Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Krijime tė ndaluara

    (duke u nisur dhe nga diskutimet ne forum)

    Do me pelqente te diskutonim mbi librat e ndaluar gjate viteve si ne Shqiperi ashtu dhe ne bote. Kur them ne Shqiperi do me pelqente te diskutonim me shume per vitet pas "demokracise" (eshte e kote te fillojme te diskutojme per me pare).

    Arsyet perse ndalohen librat (apo dhe krijime te vecanta), nga qeverite e vendeve te ndryshme te botes? Sa ekstreme jane keto arsye dhe sa racionale? Kini lexuar libra - te ndaluara perkohesisht, dhe a ju eshte dukur arsyeja e ndalimit e drejte?!


    Nga gjithe librat e ndaluara ne U.S. gjate viteve, libri "Nje mije e nje nete" (mbaj mend na i lexonin ne Shqiperi qe kur ishim bebe) eshte ai qe me ka bere me shume pershtypje (edhe pse nuk e kam lexuar perkthimin origjinal ne anglisht, qe te ve doren ne zjarr).




    Diskutim te kendshem!



    p.s. nuk e di nese kjo teme eshte hapur me pare ne forum...

  2. #2
    asgje s'me perket mua
    Anėtarėsuar
    25-12-2004
    Vendndodhja
    Detroit
    Postime
    46
    Cudi qe e hapin pikerisht moderatoret kete teme...me te ndaluara, si "te specializuar ' qe jane bere ne kete fushe. Po nejse, me mire vone se kurre! Teme interesante sidoqofte.
    Madje eshte mire te filloje qe nga shkrimtaret e censuruar dhe te ndaluar shqiptare e pastaj me ata te huaj....
    Zakonisht "te ndaluarit" jane bere edhe me te famshem e me te lexuar pikerisht nga ndalimi...efekti i "molles se ndaluar".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga epidemia : 22-04-2005 mė 23:46

  3. #3
    asgje s'me perket mua
    Anėtarėsuar
    25-12-2004
    Vendndodhja
    Detroit
    Postime
    46
    Sipas mendimit tim aresyeja kryesore e ndalimit apo censurimit te nje libri apo te nje autori eshte ideja qe ai percjell. Pra kur kjo ide bie ndesh me interesat politike, strategjike apo kombetare te nje shteti te caktuar ne nje moment te dhene atehere ndodh dukuria e rendomte e ndalimit te botimit te asaj vepre apo te atij autori ne shtetin ne fjale. Kjo gje zakonisht ndodh ne vendet e paqyteteruara ku akoma idete e reja cilatdoqofshin nuk suportohen dot nga mentaliteti drejtues i shtetit. Gjithashtu kjo gje ndodh edhe pa perjashtim ne te gjitha vendet diktatoriale, komuniste,fashiste apo te tipit junte ushtarake.
    Por kjo gje ndodh edhe ne vende teper te civilizuara si Shtetet e bashkuara te Amerikes apo gjetke ku politikat shteterore i nenshtrohen interesave te lobeve te caktuara financiare qe ne momentin e dhene jane pikerisht ata qe vendosin de facto per cdo zhvillim apo drejtim te strategjive te nje kulture te caktuar qe iu sherben interesave te tyre te ngushta. Dhe idete pasqyrohen edhe ne nje poezi me pak rreshta ashtu sic mund te pasqyrohen edhe ne nje levizje qytetare te permasave gjigande ne rruget e metropoleve.

    Pra eshte pikerisht...IDEJA ajo qe e ben nje liber apo autor te "rrezikshem".
    Por sipas Oskar Uajlldit nese nje ide nuk eshte e rrezikshme ajo pushon se qenuri ide.

    ps. Me vone ndoshta do jem me konkret e me emra te vecante librash dhe autoresh te ndaluar...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Liria e shprehjes eshte e sankionuar ne kushtetue.
    Nuk ka censure paraprake, ne demokraci.
    Censura behet vetem ne rastet kur materiali i butuar, nxit urrejtje nder etnike, apo destabilizim te vendit, po edhe ne keto raste ajo smund te jete paraprake, pra nuk mund te behet ne shtype-shkronje. Ajo behet vetem pasi eshte botuar, dhe vetem ne rastet e parashikuara nga ligji, nga organet kompetente.
    Edhe ne keto raste botuesi ka te drejte ti drejtohet gjykates se strasburgut, e cila mund te shpalle te paligjshem vendimin e nje shteti per te censuruar nje liber, apo per ta nxjerre ate nga qarkullimi.
    Me duket perralle qe libri me perralla 1001 nete te jete ndaluar ne USA.
    Nuk ka arsye per tu vepruar keshtu, aq me teper qe hollivudi e ka bere film kete liber.

