Sejfulla Malėshova ne kujtimet e Nexhmi Ballkes
Ndėrsa ishte duke punuar si punėtor mekanik nė njė uzinė tė rėndomtė tė Kaukazit verior nė Bashkimin Sovjetik, djaloshi nga Shqipėria, Sejfulla Malėshova, thėrritet nga autoritetet politike tė ndėrmarrjes dhe i komunikohet fakti se i ishte hequr dėnimi i dhėnė nga organizata e partisė nė Moskė.
Pas atij lajmi, ai heq rrobat tėrė graso dhe vesh kostumin e intelektualit. Pas kthimit tė tij nė Moskė nuk vonoi shumė dhe ai jo vetėm qė u ripranua nė Partinė Komuniste, prej sė cilės njė vit mė parė ishte pėrjashtuar me ndėshkim, por befasisht u gjend nė detyrėn e dekanit tė Fakultetit tė Filozofisė, ku tre vjet mė parė kishte qenė student. Kjo ėshtė e kaluara e largėt e Sejfulla Malėshovės, i cili ishte larguar nga Shqipėria me rrėzimin e Nolit nga pushteti. Por historitė e tij tė ēuditshme do tė vijonin edhe pas kthimit tė tij nė atdhe dhe zgjedhjes nė forumet mė tė larta politike dhe ekzekutive tė shtetit komunist. Gjithēka do tė vinte pas njė betimi tė tij tė prerė pėr tė mos u martuar asnjėherė. Pėr mė tepėr rreth figurės poliedrike tė intelektualit tė shquar ku shumė detaje tė jetės sė tij janė tė panjohura pėr publikun, i tregon nė shkrimin e mėposhtėm miku mė i tij mė i afėrt, Nexhmi Ballka.
Zoti Nexhmi, cila ėshtė e vėrteta e peripecive tė Malėshovės nė ish-Bashkimin Sovjetik?
Atje ai kishte shkuar qė nė vitin 1926 dhe ishte pranuar jo vetėm si antar i PKBS-sė, por kishte mbaruar edhe Fakultetin e Filozofisė. Kishte ikur nga Shqipėria pas pėrmbysjes sė Nolit me tė cilin kishte njė miqėsi tė jashtėzakonshme. Madje nė qeverinė e tij, Malėshova ishte sekretar i pėrgjithshėm i kabinetit.
Ka qenė viti 1932, kur nė njė diskutim tė zgjeruar qė kishte ndėrmarrė organizata bazė, pikėrisht pėr problemin e veprimtarisė sė brendshme tė partisė, ai ka shfaqur hapur dhe prerė kundėrshtimin e tij, para tė gjithė mendimit tė organizatės. Ai jo vetėm e kundėrshtoi, por i bindur nė tė vėrtetėn e idesė sė tij, kėmbėnguli me njė forcė tė madhe pėr ta mbrojtur atė. Kjo gjė solli pėrjashtimin fare tė tij nga radhėt e partisė. Menjėherė pas kėsaj, u dėbua nga Moska dhe u dėrgua si punėtor i rėndomtė nė njė uzinė mekanike nė Kakukazin verior. Por edhe nė atė rast ka ndodhur njė fenomen i ēuditshėm, i cili do ti ndryshonte menjėherė jetėn, qė i kishte marrė rrokullimėn e rrezikshme.
Pse ēfarė ndodhi?
Fjala ėshtė pėr dy suprizat, qė i rezervoi fati nė verėn e vitit 1933 kur Sejfullai kishte mėse njė vit qė punonte nė Kaukaz, bėhet njė mbledhje e radhės nė Buronė politike tė KQ-sė tė Bashkimit Sovjetik, tė drejtuar nga Stalini. Ajo mbledhje kishte si rend dite pėr tė diskutuar pikėrisht caktimin e rregullave tė brendshme tė funksionimit tė partisė. Ishte kjo temė, qė kishte flakur Malėshovėn. Ēuditėrisht dhe pėr fatin e madh tė Malėshovės, nė fjalėn e Stalinit u vu theksi saktėsisht pėr mėnyrėn e funksionimit tė partisė nė idetė dhe nė parimet, qė njė vit mė parė i kishte mbrojtur Malėshova. Stalini kishte ngritur zėrin, duke thėnė se tė gjithė ata komunistė, qė nuk kanė qenė dhe nuk janė dakord me parimet e pėrmendura kanė ide tė qėllimshme kundėr rrugės sė partisė sonė.
Vetėm kaq mjaftoi qė e gjithė organizata, e cila njė vit mė parė kishte pėrjashtuar Sejfulla Malėshovėn, tė shkrihej tėrėsisht si organizatė partie dhe Sejfullai tė rehabilitohej nė mėnyrė tė menjėhershme. Kjo pėr tė do tė thoshte qė tė kthehej nė Moskė dhe tė kishte mundėsi tė ushtronte profesionin e tij si intelektual.
Por nuk mjaftoi vetėm ai rast fatlum, qė atij i ēeli nė mėnyrėn mė tė papritur nė atė verė tė 1933-it, pasi njė tjetėr dritė jeshile iu hap pėrpara.
Pėr ēfarė rasti bėhet fjalė?
Sa u rikthye nė Moskė nė vitin 1933, mėsoi se nė Universitetin e Lomonosov, ku ai tre vjet mė parė kishte qenė student, vdiq dekani i Fakultetit tė Filozofisė, i cili mė parė kishte qenė edhe pedagogu i tij. Nuk vonoi as njė muaj nga ai njoftim, kur i shkon njė ftesė nga universiteti me tė cilėn i krijohej mundėsia pėr tė konkurruar pėr vendin e pedagogut, qė kishte mbetur bosh. Nė atė ēast, ai mėsoi rregullat e emėrimit tė njė pedagogu nė universitetin e famshėm, ku ftoheshin nė konkurrim ish-studentėt mė tė shkėlqyer tė pesė viteve tė fundit. Nė 100 konkuruesit me kombėsi nga shumė vende tė botės fitoi pikėrisht djaloshi nga Shqipėria, Sejfulla Malėshova.
Ėshtė e vėrtetė se ai ka qenė i martuar njė herė nė Moskė?
Ėshtė e vėrtetė njė gjė e tillė. Ai nė periudhėn qė ka qenė nė Bashkimin Sovjetik ka qenė i martuar. Ishte viti 1932, kur vendosi tė krijonte familje, duke u martuar me njė komuniste nga Moska, por qė pėr divergjenca tė theksuara mendimesh ajo martesė nuk zgjati as tre muaj. Pas saj ai vendosi tė mos martohet asnjėherė.
Pse?
Unė kėtė gjė e mėsova nė periudhėn e parė pas Ēlirimit, kur ai ishte ministėr i Arsimit dhe unė zėvendės i tij. Atėherė, unė pasi e pyeta pikėrisht pėr atė gjė.
A mund tė mi pėrshkruani hollėsitė e asaj bisede?
Njė herė, si ēdo vit, unė kisha dėrguar gruan dhe fėmijėt nė fshatin Dardhė tė Korēės, pėr tė kaluar disa ditė me pushime pasi u bėnte mirė klima e atjeshme. Kėtė e bėja se gruaja kishte herė pas here shqetėsime shėndetėsore. Unė zakonisht pas mbasdites kur mbaroja punėn zyrtare ikja me makinėn time deri te shtėpia e Sejfullait, tė cilėn e kishte te Blloku, ku ishin vendosur qeveritarėt e lartė. Atje i thoja shoferit tė largohej dhe merrja Sejfullain dhe niseshim nė kėmbė pėr xhiron e zakonshme, deri te hotel Dajti ku pinim nga njė kafe dhe qėndronim gjatė.
Unė si zakonisht, bisedat i nisja nga gruaja dhe fėmijėt, qė i kisha larg. Ai dėgjonte me vėmendje dhe mė sė shumti nuk reagonte. Pas kėsaj teme e merrte fjalėn ai, duke e ēuar bisedėn te problemet, qė i lindnin nė Byronė politike dhe nė Komitetin Qendror tė partisė. E shikoja qė e shqetėsonte shumė mėnyra e kryerjes sė punėve politike. Ai kishte shumė pakėnaqėsi me mėnyrėn e funksionimit tė autoritarizmit brenda radhėve tė udhėheqjes politike. Me Enverin nuk i kishte punėt mirė dhe shpesh e theksonte qė nuk duhej ta kishte ndihmuar nė Berat, kur nė Plenium desh i dhanė shkelmin.
Ishte e zakonshme kjo gjendje e tij dhe mė dhimbsej jo pak, prandaj detyrohesha ti thoja shpesh qė tė rrinte urtė se kėtė tip kishte pasur qė e kishte pėsuar dhe nė Bashkimin Sovjetik, qė ishte dėnuar duke u shndėrruar nė punėtor tė rėndomtė. Por, ai nuk donte tia dinte pėr ato kėshilla. Njė ditė, prej atyre ditėve kur i shkova si zakonisht nė shtėpi gjeta dhe nėnėn e tij qė i kishte ardhur nga fshati. Ajo u gėzua shumė qė mė pa nė derė dhe mė pėrqafoi me shumė dhembshuri. Para se tė niseshim pėr kafen e zakonshme, e ėma e tij, nėnua siē e thėrrisnim ne tė gjithė nė mėnyrėn e Sejfullait, mė tėrhoqi veē dhe mu lut qė tė ndikoja pėr ti mbushur mendjen Sejfullait, qė tė martohej edhe ai si tė gjithė shokėt. Ajo mu pėrgjėrua se nuk ndihej mirė qė i biri nuk kishte familje. Ka shtėpi tė mirė, ka plaēkė, ka tė hajė e tė pijė , ka punė tė mirė, por nuk ka familje, tha. Nuk ka grua dhe nė shtėpi nuk dėgjohen zėra fėmijėsh. Unė i premtova se do tia hapja njė bisedė tė tillė. Kėshtu, sa u larguam dhe ishim duke biseduar, diku aty te ura e Lanės unė i them: Ore Sejfulla nuk tė kam folur ndonjė herė, por nuk mund tė rri pa tė pyetur
Pėr problemin e martesės, e kam fjalėn. Nuk e di si e ke menduar pėr kėtė punė, do tė vendosėsh ndonjėherė tė martohesh apo jo? Tė paktėn si shok qė jemi doja tė dija diēka edhe unė.
Ai, nė kėtė moment vuri buzėn nė gaz dhe ndėrsa ndaloi njė hop ma ktheu: Kush tė tha tė mė pyesje pėr kėtė gjė, nėneja? Pas kėsaj qeshi dhe mė shumė. Unė vazhdova nė timen. Po ēfarė rėndėsie ka se kush mė tha mua, nėneja apo e mendova vetė. Rėndėsi ka shqetėsimi qė ne kemi nė lidhje me kėtė punė.
Dėgjo Nexhmi, ma ktheu i pėrqėndruar dhe i vendosur tė shpjegonte diēka, edhe ti nuk mė ke pyetur, por edhe unė nuk tė kam thėnė ndonjėherė, por po ta them tani se unė e kam vendosur qė tė mos martohem asnjėherė. Pse? i them i shqetėsuar, si ta kuptoj kėtė?
Sa ditė ke ti Nexhmi, qė i ke ēuar fėmijėt nė Korēė, vazhdoi mė tej ai pa mė lėnė tė kuptoja se ku do tė dilte.
Po bėhen afėrsisht 10 ditė, ia ktheva unė pa e bėrė tė gjatė.
E pra i dashur Nexhmi, ju keni 10 ditė qė jeni ndarė nga familja dhe pothuajse ēdo ditė e pėrmendni se ēpo bėhet pėr fėmijėt, ēpo bėn gruaja. Pra jeni shumė i lidhur dhe kjo gjė ju frenon nė shumė gjėra, ku mund tė keni edhe tė drejtė.
Ndėrsa unė e njoh tipin dhe temperamentin tim, pasi jam shumė gjaknxehtė dhe impulsiv. Pastaj unė jam revolucionar dhe i tillė do tė ngelem tėrė jetėn. Por qė tė ngelesh revolucionar do tė thotė qė tė ndeshesh ēdo ditė me lloj-lloj njerėzish. Kjo kėrkon qė tė mos e mbash mendjen mbrapa nga familja. Unė e di se lufta qė kam nisur nuk ka mbaruar dhe situatat nuk i shikoj tė mira. Unė nuk mundem tė qėndroj indiferent nė asnjė moment. Kėshtu qė, edhe tė ardhmen time e shikoj me probleme.
Ti e di se luftėn e nisur nė Pleniumin e Beratit kundėr Enver Hoxhės nuk do ta ndėrpres nė mes sido qė tė jetė. Nė Berat, ne i lamė gjėrat pezull me pretendimin qė tė ridiskutoheshin mirė edhe njė herė pas Ēlirimit, kur partia ta kishte bėrė kongresin dhe tė kishte zgjedhur organet e saj legjitime.
Tani unė do tė kėrkoj brenda nė Byronė politike, qė tė mbahet qėndrim pėr vetė Enver Hoxhėn, i cili nuk njeh parime dhe statut partie nė mėnyrėn e drejtimit dhe tė veprimit tė tij politik.
Por ai ėshtė kryeministėr tani dhe nuk ka mė pozitat qė kishte nė Berat, ku u ndodh papritur nė minorancė, i thashė jo pak i shqetėuar kur dėgjova sėrish nga goja e Sejfullait qėllimet qė i kishte vėnė vetes.
Po pra, ma ktheu, prandaj edhe unė nuk mendoj tė krijoj familje, se jam betuar qė tu shkoj gjėrave deri nė fund dhe nuk besoj se do tė dal pa pasoja.
Biografia
Pasaporta e Sejfulla Malėshovės
Vendlindja: Sejfulla Malėshova lindi nė Malėshovė tė Pėrmetit nė 2 Mars tė vitit 1900.
Arsimimi: Kreu shkollėn fillore nė vendlindje
Kreu studimet nė shkollėn San Demetro Di Korona nė Siēili, nė tė cilėn mė parė kishte ndjekur studimet edhe De Rada
Mė pas ishte student i Fakultetit tė Mjekėsisė nė Romė.
Nė vitet 1926-1931 kreu studimet nė Universitetin e Filozofisė, nė Lomonosov tė Moskės.
Gjuhėt e huaja: Njihte shkėlqyer me shkrim dhe kėndim tetė gjuhė tė huaja por veē fushės sė pėrkthimit ai spikaste dhe nė poezi, publicistikė, politikė dhe nė fushėn e pėrkthimit
Aktivitetiti
1924- Sekretar i pėrgjithshėm i kabinetit qeveritar tė Fan Nolit
1931- Bėhet anėtar i PKBS-sė
1933- Pedagog dhe dekan nė Universitetin e Filozofisė nė Lomonosov tė Moskės
1934- Bėhet anėtar i Komiterrnit
1941- Kthehet nė Shqipėri
1943- Bėhet anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Antifashist Nacionalēlirimtar
1945- Ministėr i Arsimit dhe i Kulturės
1946- Pėrjashtohet nga partia dhe shkarkohet nga tė gjitha detyrat
1947- Izolohet nė Fier, ku i ndalohen tė gjitha botimet dhe pėrdhoset psikologjikisht, duke e vėnė nė punė tepėr tė rėndomta.
1971- Vdiq nė vetmi, nė banesėn e tij nė Fier
Fatos Veliu - Panorama
Krijoni Kontakt