Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    *****
    Anëtarësuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    11

    Kapshticë: Dështon gruaja 34-vjeçare, tortura hyn në ditën e shtatë

    KAPSHTICE (21 Gusht) - Pas disa ditësh mospërfillje ndaj mijëra shqiptarëve që presin të kalojnë kufirin, autoritet policore helene fillojnë të "bëjnë krime". Krahas të sëmurëve me diare e të vjella, atyre me tension dhe krahas atyre grave që grekët u kanë thënë të lindin fëmijët në doganë, një tjetër nënë ka humbur fëmijën e saj, në muajin e pestë të shtatëzanisë. Madje, për këtë, bashkëshorti i saj Safet Haruni, akuzon edhe policinë shqiptare, "e cila nuk ka dashur t'ia dijë, pas ankesave të bashkëshortit". Pasi është nisur për në spitalin më të afërt, si pasojë e lodhjeve dhe vuajtjes së madhe disaditore, nëna e ka humbur foshënjën e saj 5 muajshe. Dhe, sipas doganierëve shqiptarë, nëse grekët vazhdojnë në këtë mënyrë, vetëm makinat që janë këtu (duke përjashtuar ato që vijnë), duhet një javë të kalojnë. Rrëfimi Do të mbetet e pashlyeshme dhimbja që ka provuar 32-vjeçari Haruni, nga Librazhdi, kur ka parë gruan e tij shtatëzënë 5 muajshe teksa ka dështuar pa dëshirë foshnjën e saj. "Nga lodhja e madhe dhe qëndrimi 2-3 ditë këtu, bashkëshortja ime shtatëzënë, në muajin e pestë kishte shqetësime. Për t'u nisur për në Greqi nuk më lanë grekët. Ndërsa kur po ua tregoja hallin policëve shqiptarë, ata nuk më besuan dhe 'nuk e vunë ujin në zjarr'". Kështu ka thënë 39-vjeçari Haruni. Siç tregon ai vetë, është nisur me bashkëshorten për në spitalin më të afërt, atë të Devollit, por ka qenë vonë. "Teksa po udhëtoja, pashë gruan që e abortoi fëmijën. Humbëm edhe fëmijën edhe punën në Greqi. Tani do të shkoj vetëm të marr lekët që i kam atje, në një bankë, të cilat i kam bërë për tre vjet në një minierë mermeri", ka thënë i trishtuar librazhdasi fatkeq. Situata Gjendja në doganën e Kapashticës është tepër kaotike. Mjekët e pranishëm japin alarmin për mjedis të ndotur dhe për mjaft persona të prekur nga sëmundje virusale. Gra, fëmijë, të moshuar që bien në gjendje të fikti, çadra të improvizuara, sirena autoambulancash dhe si të mos mjaftonin këto, edhe rrebeshe shiu. Kjo është gjendja pranë traut e deri 3 kilometër në thellësi të tokës shqiptare, në doganën e Kapshticës. Në kulmin e krizës humanitare, ku 3 mijë njerëz rrezikohen të preken nga sëmundje epidemike, më të privilegjuarit kanë qenë kamionët e materialeve të ndërtimit. Sipas burimeve nga kjo pikë kufitare, nga ora 08.00 e ditës së djeshme, deri në 12.30, ka kaluar në tokën greke vetëm 1 autoveturë me 5 persona, 10 këmbësorë dhe 20 kamionë. Ndërsa rreth orës 13.30, e kanë kaluar traun 4 autobusë të linjave me Athinën e Selanikun, si dhe 20 autovetura. Pak më ndryshe është situata në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Megjithëse, punojnë edhe gjatë natës 4 sportele, fluksi vazhdon të jetë i madh dhe vargu i makinave i arrin 3 kilometra. Mbrëmjen e së hënës, duke u gdhirë e martë e deri dje në mesditë, kanë kaluar traun 8 mijë këmbësorë dhe 600 automjete.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ...........

  2. #2
    *****
    Anëtarësuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    11

    Post Ashkalinjtë në protesta: S’kemi kushtet minimale të jetesës

    PRISHTINE (21 Gusht) - Ashkalinjtë që jetojnë që prej tri vjetësh në kampin e Plemetinit të komunës së Kastriotit, protestuan dje duke kërkuar përmirësimin e kushteve elementare të jetesës. "Eshtë e pamundur të jetohet në këto kushte të rënda, si në kampin e Plemetinit", u tha gjatë protestës. Përfaqësuesi i ashkalinjve, i
    egjiptianëve dhe i romëve që jetojnë në këtë kamp, Bajrush Berisha thotë se atyre u mungojnë gjërat elementare: ushqimi, barnat, ndërsa kushtet higjienike janë në nivel shumë të ulët. Sipas përfaqësuesit të UNHCR-së, Takajuki Jeno, tërheqja e Organizatës Botërore të Ushqimit nga Kosova ka keqësuar edhe më shumë gjendjen
    në kampin e Plemetinit. "Shumica e tyre varen nga ndihmat humanitare. Mendoj se protesta ka të bëjë me mungesën e ushqimit. Jemi duke pranuar disa ndihma, kryesisht artikuj ushqimorë nga KFOR-i norvegjez. Ne kemi asistuar edhe më parë në raste të
    ngjashme dhe shpresoj se gjendja do të përmirësohet në të ardhmen", tha Jeno. Në kampin e Plemetinit jetojnë 160 familje, kryesisht ashkalinje me rreth 600 banorë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ...........

  3. #3
    *****
    Anëtarësuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    11

    Kryeministri Nano, qeverisje në det të hapur

    TIRANE (21 Gusht) - Fatos Nano në det të hapur. Me bashkëshorten dhe miq të paidentifikuar në një jaht luksoz. "Motive pune", thonë burimet. Por edhe fundjava e rradhës, pa dyshim. Bisedohet për krizën energjitike në shoqërinë e frutave të detit. Për ta anuar peshoren nga "motivet e punës" Kryeministri i Shqipërisë del në kuvertën e jahtit dhe i telefonon Ministrit të Rendit. "S'dua ta dëgjoj më fjalën SKAF!" Kaq duhet që katarsisi i kryesocialistit të spostohet nga toka në det. Po ajo zhurmë dhe po ai bllof. Me një ndryshim: që nuk e prek thelbin e çështjes. Në tokë e hëngri Petro Koçi, në det e ha Bilbil Mema. Sepse gjithë vëmendja e Kryeministrit shqiptar është përqëndruar nga deti. Andej nga kanë ardhur zakonisht gjatë shekullit të kaluar mënxyrat për të gjitha qeveritë e tij. Nga deti vjen kësaj rradhe edhe zgjidhja për krizën energjitike: Tec-e lëvizës në ujërat ndërkombëtare! "Një lundrim dhe shumë punë", thonë burimet. Nuk do të ketë munguar mes shumë punëve në kuvertën e jahtit edhe seanca e dashurise së përditshme telefonike me Berishën. Lideri i PD-së po shtyn verën e gjashtë në opozitë duke përtypur kokat e prera që Nano ia çon bujarisht përmes celularit. "Të pëlqen Bilbili doktor?" Doktori mbllaçitet. Pas Meidanit dhe Klosit, nuk ka më kohë të humbasë duke u kënaqur me Me-mën. Të tjera koka të mëdha qëndrojnë ende mbi shpatulla: Kërçuku, Celibashi, Abdiu, Kondi, Kushe, Çupi, Mazi dhe të tjerë, e pengojnë doktorin ta shohë të mbyllur rrethimin e socialistëve. Ndërkohë që të tijtë, qëndrestarët e kohëve të vështira të vetmisë së madhe, i ka pas shpinës. Gjithnjë e më shqetësues. Plotësisht të hutuar e të pakënaqur me "marrëveshjen historike". Teksa Kryeministri pi i qetë nën dritën e hënës gotën e fundit të xhinit, një tjetër ditë e vështirë afrohet për mijëra shqiptarë larg vëmendjes së tij. Në tokë. Në kufirin me Greqinë. Aty ku janë ngujuar prej ditësh bashkatdhetarët e Fatos Nanos dhe Sali Berishës. Në karvanin e një rradhe absurde për t'u rikthyer në shtëpitë e tyre në vendin fqinj pas pushimeve në atdhe. Ata sot do të presin përsëri momentin e largët të arritjes në të vetmin sportel të hapur të doganës greke. Përsëri do të kenë marrje mendsh dhe etje në rradhën e gjatë që qelbet era djersë dhe shurrë. Fëmijëve do t'u plasin buzët e thara, të moshuarve do t'u bierë të fikët dhe të tjera gra shtatzëna do të rrezikojnë dështimin në atë rradhë mizore dhe raciste. Sepse ata mijëra fatzinj nuk figurojnë në pikat e marrëveshjes "misterioze" mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës. "Jahti i punës së Kryeministrit të Shqipërisë nuk mund ta kalojë kufirin nga toka", sqarojnë burimet
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ...........

  4. #4
    *****
    Anëtarësuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    11

    Post SERBI: Qeveria do heqë taksën për kë u pasurua në regjimin e Millosheviç

    BEOGRAD (21 Gusht) - Serbia, e cila po bën përpjekje për të përmirësuar klimën me qëllim tërheqjen e investimeve, deklaroi se së shpejti do të hiqte taksën mbi fitimin ndaj kompanive dhe individëve, të cilët ishin pasuruar në sajë të trajtimeve të privilegjuara gjatë regjimit të ish-liderit jugosllav, Sllobodan Milosheviç. Kjo taksë u përcaktua me anë të një ligji të posaçëm, i miratuar nga reformatorët, të cilët në vitin 2000 rrëzuan nga pushteti Milosheviçin, në përpjekje për të vendosur detyrime mbi ata që përfituan nga regjimi i tij. Qeveria deklaroi se ky ligj do të ishte në fuqi deri në muajin Tetor. Zyrtarët thanë se, deri atëherë, shpresonin të mblidhnin rreth 100 milionë dollarë, një shumë e vogël në krahasim me atë që kishin parashikuar fillimisht. Ministri i Financave, Bozidar Gjeliç deklaroi se mbajtja në fuqi e këtij ligji për një periudhë shumë të gjatë kohe, mund të frikësonte investuesit, për të cilët Serbia kishte nevojë. "Ka patur shqetësime se investuesit e huaj mund të frikësohen, për shkak të këtij ligji. Ata nuk duhet të shqetësohen se një kredi, një privatizim ose një investim mund t'i përfshijë ata në këtë sistem taksash", u deklaroi gazetarëve Gjeliç. E ashtuquajtura "supertaksa mbi fitimin" filloi të zbatohej në Gusht të vitit 2001 dhe deri tani ka mbledhur të ardhura prej 60 milionë dollarësh, 58 për qind e të cilave është paguar nga manjati i medias dhe telekomunikacioneve Bogoljub ****ç, i cili dikur ishte shumë afër Milosheviçit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ...........

  5. #5
    *****
    Anëtarësuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    11

    Post SERBI: DOS adopton Draftin Kushtetues për shtetin e ri

    BEOGRAD (21 Gusht) – Koalicioni qeveritar në Serbi (DOS) adoptoi mbrëmë një version të ri mbi Draftin Kushtetues për shtetin e ri Serbia dhe Mali i Zi. Liderë të DOS-it (Opozita Demokratike Serbe) thanë se teksti ishte bazuar në zgjidhjet e ofruara nga Komisioni
    Kushtetues, Marrëveshja origjinale e Beogradit, propozimet e Komisionit të Venecias dhe marrëveshjet mbi marrëdhëniet ekonomike mes qeverive të Serbisë dhe Malit të Zi. 15 nga 17 anëtarët e koalicionit kanë votuar në favor të tekstit, gjatë mbledhjes së mbrëmëshme të kryesisë së DOS-it. Liderët e koalicionit qeveritar thanë më pas për mediat se është arritur një
    marrëveshje mbi çështjet kryesore për të cilat Komisioni Kushtetues dështoi. Ky Komision përbëhet nga përfaqësues të Parlamentit jugosllav, atij serb dhe atij malazez. Pas mbi një muaji negociata, komisioni më në fund ngriti duart dhe pranoi dështimin, duke ia dorëzuar përgjegjësinë firmatarëve të Marrëveshjes së Beogradit. Liderët e DOS thanë se disa çështje
    ishin të një rëndësie të veçanë, por se ato shpejt do të zgjidhen. Dragoljub Micunovic tha se në ditët në vazhdim teksti do t’i paraqitet Komisionit Kushtetues, firmatarëve të Marrëveshjes së Beogradit dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian (BE). Këta të fundit kanë kërkuar tekstin të përfunduar nga mesi i gushtit dhe në Parlament në fillim të shtatorit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ...........

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    TURP PER TE GJITHE NEVE

  7. #7
    *****
    Anëtarësuar
    01-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    11
    Per c fare e ke kete ti mo TURP PER TE GJITHE NEVE?
    ...........

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    PER GJENDJEN NE KUFIJTE ME GREQINE I DASHUR !
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  3. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •