SHBA, te pathenat e takimeve te "humbura" te Ramiz Alise
E Diele, 13 Mars 2005
Dy raste, ku diplomacia shqiptare, tregoi se nuk ishte e afte te shfrytezonte situaten dhe ca me teper akoma tregohet amullia e madhe e ndryshimit te sistemeve, ku kaosi shtrihej deri tek strukturat me te aferta te Presidentit
Nga Genc Mlloja*
Te takosh nje President te Shteteve te Bashkuara vazhdon te jete nje makth i vertete per politiken shqiptare, konsiderohet me te drejte sukses per nje politikan te mazhorances ne pushtet, kurse opozita e shikon ate me xhelozi dhe gati-gati e quan humbje te saj e mundohet ta erresoje si ngjarje. Pra nuk shikohet interesi i vendit e i politikes se tij, se sa kredoja politike e individit. Te mos shkojme me larg, por te kujtojme debatin e pafund qe u hap ne mes te mazhorances e opozites, ku u perfshi edhe media, nese e takoi apo jo Kryeministri Fatos Nano, Presidentin Xhorxh Bush kur ai ishte ne Uashington ne marsin e kaluar. Me ne fund nje fotografi e ciftit Nano me Presidentin amerikan dhe bashkeshorten e tij, e mbylli ceshtjen.
Kushdo qe ka mundesine te vizitoje ambjentet e Shtepise se Bardhe ne Uashington mund te beje fotografi me portretin e Presidentit aktual, dhe ne te vertete ajo do te duket si origjinale. Me nje fjale, fotografi mund te besh sa te duash, te montuara bile; edhe nje politikan mund t'i beje keto, por rendesi ka vizita, koha kur behet, e per me teper cfare arrihet realisht nepermjet saj.
Dy here e kam takuar ish-Presidentin amerikan Xhorxh Bush, babain e Presidentit te tanishem, me 1990 dhe 1991. Edhe pse te shkurta, me kane lene mbresa te forta. Mbreselenes ka qene vecanerisht takimi i pare ne seline e OKB-se ne fund te shtatorit te 1990, kur Shqiperia nuk kishte marredhenie diplomatike me SHBA e ne rangun e keshilltarit te misionit prane Kombeve te Bashkuara isha pjese e bisedimeve te shkrirjes se akujve Tirane-Uashington, fort te ngrira qe prej 5 dekadash. Kjo me ben te kthehem pak prapa ne kohe.
Mundesi e humbur
Ne fakt ate bisede mund te kishte patur rastin ta bente ish-Presidenti i vendit tone i asaj kohe, Ramiz Alia. Ai ndodhej ne Nju Jork per te marre pjese ne Samitin e Kombeve te Bashkuara per te drejten e femijes, qe perkoi me sesionin e zakonshem te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Shume e dine se ai mbajti edhe nje fjalim ne debatin e pergjithshem atje me 28 shtator 1990. Dicka e pazakonte ne praktiken e meparshme politike e diplomatike te Shqiperise. Bile fjalimi u transmetua drejteperdrejte ne televizionin e vetem shteteror ne Shqiperine e asaj kohe, qe po kalonte periudhat e turbullta te vendosjes se pluralizmit demokratik.
C'eshte e verteta fjalimi u prit me interes, duke pasur parasysh cfare po ndodhte ne vendin tone. Ngjarjet ecnin me vrull drejt demokratizimit te jetes politike e shoqerore, por jo si ne te gjithe vendet e tjera te Europes Lindore. Cdo gje shoqerohej me dhune e rremuje politike. "Dominoja e fundit", sic e kishte quajtur Shqiperine gazetarja e njohur e "Nju-Jork Tajms"-it, Marvin Stone, ne nje artikull te saj pas nje vizite klandestine me nje grup turistik me pasaporte greke, nuk po binte kollaj. Me kujtohet se si ajo e mbyllte shkrimin duke thene se po te hapeshin kufijte, edhe breshkat do te iknin nga Shqiperia. Pas atij shkrimi e takova zonjen Stone dhe shprehimisht me tha se nuk do te shkruante me keshtu, sepse "dominoja po bie, e shtyre disi edhe nga reformat, megjithese te ngadalta, qe po i toleronte z. Ramiz Alia." Me kerkoi ndihme te bente nje guide turistike. Parashikonte hapjen e vendit tone, shnderrimin e tij ne nje vend normal.
Nisur nga cfare po ndodhnin ne Shqiperi, te shoqeruara edhe nga bisedimet qe po beheshin me SHBA per rivendosjen e marredhenieve diplomatike, kancelarite e huaja, vecanerisht ato perendimore e te vendeve fqinje, donin te lexonin ne mes rrjeshtash cfare ish-Presidenti Alia tha ne shtator te 1990-es.
Fjalimin ua kishim dhene disa gazetareve te njohur, miq te misionit, pak ore me perpara se te mbahej, qe te kishin kohe te pergatisnin materialet e tyre perkatese. Komente pati jo pak. Te pakten nga bisedat qe pata me kolege austriake, greke, hungareze, gjermane, italiane, amerikane, bullgare etj, nje konkluzion ishte i pergjithshem: nuk kishte kthim prapa te reformave demokratike dhe ne zgjedhjet e ardhshme opozita i kishte mundesite te vinte ne pushtet. Aty-ketu, z. Alia quhej nen ze edhe si Gorbacovi i Ballkanit.
Rasti e solli qe te nesermen pas fjalimit te Presidentit tone do te fliste ne Asamblene e Pergjithshme, ish-Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush. Ramiz Alia shoqerohej ne Nju-Jork nga te ndjeret Reiz Malile, ish-minister i jashtem, dhe Sofokli Lazri, keshilltar i afert i Alise dhe drejtor i Institutit te Marredhenieve Nderkombetare, si dhe nga Muhamet Kapllani, zevendesminister i Jashtem ne ate kohe.
Ishte planifikuar qe ate dite Alia te shkonte ne Boston, ne nje pritje me komunitetin shqiptaro-amerikan. Sigurisht pritja shtrohej ne "Pier 4", restorantin e famshem te Antoni Athanas, i cili kishte simpati per Ramiz Aline. Kete gje ia kishte nenkuptuar edhe Pjeter Arbnori, deputet i Partise Demokratike ne opozite, kur beri nje vizite ne Boston ne pranvere te 1990-es.
Para se te shkonte ne Boston, prej ku do te kthehej ne atdhe, Alia gjeti kohe t'i bente nje vizite kolektivit te misionit. Sjellja e tij ishte modeste, ndryshe nga shume drejtues partiake apo shteterore, shume autoritare. Nga ana tjeter, kur i gjykoj gjerat tani konkludoj se dicka nuk shkonte ne grupin qe e shoqeronte; shkurt sic ishte rremuje Shqiperia edhe hierarkia shteterore, dukej e shpupurishur. Gati-gati te gjithe kishin nje lloj axhende private.
Duke e ditur se fliste Bushi te nesermen, si i fundit nga rendesia ne ate grup politikanesh, hodha idene qe delegacioni yne te ishte i pranishem ne sallen e OKB-se per te degjuar fjalimin e tij. Me shume kisha parasysh protokollin. Pas fjalimit, cdo President amerikan pret pershendetje nga delegacionet e huaja. Nje shtrengim duarsh eshte rast edhe per nje shkembim mesazhesh. Aq me shume ne rastin e Shqiperise ishte koha kur bisedimet per rivendosjen e marredhenieve diplomatike te filluara ne 1 maj te atij viti sikur ishin ngrire. Prisnim ndonje sinjal nga pala amerikane per ecurine e procesit, qe s'po vinte. Ideja ra ne vesh te shurdhet. Edhe une e lashe me aq. Ata i dinin me mire punet, mendova.
Edhe i ndjeri Malile shkoi ne nje konference te OSBE-se, ku merrnim pjese me statusin e vezhguesit. Bile me te qeshur, ai tha se nuk ndihej mire se ne ate status te vezhguesit, delegacioni yne kishte nje vend ne qoshe te salles. Me mbeti te shkoja une me nje kolegun tim te misionit te degjoja fjalimin e Bushit, ne nje salle qe si zakonisht kur flisnin Presidentet amerikane ishte plot e perplot. Nganjehere ndonje diplomat i delegacioneve qe ndodheshin prane vendit te rezervuar per delegacionin tone kerkonte leje te ulej ne ndonje prej 6 karrikeve qe ka cdo shtet anetar. Pas fjalimit, protokolli u zhvillua sic ishte parashikuar per pershendetjet. U rreshtova edhe une ne rradhen e gjate, bashke me kryetare shtetesh, ministra te jashtem e diplomate te rangjeve te larta per te uruar Presidentin amerikan. Kete iniciative e mora vete pa nguruar, duke menduar se bisedimet po vazhdonin dhe une isha bashkebisedues me diplomate amerikane te ngarkuar per Shqiperine. Eshte rasti te thuhet kjo, se me perpara nuk behej fjale per nje gje te tille. Aq me shume, kur flisnin Presidentet amerikane apo sovjetike, delegacioni yne braktiste tavolinen ose me vone, nga fundi i viteve 1980, ulej nje diplomat i rangut me te ulet.
Kur me erdhi rradha te takoja Bushin, shefi i protokollit i Presidentit amerikan, ish-zevendes sekretar i pergjithshem i OKB-se, J. Reed, me te cilin kishim ndonje pershendetje me shume nga kembengulja e tij per te na folur kur ne nuk na lejohej, me buzeqesh dhe me prezanton tek Presidenti amerikan si zevendes minister i Jashtem i Shqiperise. Ndryshe nje keshilltar misioni e ndryshe nje zevendes minister. Me dashje apo pa dashje duket se diplomati i mencur amerikan krijoi mundesine qe shefi i Shtepise se Bardhe te thoshte dicka me shume se nje shterngim duarsh me nje diplomat te thjeshte.
E keshtu ndodhi. Bushi me tha qe te njoftoja autoritetet shqiptare se gjerat ishin ne rruge te mbare dhe se shpejti do te kishte lajme te mira. E ndoshta, po mendoj tani, me shume se kaq Bushi mund t'ia kishte thene homologut te tij te athershem shqiptar, z. Alia, qe do te kishte qene pika kulmore e vizites se pare te nje Presidenti te Shqiperise ne SHBA.
Sapo mberrita ne mision e gjykova te arsyeshme ta njoftoja Presidentin per kete. Mora ne telefon Antoni Athanasin dhe i thashe se kisha nje mesazh per z. Alia. E njoftova per takimin dhe cfare me tha Bushi. Fjalet qe kishte "keshilltare te mire", qe tingellonin plot ironi, ishin pergjigja e tij. Te pakten une e quaj nje takim te humbur te tij me Presidentin amerikan. Mora porosi t'i beja nje telegram Tiranes per cfare me kishte thene Bushi. E pas asaj ngjarjeje, gjerat levizen ne planin diplomatik. U shtuan kontaktet me Departamentin e Shtetit per t'u konkretizuar me nenshkrimin e dokumentit perkates per rivendosjen e marredhenieve diplomatike midis dy vendeve me 15 mars 1991. Ne te njejten kohe u shtuan vizitat e politikaneve amerikane ne Tirane, qe arriti kulmin me viziten e ish-Sekretarit te Shtetit, Xhejms Bejker, pak pas zgjedhjeve te 31 marsit, kur Partia Demokratike u shnderrua ne nje force opozitare parlamentare.
Ne kete atmosfere vizitash te ndersjellta, Ramiz Alise iu krijua edhe nje mundesi tjeter per te bere nje vizite te dyte ne SHBA. Tani mund te shkonte ne nje vend me te cilin kishim marredhenie diplomatike, e per me teper ai nuk shikohej si nje udheheqes komunist i vijes se ashper. Shume senatore e kongresiste te partive Republikane e Demokrate nuk hezitonin te vleresonin rolin moderator te Alise ne komentet e tyre pas vizitave ne Tirane, ku takonin edhe Kryetarin e Shtetit te asaj kohe. Sigurisht, me kete nuk dua te them se Uashingtoni mbeshteste Aline e donte qe ai te qendronte ne pushtet, por te pakten figura e tij u dukej si me amortizuesja per zhvillimet qe po kalonte Shqiperia e asaj periudhe.
Ne kete dyndje vizitash nga Uashingtoni u be edhe vizita e Rabinit Arthur Shnajder, themelues dhe drejtues i Fondacionit te Thirrjes se Ndergjegjes (The Appeal of Conscience Foundation), me qender ne Nju-Jork, ne maj te 1991, ku takoi edhe z. Alia. Eshte nje organizate shume prestigjioze me fame nderkombetare, e perkushtuar per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe lirite fetare. Shnajderi nuk e kishte harruar takimin ne Tirane dhe do ta ftonte Presidentin e asaj kohe ne nje pritje qe do te jepte ne tetor te po atij viti ne Nju-Jork. Kisha edhe une nje ftese meqe u njoha me Shnajderin kur kerkoi te vizitonte vendin tone dhe nga ana tjeter isha i ngarkuar me pune ne misionin tone ne Nju-Jork. Ne ate kohe ndodhej ne Nju-Jork per te marre pjese ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, ministri i Jashtem, Muhamet Kapllani, dhe ftesa ne fjale erdhi ne ate kohe. Tha se do ta conte vete ftesen ne Tirane. Kishte mjaft kohe per veprime proceduriale qe Presidenti te vinte ne pritje, sigurisht po te shihej e arsyeshme. Ishte praktike e zakonshme, qe me posten diplomatike te dergoheshin gjera te tilla.
Ftesa "ngaterron" rruge
Por duket dicka nuk kishte funksionuar si duhet lidhur me dorezimin e fteses. Asnje pergjigje nuk po vinte nese Alia do te asistonte apo jo ne pritje. E ne fakt nuk erdhi.
Pritja ishte me te vertete dicka impresionuese per kohen qe po kalonte Europa Lindore, pa Murin e Berlinit. "Renia e Murit te Berlinit na ka krijuar kenaqesine qe te kemi ne mes nesh edhe perfaqesuesin e Shqiperise," tha nder te tjera ne fjalen e tij Shnajder, qe u shoqerua me duartrokitje te te pranishmeve, nder te cilet vec senatoreve e kongresisteve ishte edhe politikani i shquar amerikan, ish-Sekretari i Shtetit, Henri Kizinger, i konsideruar nje nder strateget e politikes amerikane ndaj Lindjes. U ngrita ne kembe ne respekt te salles, ndersa senatore e kongresiste te ulur ne tavolinen ku isha une me shtrenguan doren. Kuptohet protokoll, miresjellje diplomatike, por qe i takonte zhvillimeve qe po ndodhnin ne Shqiperi. E ne fakt tema e ketyre zhvillimeve, jo vetem ne vendin tone, por ne te gjithe Europen Lindore dominoi biseden ne tavoline gjate pritjes. Si cdo diplomat nuk mund te humbisja rastin qe te mos takoja, te pakten per nje moment, diplomatin e shquar amerikan. I ulur ne tavolinen kryesore, ne krye te salles llamburitese, kur i thane se diplomati nga Shqiperia deshironte ta pershendeste, Kisingeri me dashamiresi me beri vend prane tij. Pak minuta zgjati takimi me te. Ne ato pak minuta gjeta rastin t'i them se cfare kishte parashikuar ai per renien e komunizmit ishin bere realitet. Sjellja e tij dashamirese me dha lehtesine ta pyesja: "A e kishit parashikuar qe do te ndodhte kaq shpejt renia e Murit te Berlinit e reaksioni zinxhir ne Europen Lindore?". Qeshi e mu duk i sinqerte kur me tha, se nuk e kishte parashikuar aq te shpejte si kohe dhe menyren e kadifte te renies se Murit te Berlinit e terheqjen sovjetike prej Gjermanise.
Pak dite kaluan nga ajo pritje per te cilen kisha njoftuar Tiranen dhe nga Presidenca me vjen nje faks i gjate. Hera e pare qe Presidenca komunikonte drejteperdrejte me misionin, aq me teper me faks, domethene jo me shifer sic ishte praktika, por me leter te hapur. Ne thelb ne leter me kerkoheshin sqarime per ftesen qe Shnajderi i kishte derguar Z. Alia, e cila i kishte rene atij ne dore paraditen e dites, kur mbahej pritja dhe ne nje zarf te hapur. Ne forme urdheri kerkoheshin hollesi per "intinerarin" e fteses. Te jepen shpjegime te qarta dhe te mbahet qendrim ndaj personave pergjegjes, thuhej ne faksin e presidences. E lexova me kujdes dy a tre here, por nuk po kapja thelbin e ceshtjes. E ndjeva veten te ndergjegjshem se duhej hedhur drite mbi te verteten e ngjarjes, duke gjykuar nivelin e asaj pritje, kush mori pjese ne te, nivelin e marredhenieve tona me SHBA dhe gjendjen politike ne vendin tone. Nje vizite e Alise ne SHBA do te kishte vleren e vet. Ne ate kohe po ndodhnin shume gjera ne Shqiperi.
E pergatita pergjigjen qe kerkohej e me pak fjale sqaroja qe zarfi me ftesen i ishte dhene z. Kapllani me dokumente te tjera, kur u kthye nga Nju-Jorku ne Tirane. Nepermjet tij do te dorezohej ftesa. Per korrektesi, nje kopje te mesazhit ia dergova edhe Ministrise se Jashtme, ne vemendje te Ministrit. Per me teper e mora edhe ne telefon kete te fundit qe ta diskutoja gojarisht ceshtjen. Nuk dinte gje per letren e presidences, nuk beri koment per vonesen e dergimit te fteses, duke u mjaftuar te me thoshte se nuk ia vlente te merreshim me ate ceshtje. Kurse nga Presidenca me erdhi nje pergjigje, qe me pak fjale thoshte se ishte e qarte se pse ftesa nuk kishte mberritur ne kohen e duhur. Kaq. A do te vinte apo jo Ramiz Alia ne ate pritje ne Nju-Jork, ku mund te takonte vec Kizingerit edhe shume senatore e kongresiste, kete sigurisht e di ai, me mire se kushdo. Megjithate, ky ishte rasti i dyte i humbur i Presidentit te asaj kohe ne marredheniet me SHBA. Dhe per t'u bere me aktual, mjafton te kujtojme se tani politikanet vendas te cdo ngjyre qofshin, shfrytezojne aktivitetet me te zakonshme, madje edhe duke i sajuar ato, per te shkuar ne SHBA, ne funksion te motos: "vizite ne Amerike, mbeshtetje e Uashingtonit".
* Gazetar dhe ish-diplomat
Marre nga Gazeta "Korrieri"
Krijoni Kontakt