Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 107 prej 107
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    4,353
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    Shume ineresant
    Nqs keni kohe mund te lezoni ketu

    Dasmat shqiptare dhe ceremonite martesore ne Shqiperi

    http://www.parajsa.com/dossier/40-dasmat-shqiptare.html
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  2. #102
    qun i mir Maska e FREX
    Anėtarėsuar
    24-10-2009
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    66
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nuk Ka Si Traditat E Jona, Une Vdes Per Dasmat

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,283
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga selina_21 Lexo Postimin
    Dasmat Shqiptare jane te bukura!!

    Por Jo si ne nga VLORA.
    Sidomos ate kengen kur motra i kendon vellait
    Behej nje dasem ne Vlore,kercenin dasmoret ,ne mes te tyre dhe dhendri.Motra e gezuar i kendonte.-Hidhe vallen hidhe o, tope madhi i motres so.dhe menjehere ja kthen nusja.-Mos u mbaj mos u levdo neser mbremja do t'ja sho
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,269
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime
    Dasma e Tetovės nė Top Channel

    Harreja, kėngėt, vallet dhe tė gjitha traditat e Dasmės tė Tetovės gjatė fundjavės ishin pjesė e emisionit "E Diela Shqiptare" nė Top Channel pėr tė njohur tėrė auditorin shqiptar dhe traditat e rajonit tė Pollogut.

    Artistėt e shoqėrive kulturore "Xheladin Zeqiri" dhe "Jehona e Malesise" nėn udhėheqjen artistike tė profesor Jeton Pustinės dhe regjisorit tė asaj shfaqėje profesor Senad Abduli para ekranit tė Top Channel shfaqen katėr ditėshin e organizimit tė Dasmės tė Tetovės.

    Fillimi i dasmės sipas traditės sė rajonit tė Tetovės fillon ditėn e hėnė me "qėrimin e drithit" dhe mbaron tė enjtėn kur edhe nusja vjen nė shtėpinė e dhėndrit.

    Se si bėhet kremtimi i njė dasme tradicionale, shikoni katėr pjesėt e emisionit.


    Pjesa e 1:






    Pjesa e 2-tė:





    Pjesa e 3-tė:





    Pjesa e 4-tė:







    P.S; Culloni kush bon dasem niheres!


    Bravo Liveta, ma ke zbardh ftejren
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga no name : 09-05-2012 mė 20:55
    #VamosArgentina

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anėtarėsuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sot tradita e dasmave ne shqiperi ka ndryshuar ne menyre rrenjesore.Rralle mund te hasesh nje dasme tradicionale.Dasmat behen ne lokale dhe mbizoteron muzika tallava e orkestruar nepermjet dixhei-.t
    Jetoni pėr Shqipėri dhe vdisni pėr tė.

    N.Frashėri

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-09-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    168
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga no name Lexo Postimin
    Dasma e Tetovės nė Top Channel

    Harreja, kėngėt, vallet dhe tė gjitha traditat e Dasmės tė Tetovės gjatė fundjavės ishin pjesė e emisionit "E Diela Shqiptare" nė Top Channel pėr tė njohur tėrė auditorin shqiptar dhe traditat e rajonit tė Pollogut.

    Artistėt e shoqėrive kulturore "Xheladin Zeqiri" dhe "Jehona e Malesise" nėn udhėheqjen artistike tė profesor Jeton Pustinės dhe regjisorit tė asaj shfaqėje profesor Senad Abduli para ekranit tė Top Channel shfaqen katėr ditėshin e organizimit tė Dasmės tė Tetovės.

    Fillimi i dasmės sipas traditės sė rajonit tė Tetovės fillon ditėn e hėnė me "qėrimin e drithit" dhe mbaron tė enjtėn kur edhe nusja vjen nė shtėpinė e dhėndrit.

    Se si bėhet kremtimi i njė dasme tradicionale, shikoni katėr pjesėt e emisionit.


    Pjesa e 1:

    http://www.youtube.com/watch?v=dytAHAH8gGk




    Pjesa e 2-tė:

    http://www.youtube.com/watch?v=n7K5CQzXMU4



    Pjesa e 3-tė:

    http://www.youtube.com/watch?v=7Bu_7PHpwy0



    Pjesa e 4-tė:

    http://www.youtube.com/watch?v=Xxuif-fycxM





    P.S; Culloni kush bon dasem niheres!


