Shpërthim në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur në qendër të Prishtinës në kohën kur po kalonte kolona e presidentit Ibrahim Rugova.
Korrespondenti i BBC-së në Prishtinë tha se rreth orës 8 e 20 minuta, sipas kohës lokale, kishte dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në rrugën Ramiz Sadiku, prapa Teatrit Kombëtar.
Një nga makinat në autokolonë është dëmtuar.
Nuk ka njoftime për të lënduar e as për atë se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin.
Policia ka bllokuar vendin e shpërthimit.
Marre nga BBC
Duhet permendur se presidenti Ibrahim Rugova po shkonte te takonte Javier Solanen, ne nje takim dypalesh.
Krijoni Kontakt