Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nji qelbanik me pak mbi faqen e dheut.

    Shekulli
    ------------
    Tom Begeja kishte vrarė edhe djalin e tij. Policia kishte dėshtuar 3 herė pėr kapjen e tij


    Policia ekzekuton serial-killerin


    Shkodėr, vritet 53-vjeēari i shumėkėrkuar. Akuzohej si autor i disa vrasjeve

    SHKODĖR - Vritet gjatė shkėmbimit tė zjarrit me policinė, i shumėkėrkuri Tom Gjon Begeja. 53-vjeēari Begeja ėshtė ekzektuar rreth orės 04.00 tė ditės sė djeshme, gjatė njė rrethimi tė banesės sė tij trekatėshe, nė fshatin Kukėl, thanė pėr gazetėn burime tė policisė. 53-vjeēari, lindur dhe banues nė fshatin Kukėl tė komunės Barbullush nė Shkodėr, akuzohej si autor i disa vrasjeve, madje dhe autori i vrasjes sė djalit tė tij. Katėr prej tyre, tė dokumentuara nga policia. Policia kishte dėshtuar 3 herė pėr kapjen e Tom Begesė. Plani pėr kapjen e tij sė fundi dihej vetėm nga krerėt mė tė lartė tė policisė sė Shkodrės. Sipas burimeve, ai ishte nėn vėzhgimin e policisė qė prej 45 ditėsh, ndėrsa pėr kapjen e tij u aktivizuan 35 forca speciale tė ardhura nga Tirana. Ato kanė bėrė rrethimin me kujdes tė banesės 3- katėshe tė Begesė dhe i kanė bėrė thirrje atij qė tė dorėzohej, ndėrsa ai ka filluar tė qėllojė me breshėri automatiku. Policia tha se qėllimi ishte qė tė kapej i gjallė, por terreni i vėshtirė dhe fakti qė nė banesė ndodheshin edhe bashkėshortja e tij, djali i tij i martuar, bashkė me gruan dhe 3 fėmijė, bėri qė policia tė ishte e kujdesshme nė veprimet e saja, qė tė mos dėmtoheshin tė tjerėt. Nė njė interval tė shkurtėr kohor, Begeja filloi tė qėllojė me breshėri automatiku, pėr tė ēarė rrethimin, pasi nuk dallonte dot policinė. Policia i ėshtė pėrgjigjur me zjarr dhe, pėr rreth 10 minuta, kanė qėlluar me breshėri tė dyja palėt. Begeja tentoi tė largohej duke qėlluar nė lėvizje, ndėrsa plagoset pak metra larg oborrit tė shtėpisė sė tij. Policia e dėrgon nė spitalin mė tė afėrt, atė tė Lezhės ku, si pasojė e plagėve tė marra, ai vdes. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se Begeja ishte tepėr i rrezikshėm, mbrohej me kujdes, lėvizte dhe fshihej nė vende tė ndryshme dhe siguronte informacion me anė tė njerėzve qė aktivizonte. Ai vepronte kryesisht pa bashkėpunėtorė. Vitet e fundit ishte larguar dy herė drejt Italisė. Kryesisht strehohej nė stanet nė mal tė Jushit dhe nga banorėt e zonės, sidomos nė periudha trazirash shihej tek vendoste mitralozin nė faqe tė malit dhe me dylbi kontrollonte gjithė rrugėt hyrėse tė Kukėlit e Barbullushit. Banesa e tij ndodhej rrėzė malit, e rrethuar nė tri drejtime me avlli tė lartė. Nė banesėn e tij u gjet njė arsenal i tėrė armėsh: dy automatikė "Kallashnikov", njė pistoletė "TT', njė arkė me municione pėr mitraloz tė lehtė, dy arka me fishekė automatiku. Nė trupin e Begesė ndodhej njė gjerdan me tre krėhėra automatiku me fishekė e granata dore dhe njė palė dylbi.

    Reagimi
    Nė Barbullush e Kukėl dje ishte njė ditė e zakonshme. Disa prej tyre tregohen indiferentė, ndėrsa tė tjerė thoshin se u vinte mirė qė nuk kishte tė dėmtuar nga radhėt e policisė. Tė tjerė luanin kokėn apo thoshin lehtė se ndiheshin tė ēliruar. Njė plak nė Barbullush pyeste se a ishte e sigurt se Tom Begeja kishte vdekur?! Njė banor i zonės, i larguar kohė mė parė dhe banues nė Shkodėr, thotė se nė kėtė kohė, kur vinin emigrantėt, Toma ulej nė stanet dhe u vinte gjoba. Nė banesėn e tij nuk kishte shumė njerėz. Pjesėtarėt e familjes dukeshin tė qetė, edhe pse ishte vrarė njeriu i tyre, i cili, sipas tė njohurve, i kishte torturuar vazhdimisht edhe ata. Deri nė orėn 16.00 tė ditės sė djeshme, trupi i tij ruhej nag uniformat blu nė morgun e spitalit tė Lezhės. Pritej qė kufoma e tij tė tėrhiqej nė orėt e mbrėmjes nga familjarėt.

    Pėrse akuzohej
    Begeja akuzohej si autor i disa vrasjeve nė Shkodėr dhe nė Lezhė. Baba i 4 fėmijėve, Begeja fillimisht ėshtė dėnuar nė vitin 1986, me 1 vit heqje lirie pėr armėmbajtje pa leje. Nė vitin 1993 ai vret Rrok Filaj, qė punonte si roje i dyqaneve nė fshatin Kukėl. Vrasja ka ndodhur pėr motive grabitjeje. Pas kėsaj, Begeja fshihet nė malin e Jushit, pranė fshatit tė tij, si dhe nė fshatra tė tjera pėrrreth, pa u kapur nga policia. Mė 22 shkurt tė vitit 2000 gjykata e Lezhės e dėnoi atė nė mungesė me 10 vjet heqje lirie, pėr tentativė vrasjeje tė Lazėr Kolės, nga fshati Kodhel i Lezhės, ndėrsa nė maj tė po atij viti gjykata e dėnon me 25 vjet burg nė mungesė pėr vrasjen e Hilė Nikollės. Mė 2000-ėn, Tom Begeja, vret djalin e tij 25- vjeēar, Gjeton. Vrasja ndodhi pasi Begeja ishte nė gjak me njė fis tjetėr dhe elektriēisti i fshatit qė kishte hipur nė shtyllė pėr tė rregulluar dritat, i pėrkiste fisit nė gjak. Tom Begeja i thotė djalit tė tij qė ta vriste elektriēistin, por ai e kundėrshtoi. Gjatė debatit me tė birin, Tom Begeja e vret atė. Aktiviteti kriminal i Begesė do tė vazhdonte edhe mė pas. Nė 22 shkurt tė kėtij viti ai shikon nė njė lokal nė Kukėl 30-vjeēarin Dashamir Ēeka dhe, pėr motive hakmarrjeje, i zė pritė atij pėr ta vrarė. Ky sapo e sheh largohet me shpejtėsi dhe duke vrapuar ndiqet nga 53- vjeēari. Pėr t'u mbrojtur, Ēeka hyn nė banesėn e Qerretajve, qė ndodhej buzė rrugės dhe kėrkon tė fshihet aty. Nė oborr ndodhej e zonja e shtėpisė, 26- vjeēarja Majlinda Qerreti. Begeja, i cili e kishte ndjekur Ēekėn hyn me pistoletė nė dorė dhe nė oborr pėrpiqet tė ndalohet nga Majlinda. Kjo e fundit thotė: "Dashamiri ka hyrė nė shtėpinė tonė dhe, sipas zakonit, ishte nė besėn e tyre, ndaj ai nuk mund ta vriste aty". Por Begeja qėlloi mbi 26- vjeēaren, nėnė e dy fėmijėve dhe qė ishte shtatzėnė dhe, mė pas, hyn nė banesė, ku vret dhe Dashamir Ēekėn, tė strehuar aty. Majlinda Qerreti qė donte ta pengonte, shoqėrohet e plagosur nė spital nga bashkėshorti dhe komshinjtė ku dhe vdes. Begeja largohet pėr tė mos arritur tė kapet nga policia.
    Anila Dushi


    ---------------------

    Nji kriminel me pak.
    Disa avokat qelbaniker me me pak pune.
    Disa njerez me shume do te jetojne e mijra te Tjere do te jene me te qete.
    Rrofte policia!

    Ja kush nderton shtepi tre kateshe ne Shqiperine "demokratike".

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Lezhjani
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    17
    ja kam pase nigjua zanin.
    Ka gjete ca meriton! e marshin mrapa shume si ai.

Tema tė Ngjashme

  1. miliarder dhe qelbanik..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 13:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •