Lora Arbana & Florian Vika, “finissage” në GKA


Autori i Lajmit: P.Grosi
Për çfarë ndihmon errësira në kryeqytetin e ëndrrave me ngjyra?
Për të harruar, për t’u fshehur, për t’u arratisur nga një realitet surreal, apo për t’u ulur me veten dhe biseduar me të? Kundrejt sipërores nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përveç dashurisë! Tek “Finissage” kjo vjen kështu: kundrejt sipërores nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përvec arratisjes! Kjo e fundit nuk ekziston vetëm në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Mbylle 24-orëshin standard me buzëqeshje apo ngërdheshje, bëj kolazh me veten, transmetoji ambientin nokturn dhe një shëtitje në Galerinë Kombëtare të Arteve të enjten më 24 mars, ora 18.00! “Finissage” vjen nga frëngjishtja, që e përkthyer në shqip do të thotë mbyllje. Ky është titulli i ekspozitës që vijon projektin “Tirana Overground”. Titulli ka marrë shtysë ka vetë punët e përzgjedhura të artistëve pjesëmarrës. Në rastin konkret Lora Arbana, e cila vjen pas një periudhe studimi në Njy Jork, prezantohet më një video art, që në vetvete nuk është gjë tjetër, veçse një moment intim. Madmauselle Lora improvizon në bashkëpunim më kameran dixhitale një filmim të vetvetes, teksa këndon një nga këngët e saj të preferuara. Ndërsa artisti tjetër Florian Vika, ish student në “Akademinë e Arteve të Bukura të Firences”, prezantohet me një vizatim, të cilin e lë të papërfunduar [shih teoritë e Da Vincit]. Lidhja midis të dyve krijohet në procesin e punës, i cili nuk përfundon për motive të caktuara. Madmausselle Lora nuk preferon studiot muzikore dhe ofertat për videoklip të Antoni Corbijn, ndërsa Vika, teksa vizaton në studion e tij, për një çast sjell ndërmend teoritë e profesor Da Vincit rreth pikturës, e cila është e përfunduar në çdo moment. Të dyja punët kanë një tjetër lidhje të përbashkët për ironinë e kohës dhe hapësirës. Videoja nga Madmausselle Lora është realizuar në një ambient të mbyllur, ku drita është mjaft e dobët dhe krijon një imazh noktun të planit. Ndërsa vizatimi i Vikës është një fragment, i cili të kujton shkëmbinjtë e zinj të Da Vincit në pikturën e “Monalizës”. Për rrjedhojë të asgjësë, që i kundërvihet diçkaje, përftohet ideja se: “asgjëja e diçkasë është reale dhe ekziston”. Errësira motivon dy realizime punësh në zhanre të ndryshme dhe mbyllja e tyre në një moment fillestar vendos titrat: The End!(Fundi) Atëherë fillojmë të besojmë se intuita qëndron përpara aryses së kulluar, të cilën e bazojmë në fakte reale dhe refleksione të ftohta, ku emocionet censurohen për efekte konkluzioni.

Data e Publikimit: 23/03/2005

2001-2004 Ballkan.com