  5. #5
    Censura aplikohet nė kopetė njerėzore qė nuk kanė aftėsi tė mendojnė pėr veten e vet, d.m.th. ku qeveria mendon a vendos se kopeja qė ajo drejton nuk ka aftėsinė tė mendojė siē duhet (vėre frazėn: siē duhet) pėrmbajtjen e pėrēuar nga libri a mendimi nė fjalė.

    Rast i rrallė ėshtė dhe censura qė aplikohet kur ideja e pėrēuar nxit nė mėnyrė aktive veprimtari qė bie nė kundėrshtim me kodin penal.

    Aplikimi mė i rreptė i censurės nė shtete (e jo vetėm), shkon sipas totalitarizmit tė karakterit politik apo fetar apo nė kombinim.

    Njė faqe interesante pėr librat e censuruar nė SHBA: http://onlinebooks.library.upenn.edu/banned-books.html

    (Fakt ėshtė se pjesa mė e madhe e njerėzimit ėshtė nė status kopeje.)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Ne kodin penal nuk ka asnje dispozite ligjore qe denon nje person per menyren se si mendon, apo per publikimin e tyre. E vetmja ka qene ajo per agjitacion e propogande, ne kohen e xhaxhit, po ajo nuk ka kuptim dhe eshte perjashtuar nga kodi i ri penal.
    Ne demokraci nuk ndalohet askush te mendoje ate qe do, te shprehet ashtu sic do, dhe kur flasim per lirine e shprehjes kemi parasysh qe jo qe thuhet mund te bjere ne kundershtim edhe me parimet morale apo me vlerat e atij vendi.Parimi i Lirise se shprehjes nuk do te kishte kuptim nese ai do te aplikohej vetem per shprehjen e vlerave pozitive.
    Ne lidhje me kete ka pas edhe nje proces te bujshem gjyqesor ne amerike qe me sa me kujtohet njihet si Lery Flin kunder shteteve te bashkuara . Gjykata i ka dhene te drejten Lary flin duke argumentuar se parimi i lirise se shprehjes eshte e pacenueshme, dhe i mbrojtur nga kushtetuta amerikane, e njohur edhe ne konventen e lirive dhe te drejtave te njeriut, kreun qe flet per lirite negative te individeve.
    Ky eshte nje botues i nje reviste pornografike, dhe kishte ngjall shume irritime ne komunitet, si shperndares i moralit te keq, e migjethate ai e fitoi gjyqin.

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga nitROSHI
    Ne kodin penal nuk ka asnje dispozite ligjore qe denon nje person per menyren se si mendon, apo per publikimin e tyre.
    Citim Postuar mė parė nga fraction
    censura qė aplikohet kur ideja e pėrēuar nxit nė mėnyrė aktive veprimtari qė bie nė kundėrshtim me kodin penal.
    Neni 265 (i Kodit Penal)

    Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndėrmjet kombėsive, racave dhe feve

    Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe pėrgatitja, pėrhapja ose ruajtja me qėllim pėrhapjeje e shkrimeve me pėrmbajtje tė tillė, dėnohen me gjobė ose me burgim gjer nė dhjetė vjet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Legjion : 23-04-2005 mė 11:04

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Citim Postuar mė parė nga nitROSHI
    Liria e shprehjes eshte e sankionuar ne kushtetue.
    Censura behet vetem ne rastet kur materiali i butuar, nxit urrejtje nder etnike, apo destabilizim te vendit, po edhe ne keto raste ajo smund te jete paraprake, pra nuk mund te behet ne shtype-shkronje.

    Ti ke thene

    "Rast i rrallė ėshtė dhe censura qė aplikohet kur ideja e pėrēuar nxit nė mėnyrė aktive veprimtari qė bie nė kundėrshtim me kodin penal."


    kete te kam thene edhe une, por ajo qe kembengul eshte qe kjo nuk eshte vendos ne Kodin penal, por ne kushtetute. Kodi penal ben vetem nje reformulim te asaj qe parashikon kushtetuta, dhe kete per efekt te caktimit te denimit.
    Pra kjo parashikohet nga kushtetuta. Kodi penal vetem jep masen e denimit, sepse nuk mund te thuhet ne kushtetute qe ata qe shkelin kete nen te kushtetutes futen ne burg.
    Pra kjo eshte nje rikonfirmim i nenit te kushtetutes qe flet per bashkejetesen e kombit shqiptar me te gjitha pakicat kombetare, apo etnite e ndryshme qe jetojne brenda tij.
    Pra kemi te bejme me shkelje te kushtetues, dhe pas kesaj shkelje hyn ne pune kodi penal qe percakton sanksionin.
    Kjo ndryshe njihet si nje rezerve ligjore e perforcuar me ane te kodit penal.

  9. #9
    Racionalizim, megjithatė i justifikuar.

  10. #10
    Pyetja e tretė (dy tė parat pėrgjigjur mė lart):
    - Kini lexuar libra - te ndaluara perkohesisht, dhe a ju eshte dukur arsyeja e ndalimit e drejte?!
    Kam lexuar Tom Sojerin. (Ndaluar nė SHBA.) Shkak i padrejtė.


    Censurė do tė thotė tė gjykojė tjetri pėr informacionin qė do tė marrėsh. Nėse je dakord me kėtė, atėherė censura ėshtė e drejtė. Nėse nuk je, atėherė censura ėshtė e padrejtė.

    Unė s'jam. Kėtu nė forum disa janė dakord (dhe kjo ėshtė e qartė), si nga kopeja, ashtu dhe nga barinjtė. Censura ėshtė pėr marrėdhėniet kope-bari. Sa dakord ėshtė gjithsecili me censurėn tregon dhe nėse ky gjithsecili hyn nė (pranon) kėto lloj marrėdhėniesh apo jo.

  11. #11
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mos i merrni gjerat personalisht, por diskutoni me gjere, per librin, per autorin.

    Nuk besoj se "jam dakort" / "nuk jam dakort" jane pergjigje te sakta per pyetje te tilla. Jo gjithe librat jane ndaluar per te njejten arsye, ndaj dhe nq se doni te mbroni dicka tregohuni me mendjehapur.


    Nit, e vure re dhe tek ajo faqja me lart eshte "1001 Nete", kuptohet perkohesisht (une kam qene po aq e cuditur kur e kam marre vesh, gjithsesi po te lexosh pershkrimin e ligjit qe e ndalonte librin ne ate kohe atehere duket mese e arsyeshme per momentin).

    Kjo me sjell dhe tek ideja se duhet vene re dhe koha kur librat jane botuar. Tabute, kane tendencen te ndryshojne ngjyre gjate viteve. Sot ne U.S. kam mendimin eshte shume e lehte te ndalosh nje liber, dhe ne te njejten kohe eshte shume e lehte te mbrosh kunder ndalimit te nje libri - liria e shprehjes dhe mendimit.(avokatet e bejne te bardhen te zeze kur te duan)


    Tom Sojeri me sa kam lexuar ka qene ndaluar ne shume vende te botes, po ashtu dhe Huckleberry Fin, perseri them qe duhet pasur parasysh koha kur keto libra jane shkruar. Eshte e lehte te thuash sa gabim eshte "ndalimi i nje libri", por ne te njejten kohe duhet pasur parasysh se bota ka lloj lloj njerzish. Edhe pse asnjeri nuk ka te drejten te beje zgjedhjet (ne kete rast cfare te lexosh apo jo) per te tjeret, perseri perderisa pasojat (te mira/te liga) jane mbi kurrizin e atij qe ben zgjedhjet, atehere sigurisht qe AI (ata, qeverite etj) kane ne dore te vendosin kufij.


    : ) Diskutim te kendshem

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Arsyeja ligjore, eshte e vetmja arsye qe i jep dikujt te drejten te kerkoje daljen e nje libri nga qarkullimi, dhe per te qene i afte te kuptosh kete nuk duhet ndonje inteligjence kushedi se cfare.
    A jane argumentimet qe behen per ndalimin e nje libri gjithmone te drejta????
    Nese kjo eshte pyetja qe po ben ti flori, me fal, por duhet te them qe eshte nje pyetje idiote dhe pa fare kuptimi.

  13. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Libra tepėr tė dėmshėm tė shekujve 19 dhe 20.

    1. Manifesti Komunist
    Autore: Karl Marx dhe Frederik Engels
    Data e publikimit: 1848

    Shkurt: Marksi dhe Englesi u linden ne Gjermani ne 1818 dhe 1820, ata jane baballaret e komunizmit. Englesi qe nje trashgimtar i nje fabrike tekstilesh, dhe me parate financoi Marksin gjate jetes se tij. Ne vitin 1848 ata qene bashke autore te librit famekeq "Manifestoja Komuniste" si nje platforme veprmi i nje grupi qe e quanin veten Liga Komuniste. Libri i tij kishte si vizion historine e luftes midis klases puntore dhe klases se pronareve. Sipas tyre puntoret qene te shfrytezuar nga pronaret, dhe u bene thirrje puntoreve per nje revolucion, ku pronat familiare dhe shteterore te bashkoheshin ne nje Utopi ploretariate. Thuhet se Manifestoja ka dhene rruge per vrasjen e mese 50 milion njerzve, ne vendet te cilat praktikuan teorite e dy enderrimtarve famekeq.


    2. Mein Kampf (Perpjekja ime)
    Autor: Adolf Hitler
    Data e publikimit: 1925-26

    Shkurt: Mein Kampf u publikua fillimisht ne dy pjese, ne vitin 1925 dhe 1926 pasi Hitleri u fut ne burg pasu kreu Pucin e Korridorit te Birres, e cial kishte per qellim te merrte pushtetin nga qeverisa Bavareze. Ne kete liber Hitleri shprehu mendimet e tij raciste dhe anti-semitike (anti Hebre), ai shtroi programin e tij per qeverine Naziste qe piketoi drejt tek Holokasti dhe Lufta e II Boterore. Ai parashikoi vrasjen masive te Hebrenjve dhe nje lufte kundra Frances e ndjekur nga nje konflikt me Rusine, per te ndertuar nje "dhome zbavitje" per Gjermanet ne Europe. Ky liber mund te kishte marre dhe vendin e pare, sepse jo vetem qe Hitleri me sistemine tij ishte shkaktar i nje lufte gjakatare, por edhe solli ne bote filozofine sekulariste atesite, ku njeri nuk eshte gje tjeter vec nje kafshe e evoluar dhe nuk ka vlere.


    3. Thenie nga Kryetari Mao
    Autor: Mao Zedong
    Data e publikimit: 1966

    Shkurt: Mao, qe vdiq me vitin 1976, ishte udheheqesi i Ushtrise se Kuqe ne luften per kontrollin e Kines, kundra forcave te Chiang Kai-shek. Ai doli fitimtar ne vitin 1949, dhe formoi Republiken Popullore te Kines, duke skllaveruar shtetin me te madh ne bote nen kthetrat e komunizmit. Ne vitin 1966, ai publikoi "Thenie nga Kryetari Mao Zedong", ose i njohur si "Libiri i vogel i kuq", si nje vegel ne revolucionin kulturor qe perfshiu Kinen. Ironik titulli i revolucionit Kinez, sepse gjate ketij revolucioni u ndalua muzika klasike dhe letersia boterore. “Eshte detyra e kombeve te botes te ndalojne imperializmin Amerikan” shkruajti Mao.


    4. Raporti i Kinseit
    Autor: Alfred Kinsey
    Data e publikimit: 1948

    Shkurt: Alfred Kinsei ishte nje zoologjist tek Universiteti Indianes ne SHBA ne vitin 1948, publikoi nje studim te titulluar "Sjellja seksuale e mashkullit" ose i quajtur si Raporti i Kinseit. Pese vjet me vone ai publikoi nje studim per femrat. Raporti i tij kishte per qellim te ti jepte nje pamje normaliteti taktikave jo normale seksuale. Sipas libirt te tij 95%e meshkujve Ameirkane qene te prire kaq shume ndaj seksit sa mundte akuzoheshin per ofendime seksuale. “Raporti i tij kishte studime seksuale mbi femijet dhe vajzat nen 4 vjec. Gjithashtu tha se 37% e meshkujve Ameirkane kishin provuar seks me partnere te seksit te njejte”



    5. Demokracia dhe Edukimi
    Autor: John Dewey
    Data e publikimit: 1916

    Shkurt: John Dewey, qe jetoi midis viteve 1859 dhel 1952, ishte nje filozofist progresiv ,dhe avokati me i madh per paganizimin e shoqerise. Ai i perkiste filozofise Humaniste e cila citon se nuk ka asgje te keqe me njeriun, dhe gjithcka e keqe qe ndodh jane thjesht pasoja te rrethanave, sepse njeriu ne vetvete eshte i mire dhe jo i keq. Sipas librit te tij menyra se si edukohen femijet duhet te ndryshohet dhe ne vend te menyrave te zakonshme femijet nuk duhen te mesohen me rregulla apo ligje morale.


    8. Pertej te Mires dhe te Keqes
    Autor: Freidrik Nice
    Data e publikimit: 1886

    Shkurt: Nje grafit (shkrim) ne nje mur universiteti shkruan "Zoti ka vdekur - Nicja", ndersa me poshte "Nicja ka vdekur - Zoti". Nicja tha ne librin e tij Shkenca e Lumtur se Zoti ka vdekur, dhe se njeriu eshte i shtyre per pushtet nga deshira te pamoralshme. Do te vije nje kohe tha ai, qe super njeriu do te shtyje ne grope njeriun moralist fetar, dhe do te hype vete ne fronin e pushtetit boteror. Ai i shikonte ligjet morale si burgje rreth njerzve qe i ndalonjne ata te hypin ne krye te aftesive te tyre. "Jeta eshte ne esence, shembja, qellimi dhe shkaterrimi i te mekurve, dhe fuqia, pushteti dhe pamundesia per te ndaluar me te fortin" u shpreh Nice. Nazistet e morren filozofine e Nices dhe e bene makinen mendore qe shtyri kahsapanen e Luftes se Dyte Boterore.

    6. Das Kapital
    Autor: Karl Marx
    Data e publikimit : 1867-1894

    Shkurt: Karl Marksi vdiq pasi botoi vellimin e pare te librit te tij, bashkepuntori i tij Englesi botoi vellimet e tjera pasi i redaktoi. Das Kapital e pikturoi kapitalizmin si nje sistem skllavo-pronanr, ku pronaret keq paguajne dhe keq trajtojne punojesit. Ai mendoi si pasoje e praktikave te kapitalizmit nje revolucion nderkombetar duhet te ndodhte, ku te vendosej pushteti i puntoreve ne nje shoqeri pa klasa sociale. Ky liber u be Bibla e shume diktatoreve boterore, qe jo vetem nuk munden te krijonin barazi per punonjesit por edhe thellesuan diferencat midis klasave sociale.

    7. Misticiteti i Femres
    Autor: Betty Friedan
    Data e publikimit: 1963

    Shkurt: Ne librin e saj "Misticiteti i Femres" autorja zbertheu rolin e femres ne shoqeri duke denuar cdo gje qe femrat bejne ne familje. Mamate qe kujdesen per femijet ne shtepi, u quajten nga autorja si skllave dhe jo te emancipuara. Roli i gruas si nene per autoren qe roli me degradues per femren. Ajo themeloi dhe Organizaten Feministe, ku qellimi i tyre ishte te konkuronin me burrat. Edhe pse libri dhe autorja kishin per qellim te mbronin femrat nga diktatura e burrave, duke perdorur burrat si pike referimi per sukses dhe qellim ne jete, nuk bene gje tjeter vec se ju bene nje kompliment burrave. Ajo qe nje Marksiste e flakte, e cila si dhe e thame e shikonte rolin e gruas ne familje si rolin e nje skllavi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #14
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Nga erdhi ky informacion?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  15. #15
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    me shume se gjysma e ketyre librave qe ke paraqitur Davius jane bazat e ideologjise komuniste dhe te tjeret i perkasin ateisteve. pa ofendim por me duket se qenke nje konservator i ekstremit te djathte i thekur
    pastaj n.q.s sistemi komunist shkaterroi popuj sistemi kapitalist po shkaterron te gjithe globin (pasi eshte nje makine shkaterruese e ambjentit qe nuk mund te kontrollohet nga vete kapitalistet). Megjithese e kemi nje mundesi per te jetuar ne Hene apo Mars me duket.

  16. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Davius do ishte me mire te jepje referenca, qe ta dime cili eshte mendimi yt cili mendim i te tjereve.
    Kjo eshte nje radhitje (e modifikuar) e nje prej revistave konservative (Human Events) dhe eshte bere nga shkollare konservatore (Gunnar ka te drejte, jo per ty mbase po per pergatitesit e kesaj liste).
    Nuk po jap gjykimin tim per kete radhitje sepse pothujse nuk i kam lexuar fare keta libra.
    Ēeshtjen e Komunizmit dhe Kapitalizmit nuk po e diskutoj ketu.
    SG

  17. #17
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Nga erdhi ky informacion?
    E gjeta dikund ne net, por paskam haruar te cek ne fund burimin ishte ne yahoo groups me duket nga nje profesor i letersise ashtu dicka...

    SuiGeneris, une s'kam ende mendim se si kam lexuar keto libra te them te drejten, sot kerkova disa t'i shfletoj dhe te shoh me vone per komente...

    Ju flm.
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #18
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Gunnar me fal per keqkuptimet nuk jane keto komente te miat, thjesht eshte nje material i gjetur dhe i postuar per diskutim...

    Sic thashe edhe me larte edhe une s'kam shume njohuri.

    Edhe njehere flm.
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #19
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Personalisht mendoj qe nqs nje profesor letersie e paska bere kete liste, turp per faqe te zeze. Nuk ekzistojne "librat e demshem." Perkundrazi, shumica e librave ketu jane libra te vlefshme historike. RAPORTI I KINSEY-t, sidomos eshte hapi i pare drejt njohurise seksuale, ku seksualiteti filloi te respektohet si nje dege tjeter e shkences psiko-sociologjike. MEIN KAMPF eshte thesar historik, pasi eshte pamja jone me e sakte ndaj Hitlerit dhe ideologjive se tij.

    MANIFESTI KOMUNIST, MEIN KAMPF, RAPORTI I KINSEY-t, DEMOKRACIA DHE EDUKIMI, PERTEJ TE MIRES DHE TE KEQES, MISTICITETI I FEMRES - librat per te cilat mund te flas vete, pasi per te tjerat s'kam njohuri, jane aq larg te merituarit kete tikete "I DEMSHEM!" Fundja, pikepamjet e ndryshme dhe publikimi i tyre nuk ben gje pervec se zgjeron horizontin, e per nje pjese te popullsise u dhuron kenaqesine e te diturit se nuk jane vetem ne kete bote, dhe se plot te tjere ua vleresojne opininonet. Dikush qe ndihet i kercenuar prej kesaj liste eshte vertete paranojak me tendenca diktatoriale.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2005
    Postime
    2
    Me libra "te demshem" , me duket se Davius ka patur per qellim te diskutoje rreth librave te ndaluar ne shekullin e kaluar. Nje teme e tille ka ekzistuar edhe me pare. Me shume informacion mund te gjeni ketu :
    http://www.forumishqiptar.com/showth...=libra+ndaluar

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Krijime ne italisht
    Nga leci nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 25-05-2012, 08:13
  2. Kamata Lufta me Allahun dhe Rregullat e Shitblerjes
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 09:24
  3. Perhapja dhe Shperndarja e Letrave te Ndaluara
    Nga AnaH_M nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-05-2009, 17:02
  4. Mbledhėsi i Folklorit: Nė '96 regjistrova 38 krijime
    Nga Beqari002 nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 12:16
  5. Cilat krijime shqiptare ju kane pelqyer me shume? Lista!
    Nga Benni nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 06:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •