Shof ketu shpesh qe disa ne vend te fjales cili-a perdorin kush!
Psh. Cila fjale, kush fjala?
Cka eshte me drejte?
Shof ketu shpesh qe disa ne vend te fjales cili-a perdorin kush!
Psh. Cila fjale, kush fjala?
Cka eshte me drejte?
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
spo me jep pergjigje!
ja nje shembull edhe atje tek pyetja "kush eshte festa......."
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
ok, "kush" perdoret me teper ne rastet e emrave te pervecem dhe ne numrin njejes, ndersa "cili/et,cila/t" ne rastet e emrave te pergjithshem dhe ne nr. shumes.
Nuk mund te thuhet: "Kush eshte festa, por cila dhe: Kush erdhi? Kush do shkoje?..."
Nuk me kujtohet ekzaktesisht rregulli i perdorimit te ketyre peremrave pyetes por besoj se c'ka shkrova me siper do te ndihmoje sado pak.
Pershendetje
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
Mua as "cila është festa" nuk më duket gramatikisht e rregullt Megjithatë, kush, cili/a të gjitha mund të përdoren për frymorët me aq sa më kujtohet, kurse për jo frymorët (sende, dukuri) përdoret vetëm cili/a. Megjithatë edhe mua më mungojnë librat e gjuhës me vete, madje as një fjalor të uruar të shqipes nuk kam sjellë me vete
Këta janë dy prej përemrave pyetës (kush, cili, çfarë, ç, i sati, i sejtë, se)Postuar më parë nga iliria e para
Në gjuhën e përditshme, siç ke vënë re, përdoren pa kriter dhe s'ta merr kush për gabim, por në gramatikë përemri kush përdoret vetëm për njerëz (ose në fabula ku kafshët kanë rolin e njerëzve). Përemri cili përdoret bashkarisht për frymorë dhe për sende. Zakonisht zëvendëson përemrin kush tek frymorët kur kërkohet a bëhet njëfarë përcaktimi më i saktë i pyetjes.
Njerëz: "Kush është aty?" si dhe "Cili është aty?"
Jonjerëz: "Cilën ndërtesë të bombardoj?", por jo "Kë ndërtesë të bombardoj?"
(Kështu, tek shembulli yt: "Cila fjale, kush fjala?", pjesa pas presjes është gabim.)
tung
Përsëritja është mëma e dijes ose bija e ... cilës?
Subzero osh komunist se nuk i përmend fare zotat, më fal Zotin.
- po për zotat, më fal Zotin, si pysim?
- po për krijesa t'squta ka planete të tjera si pysim?
du përgjigje, shpejt!
ps. përsëritja osh bija e zotit. kush m'kundërshto mu shko n'ferr, n'gehenë, n'xhenet etj.
ose bija: e kujtPostuar më parë nga Henri
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
Do ankohem ndaj bordit drejtues për shpifje ndaj personit tim dhe do më paguash dëmshpërblim, rrjedharak. (Ashtu si dhe Gjifa për çështjen jo në fjalë)
Dhe që të rrimë brenda teme, gramatika nuk flet për fuqi apo qenie jonatyrore apo për jashtëtokësorë.
Gjife, përsëritja ësh bijë e emancipimit të skicofrenisë dhe motër e revolucionit seksual.
gnut
ore zenik majaft kopjove se do t'denoncoj un ty për plagjiat e shkelje kopirajti erom shev
e si t'ja boj un për ti qujt zotat, më fal Zotin?
ça osh kjo gramatika shqipe kshu? popull i pafe, u shpëlafshi nsqufur hallashni
Përsëritja është mëma e dijes ose bija e ... cilës?
Manulaki, mëma e dijes - dija nuk është frymor - mëma e cilës?
bija e ... cilës? - unë duke shtuar përemrin pyetës -e cilës- (rasa gjinore) kam dhënë kështu një të dhënë si ndihmë - dmth që bëhet fjalë për një dukuri/send ose Zot psh, meqë për mua edhe ky/kjo e fundit është jofrymor/e, apo jo liqvid?
Hej, po uji në çfarë temperature bëhet akull?
Çfarë dhe cili/a kur përdoret njëra dhe kur tjetra? Duke vrarë mendjen arrij (pothuaj) në përfundimin se -çfarë- përdoret për veprime? Përemër pyetës është -çfarë? Më duket se jo... hë subzero?
Fjalet: "meme, bije", nenkuptojne frymore, pavaresisht nga fakti qe dija apo padija nuk jane frymore. Sa per Zotin, eshte jo vetem frymor por qe i ka dhene fryme gjithckaje!Postuar më parë nga Henri
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
Manulaki, pa i hyrë sqarimeve se mbi cilën fjalë duhet të zbatohet rregulli (tek fjala mëma apo ajo që pason) desha të shtoja se cili/a përdoren edhe për frymorët, kështu që pyetja ime ende qëndron, dhe nuk është përdorur aspak gabim.
Për frymën e Zotit, kam dyshimet e mia, pasi aq i madh sa kam dëgjuar të jetë ai, po të merrte edhe frymë, ne (kam frikë se) s'do të kishim pikë oksigjeni në ajër. Megjithatë, me të dëgjuar e kam qenien e Zotit, kështu që mos ma merr për keq.
Jam dakord me c'ka shkruan ne paragrafin e pare. Cili, cila perdoret per frymore, por kush, kujt..etj nuk perdoret per jo-frymore (ne pergjithesi)Postuar më parë nga Henri
Ajo qe une bera me siper ..e kujt.. ka thjesht lidhje me faktin qe mund te perdoret ai peremer, jo se e kishe perdorur ti gabim.
Per paragrafin e dyte mund te them se Zoti jep fryme, nuk merr, keshtu qe mos ia ki merakun O2
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
Më lart shkruhet: përemri kush përdoret vetëm për njerëz!. Mos u ngatërro fare me frymorë a jofrymorë. Fjalën frymorë e përdora në rastin e përemrit cili që të mos përdorja ndarjet: njerëz, kafshë, bimë, etj. tek fjalia: Përemri cili përdoret bashkarisht për frymorë dhe për sende.Postuar më parë nga Manulaki
Zotat nuk përfshihen tek kategoria e përemrit kush sepse nuk janë njerëz, përveç nëse përdoren në fabula e përralla (dhe në mitologji ku marrin rol njeriu, p.sh. mitologjia ilire, mitologjia vikinge, mitologjia kelte, mitologjia kineze, mitologjia judaike, mitologjia arabe, mitologjia indiane, etj.)
Me hapjembyllje sqarimi: Rregulli zbatohet mbi përgjigjen. Nëse pyetësi e di se përgjigja është papërcaktimisht njeri, përdor përemrin kush. Nëse nuk e di fare se ç'është përgjigja përdor cili. Ti në rregull je :)Postuar më parë nga Henri
______________
Çfarë dhe ç
Përdoren për përcaktim frymori, sendi a të veçorive të këtyre.
- Këto përemra nuk kanë kategori gramatikore (p.sh. nuk lakohen)
- Kur nuk ndiqen nga emër përdoren për të pyetur në përgjithësi: Çfarë është kjo? Ç'ke bërë?
- Kur ndiqen nga emër përdoren për të pyetur për përcaktimin e veçorive të emrit gjendjes/frymorit/sendit për të cilën pyesin: Ç'mendim është ky? Çfarë përfundimi solle?
- Përdoren dhe me parafjalë: Për çfarë më do. Për ç'punë thua? Me çfarë e vrave?
- Përdoren dhe në fjali dëftore me emër nga pas të pashquar të rasës rrjedhore: Desha të dija ç'njeri është.
Ndryshuar për herë të fundit nga Subzero : 18-03-2005 më 10:53 Arsyeja: dsh
"Cili prej jush do te pergjigjet?" - "Kush prej jush do te pergjigjet?"
Cila fjali te duket me e sakte?
"Kush" perdoret ne shumes apo njejes? Mund te thuash: "Kush njeri ta beri kete gje?" Apo "Cili njeri ta beri kete gje?"
Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 18-03-2005 më 10:58
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
Nëse i drejtohen njerëzve, të dyja duken dhe të dyja janë të sakta. Thjesht cili është më përcaktues ndërsa kush më përfshirës/përgjithësues.
Këto janë arsye e thjeshtë. Normalisht kur bëhet pyetja nuk dihet sasia, kështu dhe sikur të pyesësh në njëjës dhe përgjigja të dalë me përemër/emër në shumës:
- Cili e bëri?
- Këta të tre!
nuk je gabim. Sigurisht që n.q.s. e di se përgjigja mund të jetë me përemër/emër në shumës, mund të pyesësh cilët -at. Por dhe nëse përgjigja të vjen në përemër/emër njëjës, përsëri nuk je gabim sepse si pyetës normalisht nuk e di përgjigjen. Kush nuk ka shumës.
Në rastin e "Kush njeri..." nuk vendoset fjala njeri nga pas, se nënkuptohet që është njeri nga përemri kush. Përveç nëse je në fabul ku ka dhe njerëz dhe kafshë dhe duhet bërë dallim :)
tung
Ndryshuar për herë të fundit nga Subzero : 18-03-2005 më 11:11 Arsyeja: përditim
E pse te futet "njeri" ne "Kush njeri ta beri kete gje?"Postuar më parë nga Manulaki
A nuk mjafton me "Kush ta beri kete gje?"
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Krijoni Kontakt