    Bravo Liveta, ma ke zbardh ftejren
    dasma Tetoves shume e bukur

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    429
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    ( e kam postuar edhe ne nje faqe tjeter, por me qe ketu qenka tema per dasma, ateher nuk ma zini per te madhe)

    TEMA:
    D A S M A
    TRADICIONALE SIPAS DOKEVE DHE ZAKONEVE
    NĖ RRETHIN E SHKUPIT



    AUTOR: DAIM HISENI

    SHKUP 2006


    Historia e traditave martesore

    Kush nuk ka qenė kurioz, pėr tė ditur sesi janė zhvilluar ceremonitė e para martesore? Nė fakt, nė mėnyrė virtuale ēdo pjesė e dasmės, qė nga fejesa dhe deri nė muajin e mjaltit, ka njė histori tė pasur. Dhe, rrėnjėt kulturore, prejardhja dhe besimi fetar kanė fokusuar martesėn pėr mijėra vjet tė njerėzimit. Kjo ėshtė njė histori e shkurtė e elementeve tė ndryshėm tė martesės.

    Ritet e para martesore
    Martesat e hershme ishin shumė tė ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhėsit tanė qėndronin bashkė pėr t'u mbrojtur dhe pėr tė mbijetuar mė shumė, se sa pėr tė krijuar lidhje tė kuptimshme. Dhe, nė momentin qė numri i tyre ishte i sigurtė, njėrėzit primitivė formuan tribu, tė cilave u qėndronin shumė besnikė. Disa historianė besojnė se martesat e para kanė qenė grup-martesash, qė duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohė mė vonė, burrat dhe gratė filluan tė qėndronin bashkė dhe formuan familjėt e vecanta. Qė nga ajo kohė, martesa nuk kanė qenė gjithmonė njė ngjarje e lumtur. Dhe, pikėrisht prej rivalitetit tė tribuve, shpeshherė gratė dhe fėmijėt grabiteshin ose rrėmbeheshin. Qė kur brenda tribuve ishte e ndaluar tė martoheshe brenda klanit, atėherė gratė rrėmbeheshin dhe ishin tė detyruara tė lidheshin nė martesė me tė huajt qė i kishin rrėmbyer. Historianėt, i referohen shpesh kėsaj periudhe, qė ishte pjesė e kohės sė erės sė"martesės me rrėmbim"
    Dreka e beqarisė
    Sipas shumė tė dhėnave, qė depėrtojnė deri nė ditėt e sotme, ky festim pėr nder tė nuses ėshtė quajtur dreka e beqarisė, ose "Gostia e Fundit" (e beqarisė). Ashtu si shumė tradita tė tjera martesore, zakoni ka luajtur gjithmonė rolin e njė testi pėr kohėn nė vazhdim. Fillimisht, ky zakon na vjen qė nga shekulli i pėste prej Spartės, ku komandantėt ushtarakė mund tė festonin dhe te ngrinin dolli me njėri-tjetrin nė prag, tė martesės sė njėrit prej shokėve tė tyre.
    Madje edhe sot, njė drekė beqarėsh, behėt pak para datės aktuale tė dasmės, apo ashtu si njihet "shija e fundit e lirisė" pėr dhėndrin. Duke u shkėputur nga konteksi historik, duhet thėnė se nė ditėt tona ky takim i miqve tė nusės dhe dhėndrit, bėhet me njė qėllim tė thjeshtė, qė atyre t'u hiqet ankthi i ditės sė martesės, ose ditės sė tyre tė madhe.

    Martesa
    Gjatė erės " sė martesės me anė tė rrėmbimit", shokėt mė tė afėrt, asistonin kur dhėndri rrėmbente nusen nga familja e saj. Shoqėruesit nė atė kohė dhe njerėzit mė pranė familjes sė protagonistit (dhėndrit), duhet tė kishin nga njė armė "tė vogėl", madje dhe mund tė luftonin pėr tė ruajtur rrėmbimin e vajzės, nga reagimi i egėr i familjarėve tė saj, ndėrkohė qė dhėndri largohej me tė.

    Lulet e dasmės
    Pėrpara pėrdorimit tė luleve nė buqetėn martesore, gratė mbanin buqeta tė ndryshme tė herbeve dhe luleve tė ndryshme me qėllimin kuptimplotė, pėr tė larguar shpirtrat e kėqinj. Me kalimin e kohės, lulet dhe erėrat e ndryshme u zėvendėsuan me lule qė simbolizonin pjellorinė dhe dashurinė e pėrhershme. Lule specifike kanė kuptime tė ndryshme nė vende tė ndryshme...
    Veshjet e dasmės
    Rrobet e dasmės nuk kanė qenė gjithmonė, kėshtu si janė sot. Nė shekullin e 18-tė, nuset e varfėra visheshin me veshje tė thjeshta. Kjo simbolizonte pėr burrin e saj tė ardhshėm, se ajo nuk kishte sjellė asgjė dhe po kėshtu nuk e detyronte tė shoqin pėr asgjė. Ndėrsa, nė mes tė shekullit tė 19-tė, tė gjitha nuset filluan qė tė aplikojnė veshjet e bardha tė nusėrisė. E para qe e ka pėrdorur fustanin e bardhė, thuhet se ka qenė nė vitin 1840, Mbretėresha Viktoria.

