Postuar mė parė nga
Syku
Aforizma nga Pellumb Syku
1. Urtesirat jane ne jete, si lulet ne kopesht.
2. Xhelozia eshte nje ortek qe nis e sillet brenda teje derisa te kapton.
3. Pranimi i disa mangesive ndihmon ne zhdukjen e te tjerave.
4. Kush jeton pa bindjet e veta, behet skllav i te tjereve.
5. Nje puthje me shume ne dashuri ndryshon sa nje zero me shume pas nje numri.
6. Edhe djalli mund te kete ndonje xhest fisnik.
7. Miqesia e vertet eshte aq e bukur, sa e rralle.
8. Zotat i krijuam si deshem vete.
9. Nje i dashuruar, ashtu si nje i pushtuar nga djalli, nuk jane zoterues te vullnetit te vet.
10. Paraqitja eshte maskimi me i hijshem.
11. Ata qe behen pre e deshirave kalimtare, ia bejne mire.
12. Dashuria e fundit supozohet te jete me e gjata.
13. Artisti te ben te mendosh per filmin nder hapat e jetes tende.
14. Shume genjeshtra te vogla bashke, perbejne nje te vertete te madhe.
15. Nje dhelper do arrije gjithmone te beje lemsh nje tufe luanesh.
16. Te falem nderit, por kam injorancen time, ē’te bej me tenden?
17. Lum pasardhesit e nje blasfemuesi, do behen trashigimtar e prijes.
18. Thone qe pija te merr mendet e parate. …po ti kesh me pare.
19. Rendesia e dashurise kuptohet kur dashuria mungon.
20. Kush nuk ka nje ndjenje patriotike sado te vogel, s’eshte as i vetes e as i askujt.
21. Rinia vjen kur t’i teket.
22. Veprat qe ben jane si boomerang, gjithmone kthehen tek ti e te bien ballit.
23. Shume gjera mesohen nderkohe qe thuhen.
24. 25. Pas pickimit te mushkonjes, pyes veten nese mushkonja di te jete e lumtur, te pakten.
26. Ushtaret qe vdesin ne lufte gati kurre nuk e dine arsyen e luftes.
27. M’u desh te krijoja shume genjeshtra qe te rrija ne valle.
28. Njeriu jeton gjithsesi.
29. Qe te dish te gjykosh vertet nje person, duhet te punosh me pare me te.
30. Kur jep lemoshe, sigurohu te besh mire!
31. Doktoret thane qe seksi ben mire. Epo… faleminderit shume, deri tani nuk e dinim.
32. “Mollen e mekatit e kafshoi e para Eva”. Si te ishte ndryshe!
33. Dashuria eshte si stina e veres, vjen plot entuziazem e iken trishtuar.
34. Pse njeriu s’kupton, qe ēfare ka, eshte ēfare don?
35. Shoket e rreme te shtyjne te hedhesh, por s’te japin doren te ngrihesh, po u rrezove.
36. Te varferit enderrojne lumturine aq sa te pasurit.
37. Ruaju njeriut qe behet i pasur me mund.
38. Zemra eshte si zogu ne kafaz; kenga e saj s’do te magjeps po s’qe e lire.
39. Nese di t’ua fitosh zemren femijeve, femijeria eshte akoma ne ty.
40. Besoji femres nje sekret ne mengjes dhe pasdite do e lexosh ne shikimet e kalimtareve.
41. Shume njerez bashkejetojne me kafshe, por a do ishin dakort kafshet sikur ti pyesnim?
42. Hakmarrja eshte e arsyeshme, kur nuk ka drejtesi.
43. Behu mergimtar nese deshiron te dish ēeshte perulja.
44. Nese je shpesh i lumtur, pickohu nganjehere sepse mund te jesh duke enderruar.
45. Krahet i ke, duhet vetem t’i zbulosh e mund te fluturosh.
46. Dikush vdes nje dite e dikush ēdo dite.
47. Mashkulli e femra fyhen e pastaj flejne bashke.
48. Lajmit te keq ia degjon trokun qe larg.
49. Politika mbart paradokset me te medha te votuara nga populli.
50. Malli i mire e shet veten vete.
Krijoni Kontakt