Shekulli
--
Pas katër muaj hetimesh intensive, prokuroria e Tiranës identifikon autorët e implikuar në vrasjen e nënës së këngëtares Lila
"Dimë vrasësin e nënës së Elsës"
Prokuroria, disa fletë- arreste për vrasjen e Eva Vishajt
Lindita Çela
TIRANË- Prokuroria e Tiranës është drejt zbardhjes së plotë të vrasjes së Eva Vishajt, nëna e këngëtares së njohur Elsa Lila, madje sipas burimeve janë prerë disa fletë- arreste. Burime të Prokurorisë thanë për gazetën se për vrasjen e 39-vjeçares Eva Vishaj, janë të dyshuar disa persona. “Hetimet nuk kanë përfunduar, por në ekzekutimin e gruas 39- veçare janë implikuar disa persona”,- thanë për gazetën burime të prokurorisë. Për efekt hetimi nuk bëhen të ditura emrat e personave të implikuar në këtë vrasje, por konfirmohet prerja e disa fletë arresteve. Sipas burimeve, të implikuarit në vrasjen e Eva Vishajt pritet të arrestohen shumë shpejt dhe dëshmia e tyre do të çojë në zbardhjen e motivit të ekzekutimit të nënës së dy fëmijëve, në maj të vitit 1997. Plot katër muaj i është dashur të punojë grupit të hetimit në Prokurorinë e Tiranës për të shkuar drejt zbardhjes së një prej vrasjeve më misterioze të tetë viteve të fundit. Megjithëse grupi hetimor është përballur me një mungesë të theksuar provash, ai ka arritur të zbulojë personat e dyshuar në këtë vrasje. Ndërkohë, të afërmit e viktimës, nga ana e tyre, kanë thënë se e dinë kush e ka vrarë Evën. Sipas tyre, ai është një person me inicialet A.A dhe që pas vrasjes së Evës është larguar në Itali. Emri i tij i plotë ndodhet në dosjet e hetimit të prokurorisë.
Vrasja pa dosje
Deri katër muaj më parë, për vrasjen e Eva Vishaj nuk ekzistonte asnjë dosje, qoftë dhe me të dhënat elementare të ekspertizës në vendin e ngjares. Një mungesë e tillë provash ka vështirësuar së tepërmi punën e grupit hetimor të prokurorisë së Tiranës, që menjëherë pas kërkesës së babait të viktimës, nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur për gazetën se për këtë vrasje nuk ka ekzistuar asnjë e dhënë në Ministrinë e Rendit Publik. Grupit të hetimit i është dashur ta nisë gjithçka nga e para. Nga ana e tyre, të afërmit e viktimës kanë thënë për gazetën se një grup punonjësish të komisariatit nr. 4 në kryeqytet kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, (në kilometrin 31 ku u gjet e vrarë Eva Vishaj) dhe se hetimet paraprake lidhur me vrasjen e saj u dërguan në prokurorinë e Tiranës. Por dosja me këto të dhëna, sipas familjarëve të gruas së vrarë, i është përcjellë në atë kohë komisariatit të policisë së Elbasanit, për shkak se trupi pajetë i Eva Vishajt u gjet në territorin që mbulon ky komisariat. Por edhe në komisariatin e policisë së Elbasanit, nuk ekziston një dosje për këtë vrasje. Madje mësohet se as prokuroria e këtij qyteti nuk është marrë me hetimin për zbardhjen e ekzekutimit të Eva Vishajt.
Hetimi
Hetimet për vrasjen në rrethana misterioze të 39-vjeçares Eva Vishaj, në 23 maj të vitit ’97, kanë nisur dhe po vazhdojnë nën drejtimin e prokurorit të rrethit të Tiranës, Vexhi Muçmata. Nga hetimet e deritanishme, sipas burimeve për gazetën, ka rezultuar se vrasja e Eva Vishajt është kryer me paramendim. Në trupin e viktimës nuk është ushtruar asnjë llojë dhune as edhe nuk është përdhunuar. Vdekja e Eva Vishës është shkaktuar vetëm nga një plumb në kokë, kjo e vërtetuar edhe nga ekspertiza e mjekëve ligjorë. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se Eva Vishaj ka qenë duke udhëtuar me autorin e krimit, i cili gjatë rrugës Tiranë-Elbasan e ka ekzekutuar me armë zjarri. Hetuesit këmbëngulin se vrasja e 39-vjeçares është kryer me paramendim, pasi mbi viktimën nuk është ushtruar asnjë lloj dhune.
Familjarët
Familjarët e viktimës, krahas shumë të dhënave që i kanë dhënë grupit të hetimit, kanë treguar dhe emrin e personit që sipas tyre është vrasësi i Eva Vishajt. Sipas tyre, autor i vrasjes së Evës është një person me inicialet A. A., i cili aktualisht jeton në Itali. Sipas këtij burimi, thuhet se personi i dyshuar për vrasjen e 39-vjeçares Eva Vishaj ka qenë i martuar dhe se ai është larguar nga Shqipëria pas ekzekutimit të saj. Sipas burimeve, ndaj personit të denoncuar nga të afërmit e viktimës është prerë një fletë- arresti ndërkohë që pritet ekstradimi i tij nga Italia. Gjithsesi grupi i hetimit mbetet i rezervuar lidhur me detajet e hollësishme rreth personave të implikuar në ekzekutimin në rrethana enigmatike të Eva Vishajt, në maj të vitit 1997.
Tetë vjet mister
Pas tetë vitesh, prokuroria e Tiranës është në prag të zbardhjes së plotë të vrasjes së Eva Vishajt, lindur në Vlorë dhe banuese në Tiranës. Për vite me radhë, vrasja e ndodhur në maj të vitit 1997 ka qenë krejtësisht e mistershme. Askush nuk ka kryer hetime mbi motivet dhe autorët e kësaj vrasjeje. Madje misteri i vrasjes së gruas 39-vjeçare shoqërohej dhe me “legjenda” të cilat sipas hetimeve të deritanishme të prokurorisë, janë shumë larg së vërtetës. Përgjatë kësaj është folur se 39- vjeçarja Eva Vishaj është vrarë në shtëpinë e saj dhe më pas është hedhur në Qafë-Krrabë. Trazirat që shoqëruan vitin ‘97 duket se kanë ndikuar në moskryerjen e hetimeve të plota për zbardhjen e ngjarjes. Por një letër e mbërritur pak muaj më parë, në Prokurorinë e Përgjithshme, nga babai i viktimës, duket se ka nxjerrë nga sirtaret një nga krimet më të rënda.
Lindita Çela
23 maj ‘97
Kjo është dita kur Eva Vishaj u gjet e vrarë në kilometrin 31, në rrugën nacionale Tiranë- Elbasan. Trupi i pajetë i nënës së dy fëmijëve u gjet nga kalimtarë të rastit të cilët më pas lajmëruan menjëherë në polici. Policia që atëherë kreu hetime nuk dalloi shenja dhunë në trupin e viktimës, përveçse një plumb në kokë që i kishte marrë jetën 39-vjeçares
Dhjetor 2004
Deri në këtë kohë nuk ekzistonte asnjë dosje për vrasjen e Eva Vishajt. Familjarët e saj kanë pritur më kot nga policia apo prokuroria për gjetjen e autorëve të vrasjes së vajzës së tyre. Dhe pritja e tyre ka sosur. Ata kanë shkuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku dhe kanë kërkuar me insistim nisjen e hetimet për vrasjen në rrethana misterioze të vajzës së tyre
Pas 4 muajsh
Katër muaj pas kërkesës së nisjes së hetimeve për vrasjen e Eva Vishajt nga familjarët e saj, këta të fundit kanë marrë njoftimin se autorët e implikuar në këtë krim janë identifikuar dhe shumë shpejt do të arrestohen. Ky lajm ka mundur të zbusë paksa plagën e të afërmëve të Evës, sidomos të babait të saj, që u shpreh se tani do të prehem i qetë
Familjarët: A.A është vrasësi
Familjarët e Eva Vishajt kanë dhënë për grupin e hetimit emrin e një personi për të cilin ata dyshojnë se është autor i ekzekutimit të vajzës së tyre. Sipas familjarëve, personi me inicialet A.A është larguar në Itali, pas ekzekutimit të Evës. Thuhet se dhe ndaj personit të denoncuar nga familjarët, prokuroria ka prerë fletë arrestin
Hetimet
Katër muaj më parë, një grup prokurorësh të Prokurorisë së Tiranës kanë nisur hetimet intensive për vrasjen e Eva Vishajt, nënës së këngëtares së njohur Elsa Lila. Hetimet nisën pas një letre që babai i gruas së vrarë i dërgoi Prokurorit të Përgjithshëm, ku i kërkonte gjetjen e autorëve të vrasjes së vajzës së tij. “Kanë kaluar shumë vite nga vrasja e vajzës sime dhe prokuroria nuk ka mundur të gjejë autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje”,- thuhej në letrën që babai i viktimës i drejtonte Prokurorit të Përgjithshëm
Fletë- arrestet
Pas katër muaj hetime intensive prokuroria e Tiranës ka mundur të identifikojë autorët e implikuar në vrasjen e nënës së këngëtares së njohur. Megjithëse hetimet nuk kanë përfunduar, sipas burimeve nga prokuroria e Tiranë, janë prerë disa fletë arreste dhe shumë shpejt personat e dyshuar do të arrestohen. Prokuroria nuk i bëri të ditur emrat e personave të identifikuar, për arsye hetimi. Burime nga grupi i hetimit thanë se arrestimi i tyre do të sjellë dhe dëshmi, të cilat do të zbardhin rrethanat dhe motivet e vrasjes së Eva Vishajt
14/04/2005
-----------------
di llafe..
8 vjet kan fjetur prokuroret e Nanos.. e skan ven ujet ne zjarr te gjejne vrasesin e Eves..
Keshtu ja shperblen Nano mikeshave te veta..
Per te fjetur hoteleve me te ndjeren sa ishte me trajnim ne Bence ja kish qejfi.. e sapo u lirua e u be krieminister nuk begenisi me te merret me mantenutat e vjetra..
i braktisi "plakat " sikurse te shoqen e ca te tjera se helbete i duket vetja bill klinton e berluskon e Sheik Dubai e i duhet Harem me te Njoma..sikurse mikut te tij Thaqit ..
Po Ps-ja si nuk cau koke per te mjeren Eva..
Ajo i sillte pusull-direktivat Partise nga Benca..
Apo sic duket mesoi shum gjera e nuk duhej te shihte me driten e diellit.. hajt nje plumb kokes e hiqe qafe.. coje ne te semes..
Jan mesuar keta soji Bllokmeneve te cojne "ne te semes".. ata qe prishin pune..
Biseda Nano-Abdi eshte thesar..
Sallaku i shkrete i trembur nga Altin edvinat.. kerkon te mbrohet nen sqetullat e Nanos e i ngrati .. tash i duhet te zbardhe biografine e erret te Shefit.. per te gjetur pak strehe nen mullaqet e tije..
Po per Shkallnurin te shohim se ke do kapi.. se Shefi Madh duhet lare me sapun e finje nga mekatet..
Nikoll Lesi e ka radhen tani .. te shtypet nga Sallaku qe Nanosit ti dale fjala e "nderit" se ai asnje mize nuk ka shtypur..
....
Krijoni Kontakt