    Velloja e nusėrisė
    Velloja, nė mėnyrė origjinale, ėshtė mbajtur nga gratė e pamartuara per tė trėguar modestinė. Nė ceremoninė martesore, njė nuse e mban vellon si simbol tė nėnshtrimit dhe premtimit, qė do t'i bindet tė shoqit tė saj. Dhe, vetėm pas ceremonisė veli ngrihet pėr tė zbuluar pamjen e nuses, pėrpara dhėndrit. Dikur nė shekullin e 16-tė, veshjet me vello ishin shumė delikate, ndėrsa vellot me tantella, pėr herė tė parė u bėnė popullore mbas martesės sė Mbretėreshės Viktoria nė vitin 1840.
    Unazat e martesės
    Tradita e unazave tė martesės ėshtė nga mė tė vjetrat ndėr tė gjitha traditat e tjera martesore. Afėrsisht, cdo qytetėrim, duke filluar qė nga egjiptianėt, i kanė pėrdorur unazat martesore, si simbol tė marrėveshjes martesore. Sipas hiroglifėve egjiptianė, rrethi pėrfaqėson pėrjetėsinė, dhe unazat e para janė bėrė nga fijet e barit, lėkura, bari i thatė, kocka apo fildishi. Dhe, kur u zbuluan metalėt, atėherė ato zunė vendin kryesor nė pėrbėrjen e ketyre unazave. Vendi klasik ku duhet mbajtur unaza martesore ėshtė gishti i katėrt i dorės sė majtė. Ky zakon ka filluar tek egjiptianėt, sepse ata besonin qė njė venė nė dorėn e majtė qė ndodhej pikėrisht nė gishtin e katėrt, kishte direkt lidhje me zemrėn. Ndėrsa shpjegimi pragmatik i sotėm ėshtė i thjeshtė: vihet nė dorėn e majtė, sepse shumica e njerėzve e kanė inaktive kėtė dorė, pasi kėta njerėz shkruajnė me tė djathtėn. Por, ka dhe pėrjashtime, pasuesit e Elisabetės nė Angli, e mbanin nė dorėn e djathtė unazėn martesore, dhe mbanin madje disa tė tilla. Katolikėt romanė po ashtu i mbanin nė anėn e djathtė. Gjithashtu ėshtė e ndaluar, qė unazat e martesės, tė blihen ditėn e premte. Pėr supersticion, unazat nuk duhen mbajtur, pėrpara ceremonisė sė martesės.
    Ėmbėlsira e martesės
    Ėmbėlsirat kanė qenė pjesė e ceremonisė sė martesės qė nė kohėt mesjetare. Nė Romė ėmbėlsira e parė e martesės ishte bėrė nga fėta tė bukės sė bardhė. Gjaė ceremonisė buka thyhej mbi kokėn e nusės, si njė bekim pėr njė jėtė tė gjatė dhe shumė femijė. Miqtė e ftuar nė dasėm hanin njė pjesė tė saj, si shenjė tė fatit tė mirė.

    Muaji i mjaltit (hėnės)
    Muaji i mjaltit, i ciftit tė sapomartuar, nuk ka pasur kuptimin, qė ka nė ditėt e sotme, si muaji i parė i kaluar sėbashku. Fjala ka ardhur, ose ka rrjedhur nga Evropa e veriut, nga njė vend ku pėr traditė, bėhej verė nga hidromeli (njė lloj pije) dhe mjalti. Kjo traditė e Evropės sė veriut, nėnkuptonte qė cifti pėr tė pasur fat nė jetėn e tyre, duhej tė pinin kėtė verė tė ėmbėl, qė quhej metheglen, pėr njė muaj pas martesės. Dhe, qė kur muaji i parė u quajt "henor" kjo periudhė u njoh me emrin "muaj i mjaltit".





    DASMA DHE TRADITAT E SAJA NĖ RRETHIN E SHKUPIT

    Pėrpos si obligim nė mjedise tė ndryshme martesa bėhej pėr kėto qėllime:
    1. Pėr autoritetin qė kishte familja e djalit;
    2. Pėr shkak tė pasurisė;
    3. Pėr shkak tė bukurisė sė vajzės; dhe
    4. Pėr shkak tė moralit – etikės familjare tė vajzės.

    I. Shkusi – roli dhe detyra

    Nė disa familje ku vend tė vecantė kishte nuni – kumbara, fjala e tij ishte fjalė kanuni si dhe pėrparsia e tij ishte mė e shprehur pėr tė drejtėn e shkuesit nė familjen e vajzės. Kurse ndėr familjet muslimane ku nuk kanė nun tė vecante pėr djemtė ose vajzat e shtėpise, shkues mundė tė ishte kush te doje, kurse sipas zakonit me te nderuar dhe me qe iu takon ishin daja i vajzes ose nipi i shtėpisė si njerėz mė tė besuar dhe mė autoritativ nė familje. Eshte karakteristike per te permendur se tradite e vjeter e Shkupit eshte qe shkuesi per msitni tek prindi i vajzes duhej te shkon ne oret e hershme te mengjesit menjeher pas faljes se namazit te sabahut. Kjo e shkuar ne kete kohe, prindit te vajzes i aludon arsyen e ardhjes dhe ai nese e pranon te hyje brenda do t’i jep perparsi qe te shpreh arsyen. Zakonishte ceremoniali i percelljes se fjaleve te shkuesit beheshte sipas parimeve fetare dhe i tere ky akt llogaritej si nje parim fetar dhe obligim i prinderit ndaj femijeve. Shkuesi pasi pine kafene, merr fjalen dhe thote: Nuk eshte zakon te pyetet miku pse ke ardhe, por megjithate pasi te erdha ne kohen e duhur (ne mengjes), kjo vetvetiu nenkupton se une kam ardhe me pune dhe se kam pranuar selamin e Zotit per te ardhe deri tek ju, andaj :
    “ Allahėn emrile, pejgamberen kaudhile, sipas medhhebit hanefi, ixhtihadit te Imami Azamit kam ardhe te kerkoj dorėn e bijės tende (filanen – pasi eshte daje ose nip, ka te drejte te permende emrin e vajzes, nese jo (nuk ka te drejte) per djalin e filanit nga fsh. Kopanicė nahi e Dėrvenit, te cilet i njoh per njerez te mire, te urte, te ndershem dhe punetor.
    Prindi i vajzes e pranon porosine, i falenderohet qe eshte munduar, qe eshte interesuar dhe qe eshte angazhuar per te miren e mbeses se tij, por neve do ta bisedojme kete ēėshtje dhe per disa ditė do tė tė pėrgjigjemi.
    Edhe pse nė tė kaluarėn vlen tė cekim njė rastė si shembull se ėshtė bėrė pėlqimi me shprehje alegorike duke pėrdor metaforėn. pas gjitha pyetjeve dhe njoftimeve, nė fund duhej tė meret pėlqimi nga vetė djali dhe vajza, andaj caktohej nata kur do tė vinin familja e djalit bashkė me djalin nė shtėpinė e vajzes ose nė njė shtėpi ku do tė caktohej takimi sipas marėveshjes. Simbolika ishte kafeja. Pėrparėsi kishte vajza, ashtu qė vajza nėse e pelqen djalin do tė hynė nė dhomė dhe do t’i shėrben me kafe, nėse nuk i pėlqen djali ajo nuk do t’ia ofron filxhanin e kafes por ose do te haron dicka ose do tė gjej arsyen se si tė kthehet mbrapa, kurse djali nėse pėlqen vajzėn e mer filxhanin e kafes, kurse nėse nuk e pėlqen e refuzon kafen, duke marė vetėm llokumin ose njė gotė ujė. Kjo bėhej me marėveshje dhe pa asnjė ofendim . Nėse hasin nė pėlqim, atėher pėrsėri ftohet shkuesi nė kohėn e mėngjesit dhe i jepet njė shenjė e cila simbolizon fjalėn e dhėnė, por oficialisht kjo do tė publikohet nė ditėn kur edhe dėrgohet bofēja, ditė e cila nė disa vende quhet donom, diku myzhde e tj. Edhe ky akt ka ceremonine dhe ritet e veta. Shkohet para se tė thėret ezani i drekės dhe dilet nga shtėpia pa thirė ezani i iqindisė.
    Njė tė hyrė Brenda burrat numri i tė cilėve ėshtė tek, ulen, gostiten me nga njė llokum dhe nga nje leng dhe tė gjithė tė shtangur presin fjalėn qė duhet ta thotė personi i autorizuar nga ana e vajzes me anė tė sė cilit akt edhe oficializohet fejesa.
    Personi i autorizuar ngritet, del nė mes tė dhomės dhe pyet kush ėshtė personi i autorizuar nga ana e vajzes pėr t’ia thėnė fjalėn qė kemi me vete. Ėshtė mirė tė jetė vetė prindi i djalit por ka mundėsi qė tė nderohet edhe ndonjė person tjetėr i afėrm i familjes sė djalit dhe mė pas duke pyetur 3 herė rradhasi:
    A e keni kerkuar vajzėn e Ilirit pėr djalin e Arbenit ?
    Ai ua ka dhėnė dhe pėr hajrė ju qoftė miqėsia, Zoti muhabetin tė dy palėve.
    Pas kėtij momenti njė anėtarė i familjes sė djalit del jashtė dhe shkrep 3 herė me armė duke e publikuar edhe me gjėre fejesėn, kurse anėtarėt tjerė qė janė brenda fillojnė me shkepjen e cigareve (kutive tė duhanit) nė shenjė respekti tė pėlqimit tė bisedės dhe muhabetit tė ndėrsjell. Pas kėsaj shtrohet dreka dhe kur bėjnė me dalė pasi kėrkojnė leje nga i zoti i shtėpisė, gjithė pjesėmarėsit nga ana e vajzes marrin nga njė peshqesh, zakonisht pėrdoren kėmisha.
    Nga ky moment vajza llogaritet e fejuar dhe ajo fillon tė pėrkatit pajėn e nusėrisė pėr arsye se sė shpejti do tė vijė akti i kunorėzimit dhe ndarja e vades (kohes per te shkuar nuse), kurse harxhimet e vajzes nga dita e fejesės deri nė ditėn qė do tė shkon nuse i mbartė familja e djalit.

    II. Akti i kunorėzimit

    Sipas traditės sė vendit kunorėzimi bėhet javėn e fundit para dasmės. Paraprakisht njohtoen se sa veta do tė marrin pjesė nė kėtė akt dhe zakonisht pala e djalit me vete e sjell edhe hoxhėn i cili nė kėtė rast pėrpos qė kryen ceremonin si akt fetar, ai edhe ushtron rolin e ofiēarit. Akti i niqahit apo kunorėzimit ne ballkan bėhet sipas normave fetare islame tė bazuara nė Kur’an dhe praktikimin e Muhammedit a.s. dhe e gjithė kjo sipas shkollės juridike hanefite tė Nu’man bin Thabit i cili ėshtė edhe themelues i saj.
    Ky akt kryet nė kėtė mėnyrė:
    Hoxha si kryeushtrues i detyrės, kėrkon tė autorizuarin nga pala e vajzės dhe dy dėshmitar si dhe tė autorizuarin nga pala e djalit dhe njėsoi dy dėshmitar.
    Pasi tė sqaron se nė ēfar baza dhe norma bėhet aktkunorėzimi, i pyet personat e autorizuar se me ēfar vlere tė monedhave do tė kunorėzohet akti. Zakonisht ajo bėhet me flori dhe quhet “mehri muexhel ” ngase egziston edhe lloji tjetėr i cili quhet mehri muaxhel . Mėnyra e tillė e cila obligon qė pėr aktin e kunorėzimit tė caktohet njė sasi vlere ne flori ka logjikėn dhe bazėn juridike tė vėrtetuar edhe nga aspekti shkencor. Sasia e caktuar nė flori ka pėr qėllim tė mirė mbajfamiljen, dmth. Nėnėn dhe fėmijėt e saj, tė paktėn 4 muaj dhe 10 dite pas ckunorėzimit, ose vdekja si dukuri natyrore. Normat ligjore fetare gruas pas vdekjes sė burrit i ndalohet martesa pėr 4 muaj dhe 10 ditė. Ashtu qė kjo sasi e shprehur ne flori ėshtė baza materiale e cila asaj ia garanton mbulesėn e harxhimeve elementare pėr egzistencė.
    Nė aktin e kunorėzimit mund tė marrin pjesė direkte djali dhe vajza por zakonisht ate e bėjnė tė autorizuarit dhe qė tė dy kanė tė drejtėn e fjalės deri mė 3 herė dhe nė sasinė e propozuar pėr herė tė tretė nga i autorizuari i vajzės duhet tė dakordohet i autorizuari i djalit.
    Kėto tė pranishėm kėtė ditė quhen edhe petkaxhinj, pėr arsye se atė ditė me vete marrin edhe pajėn e nuses tė cilėn do ta prezentojnė gjatė ditėve tė dasmės nė shtėpinė e dhėndrit pėr gratė tė cilat vijnė enkas tė shohin pajėn e nuses, tė njohtohen me zotėsinė, modelet dhe gjithė ēka pėrkatitur nusja nga paja e saj.
    Nga kjo ditė fillon edhe dasma. Nė kohėrat mė tė vjetra kjo ditė ishte e diel, dita kur fillonte dasma.

    Dasma

    Ditė e diel, ditė kur vinin gratė e familjes pėr tė shkoklitur drithin i cili duhej tė bėhej gati pėr nė mulli, pastaj bijat e shtėpisė dalin nė njėrin skaj tė ēardakut tė shtėpisė dhe fillojnė kėngėt e dasmės, ku me prijashtim tė kėngėve tė nuses dhe dhėndėrit, nuk mungonjnė edhe kėngėt e personave tė afėrm tė familjes tė cilėt janė caktuar pėr: bajraktar, parabajraku, lajmėtar (muskulēi), telak (personi qė e shoqėron dhėndrin) e tj. Kėtė natė nė shtėpinė e djalit gatuhet kulaēi dhe caktohet kolaētorja enkas pėr kėtė rast. Ajo pėr nga gjaku duhet tė jetė bijė e shtėpisė dhe gjatė momentit tė emnimit tė saj pėr kolaētore, momentin qė do tė gatuaj brumin dhe deri nė natėn e shtunė kur thehet kulaēi ajo ska tė drejtė tė flet, kurse momenti kur e zen kolaēin asaj i vėndohen tre kapele mbi kokė simbolikė e sė cilės ėshtė qė nusja tė vjen me bereqet dhe Zoti t’i fal shumė djem dhe mbrenda nė brumin e kulaēit e shtin njė pare argjendi.. Karakterestike janė kėngėt tė cilat kėndohen enkas pėr maxhatoret dhe si shembull japim kėtė ilustrim:

    Nona e Sherifit nauk hi n’hore - ( Nėna e Sherifit nuk hyn valle )
    E ka rendajt dajxha kolaētore - ( E ka caktuar daja kolaētore )
    Ene kolaētoret shėndet paēin - ( Edhe kolaētoret shėndet paēin )
    Do ta zon saunde kolaēin. - ( Do ta zėnė sonte kulacin )

    Pas kėsaj nė ditėn e nesėrme kemi natėn e pulave ose tė dimijave siē pėrdoret nė rrethin e Shkupit. Nė kėtė natė, tė rijtė dhe tė rejat, me njė fjalė beqaria tė shoqėruar edhe nga ndonjė mė i vjetėr pasi qė bie muzgu dalin nėpėr fshatrat afėr, nėnkuptohet qė shkojnė tek farefisi i tyre dhe kėrkojnė pulėn, mund tė ndodhė tė grumbullojnė mbi 20 e mė tepėr pula me tė cilat gostiten ata dhe plakat pjesėmarrėse nė natėn e dimijave tė cilat enkas pėr kėtė natė, nė dasėm sjellin nuset e djemėve tė tyre qė tė gjitha tė veshura me dimija tė bardha, me jelek tė punuar nga fije ari, kėmisha mėndafshi tė vijtura nė vek si dhe stolitė e arit tė dekoruara nė qafė dhe nė duar. Skutaqe tė vijtura nė vek edhe ate tė quajtura skutaqe me shishe siē i pėrdor treva e dervenit. Nėse ndodh qė nė mesin e nuseve tė ketė nga nuset e reja tė cilėve njė vit pas martesės u ka lindė fėmijė dhė qė nuk mund tė vallzojnė si shoqet e tjera, atėher pėr t’ia kėnduar djalin dhe pėr ta tallė nusen zakonisht kėndohet kėnga:
    Skutaēja e vijme me shishe
    Nona e Gencit o bo xhishe
    Nause jona, lule jorgovoni
    T’na bojsh temena pi pėr trolli
    Thot lulja temenan sedije
    Se jom rajt ndėr xhipka e ndėr shkije
    (Pasi qė nusja do ta bėj temenanė, atėher vazhdojnė vargjet
    Beg mashallah nause, beg mashallah
    Na e mbarove qejfin, e beli ejvallah
    Ori nausja jonė, lulja e ftojit,
    T’kina zgjedh lastare se ije e sojit.
    - por ka mundėsi qė tė vazhdojnė me parodi tė ndryshme duke pėrdorur satirėn, simbolika nga tė ndryshmet dhe kritikat qofshin ato pozitive apo negative.
    Gjatė kohės qė nuset bėjnė defilimin e tyre tė kapura nė valle, nga ana tjetėr nėnės sė djalit ia marin shaminė e kokės dhe ia djegin duke kėnduar vargjet: skutaēja me shishe, skutaēja me shishe, nėna e Arbenit u bo gjyshe. Simbolikė se mė nuk je vetėm nėnė por edhe gjyshe, dhe tani ndroe shaminė e kokės, pra ndryshoe sjelljen, tabiatin, mbaj gojėn se zgjėrohet miqasia dhe do pranosh njeri tjetėr nė shtėpi sidhe metaforėn tjetėr : e pa sjellėshme, e pavujshme, pėrtace dhe jo punėtore, e ulur si gjyshe duke qene e painteresuar pėr tė pranishmit.
    Vajzat qė atė natė kėrkojnė pulat, me vete bartin edhe kengėt enkas pėr kėtė rastė siē ėshtė kėnga:
    Taj oj nausja e dajxhės ku ije
    Tė gėrkon dahirja hedije
    Ene taj dajxhėn sma korite
    ... napalona e darite

    (Nusja e dajės do t’iu jep tė holla, por kėnga vazhdon)
    Ne nuk jemi lypse pazari
    Ne nuk duam pare dinari
    drejt pėr te ti morrėm udhėn
    edhe ti pėr ne, mbyte pulen

    (atėher ajo detyrohet tė nxjer njė pulė dhe vajzat falenderohen)

    Edhe ti dajėn se korite
    po me kėnaqėsi na darite
    tė mirat e juaja i ngjefshim
    n’donom( n'fejesė) tė Krenarit ua kthefshim ...

    Pėrderisa nė familjen e djalit luet e kėndohet, nė familjen e vajzės lotohet. Ata e kanė natėn e kėnės osa kėnagjexhi qė rrjedh nga fjala turke kėna – kėna (pluhur pėr tė ngjyrosur flokėt dhe gishtat) dhe gexhe – natė. Kėnėn e sjell familja e djalit dhe nga momenti i ngjyrosjes ose vėndosjes sė kėnės, vajza llogaritet nuse dhe mbi kokė i vėndohet njė shami ngjyrė e kuqe e errėt.
    Edhe pse me lot nė sy, poashtu edhe nė familjen e vajzės kėndohet, atje kėnga ka tjetėr pėrmbajtje:

    Kaėn Besarta, kaėn lot’t si gruni
    Xhit i bone nonės ēi t’pėrzuni
    Ene une nonės xho si kom bo
    punėn ēi mka thonė, une e kom bo.
    Bėnma hallall nonė, do dal e do shkoj
    Po dal e po shkoj e po hiēna
    Allahi e dinė kur do piqna (takohemi)
    Ty mori besartė, ori malle oj ;
    do ta ēojmė Agronin tėt mare oj;
    do vaje do hunxhet rreth ēilimi oj,
    a thaue do t’lshoje katili oj.

    nata e dasmės

    Kjo natė ėshtė mbrėmja e ditės sė martė, llogaritet si nata e dasmės dhe gjatė ditės vijnė dasmorėt grupe grupe ose siē e thotė vendi oda oda, pėr arsye se tė gjithė dasmorėt vendosen nėpėr oda tė zgjedhura dhe tė caktuara enkas pėr ta. Darka e kėsaj nate ėshtė e begat’shme dhe nė sofėr gostiten me 3-4 lloje tė ėmbėlsirave dhe ate : sheqerpare, aligjyn, bakllavė dhe sytlijash.
    Nė odat me traditė dasme kėtė natė nuk mungojnė kavallat ose kėngėtarėt me sharki dhe qifteli tė cilėt enkas pėr tė pranishmit bėjnė aheng me tė cilėn edhe dasma bėhet madhėshtore dhe mer pamjen e saj, zakonisht nė odat ku janė mė tė moshuait atje mė tepėr hasim kėngė kreshnike, patriotike dhe ndonjė satirike. Nuk mungon muhabeti i burrave tė odės tė cilėt gjatė tėrė kohės kėmbejnė-shkėmbejnė kutijat e duhanit e nė veēanti kur vijnė parsimi, pra tė parėt e fshatit sėbashku me dasmorin pėr tė vizituar odat e miqve . Nė kėtė moment pėrparėsi tė fjalės ka njeriu intelektual qė ėshtė nė dhomė i cili edhe njėher nė emėr tė odės dasmorit i uron dasmėn e tė birit dhe pėr atė kohė sa janė nė odė ai e ushen odėn me ndonjė bisedė konstruktive, frytėdhėnėse dhe aktuale pėr kohėn, vendin ose nivelin e te pranishmėve. Pas tij kėrkohej ndonjė sojtar (humorist) person i cili pergdhel dhe kultivon lojrat tradicionale tė odave tė cilat lojra me bukurin e pamjes qė kanė, odėn e shėndrojnė nė teatėr tė plotė.
    dita e dasmės
    Dita e mėrkur ėshtė dita kur krushqit shkojnė tė marrin nusen.
    Kėtė ditė qė nga agu i mėngjesit dasmorėt zgjohen me zėrin e lodrave tė cilėtnė sheshin e caktuar tubojnė valltarėt dhe dasmorėt tė cilėt me naze i luajnė vallet burrimore tradicionale siē janė: vallja e bylbylit, e prishtinės, rugovės, pehlivanave, shotės, vallen e rėndė (Osman Pasha), kurse aty nga mes dita, para dasmorėve paraqitet ēaushi. Ēaushi ėshtė njė njeri i zgjedhur nga familja qė duhet tė jetė imatur, i mencur, i urtė dhe i kuptueshem. detyrė e tij ėshtė qė tė rreshton krushqit duke i lėnė para personat e caktuar para bajraku, pastaj bajraktarėt dhe krushqit sipas autoritetit. Do tė mbaj rendin gjatė udhėtimit duke komanduar se kur duhet tė hecet ne rreshtė pėr dy dhe kur duhet tė jenė nė rreshtė pėr njė, ose kur duhet ndal ose ecur. Gjatė udhėtimit, ēaushi me zė tė lartė pėruron krushqit me fjalėt:
    “ Mashallah para bajraki, haj hooooj, hėna e reje, hėna e vjetėr, sot njė javė njė tjetėr, heeej heeej. dmth. dasma gjithmon paēim.
    Kur arihet nė familjen e vajzes, atje priten e gostiten dhe nė fund bėhet teslimi –dorėzimi, prindi i vajzės ia dorėzon bijėn prindit tė djalit duke cituar fjalėt: Robi i yti, por gjaku i imi. Akt kuptimgjėrė, qė le tė kuptojm se tė dorėzoj trupin fizik dhe intelektual tė anėtarit tim tė familjes, por edhe mė tej nderi i saj tangon nderin e familjes tonė. Pra tė kenė kujdes nė ruajtjen e nderit dhe fytyres se bijes sė tyre e cila do tė shkoj nuse nė tjetėr familje.
    Nga ky moment llogaritet se nusja u muer dhe tek atėher ndonjė nga krushqit ka tė drejtė tė shkrep armėn nė shenjė se misioni u krye me sukses dhe se ēdo gjė ėshtė nė rregull.
    Kur kthehen nė shtėpi, pritet tė del dhėndri dhe nė atė moment baba e zbret nusen dhe ia dorėzon tė birit. atė natė nusja shoqėrohet me bijat e shtėpisė. Tė nesėrmen dhėndėrit i bėhet darka e veēantė ose darka e dhendėrisė si natė e fundit e beqarisė . Atė natė fton shokėt e beqarisė tė cilėt e shoqėrojnė deri nė momentin kur ai edhe hynė nė gjerdek.
    Ditėn e premte, nusja nė mėngjes e shoqėruar me kengė nga bijat dhe vajzat e shtėpisė fshin oborin dhe u cet tė lajnė sytė anėtarėve tė familjes ashtu me radhė sikur qė zgjohen dhe vijnė. Maxhatorja bėn petullat dhe nga ky moment ai lirohet nga detyra dhe obligimi i saj si maxhatore. gjithė anėtarėve tė familjes nusja ua mer dorėn me temena dhe u ndan nga njė peshqesh modest, kurse pasi tė pijmė kafen, tė pranishmit e qerasin nusen me te holla duke i lėnė nė tepsi.
    Pas njė javė dasėm, vijmė edhe ke sofra e parė e shtruar me nusen sebashku, darka kur edhe do tė thehet kulaēi pėr tė parė se kuj do ti qėllon parja, e cila simbolizon se kush do tė ekonomizon me shtėpinė djali apo nusja.


    U trashigoftė ēifti i ri
    Gjithmonė dasma te keni.
    urtėsia

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Pėrcaktimi Pėr ēlirimin Me ēdo Mjet
    Nga Llapi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 12:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-09-2006, 00:15
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •