Burimi,Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni... etj.4

    Sipas kujtimeve tė pleqėve qė pėrjetuan kėtė mobilizim tė dhunshėm...,tė mobilizuarit shqiptarė,fillimisht janė tubuar nėpėr qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj,tė organizuar nė njėsi ushtarake tė komanduara nga oficerė shqiptar kanė udhėtuar nė qendrėn e pėrgjithshme mobilizuese (kazermėn ushtarake)nė Prizren.Pas sistemimit,shqiptarėt e mobilizuar do tė ēarmatosen,me arsyetimin se armėt do t'i marrin nė Kroaci e Slloveni! Ēarmatosja atyre ju ka dhėnė njė sinjal tė keq dhe me tė drejt ka lindur dyshimi nė pėrgaditjen e ndonjė skenari shfarosės nė prapaskenė.Kjo psikoz u thellua edhe mė tepėr,atėherė kur u ēarmatosėn edhe oficerėt shqiptar dhe pėr pėrcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-tė serb 5 e njohur pėr terrorizimin e popullit shqiptar gjatė muajve tė kaluar.

    Deportimi i shqiptarėve tė mobilizuar,nga kazermat e Prizrenit u bė nė tri eshalone:

    1.Eshaloni i parė qė pėrbėhej nga 3.700 veta,u nis mė 24.03.1945 dhe pas 5-6 ditėsh arriti nė Tivar, ku iu dorėzua reparteve tė Divizionit tė IX-tė jugosllav.Gjatė rrugėtimit, derisa u dorėzuan nė vendin e caktuar,tė mobilizuarit u keqtrajtuan nė mėnyrė shtazarake nga kriminelėt serbo-malazezė. Tė mobilizuarit shqiptar nga Tivari do tė nisen pėr nė Istri,ku fillimisht disa ditė do tė ndalojnė pėr tė pushuar nė ujdhesėn Ēiovė afėr Trogirit.Dhe ato ditė gjatė kalimit me njė anije tė vjetėr,nga ujdhesa pėr nė Trogirė,u mbytėn rreth 65 veta,prej tė cilėve 29 qenė vetėm nga Kaēaniku.

    2.Eshaloni i dytė i pėrbėrė nga 4.700 veta, u nis dy ditė mė vonė (mė 26 mars) nėn pėrcjelljen e forcave tė Brigadės XXVII dhe mė 30 mars nė Shkodėr iu dorėzua Brigadės X malazeze 6. Gjatė marshimit katėr ditor nė rrugėn Prizren-Zhur-Kukės-Puk-Shkodėr ,pėrkundėr lodhjeve e rraskapitjeve tė mėdha nga rruga e gjatė,tė mobilizuarit u maltretuan e u rrahėn dhe nė shumė vende shumė prej tyre u vranė...si,gjatė kohės sė pushimit, gjatė kalimit tė lumejve apo gjatė tentimit tė ndonjėrit prej tyre pėr ta shuar etjen, nė burimet e ujit.

    Pas kėtyre peripetive nga Shkodra nėn pėrcjelljen e malazezėve - nė mesditėn e 1 prillit 1945 arritėn nė Tivar. Atė ditė tė kobshėm rrugėve tė qytetit shihej njė mobilizim i ushtarėve serbo-malazez,tė cilėt vėshtronin me pėrbuzje kolonėn e gjatė tė shqiptarėve. Kjo kolonė ėshtė ndaluar nė qendėr tė qytetit (me urdhėr) kinse pėr tė pushuar dhe ndėrkohė ndodhė njė eksces nė mes rojes dhe katėr shqiptarėve, tė cilėt u penguan qė tė pinė ujė nė njė krua aty afėr. Nga ky konflikt ushtarėt e urdhėruar derdhin njė breshėri plumbash nė trupat e shqiptarėve, me ē'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qėllim (pėr ta filluar komplotin e pėrgaditur) e shtyri masėn e shqiptarėve qė tė shtrihen pėr toke, ndėrkohė qė ajo hapsirė ishte vėnė nė shėnjestėr tė pushkėve dhe mitralozėve qė ishin vendosur nė ēdo qoshe tė rrugėve, dritare dhe terracė tė shtėpive e nė shkėmbijtė e kodrave pėrreth 7.Ø

    Azem Hajdini njėri nga dėshmitarėt e mbetur gjallė nga Masakra e Tivarit, kėshtu e pėrkujton ngjarjen e krijuar pas ekscesit: "Me tė pėrfunduar tė kėtij akti mizor, meqė ne ishim nė kolonė pėr 4, nė gjatėsi prej 5-6 km, e ku mundėsia pėr njė shfarosje masive ishte mė e vogėl, na kanė urdhėruar tė ngritemi nė kėmbė dhe tė qėndrojmė nė vend me duar tė lidhura mbi kokė. Pas pak na kanė urdhėruar tė ecim drejt njė ndėrtese tė madhe 3 katshe,i ashtuquajtur “Monopol i duhanit”, me njė sipėrfaqe prej afro 300m2 dhe me oborr tė rrethuar. Ndėrtesa ishte e rrethuar nga tė 3 anėt me kodra shkėmbore, kurse oborri ishte i rrethuar me mure tė larta e me rrethoja tė hekurt... Nė tė hyrė tė oborrit - kujton A.Hajdini-ishin 10-15 ushtarė tė cilėt me shufra hekuri godisnin nė kokė, gjoks apo nė shpinė ēdo njėrin prej nesh... dhe nga kėto goditje mbetėn tė shtrirė pėr vdekje rreth 100-150 veta. "Pas futjes sė shqiptarėve brenda nė ndėrtesė (rreth 1000 veta)dhe brenda oborrit tė rrethuar me mure(2.200-2.500veta) dhe njė pjese tjetėr tė mbetur nė rrugė para oborrit,rreth orės 14.00, ata do tė sulmohen nga tė katėr anėt. Shtihej me te gjitha llojet e armėve tė zjarrit si:me pushkė automatike,mitralozė, mortaja dhe bomba dore, revole etj,kėshtuqė brenda njė ore, gjithė masa e grumbulluar nė ato hapsira nuk mbeti nė kėmbė. Me kėtė rast oborri dhe sheshi u shndėrrua nė lumė gjaku qė i ngjante njė kataklizme tė vėrtetė,ndėrsa ndėrtesa u shndėrrua nė gėrmadhė,me qindra kufoma shqiptarėsh brenda saj. Kėsaj masakre makabre arritėn t'i shpėtojnė kryesisht ata qė u gjendėn nė ndėrtesė dhe ndonjėri, qė kishte rėnė nė tokė para se tė filloj sulmi 8.Kufomat e shqiptarėve tė vrarė e tė masakruar mizorisht gjatė tėrė natės sė ½ prillit u bartėn me qerre dhe u hodhėn nė det pėr tu zhdukur nga vendi i krimit.Ø

    Sipas burimeve arkivore rezulton se nė Tivar mė 1 prill 1945 u vranė e u masakruan rreth 1700 shqiptarė,ndonėse nga kujtimet e dėshmitarėve qė pėrjetuan kėtė masakėr del se ky numėr mund tė jetė shumė mė i madh...9

    Kjo ngjarje tragjike pėr popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit tė atėhershėm, ishte e qartė se u pėrgadit nga kreu i udhėheqjes jugosllave edhe pse mė vonė Aleksandėr Rankoviēi me kompani, kėtė ngjarje do tė pėrpiqet ta cilėsoj si incident tė rėndė tė shkaktuar me fajin e vet shqiptarėve!!10

    Dėrgimi i shqiptarėve pėr nė Frontin e Adriatikut nuk do tė ndalet edhe pas kėsaj masakre makabre.

    3.Eshaloni i tretė, me 2700 veta, nga Prizreni u nis mė 27 mars 1945 nėn pėrcjelljen e Brigadės XXVII.Gjatė rrugėtimit tė gjatė e tė mundimshėm, pėr mungesa tė ushqimit e tė higjienės dhjetra shqiptarė u sėmunė nga tifoja dhe pėr pasojė disa prej tyre vdiēėn. Mė 1 prill gjatė kalimit tė lumit Buna,u pėrgadit njė incident me ē'rast u vranė disa prej tyre. Ndėrkaq nė mbrėmjen e 2 prillit ky grup arriti nė Tivar dhe iu dorėzua Divizionit tė IX-tė dalmatin.Nga Tivari me anije u transportuan nė Dubrovnik,ku u vendosėn nė disa objekte me destinime tė ndryshme,mirėpo njė grup prej 800 vetash qė ishin vendosur nė njė depo baroti,nė njė mėngjes u gjetėn tė ngulfatur nga njė lloj helmi dhe shumica prej tyre gjetėn vdekjen 11.Edhe gjatė muajit prill 1945 janė nisur tri eshalone per nė kėtė front.

    Eshaloni i parė-me 1.506 veta,nga Prizreni pėr nė Tivar u nis mė 19 prill,i shoqėruar nga repartet e batalionit tė I-rė tė Brigadės XXVI dhe Kompanisė sė zbulimit tė Divizionit tė 46-t serb.2.Eshaloni i dytė-me 2.601 veta u nis mė 20 prill nėn mbikqyrjen e Brigadės XXV dhe tė kompanisė sė zbulimit tė Divizionit 46 serb.3.Ndėrkaq, mė 24 prill u nis eshaloni i tretė-me 1.216 veta,i pėrcjellur nga Brigada XXVI12.Nga kėto shifra rezulton se gjatė prillit,janė mobilizuar 5.323 shqiptarė,ndėrsa pushteti serb,evidenton vetėm 4.300 veta.

    Tė gjitha kėto eshalone u dorėzuan nė repartet e Armatės sė IV-tė jugosllave dhe me anije u dėrguan nė shumė vija tė frontit nė Slloveni e Kroaci, prej nga qindra shqiptarė nuk do tė kthyen kurrė nė shtėpitė e tyre.

    Gjatė muajve mars-prill 1945, pėrmes rrugės Prizren-Kukės-Shkodėr-Tivar (pėr nė Frontin e Adriatikut) janė deportuar 16.423 shqiptarė nga Kosova, kurse rreth 4.600 tė tjerė u dėrguan nga viset shqiptare tė Maqedonisė. Ndėrkaq,nė janar 1945 pėr nė Frontin verior (tė Sremit) janė mobilizuar rreth 18.500 shqiptarė nė pėrbėrje tė Brigadave tė”kosmetit” dhe 5000 tė tjerė nga Maqedonia. Nga kėto shifra rezulton se gjatė muajve janar-prill 1945,janė mobilizuar dhunshėm rreth 44.523 shqiptarė nga Kosova dhe viset tjera etnike, pėr frontet e ashtuquajtura tė “Sremit” e tė ”Adriatikut”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-05-2005 mė 01:37
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Sigurimi: Tirana gisht nė masakrėn e Tivarit !!!

    E frymėzuar nga ndjenjat nacionaliste dhe shoviniste, Qeverija jugosllave ka terrorizuar nė mėnyrėn mė barbare pakicat nacionale dhe veēanėrisht, popullsinė shqiptare tė Kosovės dhe Metohisė tė pėrbėrė prej 100 000 shqiptarėsh. Kjo popullsi shqiptare ėshtė masakruar me metoda shumė mė tė egra dhe barbare nga ato tė pėrdorura nga kralėt e Serbisė dhe Gestapoja hitleriane. Me mijėra kosovarė tė pafajshėm janė pushkatuar ilegalisht nė masė si gjatė luftės dhe mbas luftės. Nė kėto masakra ka marrė pjesė dhe agjenti i Qeverisė jugosllave nė gjirin e Qeverisė shqiptare, tradhtari Koci Xoxe, i cili me cilėsinė e tij si Ministėr i Brendshėm i Shqipėrisė, nė fillimin e vitit 1945, autorizoj oficerėt e UDB-sė qė tė pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq nė tokėn shqiptare, mė tepėr se 1000 kosovarė tė pafajshėm.


    Pse u manipulua relacioni i Sigurimit.
    Lidhur me atė relacion tė pėrpiluar nga Drejtoria e Sigurimit e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė 19 janarin e vitit 1950, mund tė thuhet se ka vetėm njė pjesė tė sė vėrtetės dhe pjesa tjetėr ėshtė e trilluar. Ajo ēka ėshtė e pasqyruar me vėrtetėsi nė atė dokument, ėshtė pjesa e parė e relacionit tė Sigurimit tė Shtetit, ku flitet pėr masakrat dhe gjenocidin e egėr qė ushtronte regjimi titist i Beogradit ndaj popullsisė shqiptare tė Kosovės pas vitit 1945, gjė qė arriti kulmin me Masakrėn e Tivarit, e ndodhur nė marsin e vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhėzimeve tė qeverisė sė saj nė Beograd, ekzekutoi rreth 4000 kosovarė tė pafajshėm. (Nė relacionin e Sigurimit shifra e kosovarėve tė ekzekutuar jepet 1000, por nga shumė dėshmi e burime tė bėra publike pas viteve '90, flitet pėr rreth 4500 tė tjerė tė ekzekutuar). Masakra e Tivarit tashmė ėshtė njė ngjarje e njohur, ku nė marsin e vitit 1945 autoritetet e UDB-sė jugosllave, me lejen e qeverisė komuniste tė Enver Hoxhės, kaluan nėpėrmjet territorit shqiptar (nga Qafa e Morinės nė Kukės pėr nė Han tė Hotit nė Shkodėr) njė kolonė tė gjatė me kosovarė, kryesisht nacionalistė, tė cilėt i ekzekutuan mė pas nė rrethinat e qytetit tė Tivarit nė Mal tė Zi. Kjo ėshtė mė se e vėrtetė dhe fakt i njohur, pasi kolona e gjatė e kosovarėve qė kaloi nėpėrmjet territorit shqiptar e shoqėruar nga forcat e UDB-sė, u pa nga sytė e qindra fshatarėve tė atyre krahinave tė Veriut dhe qytetarėve tė Shkodrės. Njė pjesė e atyre janė ende gjallė dhe kanė dėshmuar se si vriteshin gjatė rrugės para syve tė tyre kosovarėt e pafajshėm qė ishin tė sėmurė, apo ata qė nuk mund tė ecnin dot me hapin e shokėve tė kolonės. Ndėrsa pjesa qė nuk qėndron nė relacionin e pėrpiluar nga Sigurimi i Shtetit, dhe qė ėshtė e trilluar krejtėsisht, ėshtė ajo ku thuhet se ekzekutimi i 1000 kosovarėve nga ana e UDB-sė u bė nė bashkėpunim me agjentin e qeverisė jugosllave nė gjirin e qeverisė shqiptare, ministrin e Brendshėm Koci Xoxe. Kjo gjė nuk qėndron, pasi nė atė kohė kur ka ndodhur ajo ngjarje, pra nė marsin e vitit 1945, nuk ka qenė Koci Xoxe nė postin e ministrit tė Brendshėm, por Haxhi Lleshi.

    Enveri ia faturoi krimet Xoxes.
    Funksionin e ministrit tė Brendshėm, Koci Xoxe e mori pas mbarimit tė Gjyqit Special nė mesin e muajit prill 1945, tė cilin ai e drejtoi si kryetar. Po a mund tė quhet njė pasaktėsi ajo qė thuhet nė relacionin e Sigurimit tė Shtetit nė lidhje me atė se cili ka qenė ministėr i Brendshėm nė atė kohė? Po tė shohim me vėmendje rrjedhėn e ngjarjeve tė asaj kohe, dalim nė konkluzionin se ajo nuk ka qenė thjesht njė pasaktėsi, por ėshtė e kundėrta: emri i Koci Xoxes ėshtė vėnė aty qėllimisht dhe i gjithė dokumenti ėshtė pėrpiluar nga ana e Drejtorisė sė Sigurimit vetėm pėr atė gjė. Personat qė e kanė pėrpiluar atė dokument, nuk ėshtė se nuk e kanė ditur se cili ka qenė ministėr i Brendshėm nė marsin e vitit 1945, por ata e kanė bėrė atė me qėllim pėr tė implikuar Xoxen nė atė ngjarje. Pėr ta shtjelluar mė konkretisht kėtė gjė, kujtojmė se dokumenti nė fjalė mban datėn 19 shtator 1950, pikėrisht vetėm disa muaj pas dėnimit me vdekje tė Koci Xoxes. Pas eliminimit qė Enver Hoxha i bėri Xoxes, tė cilin e shikonte si rivalin e tij pėr pushtet, ai dhe njerėzit e tij u kujdesėn qė tė ngrinin njė aureolė tė zezė pėr ish-ministrin e Brendshėm, duke ia ngarkuar atij tė gjitha krimet qė ishin bėrė nė Shqipėri qė nga pėrfundimi i luftės e deri nė fundin e vitit 1948, kur Xoxe u shkarkua nga tė gjitha funksionet e tij shtetėrore dhe partiake. Nė kėtė kontekst ėshtė dhe relacioni i Sigurimit tė Shtetit, i cili ėshtė hartuar qėllimisht dhe korrespondon tamam me kohėn kur ka qenė edhe kulmi i fushatės pėr denigrimin e figurės sė Koci Xoxes, pėr t'ia faturuar atij edhe Masakrėn e Tivarit. Po tė ishte i vėrtetė implikimi dhe bashkėpunimi i Koci Xoxes me UDB-nė pėr pushkatimin e mijėra kosovarėve tė pafajshėm, ajo gjė do t'i ishte thėnė Kocit qė nė Kongresin e parė, kur ndaj tij u bėnė sulme dhe akuza nga mė tė ndryshmet, dhe nuk kishte pse tė lihej ajo gjė kur ai ishte pushkatuar. Por, ashtu si shumė krime tė tjera ku Enveri ishte i implikuar direkt, edhe Masakrėn e Tivarit ai u kujdes t'ia faturonte Koci Xoxes.


    Ish-Kryetari i Presidiumit tė Kuvendit dėshmoi nė `96.

    Haxhi Lleshi: Nė atė kohė kam qenė unė ministėr i Brendshėm.
    Lidhur me ngjarjen pėr tė cilėn bėhet fjalė nė dokumentin tepėr sekret tė Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Shqipėrisė, i cili mban datėn 19 janar 1950, pak vjet mė parė, mė saktė nė prillin e vitit 1996, ėshtė prononcuar publikisht nė njė intervistė tė gjatė televizive (pėr autorin e kėtij shkrimi) edhe ish-Kryetari i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė Haxhi Lleshi. Ai ka qenė edhe i pari ministėr i Punėve tė Brendshme tė Shqipėrisė nė qeverinė provizore tė kryesuar prej gjeneral-kolonel Enver Hoxhės, i zgjedhur nė atė post qė nė 24 maj tė vitit 1944 nė Kongresin e Pėrmetit. Veē tė tjerash, njė nga arsyet qė ne po publikojmė nė kėtė shkrim njė pjesė tė shkurtėr nga ajo intervistė e dhėnė nga njė person publik qė nuk jeton mė, ėshtė dhe fakti se ajo ėshtė bėrė publike qė nė atė kohė, duke u transmetuar e plotė nė njė prej stacioneve televizive private, natyrisht me lejen dhe pėlqimin e tė intervistuarit. Po cili ka qenė prononcimi i Haxhi Lleshit nė intervistėn e dhėnė prej tij, pikėrisht vetėm pak muaj para se ai tė ndėrronte jetė? Nė mes tė tjerash ai ėshtė shprehur: "Nė atė kohė qė ka ndodhur Masakra e Tivarit, unė kam qenė nė postin e ministrit tė Punėve tė Brendshme dhe menjėherė sapo jam njoftuar pėr ngjarjen nė fjalė, kam lajmėruar Enver Hoxhėn, i cili u mėrzit shumė nga kjo gjė. Ne nuk ėshtė se u dhamė leje jugosllavėve qė tė bėnin atė veprim qė bėnė, por nė atė kohė kufiri nė mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė ishte i hapur dhe ne nuk mund t'i ndalonim dot ata qė tė kalonin nga Kosova nėpėrmjet territorit shqiptar pėr nė Tivar. Ne nuk kishim se ēfarė tė bėnim, dhe luftė Serbisė nuk i hapnim dot, por pėr tė protestuar, di se nė atė kohė ne kemi protestuar".


    Dokumenti origjinali i Arkivit tė Ministrisė sė Brėndshme.

    Relacioni i Sigurimit tė Shtetit
    Ministria e Punėve tė Brendshme.
    Drejtoria e Sigurimit tė Shtetit.
    Dega e Parė. V.F L.P Tiranė 19. I. 1950
    Relacion mbi terrorin dhe persekutimet nė Kosovė.
    Fill mbas ēlirimit tė Jugosllavisė, populli i minoritetit shqiptar tė Kosovės, filloi t'i nėnshtrohet terrorit dhe persekutimeve tė klikės fashiste tė Beogradit. Qysh nė kėtė kohė filluan tė arrestohen Kosovarėt dhe tė vuajnė tmerrėsisht nga torturat nėpėr burgjet e Kosovės. Nė kėtė kohė filluan ndjekjet dhe persekutimet nė masė. Kosovarėt pėr t'u shpėtuar ndjekjeve tė UDB-sė, detyroheshin qė tė vinin nė Shqipėri. Kėtu ndiqeshin prej njerėzve tė UDB-sė ose shoqėroheshin pėr nė Jugosllavi (Kosovė). Ka pasur raste qė gjatė rrugės, me pretekstin se gjoja tentonin t'u iknin, pushkatoheshin pa gjyq (rrugės). Politika fashiste, shoviniste e klikės sė Beogradit karshi minoritetit shqiptar tė Kosovės, u bė edhe mė e egėr d.m.th. u shumėfishua qysh nga koha qė u shpall rezolucioni i Byrosė Informative mbi gjendjen nė PKJ". Qysh mbas shpalljes sė rezolucionit e kėndej, pėr titistėt ėshtė bėrė mė e lehtė problemi i persekutimit tė masės sė popullit kosovar, mbasi shumė lehtė ēdo njeriu qė e dinė kundėrshtar tė regjimit titist, i vėnė vulėn e Inform-Byroistit dhe menjėherė e burgosin. Atje ku UDB-ja ka edhe dyshimin mė tė vogėl, bėn arrestime. Kėshtu ka arritur qė tė burgosen fshatarė tė thjeshtė, punėtorė, "A.P.K.J" funksionarė tė pushtetit titist. Kėshtu ka arritur qė sot nė burgjet e Kosovės tė ketė 2000 e mė tepėr tė burgosur. Nė muajin mars 1950 u bėnė zgjedhjet e pushtetit titist. Kėto u zhvilluan nėn njė terror dhe nėn frikėsime tė anėtarėve tė Partisė. U thuhej qė tė bėni qė tė votojnė tė tėrė pėr frontin, se pėrndryshe ai qė voton nė kutinė bosh e pret burgu. Dhe P.K.J. kėshtu kanė folur nė popull. Njė anėtar i K.Q.P.K.J. pėr Serbinė, nė njė konferencė me popullin e Kosovės pėr kundra frontit, ka votuar pėr Shqipninė. Populli nė Kosovė rron gjithnjė nėn frikėn e arrestimit, survejimit, kėrcėnimit etj., d.m.th. edhe mė keq nga ēka jetuar nė kohėn e okupatorėve Italo-Gjermanė. Njė formė e punės sė UDB-sė, pėr tė mbajtur popullin nėn kontrollin e saj, ėshtė mos lejimi i ēdo qytetari qė tė shkojė nga pjesė tė konsiderueshme tė kėtyre materialeve, duke shkelur nė kėtė mėnyrė protokollin e lartpėrmendur, si dhe parimet mė elementare tė sė drejtės ndėrkombėtare. Qeveria Jugosllave mban gjithashtu arbitrarisht edhe materiale tė tjera qė i takojnė R.P. tė Shqipėrisė, si p. sh. vapori Borova prej 3500 ton, biga e madhe lundronjėse me njė fuqi tė madhe peshash prej 80 ton, si dhe shumė materiale tė tjera, qė janė ndodhur nė Jugosllavi, kur Qeveria Shqiptare denoncoi marrėveshjet ekonomike nė korrik 1948. Qeveria Jugosllave ėshtė duke sabotuar zgjidhjen e proceseve tė debi-kredive qė rrjedhin nga marrėveshjet ekonomike nė tė kaluarėn, mbasi ka frikė se njė analizė e vėrtetė dhe e drejtė e kėtyre llogarive tė prapambetura do tė nxjerrė nė shesh tė vėrtetėn mbi tė ashtuquajturėn "ndihmė ekonomike" tė Jugosllavisė kundėr Shqipėrisė, shfrytėzimin kapitalist tė popullit shqiptar nga ana e Qeverisė Jugosllave, si dhe detyrimet qė i takojnė kėsaj kundrejt Qeverisė Shqiptare. E frymėzuar nga ndjenjat nacionaliste e shoviniste, Qeveria Jugosllave ka terrorizuar dhe terrorizon me mėnyra barbare pakicat nacionaliste dhe veēanėrisht popullsinė shqiptare tė Kosovės dhe Metohisė, e pėrbėrė prej rreth 1 000 000 shqiptarėsh. Me mijėra kosovarė tė pafajshėm janė pushkatuar ilegalisht nė masė nga organet e UDB-sė gjatė luftės ashtu edhe mbas luftės. Nė kėto masakra ka marrė pjesė edhe agjenti i qeverisė jugosllave nė gjirin e Qeverisė Shqiptare, tradhtari Koēi Xoxe, i cili nė cilėsinė e Ministrit tė Brendshėm tė Shqipėrisė nė fillim tė vitit 1945 autorizoi oficerėt e UDB-sė qė tė pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq nė tokėn shqiptare mė tepėr se 1000 kosovarė tė pafajshėm. Duke qenė se Qeveria jugosllave ka shumė frikė nga patriotizmi dhe shpirti luftarak i popullit shqiptar tė Kosovės, ajo ka urdhėruar dhe ka marrė masa pėr largimin nga Kosova tė meshkujve qė janė tė aftė pėr tė luftuar".
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Masakra e Tivarit-1945
    Nga Sabriu nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-04-2013, 17:15
  2. Si ndodhi masakra e Tivarit me1 prill 1945
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 14:57
  3. Masakra E Tivarit - 1 Prill 1945
    Nga Nertili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 05:55
  4. Si u vranė 4300 shqiptarė mė 1945
    Nga ~Geri~ nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:13
  5. Masakra nė Kazakistan
    Nga ~Geri~ nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 06:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •