Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet nė Bllog
    18

    ADHURIMI - Kapitulli II: Misteret e Shenjta

    Misteret

    Misteret quhen zyrtarisht nė Kishėn Orthodhokse "Misteret e Shenjta". Zakonisht numėrohen shtatė mistere: pagėzimi, mirosja, Kungata e shenjtė, pendimi (rrėfimi), martesa, priftėria dhe vajimi i shenjtė (efqelia).

    Praktika e numėrimit tė mistereve u adoptua nė Kishėn Orthodhokse nga Romano-Katolikėt. Kjo nuk ėshtė njė praktikė e vjetėr e Kishės dhe nė shumė drejtime mund tė lindė keqkuptime, sepse tė lė pėrshtypjen sikur janė vetėm shtatė rite tė veēanta, tė cilėt janė "mistere" dhe sikur aspektet e tjera tė jetės sė Kishės janė esencialisht tė ndryshme nga kėto veprime tė veēanta. Praktika mė e vjetėr dhe tradicionale e Kishės Orthodhokse ėshtė tė konsiderojė ēdo gjė qė ėshtė brenda Kishės dhe ēdo gjė qė ėshtė e Kishės si mistike dhe misterore (sakramentale).

    Kisha mund tė pėrcaktohet si jeta e re nė Krishtin. Kjo ėshtė jeta e njeriut, e jetuar me anė tė Shpirtit tė Shenjtė, nė bashkim me Perėndinė. Tė gjitha aspektet e jetės sė re nė Kishė marrin pjesė nė misterin e shpėtimit. Nė Krishtin dhe Shpirtin e Shenjtė ēdo gjė qė ėshtė mėkatare dhe e vdekur, bėhet e shenjtė dhe e gjallė nga fuqia e Perėndisė Atė. Dhe kėshtu, nė Krishtin dhe Shpirtin e Shenjtė, gjė nė Kishė bėhet njė mister, njė element i misterit tė Mbretėrisė sė Perėndisė, ashtu si ai tashmė ėshtė pėrjetuar nė jetėn e kėsaj bote.

    Duke e parė Kishėn si njė jetė tė re dhe tė amėshuar tė Mbretėrisė sė Perėndisė, dhėnė njeriut nga Perėndia, me anė tė Jisu Krishtit, nė Shpirtin e Shenjtė, ne, para sė gjithash, kuptojmė se pėr tė patur jetė duhet tė kemi lindje. Lindja nė jetėn e amėshuar tė Perėndisė ėshtė Misteri i Pagėzimit. Por, lindja nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė jetuar; duhet pasur edhe mundėsia e vazhdimit tė jetės: fuqia, energjia dhe forca e saj. Prandaj, Misteri i Mirosjes ėshtė dhurata e fuqisė pėr tė jetuar nė jetėn e Krishtit, e cila ka lindur tek njeriu nga pagėzimi. Kjo ėshtė dhurata e "Shpirtit tė tėrėshenjtė, tė mirė e jetėbėrės" tek njeriu.
    Edhe jeta, gjithashtu duhet tė mbahet. Normalisht kjo bėhet me anė tė ushqimit. Ushqimi na mban ne gjallė. Njeriu mbahet nė ekzistencė nėpėrmjet kungimit me krijimin. Por, ushqimi nuk na mban ne nė jetė pėrjetėsisht. Kungimi ynė natyral me botėn ėshtė njė Kungim te vdekja. Ne kemi nevojė pėr njė ushqim tė veēantė, qė tė na japė jetėn e amėshuar. Ky ushqim ėshtė "darka mistike e Birit tė Perėndisė", trupi dhe gjaku i Krishtit, misteri i Kungatės sė Shenjtė - Kungimi me Jetėn Vetė.

    Qė jeta tė bėhet e shenjtė, e mirė dhe e pėrsosur, duhet tė jetė dhe njė mister i veēantė rreth martesės dhe lindjes sė fėmijėve. Nė kėtė botė, kush ka lindur do tė vdesė dhe, madje edhe dashuria njerėzore mė e pėrsosur ėshtė nėn dėnimin: "...derisa vdekja do ju ndajė." Misteri i Martesės sė krishterė, i transformon dashuritė njerėzore, fėmijė-lindjet dhe familjet, nė realitete tė kuptimit dhe pėrmasave tė pėrjetshme. Nė martesė ata bekohen prej Perėndisė pėr njė dashuri dhe miqėsi pa mbarim. Ata bekohen qė fruti i dashurisė sė tyre, lindja e fėmijėve dhe jeta e familjeve tė tyre, tė mos jetė "nė vdekje", por nė jetėn e amėshuar.

    Deri nė ardhjen pėrfundimtare tė Mbretėrisė sė Perėndisė, jeta jonė ėshtė ėshtė nėn sulmin e armiqve tė saj demoniakė: mėkati, sėmundja, vuajtja, hidhėrimi dhe vdekja. Misteri i pendimit ėshtė mjekimi pėr sėmundjet shpirtėrore. Ai na lejon tė kthehemi pėrsėri tek Perėndia, tė falemi prej Tij dhe tė pranohemi pėrsėri nė jetėn e Perėndisė, prej sė cilės mėkatet tona na ndajnė. Misteri i Vajimit tė Shenjtė (Efqelia) ėshtė mjekimi pėr sėmundjet tona fizike, tė cilat janė fuqitė e mėkatit mbi trupet tona, bashkimi ynė i paevitueshėm me vuajtjen dhe vdekjen. Vajimi i shenjtė na lejon tė shėrohemi; na ēon jo "nė vdekje", por pėrsėri nė jetėn e amėshuar. Ai ėshtė inkorporimi i plagėve tona nė kryqin jetėbėrės tė Krishtit.

    Sė fundi, misteri i cili lejon, qė pėrsosmėria e jetės hyjnore tė bėhet e jona, me tėrė plotėsinė dhe fuqinė e saj nė kėtė botė, ėshtė misteri i vetė Kishės. Nė mėnyrė tė veēantė, brenda Kishės ne kemi misterin e Priftėrisė, shėrbesėn, mėsimin dhe kujdesin pastoral. Kleri i Kishės (peshkopėt, priftėrinjtė dhe dhiakonėt) ėshtė, qė ta shfaqė, ta bėjė tė pranishme dhe tė fuqishme nė Kishė, jetėn hyjnore tė Mbretėrisė sė Perėndisė tek tė gjithė njerėzit, gjatė kohės qė ata jetojnė nė kėtė botė.

    Kėshtu, prej lindjes nė vdekje, nė kohė tė mira e tė kėqia nė ēdo aspekt tė ekzistencės tė kėsaj bote, jeta reale - jeta siē Perėndia e ka krijuar, shpėtuar dhe shenjtėruar - na ėshtė dhėnė neve nė Kishė. Ky ėshtė qėllimi i ardhjes sė Krishtit nė botė:

    "Unė kam ardhur qė tė kenė jetė e ta kenė me bollėk" (Joani 10:10).

    Kisha, si dhurata e jetės sė amėshuar, prej vetė natyrės sė saj nė plotėsinė dhe tėrėsinė e saj, ėshtė njė realitet mistik dhe misteror. Ajo ėshtė jeta e Mbretėrisė sė Perėndisė e dhėnė tashmė tek ata qė besojnė. Dhe prandaj, ēdo gjė qė ne bėjmė - lutjet tona, bekimet, veprat e mira, mendimet, veprimet - ēdo gjė merr pjesė nė jetėn qė s'ka mbarim. Nė kėtė kuptim, ēdo gjė qė ėshtė nė Kishė dhe e Kishės ėshtė njė mister i Mbretėrisė sė Perėndisė.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet nė Bllog
    18
    Pagėzimi

    Praktikimi i Pagėzimit si simbol fetar nuk filloi me Jisuin. Pagėzimi, qė literalisht do tė thotė zhytje nė ujė (Baptismos), praktikohej nga populli i Dhiatės sė Vjetėr, si dhe nga popuj qė i pėrkisnin besimeve pagane. Kuptimi universal i pagėzimit ėshtė ai i "fillimit tė ri", i vdekjes sė njė mėnyre tė vjetėr jetese dhe i lindjes pėrsėri, nė njė mėnyrė tė re jete. Prandaj, Pagėzimi ėshtė i lidhur gjithmonė me Pendimin, qė do tė thotė njė kthim moral, njė "ndryshim i mendjes", njė ndryshim nė jetimin prej diēkaje tė vjetėr dhe tė keqe, nė njė diēka tė re dhe tė mirė.

    Prandaj, nė Ungjill Joan Pagėzori i pagėzon njerėzit si njė shenjė pendimi, pėr pėrgatitjen pėr Mbretėrinė e Perėndisė, qė po vinte tek njerėzit me Krishtin Mesian. Vetė Krishti u pagėzua nga Joani, jo sepse ishte mėkatar dhe kishte nevojė pėr pagėzim, por sepse, duke e lejuar veten tė pagėzohej ai tregoi qė me tė vėrtetė ishte "Biri i Dashur" i Perėndisė, Shpėtimtari dhe Mesia, "Qengji i Perėndisė qė heq mėkatin e botės" (Shih Matheu 3, Marku 1, Lluka 3, Joani 1-3).

    Nė Kishėn e krishterė praktika e pagėzimit merr njė kuptim tė ri dhe tė veēantė. Ai nuk mbetet thjesht njė shenjė e ndryshimit moral dhe e rilindjes shpirtėrore. Por, ai bėhet njė akt i vėrtetė i vdekjes dhe ngjalljes sė personit nė dhe me Krishtin. Pagėzimi i krishterė ėshtė pjesėmarrja e njeriut nė ngjarjen e Pashkės. Ai ėshtė njė "lindje e re nga uji dhe nga Fryma e Shenjtė"
    Mbretėrinė e Perėndisė (Joani 3:5).

    Pagėzimi nė Kishė fillon me mohimin e Satanait dhe me pranimin e Krishtit. Para se tė pagėzohet njė person - ose nuni pėr atė - pohon zyrtarisht simbolin e besės sė krishterė, Besoren. Meqenėse nuni flet nė emėr tė foshnjes, ai e shoqėron hyrjen e tij nė Kishė dhe e "pret" foshnjen kur del nga uji i pagėzimit dhe kujdeset pėr jetėn e tij shpirtėrore. Nuni duhet tė jetė njė anėtar i Kishės.

    Mbas pohimit tė besės, mbi ujin e pagėzimit bėhen lutje dhe ai bekohet, si shenjė e mirėsisė sė krijimit tė Perėndisė. Gjithashtu, edhe mbi personin qė do tė pagėzohet bėhen lutje dhe ai, gjithashtu, bekohet me vaj tė shenjtėruar, si shenjė qė krijimi i tij nga Perėndia ėshtė i shenjtė dhe i mirė. Pastaj, mbas shpalljes solemne tė "aliluia" (Perėndia qoftė i lavdėruar), personi zhytet tri herė nė ujė, nė emėr tė Atit, Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė.

    Nėpėrmjet aktit tė zhytjes, personi i pagėzuar vdes pėr kėtė botė dhe lind pėrsėri nė ngjalljen e Krishtit, nė jetėn e amėshuar. Ai vishet me "rroben e shpėtimit", simbolizuar nga rroba e bardhė e Pagėzimit, qė ėshtė "njerishmėria e re" e vetė Jisuit, i cili ėshtė Adami i ri dhe qiellor (Shih Joani 3, Romanėt 5, I Korinthianėt 15). Prandaj, fjalėt e Apostull Pavlit kėndohen tri herė, kur i porsapagėzuari udhėhiqet nė procesionin rreth kolumvithrės, si simbol i hyrjes sė tij nė jetėn e amėshuar: "Sa u pagėzuat me Krishtin, me Krishtin u veshėt. Aliluja" (Galatianėt 3:27).

    Nė kohėt e vjetra, ky procesion bėhej prej pagėzimores nė Kishė, ku i porsapagėzuari merrte Kungatėn e Shenjtė nė Meshėn Hyjnore. Normalisht, Pagėzimi ishte i lidhur me Meshėn e Pashkės; procesioni ynė i sotėm rreth Kishės, nė natėn e Pashkės, nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse kujtimi qė ne jemi pagėzuar, qė ne kemi lėnė jetėn e kėsaj bote, pėr tė hyrė nė jetėn e amėshuar tė Krishtit tė Ngjallur, nė Mbretėrinė e Perėndisė. Kjo jetė e re na ėshtė dhėnė nė jetėn e Kishės, kryesisht nė Meshėn Hyjnore.

    Para procesionit pagėzimor dhe kėndimit tė Apostullit dhe Ungjillit dhe para plotėsimit me marrjen e Kungatės sė Shenjtė, tė porsapagėzuarit i jepet dhurata e Shpirtit tė Shenjtė nė misterin e Mirosjes.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet nė Bllog
    18
    Mirosja

    Nė misterin e Mirosjes ne marrim "vulėn e Shpirtit tė Shenjtė" (Shih Romanėt 8, I Korinthianėt 6, II Korinthianėt 1:21-22). Nėse pagėzimi ėshtė pjesėmarrja jonė personale nė Pashkėn - vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit; mirosja ėshtė pjesėmarrja jonė personale nė Rushajet (Pentekostinė) - ardhja e Shpirtit tė Shenjtė mbi ne.

    Misteri i mirosjes quhet gjithashtu konfirmim dhe kryhet gjithmonė nė Kishėn Orthodhokse sė bashku me Pagėzimin. Ashtu siē Pashka nuk ka kuptim pėr botėn pa Rushajet, ashtu dhe pagėzimi nuk ka kuptim pėr tė krishterin pa Mirosjen. Ne kėtė kuptim dhe praktikim, Kisha Orthodhokse ndryshon prej kishave Romano-Katolike dhe Protestante, ku dy misteret shpesh janė tė ndarė nga njėri-tjetri, duke i dhėnė interpretime tė ndryshme nga ato tė Traditės Orthodhokse.

    Mirosja, dhurata e Shpirtit tė Shenjtė, kryhet nė Kishėn Orthodhokse duke lyer tė gjitha pjesėt e trupit tė personit me njė vaj tė veēantė, tė quajtur Miro e Shenjtė. Ky vaj pėrgatitet nga peshkopėt e Kishės tė Enjten e Madhe. Ai pėrdoret nė mirosjen, pėr tė treguar qė dhurata e Shpirtit tė Shenjtė, fillimisht iu jepej njerėzve me anė tė apostujve tė Krishtit, pasardhėsit e tė cilėve janė peshkopėt e Kishės (Shih Veprat 8:14; 19:1-7).

    Nė Mirosjen, njė personi i jepet "fuqia prej sė larti" (Veprat 1-2), dhurata e Shpirtit tė Perėndisė, qė ai tė mund tė jetojė jetėn e re qė ka marrė nė pagėzim. Ai lyhet me vaj, ashtu siē Krishti Mesia ėshtė i Lyeri i Perėndisė. Ai bėhet - siē Etėrit e Kishės guxojnė tė thonė - njė "krisht", sė bashku me Jisuin. Prandaj, nėpėrmjet Mirosjes, i krishteri orthodhoks bėhet njė "krisht", njė bir i Perėndisė, njė person, nė tė cilin Shpirti i Shenjtė banon dhe vepron - pėrsa kohė ne e duam atė dhe bashkėveprojmė me frymėzimin e tij tė fuqishėm dhe tė shenjtė.

    Prandaj, vetėm mbas Mirosjes bėhet procesioni i Pagėzimit dhe dėgjojmė apostullin dhe ungjillin e shpėtimit dhe tė ndriēimit nė Krishtin (Shih mė poshtė kėndimet).


    Apostulli i Pagėzim-Mirosjes

    Vėllezėr, sa u pagėzuam mė Krishtin, mė vdekjen e tij u pagėzuam. U varrosėm, pra, bashkė me anėn e pagėzimit, pėr vdekjen; qė siē u ngjall Krishti prej sė vdekurish me lavdin e Atit, ashtu edhe ne tė ecim me jetė tė re. Se ne u bėmė pjesėtarė nė shembėllesėn e vdekjes sė tij, do tė bėhemi edhe nė ngjalljen e tij, duke ditur kėtė, qė njeriu i ynė i vjetėr u kryqėzua bashkė, qė tė prishet trupi i mėkatės, qė tė mos i shėrbejmė mė mėkatės. Se ai qė vdiq ėshtė i ēliruar prej mėkatės. Por, ne vdiqėm bashkė me Krishtin, besojmė se edhe do tė rrojmė bashkė me tė; duke ditur qė Krishti u ngrit prej sė vdekurish, nuk vdes mė, vdekja nuk e pushton mė atė. Se kur vdiq, vdiq pėr mėkatėn njė herė, por tani qė rron, rron me Perėndinė. Ashtu edhe ju numėroheni veten tuaj tė vdekur nga mėkata, por tė gjallė prej Perėndisė, me anėn tė Jisu Krishtit, Zotit tonė (Romanėt 6:3-11).


    Ungjilli i Pagėzim-Mirosjes

    [b]N'atė kohė tė njėmbėdhjetė nxėnėsit e tij vajtėn nė Galile, nė malin ku i kishte porositur Jisui. Dhe kur e panė iu falnė, por disa dyshuan. Dhe pasi u afrua Jisui, u foli duke thenė: "M'u dha ēdo pushtet nė qiell e mbi dhe, shkoni, pra dhe mėsoni gjithė kombet, duke i pagėzuar nė emėrin e Atit dhe tė Birit e tė Shpirtit tė Shenjtė, duke i mėsuar tė ruajnė gjithė sa ju kam porositur; dhe ja unė do jem bashkė me ju gjithė ditėt, gjer nė mbarim tė jetės." Amin (Matheu 28:16-20).


    Mbas Pagėzimit dhe Mirosjes, personi i porsapranuar nė familjen e Perėndisė qethet. Qethja (qethja e flokėve nga koka nė formė kryqi), ėshtė shenja qė personi e ofron vetveten krejtėsisht tek Perėndia - flokėt janė simboli i forcės. (Gjykatėsit 16: :17). Prandaj, deri nė shekullin e 15-tė, kleri i Kishės Orthodhokse, e mbante qethjen gjatė tėrė jetės, pėr tė treguar qė fuqia e tyre ishte nė Perėndinė.


    Riti i Hyrjes nė Kishė

    Riti i Hyrjes nė Kishė imiton ofrimin e fėmijėve meshkuj nė tempull, sipas ligjit tė Dhiatės sė Vjetėr dhe sidomos, ofrimin e Krishtit nė ditėn e dyzetė tė lindjes sė tij (Lluka 2:22). Pėr shkak tė kėtij fakti, Pagėzimi nė Traditėn Orthodhokse filloi tė praktikohej nė ditėn e dyzetė ose aty afėr. Nė Kishėn e Dhiatės sė Re ofrohen tek Perėndia nė Kishė fėmijėt, meshkuj e femra. Nė kėtė kohė bėhen lutje tė veēanta.

    Gjithashtu, nė kėtė kohė (njė tjetėr imitim i praktikave tė Dhiatės sė Vjetėr) edhe pėr nėnėn e fėmijės sė porsalindur bėhet riti i hyrjes nė Kishė. Kėtu ne kemi shėmbullin e ritualit tė pastrimit tė nėnės sė Jisuit, Marisė (Lluka 2:22). Nė traditėn e Kishės Orthodhokse, hyrja e nėnės ėshtė rihyrja e saj nė asamblenė e popullit tė Perėndisė, mbas pjesėmarrjes sė saj me Perėndinė nė aktin e shenjtė tė lindjes dhe mbas ndarjes sė saj prej Meshės gjatė kohės tė tė qenurit lehonė. Prandaj, nėna bekohet qė tė hyjė pėrsėri nė Kungim me misterin e Trupit dhe Gjakut tė Krishtit nė Meshėn Hyjnore tė Kishės, prej tė cilės ajo ka munguar pėr njė kohė tė gjatė.

    Riti i rihyrjes sė nėnės nė Kishė duhet tė bėhet pėrpara pagėzimit tė fėmijės sė saj, kėshtu qė ajo tė mund tė jetė e pranishme nė hyrjen e fėmijės sė saj nė Mbretėrinė e Krishtit. Libri i Shėrbesave e thotė kėtė.

    Nė Traditėn Orthodhokse, misteret e Pagėzimit dhe Mirosjes, qė quhen gjithashtu "ndriēimet e shenjta", pėrmbushen nė marrjen e Kungatės sė Shenjtė nga tė "porsandriēuarit" nė Meshėn Hyjnore tė Kishės. Kjo ėshtė si pėr foshnjet, ashtu dhe ė tė rriturit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-12-2009 mė 18:08

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet nė Bllog
    18
    Kungata e Shenjtė

    Kungata e Shenjtė nė traditėn orthodhokse ėshtė quajtur "misteri i mistereve". Quhet gjithashtu edhe "misteri i Kishės". Kungata ėshtė qendra e jetės sė Kishės. Ēdo gjė nė Kishė tė ēon nė Kungatėn dhe ēdo gjė rrjedh prej saj. Ajo ėshtė plotėsimi i tė gjitha mistereve tė Kishės - burimi dhe qėllimi i tė gjitha doktrinave dhe institucioneve tė Kishės.

    Ashtu si me pagėzimin ushqimi falenderues nuk u shpik nga Krishti. Njė ritual i tillė i shenjtė ekzistonte nė Dhiatėn e Vjetėr dhe nė besimet pagane. Duke folur nė pėrgjithėsi, "darka" mbetet, madje edhe sot, si njė nga ritualet dhe ngjarjet simbolike kryesore nė jetėn e njeriut.

    Eukarestia (falenderimi) e krishterė ėshtė njė e ngrėnė e veēantė e lidhur me ngrėnien e Pashkės sė Dhiatės sė Vjetėr. Nė fund tė jetės sė tij Krishti, Mesia Judaik, e hėngri Pashkėn me nxėnėsit e tij. Duke qenė fillimisht njė e ngrėnė rituale nė pėrkujtim tė ēlirimit tė Israelit prej robėrisė sė Egjiptit, e ngrėna e Pashkės u transformua nga Krishti nė njė akt, bėrė nė kujtim tė tij: tė jetės, vdekjes dhe ngjalljes sė tij, si njė Qengj Pashke i ri dhe i pėrjetshėm, qė ēliron njerėzit nga skllavėria e tė ligut, nga padituria dhe vdekja dhe i kalon ata nė jetėn e amėshuar tė Mbretėrisė sė Perėndisė.

    Gjatė darkės Krishti mori bukė dhe verė dhe i porositi nxėnėsit t'i hanin e t'i pinin ato: Trupin dhe Gjakun e tij. Prandaj, ky akt u bė kėshtu qendra e jetės sė krishterė, pėrvoja e pranisė sė Krishtit tė Ngjallur nė mes tė Popullit tė tij (Shih Matheu 26; Marku 14; Lluka 22; Joani 6 dhe 13; Veprat 2:41-47; I Korinthianėt 10-11).

    Si fjalė, termi Eukaristi do tė thotė Falenderim. Ky emėr i ėshtė dhėnė ngrėnies sė shenjtė - jo vetėm bukės dhe verės, por tė gjithė aktit tė mbledhjes, lutjes, kėndimit tė Shkrimit tė Shenjtė dhe lėēitjes sė Fjalės sė Perėndisė, duke pėrkujtuar Krishtin dhe ngrėnien e pirjen e Trupit dhe Gjakut tė Tij, nė Kungim me atė dhe me Perėndinė Atė, me anė tė Shpirtit tė Shenjtė. Pėrdoret fjala Eukaristi (falenderim), sepse kuptimi gjithėpėrfshirės i Banketit tė Zotit ėshtė ai i falenderimit ndaj Perėndisė nė Krishtin dhe Shpirtin e Shenjtė, pėr gjithēka qė ai ka bėrė: nė krijimin, shpėtimin dhe lavdėrimin e botės.

    Misteri i Eukaristisė quhet gjithashtu Kungimi i Shenjtė, meqenėse ai ėshtė Kungimi (bashkėpėrjetimi) mistik i njerėzve me Perėndinė, me njėri-tjetrin dhe me tė gjithė njerėzit, si dhe me tė gjithė gjėrat nė Atė, me anė tė Krishtit dhe Frymės. Liturgjia eukaristike kremtohet nė Kishė ēdo tė Dielė, Ditėn e Zotit, si edhe nė ditė tė kremtesh. Nė manastire kremtohet ēdo ditė. Kungimi i Shenjtė i ndalohet tė gjithė tė krishterėve orthodhoksė gjatė ditėve tė javės nė Kreshmėt e Mėdha, me pėrjashtim tė Kungimit tė veēantė tė Meshės sė Dhuratave tė Parashenjtėruara (shih mė poshtė), pėr shkak tė karakterit tė gėzuar e ngjallėsor tė tij. Eukaristia i jepet gjithmonė tė gjithė anėtarėve tė Kishės, duke pėrfshirė kėtu dhe foshnjet e fėmijėt e Pagėzuar dhe tė Mirosur. Gjithmonė jepet nė tė dyja - bukė edhe verė. Orthodhoksėt besojnė se nė tė ėshtė prania reale e Krishtit, ėshtė Trupi dhe Gjaku i vėrtetė i tij, i pranishėm mistikėrisht nė bukėn dhe verėn qė i janė blatuar Atit nė emėr tė tij dhe shenjtėruar prej Shpirtit hyjnor tė Perėndisė.

    Nė historinė e mendimit tė krishterė pati mėnyra tė ndryshme pėr tė shpjeguar se si buka dhe vera bėhen Trupi dhe Gjaku i Krishtit nė liturgjinė eukaristike. Por, fatkeqėsisht, kėto shpjegime u bėnė shpesh shumė racionale dhe tė lidhura ngushtė me disa filozofi njerėzore.

    Njė nga zhvillimet mė fatkeqe, ishte, kur njerėzit filluan tė debatonin realitetin e Trupit dhe Gjakut tė Krishtin nė Eukaristi. Disa thonin qė dhuratat eukaristike tė bukės dhe verės ishin Trupi dhe Gjaku i vėrtetė i Krishtit, ndėrsa tė tjerė thonin qė dhuratat ishin jo reale, por thjesht prania simbolike ose mistike e Trupit dhe Gjakut. Tragjedia nė tė dyja kėto metoda ėshtė, qė, ēfarė ėshtė reale i kundėrvihet asaj qė ėshtė simbolike apo mistike.

    Kisha Orthodhokse nuk e pranon doktrinėn qė thotė se Trupi dhe Gjaku i eukaristisė janė thjesht simbole intelektuale ose psikologjike tė Trupit dhe Gjakut tė Krishtit. Nė se kjo doktrinė do tė ishte e vėrtetė, atėhere, kur bėhet mesha dhe jepet Kungata e Shenjtė, njerėzit do tė duhej tė thirreshin thjesht tė mendonin rreth Jisuit dhe tė kungoheshin me tė "nė zemrat e tyre." Nė kėtė mėnyrė, eukaristia do tė kthehej vetėm nė njė ngrėnie pėrkujtimore pėr Darkėn e Fundit tė Zotit dhe bashkimi me Perėndinė nėpėrmjet marrjes sė Kungimit, do tė bėhej vetėm nė nivelin e mendimit, apo tė meditimit psikologjik.

    Megjithatė, edhe Tradita Orthodhokse i pėrdor termat "simbole" pėr dhuratat eukaristike, ndonėse nė tjetėr kuptim. Ajo e quan shėrbesėn njė "mister" dhe theroren e liturgjisė njė "therore shpirtėrore dhe tė pagjakshme." Kėto terma janė pėrdorur nga Etėrit e shenjtė, si edhe nė vetė Liturgjinė.

    Kisha Orthodhokse i pėrdor shprehje tė tilla, sepse nė Orthodhoksi ēfarė ėshtė reale nuk i kundėrvihet asaj qė ėshtė simbolike, mistike ose shpirtėrore. Por, pėrkundrazi! Nė pikėpamjen Orthodhokse, gjithēka e realitetit - bota dhe vetė njeriu - ėshtė reale nė masėn qė ėshtė simbolike dhe mistike, nė masėn qė vetė ky realitet duhet tė zbulojė dhe tė shfaqė Perėndinė tek ne. Prandaj, Eukaristia nė Kishėn Orthodhokse, kuptohet si Trupi dhe Gjaku i vėrtetė i Krishtit, pikėrisht sepse buka dhe vera janė misteret dhe simbolet e pranisė sė vėrtetė tė Perėndisė dhe shfaqjes tek ne nė Krishtin. Prandaj, duke ngrėnė dhe duke pirė bukėn dhe verėn, tė cilat janė shenjtėruar mistikėrisht prej Shpirtit tė Shenjtė, ne kemi njė kungim tė vėrtetė me Perėndinė nėpėrmjet Krishtit, i cili ėshtė vetė "buka e jetės" (Joani 6:34,41).

    Unė jam buka e gjallė qė zbriti prej qiellit. Nėse ndonjėri ha prej kėsaj buke, do tė rrojė pėrgjithmonė. Edhe buka qė do tė japė unė, ėshtė mishi im, tė cilin unė e jap pėr jetėn e botės (Joani 6:51).

    Kėshtu pra, buka e Meshės (Eukaristisė) ėshtė mishi i Krishtit dhe mishi i Krishtit ėshtė buka e Meshės. Tė dyja janė prurė sė bashku nė njė. Fjala "simbolike" nė terminologjinė orthodhokse do tė thotė pikėrisht kėtė: "t'i sjellėsh bashkė nė njė."

    Le tė lexojmė fjalėt e Apostullit Pavėl:

    Sepse unė mora prej Zotit atė qė edhe u dhashė juve, se Zoti Jisu, natėn qė do tė tradhėtohej, mori bukė dhe si falenderoi e theu, edhe tha, "Merrni e hani; ky ėshtė trupi qė thyhet pėr juve; bėni kėtė pėr kujtimin tim." Gjithashtu edhe potirin, mbas darkės, duke thėnė, "Ky potir ėshtė dhiata e re nė gjakun tim; kėtė bėni sa herė tė pini, pėr kujtimin tim." Sepse sa herė tė hani kėtė bukė, edhe tė pini kėtė potir, rrėfeni vdekjen e Zotit, derisa ai tė vijė. Prandaj, ai qė do hajė nga kjo bukė dhe do pijė potirin e Zotit, pa qenė i denjė, do tė jetė fajtor ndaj trupit dhe gjakut tė Krishtit (I Korinthianėt 11:23-27).

    Misteri i Eukaristisė sė shenjtė, i kapėrcen analizat dhe shpjegimet e bėra vetėm nė terma tė pastėr racionalė dhe logjikė. Sepse eukaristia - dhe vetė Krishti - ėshtė me tė vėrtetė njė mister i Mbretėrisė sė Qiellit, pėr tė cilėn Jisui na ka thėnė qė "nuk ėshtė e kėsaj bote." Eukaristia - meqenėse i pėrket Mbretėrisė sė Perėndisė - ėshtė me tė vėrtetė mbi "logjikėn" tokėsore tė njerėzimit tė rėnė.

    Pėr njė shpjegim tė mėtejshėm tė Eukaristisė nė Kishė, shih mė poshtė kapitullin mbi Meshėn Hyjnore.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet nė Bllog
    18
    Pendimi

    Misteri i Pendimit (ose i Rrėfimit) ėshtė akti ynė i pajtimit me Perėndinė dhe me Kishėn, kur mėkati na ka ndarė prej jetės sė Kishės. Kėshtu pra, pendimi ėshtė mėnyra e Kungimit me Perėndinė, kur ky Kungim ėshtė prishur prej mėkatit. Nė Traditėn e Kishės, shpesh ėshtė quajtur si rinimi i Pagėzimit, ose si rivendosja e asaj gjendjeje tė jetimit me Perėndinė, qė i jepet njerėzve nė misterin themelor tė inagurimit nė jetėn e krishterė.

    Jo ēdo mėkat kėrkon nevojėn e Pendimit zyrtar nėpėrmjet ritualit misteror. Kjo ėshtė e qartė, sepse njerėzit kurrė nuk janė krejtėsisht pa mėkate. Megjithatė, disa mėkate tė rėnda ose ndarja e gjatė prej Kungatės sė Shenjtė, kėrkojnė aktin zyrtar tė misterit tė Pendimit. Gjithashtu, tė krishterėt qė jetojnė nė Kungim me Perėndinė, duhet tė shkojnė rregullisht nė misterin e Pendimit, me qėllim qė ta pėrunjin vetveten nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme para Perėndisė dhe tė marrin udhėzime pėr jetėn e krishterė nga bariu i tyre nė Kishė. Kisha Orthodhokse mėson qė Pendimi misteror (me prift) ėshtė i nevojshėm pėr ata qė marrin Kungatėn e Shenjtė dhe kanė bėrė mėkate tė rėnda ose kur kanė qenė ndarė nga Kungata pėr njė kohė tė gjatė.

    Misteri i Rrėfimit ekziston nė Kishė, qė tė lejojė pendimin dhe rikthimin e tė krishterėve qė janė larguar nga jeta e besimit. Nė Pendim janė tre elemente kryesore. I pari, ėshtė njė keqardhje dhe njė vrasje ndėrgjegjeje pėr mėkatet e kryera dhe pėr prishjen e Kungimit me Perėndinė. I dyti, ėshtė njė rrėfim i sinqertė nga zemra i mėkateve. Dikur, ky rrėfim bėhej publikisht para gjithė njerėzve, nė mes tė Kishės, por, nė kohėt e mėvonshme, zakonisht bėhet nė prani tė priftit, i cili paraqet gjithė Kishėn. Elementi i tretė i Pendimit, ėshtė lutja e zgjidhjes sė mėkateve, nėpėrmjet sė cilės falja e Perėndisė, nėpėrmjet Krishtit, jepet mistikėrisht mbi mėkatarin e penduar.

    Pėrmbushja e Pendimit qėndron nė marrjen e Kungatės sė Shenjtė dhe nė pajtimin e vėrtetė tė mėkatarit tė penduar me Perėndinė dhe me tė gjithė njerėzit, sipas porosive tė Krishtit. Pendimi kėrkon, gjithashtu, nevojėn e njė pėrpjekje tė sinqertė nga ana e pendimtarit, pėr tė qėndruar larg mėkatit dhe pėr tė bėrė njė bindje besnike ndaj Perėndisė dhe pėr tė jetuar me drejtėsi para Atij dhe para tėrė popullit.

    Misteri i Pendimit, ashtu si tė gjitha misteret, ėshtė njė element i jetės sė Kishės, qė presupozon njė besim dhe bindje tė fortė, qė vetė Krishti ėshtė i pranishėm nė Kishė me anė tė Shpirtit tė tij tė Shenjtė. Njė person, pa pėrvojėn e Krishtit nė Kishė, nuk do ta kuptojė kuptimin e misterit sakramental dhe nevojėn pėr njė rrėfim publik dhe tė hapur tė mėkateve. Kur Kisha ėshtė pėrjetuar si njė jetė e re nė Krishtin dhe si njė Kungim i pastėr me Perėndinė nė mbretėrinė e tij, qė ėshtė tashmė e pranishme tek njerėzit nėpėrmjet mistereve, atėherė, Pendimi misteror dhe rrėfimi i mėkateve jo vetėm qė do tė kuptohen, por do tė pėrgėzohet si misteri i madh i Perėndisė, i cili ėshtė: mundėsia unike pėr ribashkimin me Perėndinė, me anė tė faljes sė Krishtit, i Cili ka ardhur tė shpėtojė mėkatarėt qė i rrėfejnė mėkatet e tyre dhe qė sinqerisht dėshirojnė tė ndryshojnė jetėn e tyre, sipas rrugėve qė Ai vetė iu ka dhėnė.

    Me njė fjalė, Kisha Orthodhokse qėndron strikt nė mėsimin e Shkrimit tė Shenjtė, qė thotė, se vetėm Perėndia mund tė falė mėkatet, se ai e bėn kėtė me anė tė Krishtit nė Kishė dhe se kėrkohet njė pendim i pastėr dhe njė premtim pėr ndryshim, gjė qė dėshmohet nga rrėfimi; dhe qė ky rrėfim pėrkufizohet si njohja publike dhe e hapur e mėkateve para Perėndisė dhe gjithė njerėzimit.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet nė Bllog
    18
    Vajimi i Shenjtė (Efqelia)

    Vajimi i tė sėmurit

    Krishti erdhi nė botė pėr tė "mbartur sėmundjet" e njerėzve. Njė nga shenjat e mesianėrisė sė tij hyjnore ishte tė shėronte tė sėmurėt. Fuqia e shėrimit ėshtė nė Kishė, meqenėse Krishti vetė ėshtė nė Kishė, me anė tė Shpirtit tė Shenjtė.

    Misteri i Vajimit tė sėmurit ėshtė lutja e veēantė e Kishės pėr shėrimin e tij. Nėse besa e besimtarėve ėshtė mjaft e fortė dhe nė se ėshtė dėshira e Perėndisė, atėherė, ka arsye pėr tė besuar qė Zoti mund tė shėrojė ata qė janė tė sėmurė.

    Eshtė i sėmurė ndonjė ndėr ju? Le tė thėrrasė pleqtė e kishės (presbiterėt) dhe tė luten ata mbi tė, e le ta lyejnė me vaj nė emrin e Zotit. Edhe urata qė ėshtė me besė do ta shpėtojė atė qė lėngon, edhe Zoti do ta ngrerė atė; edhe nė pastė bėrė faje do t'i falen. Rrėfeni fajet tek njėri-tjetri, edhe lutuni pėr njėri tjetrin qė tė shėroheni (Jakovi 5:14-17; shih gjithashtu Marku 6:13).

    Misteri i efqelisė nė praktikėn e Kishės Orthodhokse ėshtė njė mister i "bashkėsisė." Kjo do tė thotė, qė ėshtė mirė tė mblidhen besimtarė sa mė shumė qė tė jetė e mundur, pėr tė marrė pjesė nė lutjet. Vetė riti kėrkon shtatė priftėrinj, shtatė kėndime Apostulli dhe Ungjilli, shtatė lutje dhe shtatė lyerje me vaj tė bekuar posaēėrisht pėr shėrbesėn. Meqenėse nuk ėshtė mundur gjithmonė tė kryhet misteri nė kėtė mėnyrė, pėrsėri, ėshtė mirė tė mblidhen priftėrinjė e besimtarė sa mė shumė qė tė jetė e mundur.

    Qėllimi i kėtij misteri ėshtė shėrimi dhe falja. Meqenėse nuk ėshtė gjithmonė dėshira e Perėndisė qė tė jetė njė shėrim fizik, pėrmbajta e misterit mbetet gjithmonė lutja e Krishtit, qė tė bėhet gjithnjė dėshira e Perėndisė. Pėr mė tepėr, qėllimi i qartė i misterit ėshtė qė, nėpėrmjet lyerjes sė trupit tė sėmurė, vuajtjet e personit tė mund tė shenjtėrohen dhe tė mund tė bashkohen me vuajtjet e Krishtit. Nė kėtė mėnyrė, plagėt e mishit shenjtėrohen dhe jepet forcė qė vuajtjet e personit tė sėmurė, tė mos jenė pėr vdekjen e shpirtit tė tij, por pėr shpėtimin e pėrjetshėm, nė ngjalljen dhe jetėn e Mbretėrisė sė Perėndisė.

    Eshtė e vėrtetė qė vdekja do tė vijė nė mėnyrė tė paevitueshme tek ēdo njeri. Tė gjithė do tė vdesin, edhe ata tė cilėve nė kėtė jetė i ėshtė dhėnė njė zgjatje nėpėrmjet shėrimit, me qėllim qė tė kenė mė shumė kohė nė tokė. Prandaj, shėrimi i tė sėmurit nuk ėshtė nė vetvete njė qėllim pėrfundimtar, por thjesht njė "mjet" i dhėnė nga Perėndia, si shenjė e mėshirės sė tij dhe si njė hir pėr mundėsi tė mėtejshme tė njeriut, pėr tė jetuar pėr atė dhe pėr tė tjerėt, nė jetėn e kėsaj bote.

    Nė rastin kur njė person ėshtė nė momentet e fundit tė jetės sė tij tokėsore, Kisha ka lutje tė veēanta pėr "ndarjen e shpirtit dhe tė trupit." Prandaj, ėshtė e qartė, qė misteri i Vajimit tė shenjtė (Efqelia), ėshtė pėr tė sėmurin - tė sėmurė fizikisht dhe mendėrisht - dhe nuk ėshtė rezervuar vetėm pėr momentet e vdekjes. Ky mister nuk ėshtė "riti i fundit", siē dikush mendon; riti i Vajimit vetė, nė asnjė mėnyrė nuk tregon qė duhet bėrė vetėm nė rastet "ekstreme". Vajimi i Shenjtė ėshtė misteri i shėrimit shpirtėror, fizik dhe mendor, ēfarėdo lloj qoftė natyra apo shkalla e sėmundjes.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet nė Bllog
    18
    Martesa

    Martesa nuk u shpik apo u themelua nga Krishti. Por, megjithatė, Zoti i dha njė kuptim dhe rėndėsi tė veēantė martesės njerėzore. Duke ndjekur Ligjin e Dhiatės sė Vjetėr, por duke shkuar mė tej se parimet e saj formale, nė pėrsosmėrinė e tij mesianike Jisui mėsoi veēantinė e martesės njerėzore, si shprehja mė e pėrsosur natyrore e dashurisė sė Perėndisė pėr njerėzit dhe e dashurisė sė tij sė veēantė pėr Kishėn.

    Sipas Krishtit, qė dashuria e njė burri dhe e njė gruaje tė jetė pėrsosmėrisht, ajo qė Perėndia e ka krijuar pėr tė qenė, duhet tė jetė unike, e paprishur, pa mbarim dhe hyjnore. Zoti vetė jo vetėm ka dhėnė kėtė mėsim, por ai, gjithashtu jep fuqinė pėr ta pėrmbushur atė nė misterin e Martesės sė krishterė nė Kishė.

    Nė misterin e Martesės, njė burri dhe njė gruaje u jepet mundėsia tė bėhen njė trup dhe njė shpirt, nė njė mėnyrė tė tillė qė asnjė dashuri njerėzore nuk mund ta japė nga vetvetja. Nė martesėn e krishterė ėshtė dhėnė Shpirti i Shenjtė me qėllim qė, ēfarė ėshtė filluar kėtu nė tokė tė mos "ndahet nė vdekje", por tė pėrmbushet dhe tė vazhdojė nė mėnyrėm mė tė pėrsosur nė Mbretėrinė e Perėndisė.

    Gjatė shekujve tė parė, nuk kishte ndonjė ritual i veēantė pėr Martesėn nė Kishė. Tė dy tė krishterėt qė do tė martoheshin, e shprehnin dashurinė e ty nė Kishė dhe merrnin bekimin e Perėndisė pėr bashkimin e tyre, e cila vulosej nė Eukaristinė e shenjtė tė Krishtit. Nėpėrmjet njohjes formale nga Kisha tė bashkimit tė ēiftit dhe inkorporimit tė tij nė Trupin e Krishtit, Martesa bėhej e Krishterė; d.m.th. ajo bėhej imazhi i krijuar i dashurisė sė Perėndisė, qė ėshtė i pėrjetshėm, unik, i pandarė dhe pa mbarim.

    Kur nė Kishė u zhvillua njė ritual i veēantė pėr misterin e Martesės, ai u modelua sipas misterit tė Pagėzim-Mirosjes. Misteri i drejtohet ēiftit nė njė mėnyrė tė ngjashme me atė tė drejtimit individual nė Pagėzim. Ata pohojnė besėn dhe dashurinė e tyre pėr Perėndinė. Ata sillen nė Kishė nė procesion. Ata bekohen dhe pėr ta bėhen lutje. Ata dėgjojnė Fjalėn e Perėndisė. Ata kurorėzohen me kurorat e lavdisė sė Perėndisė, qė tė bėhen bijtė e tij dhe dėshmitarėt (dėshmorėt-martirėt) e tij nė kėtė botė dhe trashėgimtarėt e jetės sė amėshuar tė Mbretėrisė sė Tij. Ata e pėrmbushin martesėn e tyre, ashtu siē pėrmbushen tė gjithė misteret, duke marrė Kungatėn e Shenjtė nė Kishė.

    Nuk ka "legalizėm" nė misterin orthodhoks tė martesės. Ai nuk ėshtė njė kontratė juridike. Nė tė nuk pėrfshihen betime. Nė esencė, ai ėshtė "pagėzimi dhe konformimi" i dashurisė njerėzore nė Perėndinė, me anė tė Krishtit dhe Shpirtit tė Shenjtė. Ai ėshtė hyjnizimi i dashurisė njerėzore, nė unitetin dhe pėrsosmėrinė hyjnore tė Mbretėrisė sė pėrjetshme tė Perėndisė, siē i ėshtė zbuluar dhe i ėshtė dhėnė njeriut nė Kishėn.

    Misteri i krishterė i Martesės kryhet vetėm tek ata qė i pėrkasin Kishės; d.m.th. vetėm tek ata qė janė Pagėzuar dhe marrin Kungatėn. Sot, ky ėshtė mėsimi dhe praktika e Kishės Orthodhokse. Por, megjithatė, pėr shkak tė tragjedisė sė mosunitetit tė krishterė, njė orthodhoks mund tė martohet nė Kishė me njė tė krishterė tė pagėzuar joorthodhoks (katolik apo protestant tė pagėzuar nė emrin e Shėn Trinisė), me kusht, qė tė dy do tė punojnė dhe do tė luten sinqerisht pėr unitetin e tyre tė plotė nė Krishtin, pa asnjė detyrim apo dominim me forcė mbi njėri-tjetrin. Njė i krishterė orthodhoks qė martohet me njė tė krishterė jo-orthodhoks duhet tė ketė lutjet misterore dhe bekimin e Kishės, qė tė mbetet njė anėtar i Kishės Orthodhokse dhe njė pjesėmarrės nė Misterin e Kungatės sė Shenjtė.

    Sipas mėsimit orthodhoks, vetėm njė martesė mund tė pėrmbajė kuptimin dhe rėndėsinė e plotė qė Krishti i ka dhėnė kėtij realiteti. Prandaj, Tradita e Krishterė Orthodhokse e nxit atė qė ka mbetur i ve apo e ve, tė mbetet besnik i bashkėshortes apo i bashkėshortit, i cili ka vdekur nė kėtė botė, por ėshtė i gjallė nė Krishtin. Gjithashtu, Tradita Orthodhokse, nga i njėjti parim, e konsideron nė kundėshtim me pėrsosmėrinė njerėzore, tė zbuluar nga Perėndia nė Krishtin; "bashkėjetesėn e pėrkohshme", lidhjet seksuale jashtė martese, lidhjet seksuale me tė tjerė, lidhjet seksuale ndėrmjet anėtarėve tė tė njėjtit seks, si dhe prishjen e martesės. Megjithatė, nėpėrmjet pendimit dhe me njė rrėfim tė vėrtetė tė mėkateve dhe njė premtim tė sinqertė pėr njė jetė tė mirė sė bashku, Kisha Orthodhokse ka njė shėrbesė tė Martesės sė dytė, pėr ata qė nuk kanė qenė tė aftė tė pėrmbushin kushtet ideale tė martesės, siē na ka mėsuar Krishti. Praktika e Kishės Orthodhokse nuk i pėrjashton anėtarėt e martesės sė dytė nga misteri i Kungatės sė Shenjtė, nė se ata dėshirojnė sinqerisht tė jenė nė shoqėrinė eukaristike me Perėndinė dhe nė se ata pėrmbushin tė gjitha kushtet e tjera pėr pjesėmarrjen nė jetėn e Kishės.

    Pėr shkak tė kuptimit tė nevojės qė kemi pėr Krishtin nė ēdo aspekt tė jetės njerėzore, si edhe, pėr shkak tė bindjes sė fortė tė krishterė, qė asgjė nuk mund tė bėhet e pėrsosur pa Krishtin apo pa praninė dhe fuqinė e tij nė Kishė me anė tė Shpirtit tė Shenjtė, dy tė krishterė nuk mund tė fillojnė tė jetojnė sė bashku dhe tė marrin pjesė nė jetėn e njėri tjetrit nė unitet tė plotė - shpirtėror, fizik, intelektual, shoqėror, ekonomik - pa e vendosur fillimisht kėtė unitet nė pėrjetėsinė e Mbretėrisė sė Perėndisė, nėpėrmjet misterit tė Martesės nė Kishė.

    Sipas mėsimit orthodhoks, tė shprehur edhe nė ritin misteror tė Martesės, krijimi i fėmijėve, si edhe kujdesi dhe dashuria pėr ata brenda kontekstit tė familjes, ėshtė pėrmbushja normale e dashurisė sė njė burri dhe gruaje nė Krishtin. Nė kėtė mėnyrė, Martesa ėshtė shprehja njerėzore e dashurisė krijuese dhe plot kujdes sė Perėndisė, e Dashurisė sė pėrsosur sė Tre Personave tė Shėn Trinisė, e cila vėrshon nė krijimin dhe kujdesin pėr botėn.

    Kjo bindje, qė dashuria njerėzore ėshtė imituese e dashurisė hyjnore dhe qė duhet derdhur nė krijimin dhe kujdesin pėr tė tjerėt, nuk do tė thotė qė lindja e fėmijėve ėshtė nė vetvete qėllimi i vetėm i martesės dhe justifikimi dhe legjitimiteti unik dhe ekskluziv i ekzistencės sė saj. As nuk do tė thotė qė njė ēift qė nuk ka fėmijė, nuk mund tė jetojė njė jetė tė vėrtetė tė krishterė. Por, megjithatė, do tė thotė qė vendimi i ndėrgjegjshėm i njė ēifti, pėr tė mos pasur fėmijė pėr arsye personale rehatie, nga dėshira pėr lluks e liri, nga frika e pėrgjegjėsisė, nga mosdashja pėr tė ndarė sė bashku pronėn materiale, nga urrejtja pėr fėmijėt etj., nuk ėshtė njė vendim i krishterė dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė konsiderohet nė pėrputhje me mėsimet dhe pėrvojėn biblike, morale dhe misterore tė Kishės Orthodhokse rreth kuptimit tė jetės, dashurisė dhe martesės.

    Sipas perspektivės sė dhėnė mė sipėr, kontrolli i konceptimit (i zėnies sė femijės) tė fėmijėve nė martesė ėshtė njė ēėshtje shumė delikate. Nė parim ai nuk nxitet dhe ėshtė konsideruar si i mundur, ndoshta, vetėm me njė shqyrtim shumė tė kujdesshėm tė ndėrgjegjes, me lutje dhe me udhėzim pastoral.

    Aborti i njė fėmije, tashmė tė zėnė, ėshtė i ndaluar kategorikisht nė Kishėn Orthodhokse dhe nuk mund tė justifikohet nė asnjė mėnyrė, pėrveēse ndoshta, me rrezikun mė tė madh moral dhe me pendimin mė serioz, nė rastet mė ekstreme, si pėr shėmbull, rrezikimi i jetės sė nėnės. Nė kėto situata ekstreme, vetėm nėna mund tė vendosė dhe gjithēka duhet tė pregatitet pėr tė qėndruar para Perėndisė pėr veprimin, duke kėrkuar mėshirėn e tij hyjnore.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet nė Bllog
    18
    Urdhėrat e Shenjtė ose Misteri i Priftėrisė

    Nė Kishėn Orthodhokse ėshtė bindja qė Krishti ėshtė i vetmi prift, bari dhe mėsues i Kishės sė Krishterė. Ai dhe vetėm ai, udhėheq dhe sundon popullin e tij. Ai vetėm fal fajet dhe ofron Kungim me Perėndinė, Atin e tij.

    Gjithashtu, ėshtė bindja orthodhokse qė Krishti nuk e ka braktisur popullin e tij, por qė ai qėndron me Kishėn si kreu i vetėm dhe i gjallė i saj. Krishti qėndron i pranishėm dhe aktiv nė Kishė, nėpėrmjet Shpirtit tė tij tė Shenjtė.

    Misteri i Urdhėrave tė Shenjtė ose siē quhet ndryshe misteri i Priftėrisė, ėshtė nė Kishėn Orthodhokse garantuesi objektiv i pranisė sė pėrhershme tė Krishtit me popullin e tij. Peshkopėt, priftėrinjtė dhe dhiakonėt e Kishės nuk kanė ndonjė funksion apo shėrbim tjetėr, pėrveēse tė manifestojnė praninė dhe veprimin e Krishtit tek populli i tij. Nė kėtė kuptim, kleri nuk vepron nė emėr tė Krishtit ose nė vend tė Krishtit sikur ai vetė mungon. Ata nuk janė zėvendėsuesit dhe as pėrfaqėsuesit e Krishtit.

    Krishti ėshtė i pranishėm tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve nė Kishė. Shėrbesa misterore e Kishės (peshkopėt, priftėrinjtė dhe dhiakonėt), e merr dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė, pėr tė manifestuar Krishtin, nė Shpirtin, tek njerėzit. Prandaj, nėpėrmjet shėrbyesve tė tij tė zgjedhur, Krishti ushtron dhe realizon funksionin e tij unik dhe ekskluziv si prift, duke e blatuar nė mėnyrė tė pėrhershme vetveten si therore e pėrsosur tek Ati, nė emėr tė vėllezėrve e motrave tė tij njerėzorė. Nėpėrmjet shėrbyesve tė tij nė Kishė, Krishti vepron gjithashtu si mėsues, duke i lėēitur vetė fjalėt hyjnore tė Atit tek njerėzit. Ai vepron si bariu i mirė, i vetmi bari qė udhėheq tufėn e tij. Ai vepron si falės dhe shėrues, duke falur mėkatet dhe duke shėruar sėmundjet e njerėzve - fizike, mendore dhe shpirtėrore. Ai vepron si peshkop, duke mbikqyrur komunitetin tė cilin e ka mbledhur pėr vetveten (I Pietri 2:25). Ai vepron si dhiakon (qė do tė thotė shėrbyes), sepse ai vetėm ėshtė shėrbėtori i pėrvuajtur i Atit, i cili nuk erdhi "qė tė shėrbehet por tė shėrbejė, edhe ta japė jetėn e tij si shpėrblim pėr shumė veta" (Matheu 20:28).

    Misteri i Urdhėrave tė Shenjtė e ka marrė emrin nga fakti qė peshkopėt, priftėrinjtė dhe dhiakonėt vendosin rendin (urdhėrin) nė Kishė. Ata garantojnė vazhdimėsinė dhe unitetin e Kishės nga brezi nė brez dhe nga vendi nė vend, qysh prej kohės sė Krishtit dhe apostujve, deri nė ardhjen e Mbretėrisė sė Perėndisė nė pėrjetėsi.

    Sikurse apostujt morėn dhuratėn e veēantė tė Perėndisė pėr tė shkuar dhe pėr ta bėrė Krishtin tė pranishėm tek njerėzit, nė tėrė aspektet e shumėfishta tė personit dhe veprės sė tij ashtu edhe kleri i Kishės merr dhuratėn e Shpirtit tė Perėndisė, pėr tė mbajtur dhe pėr tė manifestuar nė kishat, Praninė dhe veprimin e Krishtit.

    Nė doktrinėn e Kishės, kleri duhet tė pėrpiqet tė pėrmbushė sa mė shumė qė tė jetė e mundur, hirin qė i ėshtė dhėnė me dhuratėn e "vėnies sė duarve." Por, doktrina e Kishės thotė gjithashtu, qė realiteti dhe efektshmėria e mistereve tė Kishės, tė kryera nga klerikėt, nuk varen nga virtytet personale tė tyre, por nga prania e Krishtit, i cili vepron nė Kishėn e tij me anė tė Shpirtit tė Shenjtė.

    Peshkopėt

    Peshkopėt janė anėtarėt udhėheqės tė klerit, nė kuptimin qė ata kanė pėrgjegjėsinė dhe shėrbesėn e mbajtjes sė unitetit tė Kishės nė tėrė botėn, duke siguruar tė vėrtetėn dhe unitetin e besės dhe tė praktikave tė kishave tė tyre respektive me tė gjitha kishat e tjera. Prandaj, peshkopėt pėrfaqėsojnė kishat ose dioqezat e tyre tė veēanta, tek kishat ose dioqezat e tjera ashtu siē ata pėrfaqėsojnė Kishėn Universale tek priftėrinjtė, dhiakonėt dhe popullin e dioqezės sė tyre.

    Nė Kishėn Orthodhokse, ofiqi i peshkopit ėshtė shėrbesa udhėheqėse e Kishės. Fjala peshkop (episkopos, nė greqisht), do tė thotė mbikqyrės. Secili nga peshkopėt ka krejtėsisht tė njėjtin shėrbim pėr tė kryer. Asnjė peshkop nuk ėshtė nė Kishė "mbi" ndonjė tjetėr peshkop dhe me tė vėrtetė, vetė peshkopi nuk ėshtė "mbi" Kishėn e tij, por edhe ai vetė ėshtė brenda Kishės dhe si njė nga anėtarėt e saj. Ai ėshtė pėrgjegjės dhe pėrgjigjet para Perėndisė dhe njerėzve pėr jetėn e bashkėsisė tė Kishės sė tij.

    Tė gjithė peshkopėt e Kishės Orthodhokse janė peshkopė tė njė territori tė caktuar gjeografik, i quajtur dioqezė. Zakonisht, ata e marrin titullin prej qytetit kryesor, qė ndodhet nė atė territor. Njė peshkop i qytetit qendror tė njė vendi apo krahine, qė ka edhe peshkopė tė tjerė, zakonisht quhet mitropolit ose krypeshkop. "Mitropolit" do tė thotė "peshkop i metropolit, qytetit kryesor". Titulli kryepeshkop ka kuptimin e "peshkopit udhėheqės" tė njė Kishe autoqefale (nė Greqi, Shqipėri etj.), ose tė njė zone (zakonisht nė Kishėn Ruse). Nė praktikėn ruse ky titull i jepet edhe disa peshkopėve pėr arsye nderimi. Gjithashtu, nė praktikėn ruse mitropolit ėshtė titull mė i lartė se kryepeshkop, ndėrsa nė atė bizantine kryepeshkop ėshtė mė i lartė se mitropolit. Titulli patrik i pėrket peshkopit tė kryeqytetit tė njė zone tė madhe, qė pėrfshin shumė mitropoli dhe dioqeza. Sot, kėtė titull e ka zakonisht kreu i njė kishe autoqefale.

    Kur peshkopėt e njė zone mblidhen nė sinod, siē duhet tė mblidhen periodikisht sipas Kanoneve tė Kishės, mitropoliti kryeson; ose nė rastet e kishave autoqefale, patriku ose kryepeshkopi. Megjithatė, po e pėrsėrisim, qė tė jetė e qartė, se nga ana misterore tė gjithė peshkopėt janė identikė dhe tė barabartė. Asnjė nuk ėshtė "mė i lartė" se tė tjerėt, pėrsa i pėrket funksionit misteror; asnjė nuk eshtė "mbi" tė tjerėt, pėrsa i pėrket jetės sė tyre nė Kishė.

    Nė ēėshtjet praktike thjesht njerėzore, kryepeshkopėt dhe patrikėt udhėheqin dhe kryesojnė mbi zona mė tė mėdha se dioqezat e tyre, por ata nuk janė superiorė ose mė tė fuqishėm pėrsa i pėrket detyrės peshkopale. Asnjė peshkop nė Orthodhoksi nuk ėshtė konsideruar si i pagabueshėm. Asnjė prej tyre nuk ka ndonjė "pushtet" mbi ose veēmas prej priftėrinjve, dhiakonėve dhe popullit tė tij ose peshkopėve tė tjerė. Tė gjithė janė shėrbėtorė tė Krishtit dhe tė Kishės.

    Qysh prej shekullit tė gjashtė, ka qenė rregull nė Kishėn Orthodhokse qė peshkopi tė jetė i pamartuar ose i ve. Ata janė zakonisht tė paktėn nė gradėn e parė tė murgėrisė.


    Priftėrinjtė

    Priftėrinjtė e Kishės tė quajtur gjithashtu presviterė, janė ata qė ndihmojnė peshkopin nė detyrėn e tij. Nė kohėn e sotme, priftėrinjtė normalisht ushtrojnė funksionin e bariut shpirtėror tė kishave lokale ose enorive, njė funksion i cili nė kohėt e vjetra kryhej normalisht nga peshkopėt. Priftėrinjtė drejtojnė bashkėsinė lokale tė tė krishterėve. Ata mėsojnė, predikojnė, kėshillojnė dhe kryejnė shėrbesat e faljes dhe tė shėrimit.

    Priftėrinjtė nė Kishė caktohen nga peshkopi dhe i pėrkasin njė bashkėsie tė veēantė, nė tė cilėn ata shėrbejnė. Asnjėri prej tyre nuk e merr hirin e priftėrisė personalisht apo individualisht. I ndarė prej peshkopit tė tij dhe bashkėsisė sė enorisė sė tij, prifti nuk ka asnjė "fuqi" dhe nuk mund tė bėjė asnjė shėrbesė. Prandaj, nė Tryezėn e Shenjtė tė ēdo Kishe Orthodhokse, tė kryesuar nga prifti si bari, ėshtė antiminsi i firmosur nga peshkopi, qė ėshtė leja pėr bashkėsinė, pėr t'u mbledhur dhe tė vepruar si Kishė e Perėndisė. Pa antimisnin, prifti dhe populli i tij nuk mund tė funksionojnė nė mėnyrė legjitime dhe veprimet e bashkėsisė nuk mund tė konsiderohen si veprime tė vėrteta "tė Kishės."

    Nė Kishėn Orthodhokse njė njeri i martuar mund tė dorėzohet prift. Por, ai dhe gruaja e tij duhet tė jenė tė martuar vetėm njė herė dhe ai nuk mund tė rimartohet dhe tė vazhdojė shėrbesėn nėse gruaja e tij vdes. Nė se njė i pamartuar dorėzohet prift, ai nuk mund tė martohet e tė qėndrojė prift pėrsėri.


    Dhiakonėt

    Nė fillim dhiakonėt e Kishės ndihmonin peshkopėt nė veprat e bamirėsisė. Nė shekujt e mėvonshėm dhiakonia ėshtė bėrė pothuaj krejtėsisht njė funksion liturgjik, nė tė cilin dhiakonėt ndihmojnė nė kremtimin e Meshės Hyjnore dhe nė shėrbesat e tjera tė Kishės. Mė vonė akoma, dhiakonia u bė si njė pozicion i pėrhershėm, me njė shėrbim tė plotė ose tė pjesshėm nė veprimtarinė e Kishės. Tani, nė detyrėn e dhiakonit, pėrveēse ndihmės pėr priftin dhe peshkopin nė shėrbesat liturgjike, mund tė kryhen edhe shėrbesa tė tjera, si p.sh., tė drejtohen programe mėsimore dhe grupe rinie, vizita nė spitale, punė misionare dhe nė projekte tė ndihmės sociale. Nė kėto raste, pėr dhiakonėt nuk ėshtė e domosdoshme qė tė kenė njė arsimim teologjik, por mund tė zgjidhen nga anėtarėt e enorisė. Rregullat e Kishės rreth martesės pėr priftėrij janė tė njėjta edhe pėr dhiakonėt.

    Pėrveē dorėzimit tė peshkopėve, priftėrinjve dhe dhiakonėve, qė pėrbėjnė urdhėrat e mėdha, Tradita Orthodhokse ka edhe disa bekime tė veēanta pėr disa shėrbesa tė veēanta nė Kishė; pėr nėndhiakonėt dhe kėndonjėsit. Nė Kishėn e vjetėr, kishte gjithashtu lutje tė veēanta pėr shėrbesa tė ndryshme tė Kishės, si pėr ekzorcistėt, portierėt, dhiakoneshat dhe predikuesit laikė; kėta tė fundit ende edhe sot funksionojnė nė disa kisha. Gjithashtu, nė pjesėn mė tė madhe tė kishave, sot ka disa ceremoni tė veēanta pėr emėrimin e laikėve nė detyra tė ndyshme, si pėr kėshillin e kishės, katekistėt, psaltėt dhe udhėheqėsit e shoqatave apo projekteve tė ndryshme.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet nė Bllog
    18
    Shėrbesa e Varrimit*

    Nė Kishėn Orthodhokse, shėrbesa e varrimit, ndonėse nuk ėshtė konsideruar nė mėnyrė specifike njė mister, prapėseprapė bėn pjesė nė ritet e veēanta liturgjike tė Popullit tė Perėndisė.

    Ne tashmė e kemi pėrmendur, qė Kisha ka njė shėrbesė tė veēantė misterore pėr shenjtėrimin e vuajtjes njerėzore dhe lutje tė veēanta pėr ndarjen e shpirtit nga trupi gjatė vdekjes. Kur njė person vdes, Kisha bėn njė vigjilje tė veēantė mbi trupin e pajetė, qė tradicionalisht quhet parastasis ose panikida, qė do tė thonė njė "roje" ose njė "vigjilje" tėrė natėn.

    Roja apo vigjilja funerale ka formėn bazė tė Mėngjezores. Ajo fillon me njė Himnin Trishenjtor dhe me kėndimin e psalmit 91, pasuar nga Litania e Madhe pėr tė vdekurin. Nė vend tė Perėndia ėshtė Zoti thuhet Aliluia, ashtu si gjatė Kreshmės sė Madhe, pastaj tropari funeral.

    Pėrlėshorja dhe shkurtorja e tė vdekurit, si edhe kėndimet e tjera tė vigjiljes funerale, flasin pėr tragjedinė e vdekjes dhe pėr mėshirėn e Perėndisė dhe luten qė Perėndia t'i japė jetėn e amėshuar personit qė ka "fjetur".

    Pastaj kėndohet mbi tė vdekurin psalmi 118 nė Ting. Tėrth. II, qė ėshtė njė ikonė verbale e njeriut tė drejtė qė ka besim total nė Perėndinė dhe devocion e dashuri pėr Ligjin e Tij Hyjnor - ikona verbale e Jisu Krishtit. Ky ėshtė i njėjti psalm qė kėndohet mbi varrin e Krishtit gjatė tė Premtes sė Zezė. Ky psalm tregon fitoren e jetės sė drejtė mbi ligėsinė dhe vdekjen.

    Shpirti im dėshiron me mall gjykimet e Tua pėrherė.

    Duart e Tua mė bėnė dhe mė formuan, bėmė tė menēėm dhe do tė mėsoj porosit e Tua.

    Prire zemrėn time tė zbatojė porositė e Tua nė jetė pėr shpėrblim.

    Dėgjo zėrin tim o Zot pas mėshirės sate, bėmė tė rroj sipas porosisė sate.

    Shpirti im do tė rrojė e do tė lavdėrojė dhe gjykimet e Tua do tė mė ndihmojnė.

    I gjithė ky psalm, si dhe vargjet e lutjet qė e shoqėrojnė atė, himnet e shėrbesės dhe kėngėt e veēanta funerale tė Shėn Joan Damaskinit, janė njė meditim rreth jetės dhe vdekjes. Ato janė, nė kontekstin e jetės sė re tė Krishtit tė Ngjallur, i cili mbretėron nė Kishė, njė leksion serioz pėr ata qė janė tė pandjeshėm nga tragjedia e plotė e mėkatit, "paga" e tė cilit ėshtė vdekja.

    Mbas psalmit 118, i cili kėndohet nė tre stanca me litani dhe lutje ndėrmjet tyre, kėndohen Bekimtoret. Mbas Bekimtoreve psaltėt kėndojnė troparet e Shėn Joan Damaskinit.

    Shpeshherė, disa njerėz e kritikojnė vigjiljen funerale, pėr tė ashtuquajturėn trishtim tė saj; ata thonė qė duhet tė ketė mė shumė fjalė rreth ngjalljes dhe jetės. Por vigjilja funerale nuk ėshtė "fjala e fundit" e Kishės pėr vdekjen. Ajo ėshtė thjesht soditja solemne mbi karakterin tragjik tė vdekjes, realitetin dhe pushtetin e saj tė shėmtuar, si edhe atė tė mėkatit dhe tė largimit nga Perėndia. Tė paturit parasysh e kėtyre fakteve, qė veēanėrisht nė kohėn moderne pothuaj mungon fare, ėshtė kushti i domosdoshėm pėr kuptimin e plotė dhe kremtimin e ngjalljes fitimtare tė Krishtit dhe tė dhuratės sė tij, qė ai i dha njerėzimit, jetėn e pėrjetshme. Pa njė pėrgatitje tė tillė medituese, Ungjilli i Krishterė i Jetės, zor se mund tė kuptohet.

    Nuk ėshtė ironi qė pikėrisht, Shėn Joan Damaskini, i cili shkroi kanonin e gėzueshėm qė kėndohet nė Kishė Natėn e Pashkės, ėshtė gjithashtu autori i kėngėve kishtare tė vdekjes. Kėto kėngė janė me tė vėrtetė tė forta nė seriozitetin dhe pakompromisshmėrinė e tyre dhe gjithashtu flasin hapur rreth faktit tė paevitueshėm tė destinimit tragjik tė ekzistencės tė njerėzimit tė rėnė.

    Cili gėzim i jetės mbetet i papėrzier me hidhėrim? Cila lavdi qėndron mbi dhe e pandryshuar? Tė gjitha janė mė tė dobėta se hieja, tė gjitha janė mė tė rreme se ėndėrrat; njė ēast dhe tė gjitha kėto i zėvėndėson vdekja. Por te drita e fytyrės sate dhe te ėmbėlsia e bukurisė sate, o Krisht, prehe kėtė qė e zgjodhe si njeridashės.

    Qaj e vajtoj, kur shkoj ndėr mend vdekjen dhe shoh bukurinė tonė tė formuar pas ikonės sė Perėndisė, tė shtrirė nė varr, tė shėmtuar, pa rėndėsi, pa formė. O ēudi! Ē'ėshtė ky mister qė ndodh me ne? Si iu dorėzuam prishjes dhe si u bashkuam me vdekjen? Me tė vėrtetė, siē ėshtė shkruar pas urdhėrit tė Perėndisė, i cili i fal prehjen atij qė u nda prej nesh (Troparet Funerale).

    Mbas tropareve funerale kėndohet Apostulli (Thesalonikasit 4:13-17) dhe Ungjilli (Joani 5:24-30). Zakonisht, mbahet njė predikim i shkurtėr dhe bėhet pėrlėshimi, mbasi i jepet tė vdekurit "pėrshėndoshja e fundit", kjo e shoqėruar me kėngėn e fundit funerale: I pėrjetshėm kujtimi.

    Kėtu duhet sqaruar se kjo kėngė, nė kundėshtim me kuptimin e zakonshėm tė saj, ėshtė njė lutje qė Perėndia ta kujtojė tė vdekurin, sepse nė Shkrimin e Shenjtė ėshtė pikėrisht "kujtimi i pėrjetshėm" i Perėndisė, qė e mban njeriun tė gjallė. Sheoli ose Hadhi, mbretėria biblike e vdekjes, e quajtur gjithashtu Abaddon, ėshtė vendi i harruar prej Perėndisė. Eshtė gjendja e jo-jetės, meqenėse nė njė gjendje tė tillė askush nuk mund tė lavdėrojė Zotin; dhe lavdėrimi i Zotit ėshtė e vetmja pėrmbajtje dhe i vetmi qėllim i jetės sė njeriut; ėshtė arsyeja e vėrtetė pėr ekzistencėn e tij. Prandaj, ky himn i fundit dhe mė i famshmi i funeralit orthodhoks, ėshtė lutja qė i ndari tė jetė i gjallė pėrjetėsisht nė "pushimin e pėrjetshėm" tė "kujtimit tė pėrjetshėm" tė Perėndisė - e gjitha kjo, u bė e mundur me ngjalljen e Jisu Krishtit, i cili ėshtė shkatėrruesi i Pusit tė Vdekjes me anė tė shkėlqimit tė Jetės dhe Drejtėsisė Hyjnore (shih Psalmi 87; Hosea 13:14; I Korinthianėt 15; Efesianėt 4:9; Filipianėt 2:5-ll; I Pietri 3).

    Vigjilja e tė vdekurit, normalisht, duhet tė pėrmbushet nė Meshėn Hyjnore, ku besnikėt takojnė Zotin e Ngjallur dhe tė gjithė ata qė janė tė gjallė me Atė, nė lavdinė e Mbretėrisė tė tij tė Jetės. Fakti qė vigjilja funerale, gjatė viteve tė fundit e ka humbur karakterin e saj pėrgatitor dhe ėshtė shndėrruar thjesht nė njė shėrbesė funerale nė vete, ndarė nga liturgjia eukaristike, ėshtė njė fakt i trishtuar, i cili nuk e lejon vlerėsimin e duhur tė vetė vigjiljes dhe as vizionin e plotė tė tė krishterė rreth kuptimit tė jetės, vdekjes dhe ngjalljes nė Krishtin, nė Kishėn dhe nė Mbretėrinė e Perėndisė.

    Fakti qė Liturgjia Hyjnore, kur kryhet me vigjiljen funerale, shėrbehet para asaj dhe ėshtė bėrė diēka e trishtuar, e kthyer nė njė "meshė pėrshpirtjeje" ofruar "nė emėr tė tė vdekurit", ėshtė gjithashtu njė inovacion i shekujve tė fundit, nėn influencėn e Katolikėve, qė e shtrėmbėron kuptimin dhe pėrvojėn e krishterė tė vdekjes nė Krishtin.


    * Kėtu pėrshkruhet shėrbesa e varrimit sipas ritit tė vjetėr. Nė vitin 1888, me botimin e "Uratores" sė Re, Patriarkana e Stambollit e ndryshoi pak kėtė rit. Nuk bėhen mė vigjiljet dhe shėrbesa bėhet e shkėputur nga Mesha Hyjnore. Kėtė rit tė ndryshuar kryen edhe Kisha nė Shqipėri, Greqi dhe nė disa vende tė tjera, ndėrsa pjesa mė e madhe e kishave sllave ndjekin ritin e vjetėr. Nė Kishėn tonė, kur vdes ndonjė orthodhoks, prifti bėn njė trishenjtor (trisaji) mbi trupin e tė vdekurit (nė shtėpinė e tė vdekurit). Pastaj, tė vdekurin e sjellin nė kishė dhe shėrbesa kryesore bėhet atje. Mbas "E bekuar ėshtė Perėndia..." , psalet psalmi 118 nė tri stanza, pastaj Bekimtoret, litania e vogėl dhe troparet e Shėn Joan Damaskinit. Pastaj Apostulli dhe Ungjilli, pasuar nga njė litani dhe lutje pėr shpirtin e tė vdekurit. Pastaj tė vdekurit i jepet pėrshėndoshja e fundit dhe nė fund prifti bėn pėrlėshimin. Pastaj e shpien tė vdekurin ta varrosin, duke psalur gjatė rrugės "Shenjt Perėndi..." Kur vihet trupi nė varr prifti hedh njė grusht dhe duke thėnė "I Zotit ėshtė dheu..." dhe pastaj derdh mbi trupin e tė vdekurit vaj ose verė, ose hirin e temjanicės. Varrimi i foshnjave ka pak ndryshime.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,683
    Postimet nė Bllog
    18
    Murgėria

    Ndonėse nuk ėshtė konsideruar si njė nga misteret e Kishės, meqenėse nuk ėshtė esenciale pėr jetėn e krishterė dhe nuk ėshtė njė element i domosdoshėm pėr ekzistencėn e Popullit tė Perėndisė, prapėseprapė, murgėria ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė historinė e krishterė dhe vlerėsohet shumė lart nga Kisha Orthodhokse.

    Nė Traditėn Orthodhokse thirrja murgėrore ėshtė konsideruar si njė dhuratė personale e Perėndisė, tek individė tė ndryshėm, pėr shpėtimin e shpirtrave tė tyre dhe pėr shėrbimin e Trupit tė Krishtit. Thirrja murgėrore ėshtė thirrje pėr pendese personale, nė njė jetė pėrkushtuar vetėm Perėndisė. Virtyti kryesor i krishterė, i dashurisė, kėrkohet prej murgut ose murgeshės kryesisht nėpėrmjet lutjes dhe agjėrimit dhe nėpėrmjet ushtrimit tė virtyteve tė krishtera tė varferisė, pastėrtisė, pėrunjėsisė dhe bindjes.

    Murgu i krishterė nuk kryen ndonjė shėrbesė tė veēantė nė Kishė, siē prifti, mėsuesi, infermieri apo asistentėt socialė. Murgu ėshtė normalisht njė laik dhe jo njė klerik. Nė ēdo manstir ka klerikė sa pėr tė pėrmbushur nevojat misterore dhe liturgjike tė vetė bashkėsisė murgėrore.

    Nė historinė e krishterė orthodhokse, shumė misionarė, mėsues dhe peshkopė kanė ardhur prej njerėzve me thirrje murgėrore. Pėr shekuj, tradicionalisht, peshkopėt zgjidhen ndėr murgjėrit. Zgjedhja e peshkopit ndėr murgjėrit, ėshtė parė si veprim i dėshirės sė Perėndisė tė shprehur nė Popullin e tij dhe jo si ndonjė qėllim nė vetvete i thirrjes murgėrore. Me tė vėrtetė, dikush duhet tė hyjė nė njė manastir vetėm pėr t'u penduar pėr mėkatet e tij, pėr t'i shėrbyer Perėndisė dhe pėr tė shpėtuar shpirtin e tij, sipas idealeve tė asketizmit murgėror. Ceremonia e pranimit murgėror e tregon kėtė shumė qartė. Prandaj, pėr shėmbull, Shėn Hermani i Alaskės fillimisht iu kushtua jetės murgėrore dhe vetėm pastaj, duke iu bindur atit tė tij shpirtėror, la vetminė pėr t'u bėrė njė misionar i madh.


    Rangjet e murgjėrve

    Tradita murgėrore orthodhokse ka katėr rangje klasike, tė cilat aplikohen si tek burrat ashtu edhe tek gratė. Hapi i parė ėshtė ai i rishtarit, qė nė terminiologjinė e Kishės quhet rangu i bindjes. Nė kėtė stad tė parė, kandidati pėr murg, vetėm thjesht jeton nė manastir, nėn drejtimin e njė ati shpirtėror ose nėne shpirtėrore pėr gratė.

    Hapi i dytė ėshtė ai i rasombajtėsit, qė do tė thotė, se personi ėshtė pranuar mė zyrtarisht nė bashkėsi dhe i ėshtė dhėnė e drejta pėr tė veshur robėn murgėrore, tė quajtor raso. Nė kėtė stad, kandidati akoma nuk ėshtė angazhuar plotėsisht ne jetėn murgėrore.

    Rangu i tretė ėshtė ai i formės sė vogėl* (ose skima e vogėl), qė do tė thotė, se personi ėshtė pranuar murg. Zakonisht, ai ose ajo, tani merr njė emėr tė ri dhe vesh formėn (skima) murgėrore (njė cohė me shenjėn e kryqit), vellon dhe rason e jashtme (manteli ose mantia). Nė kėtė stad personi zotohet se do qėndrojė nė bashkėsinė murgėrore nė bindje tė plotė ndaj udhėheqėsit shpirtėror dhe drejtuesit tė manasirit, tė quajtur igumen ose igumene (ose abat, abateshė) Shėrbesa e gradimit tė murgut, pėrveē troparėve dhe lutjeve, pėrfshin dhe njė seri tė gjatė pyetjesh rreth vėrtetėsisė sė thirrjes, qethjen (tonsura) dhe veshjen me veshjen e plotė tė murgut.

    Rangu i fundit i urdhėrit murgėror, ėshtė ai i formės sė madhe (skima e madhe). Ky hap i fundit i jepet vetėm shumė pak vetave, meqenėse kėrkon observimin mė strikt tė idealeve murgėrore, kėrkon gjithashtu njė gjendje jetese tė mbyllur dhe nė lutje e soditje tė vazhdueshme. Nė kėtė gradim, gjithashtu, u jepet njė emėr i ri dhe vishet njė shenjė e re murgėrore (forma e madhe).

    Nė traditėn orthodhokse, nuk ka ndonjė kohė tė caktuar pėr tė treguar se sa njė person do tė rrijė nė njė nga rangjet murgėrore. Kjo ėshtė pėr arsye tė karaktereve tė ndyshme. Kėshtu, disa persona mund tė pėrparojnė shpejt, ndėrsa disa tė tjerė duan vite dhe akoma disa tė tjerė nuk mund tė bėhen kurrė zyrtarisht murgjėr, ndėrkohė qė mund tė banojnė nė bashkėsinė murgėrore. Vendimi pėr kėto ēėshtje bėhet individualisht pėr ēdo rast, nga drejtuesi shpirtėror dhe nga drejtuesi i bashkėsisė.


    * Kėtu flitet pėr traditėn ruse e cila ka dy skima, e madhja dhe e vogla; ndėrsa nė traditėn e Malit tė Shenjtė ėshtė vetėm njė skima pėr tė gjithė murgjėrit.


    Tipet e Murgėrisė

    Ndonėse nė Kishėn Orthodhokse nuk gjenden urdhėra fetarė, siē gjenden nė kishėn latine, prapėseprapė, nė tė gjenden stile tė ndryshme tė jetės murgėrore; nė mėnyrė individuale dhe nė bashkėsi. Duke folur nė pėrgjithėsi, disa manastire mund tė jenė mė tė prirur ndaj liturgjisė, disa ndaj asketizmit, disa mund tė kenė njė lloj tradite mistike dhe disa tė tjerė mund tė jenė tė prirė mė shumė nė drejtimin shpirtėror dhe nė kėshillim dhe pėr kėtė arsye janė mė tė hapur ndaj botės. Kėto stile tė ndryshme murgėrie, tė cilėt mund tė kenė njė formė personale ose bashkėsie, nuk janė paracaktuar apo ligjėruar zyrtarisht. Ato janė rezultat i njė zhvillimi organik, nėn hirin jetėdhėnės tė Perėndisė.

    Pėrveē stileve tė ndryshme shpirtėrorė tė jetės murgėrore, mund tė pėrmenden gjithashtu tre tipe organizimi. I pari ėshtė murgėria kenobitike. Nė kėtė tip tė gjithė anėtarėt e bashkėsisė i bėjnė tė gjitha gjėrat sė bashku. Forma e dytė quhet idioritmike. Nė kėtė tip murgjėrit ose murgeshat i bėjnė shėrbesat fetare sė bashku, por punojnė dhe hanė veēmas ose nė grupe tė vogla. Gjithashtu, nė kėtė tip murgėrie, personat mund tė psalin dhe t'i bėjnė sherbesat veēmas, duke u bashkur vetėm nė Meshėn Hyjnore dhe ndoshta edhe nė kėtė, vetėm nė disa raste. Tipi i tretė ėshtė murgėria vetmitare, ku murgjėrit ose murgeshat janė vetmitarė, tė quajtur gjithashtu edhe heremitė ose tė mbyllur. Ata jetojnė krejtėsisht tė vetmuar dhe nuk bashkohen me bashkėsinė pėr shėrbesat, ndoshta vetėm nė ndonjė rast solemn. Atyre qė jetojnė pėrherė vetėm, mund tė ndodhė qė edhe kungata e shenjtė t'iu dėrgohet.

    Sot, nė Kishėn Orthodhokse tė botės perėndimore ka vetėm pak bashkėsi me njė jetė murgėrore tė vėrtetė. Nė vendet orthodhokse tradicionale murgėria akoma lulėzon, ndonėse me njė numur shumė tė pakėt. Kjo ndodh pėr arsye tė kushteve tė ndryshme shpirtėrore dhe politike. Nė vitet e fundit, nė disa vende ka pasur njė rigjallėrim tė interesit pėr murgėrinė, sidomos ndėrmjet anėtarėve mė tė arsimuar tė Kishės.

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. Thomas Hopko: "Besimi Orthodhoks" (4 volume)
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 05:10
  3. Radio Maria ne gjuhen shqipe
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 03:47
  4. Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 22:32
  5. ADHURIMI - Kapitulli IV: Viti Kishtar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 01-04-2005, 01:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •