Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    SHBA, te pathenat e takimeve te "humbura" te Ramiz Alise

    SHBA, te pathenat e takimeve te "humbura" te Ramiz Alise
    E Diele, 13 Mars 2005
    Dy raste, ku diplomacia shqiptare, tregoi se nuk ishte e afte te shfrytezonte situaten dhe ca me teper akoma tregohet amullia e madhe e ndryshimit te sistemeve, ku kaosi shtrihej deri tek strukturat me te aferta te Presidentit

    Nga Genc Mlloja*

    Te takosh nje President te Shteteve te Bashkuara vazhdon te jete nje makth i vertete per politiken shqiptare, konsiderohet me te drejte sukses per nje politikan te mazhorances ne pushtet, kurse opozita e shikon ate me xhelozi dhe gati-gati e quan humbje te saj e mundohet ta erresoje si ngjarje. Pra nuk shikohet interesi i vendit e i politikes se tij, se sa kredoja politike e individit. Te mos shkojme me larg, por te kujtojme debatin e pafund qe u hap ne mes te mazhorances e opozites, ku u perfshi edhe media, nese e takoi apo jo Kryeministri Fatos Nano, Presidentin Xhorxh Bush kur ai ishte ne Uashington ne marsin e kaluar. Me ne fund nje fotografi e ciftit Nano me Presidentin amerikan dhe bashkeshorten e tij, e mbylli ceshtjen.

    Kushdo qe ka mundesine te vizitoje ambjentet e Shtepise se Bardhe ne Uashington mund te beje fotografi me portretin e Presidentit aktual, dhe ne te vertete ajo do te duket si origjinale. Me nje fjale, fotografi mund te besh sa te duash, te montuara bile; edhe nje politikan mund t'i beje keto, por rendesi ka vizita, koha kur behet, e per me teper cfare arrihet realisht nepermjet saj.

    Dy here e kam takuar ish-Presidentin amerikan Xhorxh Bush, babain e Presidentit te tanishem, me 1990 dhe 1991. Edhe pse te shkurta, me kane lene mbresa te forta. Mbreselenes ka qene vecanerisht takimi i pare ne seline e OKB-se ne fund te shtatorit te 1990, kur Shqiperia nuk kishte marredhenie diplomatike me SHBA e ne rangun e keshilltarit te misionit prane Kombeve te Bashkuara isha pjese e bisedimeve te shkrirjes se akujve Tirane-Uashington, fort te ngrira qe prej 5 dekadash. Kjo me ben te kthehem pak prapa ne kohe.

    Mundesi e humbur

    Ne fakt ate bisede mund te kishte patur rastin ta bente ish-Presidenti i vendit tone i asaj kohe, Ramiz Alia. Ai ndodhej ne Nju Jork per te marre pjese ne Samitin e Kombeve te Bashkuara per te drejten e femijes, qe perkoi me sesionin e zakonshem te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Shume e dine se ai mbajti edhe nje fjalim ne debatin e pergjithshem atje me 28 shtator 1990. Dicka e pazakonte ne praktiken e meparshme politike e diplomatike te Shqiperise. Bile fjalimi u transmetua drejteperdrejte ne televizionin e vetem shteteror ne Shqiperine e asaj kohe, qe po kalonte periudhat e turbullta te vendosjes se pluralizmit demokratik.

    C'eshte e verteta fjalimi u prit me interes, duke pasur parasysh cfare po ndodhte ne vendin tone. Ngjarjet ecnin me vrull drejt demokratizimit te jetes politike e shoqerore, por jo si ne te gjithe vendet e tjera te Europes Lindore. Cdo gje shoqerohej me dhune e rremuje politike. "Dominoja e fundit", sic e kishte quajtur Shqiperine gazetarja e njohur e "Nju-Jork Tajms"-it, Marvin Stone, ne nje artikull te saj pas nje vizite klandestine me nje grup turistik me pasaporte greke, nuk po binte kollaj. Me kujtohet se si ajo e mbyllte shkrimin duke thene se po te hapeshin kufijte, edhe breshkat do te iknin nga Shqiperia. Pas atij shkrimi e takova zonjen Stone dhe shprehimisht me tha se nuk do te shkruante me keshtu, sepse "dominoja po bie, e shtyre disi edhe nga reformat, megjithese te ngadalta, qe po i toleronte z. Ramiz Alia." Me kerkoi ndihme te bente nje guide turistike. Parashikonte hapjen e vendit tone, shnderrimin e tij ne nje vend normal.

    Nisur nga cfare po ndodhnin ne Shqiperi, te shoqeruara edhe nga bisedimet qe po beheshin me SHBA per rivendosjen e marredhenieve diplomatike, kancelarite e huaja, vecanerisht ato perendimore e te vendeve fqinje, donin te lexonin ne mes rrjeshtash cfare ish-Presidenti Alia tha ne shtator te 1990-es.

    Fjalimin ua kishim dhene disa gazetareve te njohur, miq te misionit, pak ore me perpara se te mbahej, qe te kishin kohe te pergatisnin materialet e tyre perkatese. Komente pati jo pak. Te pakten nga bisedat qe pata me kolege austriake, greke, hungareze, gjermane, italiane, amerikane, bullgare etj, nje konkluzion ishte i pergjithshem: nuk kishte kthim prapa te reformave demokratike dhe ne zgjedhjet e ardhshme opozita i kishte mundesite te vinte ne pushtet. Aty-ketu, z. Alia quhej nen ze edhe si Gorbacovi i Ballkanit.

    Rasti e solli qe te nesermen pas fjalimit te Presidentit tone do te fliste ne Asamblene e Pergjithshme, ish-Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush. Ramiz Alia shoqerohej ne Nju-Jork nga te ndjeret Reiz Malile, ish-minister i jashtem, dhe Sofokli Lazri, keshilltar i afert i Alise dhe drejtor i Institutit te Marredhenieve Nderkombetare, si dhe nga Muhamet Kapllani, zevendesminister i Jashtem ne ate kohe.

    Ishte planifikuar qe ate dite Alia te shkonte ne Boston, ne nje pritje me komunitetin shqiptaro-amerikan. Sigurisht pritja shtrohej ne "Pier 4", restorantin e famshem te Antoni Athanas, i cili kishte simpati per Ramiz Aline. Kete gje ia kishte nenkuptuar edhe Pjeter Arbnori, deputet i Partise Demokratike ne opozite, kur beri nje vizite ne Boston ne pranvere te 1990-es.

    Para se te shkonte ne Boston, prej ku do te kthehej ne atdhe, Alia gjeti kohe t'i bente nje vizite kolektivit te misionit. Sjellja e tij ishte modeste, ndryshe nga shume drejtues partiake apo shteterore, shume autoritare. Nga ana tjeter, kur i gjykoj gjerat tani konkludoj se dicka nuk shkonte ne grupin qe e shoqeronte; shkurt sic ishte rremuje Shqiperia edhe hierarkia shteterore, dukej e shpupurishur. Gati-gati te gjithe kishin nje lloj axhende private.

    Duke e ditur se fliste Bushi te nesermen, si i fundit nga rendesia ne ate grup politikanesh, hodha idene qe delegacioni yne te ishte i pranishem ne sallen e OKB-se per te degjuar fjalimin e tij. Me shume kisha parasysh protokollin. Pas fjalimit, cdo President amerikan pret pershendetje nga delegacionet e huaja. Nje shtrengim duarsh eshte rast edhe per nje shkembim mesazhesh. Aq me shume ne rastin e Shqiperise ishte koha kur bisedimet per rivendosjen e marredhenieve diplomatike te filluara ne 1 maj te atij viti sikur ishin ngrire. Prisnim ndonje sinjal nga pala amerikane per ecurine e procesit, qe s'po vinte. Ideja ra ne vesh te shurdhet. Edhe une e lashe me aq. Ata i dinin me mire punet, mendova.

    Edhe i ndjeri Malile shkoi ne nje konference te OSBE-se, ku merrnim pjese me statusin e vezhguesit. Bile me te qeshur, ai tha se nuk ndihej mire se ne ate status te vezhguesit, delegacioni yne kishte nje vend ne qoshe te salles. Me mbeti te shkoja une me nje kolegun tim te misionit te degjoja fjalimin e Bushit, ne nje salle qe si zakonisht kur flisnin Presidentet amerikane ishte plot e perplot. Nganjehere ndonje diplomat i delegacioneve qe ndodheshin prane vendit te rezervuar per delegacionin tone kerkonte leje te ulej ne ndonje prej 6 karrikeve qe ka cdo shtet anetar. Pas fjalimit, protokolli u zhvillua sic ishte parashikuar per pershendetjet. U rreshtova edhe une ne rradhen e gjate, bashke me kryetare shtetesh, ministra te jashtem e diplomate te rangjeve te larta per te uruar Presidentin amerikan. Kete iniciative e mora vete pa nguruar, duke menduar se bisedimet po vazhdonin dhe une isha bashkebisedues me diplomate amerikane te ngarkuar per Shqiperine. Eshte rasti te thuhet kjo, se me perpara nuk behej fjale per nje gje te tille. Aq me shume, kur flisnin Presidentet amerikane apo sovjetike, delegacioni yne braktiste tavolinen ose me vone, nga fundi i viteve 1980, ulej nje diplomat i rangut me te ulet.

    Kur me erdhi rradha te takoja Bushin, shefi i protokollit i Presidentit amerikan, ish-zevendes sekretar i pergjithshem i OKB-se, J. Reed, me te cilin kishim ndonje pershendetje me shume nga kembengulja e tij per te na folur kur ne nuk na lejohej, me buzeqesh dhe me prezanton tek Presidenti amerikan si zevendes minister i Jashtem i Shqiperise. Ndryshe nje keshilltar misioni e ndryshe nje zevendes minister. Me dashje apo pa dashje duket se diplomati i mencur amerikan krijoi mundesine qe shefi i Shtepise se Bardhe te thoshte dicka me shume se nje shterngim duarsh me nje diplomat te thjeshte.

    E keshtu ndodhi. Bushi me tha qe te njoftoja autoritetet shqiptare se gjerat ishin ne rruge te mbare dhe se shpejti do te kishte lajme te mira. E ndoshta, po mendoj tani, me shume se kaq Bushi mund t'ia kishte thene homologut te tij te athershem shqiptar, z. Alia, qe do te kishte qene pika kulmore e vizites se pare te nje Presidenti te Shqiperise ne SHBA.

    Sapo mberrita ne mision e gjykova te arsyeshme ta njoftoja Presidentin per kete. Mora ne telefon Antoni Athanasin dhe i thashe se kisha nje mesazh per z. Alia. E njoftova per takimin dhe cfare me tha Bushi. Fjalet qe kishte "keshilltare te mire", qe tingellonin plot ironi, ishin pergjigja e tij. Te pakten une e quaj nje takim te humbur te tij me Presidentin amerikan. Mora porosi t'i beja nje telegram Tiranes per cfare me kishte thene Bushi. E pas asaj ngjarjeje, gjerat levizen ne planin diplomatik. U shtuan kontaktet me Departamentin e Shtetit per t'u konkretizuar me nenshkrimin e dokumentit perkates per rivendosjen e marredhenieve diplomatike midis dy vendeve me 15 mars 1991. Ne te njejten kohe u shtuan vizitat e politikaneve amerikane ne Tirane, qe arriti kulmin me viziten e ish-Sekretarit te Shtetit, Xhejms Bejker, pak pas zgjedhjeve te 31 marsit, kur Partia Demokratike u shnderrua ne nje force opozitare parlamentare.

    Ne kete atmosfere vizitash te ndersjellta, Ramiz Alise iu krijua edhe nje mundesi tjeter per te bere nje vizite te dyte ne SHBA. Tani mund te shkonte ne nje vend me te cilin kishim marredhenie diplomatike, e per me teper ai nuk shikohej si nje udheheqes komunist i vijes se ashper. Shume senatore e kongresiste te partive Republikane e Demokrate nuk hezitonin te vleresonin rolin moderator te Alise ne komentet e tyre pas vizitave ne Tirane, ku takonin edhe Kryetarin e Shtetit te asaj kohe. Sigurisht, me kete nuk dua te them se Uashingtoni mbeshteste Aline e donte qe ai te qendronte ne pushtet, por te pakten figura e tij u dukej si me amortizuesja per zhvillimet qe po kalonte Shqiperia e asaj periudhe.

    Ne kete dyndje vizitash nga Uashingtoni u be edhe vizita e Rabinit Arthur Shnajder, themelues dhe drejtues i Fondacionit te Thirrjes se Ndergjegjes (The Appeal of Conscience Foundation), me qender ne Nju-Jork, ne maj te 1991, ku takoi edhe z. Alia. Eshte nje organizate shume prestigjioze me fame nderkombetare, e perkushtuar per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe lirite fetare. Shnajderi nuk e kishte harruar takimin ne Tirane dhe do ta ftonte Presidentin e asaj kohe ne nje pritje qe do te jepte ne tetor te po atij viti ne Nju-Jork. Kisha edhe une nje ftese meqe u njoha me Shnajderin kur kerkoi te vizitonte vendin tone dhe nga ana tjeter isha i ngarkuar me pune ne misionin tone ne Nju-Jork. Ne ate kohe ndodhej ne Nju-Jork per te marre pjese ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, ministri i Jashtem, Muhamet Kapllani, dhe ftesa ne fjale erdhi ne ate kohe. Tha se do ta conte vete ftesen ne Tirane. Kishte mjaft kohe per veprime proceduriale qe Presidenti te vinte ne pritje, sigurisht po te shihej e arsyeshme. Ishte praktike e zakonshme, qe me posten diplomatike te dergoheshin gjera te tilla.

    Ftesa "ngaterron" rruge

    Por duket dicka nuk kishte funksionuar si duhet lidhur me dorezimin e fteses. Asnje pergjigje nuk po vinte nese Alia do te asistonte apo jo ne pritje. E ne fakt nuk erdhi.

    Pritja ishte me te vertete dicka impresionuese per kohen qe po kalonte Europa Lindore, pa Murin e Berlinit. "Renia e Murit te Berlinit na ka krijuar kenaqesine qe te kemi ne mes nesh edhe perfaqesuesin e Shqiperise," tha nder te tjera ne fjalen e tij Shnajder, qe u shoqerua me duartrokitje te te pranishmeve, nder te cilet vec senatoreve e kongresisteve ishte edhe politikani i shquar amerikan, ish-Sekretari i Shtetit, Henri Kizinger, i konsideruar nje nder strateget e politikes amerikane ndaj Lindjes. U ngrita ne kembe ne respekt te salles, ndersa senatore e kongresiste te ulur ne tavolinen ku isha une me shtrenguan doren. Kuptohet protokoll, miresjellje diplomatike, por qe i takonte zhvillimeve qe po ndodhnin ne Shqiperi. E ne fakt tema e ketyre zhvillimeve, jo vetem ne vendin tone, por ne te gjithe Europen Lindore dominoi biseden ne tavoline gjate pritjes. Si cdo diplomat nuk mund te humbisja rastin qe te mos takoja, te pakten per nje moment, diplomatin e shquar amerikan. I ulur ne tavolinen kryesore, ne krye te salles llamburitese, kur i thane se diplomati nga Shqiperia deshironte ta pershendeste, Kisingeri me dashamiresi me beri vend prane tij. Pak minuta zgjati takimi me te. Ne ato pak minuta gjeta rastin t'i them se cfare kishte parashikuar ai per renien e komunizmit ishin bere realitet. Sjellja e tij dashamirese me dha lehtesine ta pyesja: "A e kishit parashikuar qe do te ndodhte kaq shpejt renia e Murit te Berlinit e reaksioni zinxhir ne Europen Lindore?". Qeshi e mu duk i sinqerte kur me tha, se nuk e kishte parashikuar aq te shpejte si kohe dhe menyren e kadifte te renies se Murit te Berlinit e terheqjen sovjetike prej Gjermanise.

    Pak dite kaluan nga ajo pritje per te cilen kisha njoftuar Tiranen dhe nga Presidenca me vjen nje faks i gjate. Hera e pare qe Presidenca komunikonte drejteperdrejte me misionin, aq me teper me faks, domethene jo me shifer sic ishte praktika, por me leter te hapur. Ne thelb ne leter me kerkoheshin sqarime per ftesen qe Shnajderi i kishte derguar Z. Alia, e cila i kishte rene atij ne dore paraditen e dites, kur mbahej pritja dhe ne nje zarf te hapur. Ne forme urdheri kerkoheshin hollesi per "intinerarin" e fteses. Te jepen shpjegime te qarta dhe te mbahet qendrim ndaj personave pergjegjes, thuhej ne faksin e presidences. E lexova me kujdes dy a tre here, por nuk po kapja thelbin e ceshtjes. E ndjeva veten te ndergjegjshem se duhej hedhur drite mbi te verteten e ngjarjes, duke gjykuar nivelin e asaj pritje, kush mori pjese ne te, nivelin e marredhenieve tona me SHBA dhe gjendjen politike ne vendin tone. Nje vizite e Alise ne SHBA do te kishte vleren e vet. Ne ate kohe po ndodhnin shume gjera ne Shqiperi.

    E pergatita pergjigjen qe kerkohej e me pak fjale sqaroja qe zarfi me ftesen i ishte dhene z. Kapllani me dokumente te tjera, kur u kthye nga Nju-Jorku ne Tirane. Nepermjet tij do te dorezohej ftesa. Per korrektesi, nje kopje te mesazhit ia dergova edhe Ministrise se Jashtme, ne vemendje te Ministrit. Per me teper e mora edhe ne telefon kete te fundit qe ta diskutoja gojarisht ceshtjen. Nuk dinte gje per letren e presidences, nuk beri koment per vonesen e dergimit te fteses, duke u mjaftuar te me thoshte se nuk ia vlente te merreshim me ate ceshtje. Kurse nga Presidenca me erdhi nje pergjigje, qe me pak fjale thoshte se ishte e qarte se pse ftesa nuk kishte mberritur ne kohen e duhur. Kaq. A do te vinte apo jo Ramiz Alia ne ate pritje ne Nju-Jork, ku mund te takonte vec Kizingerit edhe shume senatore e kongresiste, kete sigurisht e di ai, me mire se kushdo. Megjithate, ky ishte rasti i dyte i humbur i Presidentit te asaj kohe ne marredheniet me SHBA. Dhe per t'u bere me aktual, mjafton te kujtojme se tani politikanet vendas te cdo ngjyre qofshin, shfrytezojne aktivitetet me te zakonshme, madje edhe duke i sajuar ato, per te shkuar ne SHBA, ne funksion te motos: "vizite ne Amerike, mbeshtetje e Uashingtonit".

    * Gazetar dhe ish-diplomat

    Marre nga Gazeta "Korrieri"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “shakaxhiu I DiplomacisĖ” Ditka Dhe TĖ ShpifĖ

    “SHAKAXHIU I DIPLOMACISĖ” DITKA DHE TĖ SHPIFĖ

    Nuk ma merrte mendja se me mjeshtrin e humorit Pėllumb
    Kulla do tė hyja pėr herė tė dytė nė replika pėr rolin e
    tij si “shakaxhi i diplomacisė”, pas atyre replikave qė m’u
    desh tė bėja me tė nė kuadėr tė njė polemike lidhur me
    “ēėshtjen Pollo” nė PD, nė vitin 1999. Por “mjeshtri i
    humorit”, qė prej vitesh jeton nė Amerikė, pasi braktisi
    rolin e shakaxhiut tė diplomacisė qė ia kishte mundėsuar
    Berisha kur e emroi pėrfaqėsues tė tij nė OKB, kėto ditė
    paska ardhur nė Vlorė dhe i ka rrėfyer Zenepe Lukės edhe
    ambiciet e tij tė ardhėshme politike nė Shqipėri.
    Mė 20 shkurt 2005, bash nė pėrvjetorin e rrėzimit tė
    monumentit tė Enverit nė Tiranė nė vitin 1991, na ra nė sy
    njė intervistė e Pėllumb Kullės dhėnė gazetares Zenepe
    Luka, qė mbahet mend mirė pėr rolin qė ka luajtur nėpėrmjet
    gazetės “KJ” pėr nxitjen e rebelimit tė armatosur nė Jug
    tė Shqipėrisė nė vitin 1997. Nė gazetė spikasin titujt e
    mėdhenj “Dua tė bėhem president i tė gjithė shqiptarėve”,
    “Enver Hoxha mė ndihmoi qė tė fitoja studimet e larta pėr
    regjisor”, “Amerikanėt kėrkuan dorėheqjen e Berishės”.
    Nuk na duket ndonjė ēudi qė njeriu kėmbėngulės, edhe pse me
    biografi “tė keqe”, tė fitojė nė saje tė Enverit mundėsinė
    pėr tė studiuar pėr mjeshtėr humori, pėr ta pėrēuar vijėn e
    partisė nėpėrmjet shakarave. Kishim dėgjuar se kėtė mundėsi
    ia kishin dhėnė njerėz me poste mė tė vogla se tė Enverit ,
    por qė merreshin mė drejtpėrdrejt me biografitė e njerėzve.
    Ishte mė e ēuditėshme qė njė shakaxhi i vijės sė partisė tė
    bėhej “shakaxhi i diplomacisė” demokratike, siē e bėri
    Sali Berisha. Kjo nė kohėn e Enverit ishte shumė mė e
    vėshtirė.
    Nuk na duket aspak e ēuditėshme qė njė njeri qė ka bėrė
    shakara skenike nė kohėn e komunizmit, shakara diplomatike
    nė kohėn e demokracisė tė synojė tė bėjė edhe shakara
    presidenciale nė kohėn e socialist-demokracisė ( PS-PD),
    tani qė ėshtė krijuar edhe precedenti i “presidentit
    konsensual” dhe njeriu merret nga pensioni pėr ta ulur nė
    karrigen e presidentit pa pyetur popullin apo parlamentin.
    Madje mund tė thuhet se kjo ėshtė puna mė e lehtė qė mund
    tė bėjė njė person pasi ka kaluar moshėn e pensionit pėr tė
    qenė humorist dhe diplomat.
    Edhe Zenepja, qė Pėllumbin e ka zgjedhur ta rekomandojė e
    reklamojė si presidentin e ardhėshėm tė Shqipėrisė, ia ka
    kujtuar nė njė pyetje tė saj se nga shkrimtar i humorit
    “krejt papritur u bėtė ambasador i Shqipėrisė nė OKB”,.
    Pastaj Zenepja e ka ngacmuar mjeshtrin e humorit me shumė
    pyetje pėr punėn e tij nė OKB. Pėllumbi i ėshtė pėrgjigjur
    herė si politikan e diplomat amator, herė si mjeshtėr
    humori, pra si shakaxhi i zanatit tė tij mė tė ri,
    diplomacisė, sidomos kur i ka treguar atė historinė e njė
    zonje amerikane qė kur iu desh tė zgjidhte midis trurit tė
    njė kryemnistri , tė njė presidenti apo tė njė diplomati
    pėr tė zėvendėsuar trurin e saj, zgjodhi atė tė diplomatit
    edhe pse kushtonte dyfish. Arsyeja qė zonja veproi kėshtu
    ishte se “truri i diplomatit ishte i paprekur, i
    papėrdorur, pasi tė githa udhėzimet i merrte nga qeveria”.
    Mjeshtri i humorit me sa duket e paska pranuar emėrimin qė
    i bėri Berisha qė tė zėvendėsonte trurin e tij tė lodhur me
    shakara nė kohėn e komunizmit me njė njė tru diplomati tė
    demokracisė.
    Por unė si njėri nga paraardhėsit e Kullės nė postin e
    pėrfaqėsuesit tė Shqipėrisė nė OKB, mund t’i siguroj
    shqiptarėt pėr tė kundėrtėn lidhur me punėn e diplomatit
    shqiptar edhe nė kohėn e komunizmit.
    Jam i njė mendje me Kullėn se pas vitit 1991 duhej
    ripėrtėrirė personeli diplomatik qė do tė pėrfaqėsonte
    Shqipėrinė. Por nuk mund tė them se ripėrtėritja qė bėri
    Berisha duke dėrguar muzikantė, humoristė e lloj –lloj
    njerėzish pa haber fare nga diplomacia e pėrmirėsuan
    vėrtetė kėtė personel. Kulla e ka pranuar me sinqeritet
    para Zenepes :”Ne shkuam tė papėrgatitur, siē u ndodh
    popujve nė periudha tė caktuara kthesash tė mėdha, ashtu
    sikurse u ndodhi njerėzve tė Enver Hoxhės nė vitin 1994”.
    Pėr dijeni tė lexuesve dhe tė Pėlllumb Kullės, qė para
    Zenepes ka dashur tė vetėlavdėrohet mė shumė se i takonte,
    po shėnoj se Misioni shqiptar nė OKB nuk ėshtė hapur mė
    1944, por nė vitin !956. Pėrfaqėsues ka qenė Reis Malile qė
    kishte studiuar nė Liceun francez tė Korēės. Kėshilltarė
    kanė qenė Nabi Agolli e Subi Dedej qė kishin mbaruar
    studimet pėr drejtėsi nė Bashkimin Sovjetik, e kėshtu tė
    tjerė. Reis Malilen e ka zėvendėsuar Halim Budo qė kishte
    mbaruar studimet universitare pėr drejtėsi nė Francė. Me tė
    ka punuar Sokrat Plaka qė kishte mbaruar studimet
    universitare pėr diplomaci nė Moskė, nė njė nga Institutet
    diplomatike mė tė njohur nė botė dhe qė kishte pėrvojė pune
    nė MPJ. Pas Halim Budos ka pėrfaqėsuar Shqipėrinė Sami
    Baholli nga njė familje intelektuale dibrane nė Elbasan.
    Eshtė familja Baholli qė ka themeluar fondin e bibliotekės
    sė Elbasanit. Samiu kishte bėrė studime universitare nė
    Itali, bashkė me Qemal Stafėn. Me Sami Bahollin punonte
    Petraq Pojani qė gjithashtu kishte pėrfunduar si Sokrat
    Plaka studimet universitare 6-vjeēare pėr diplomaci nė
    Moskė dhe kishte pėrvojė pune nė MPJ. Pas Sami Bahollit
    Shqipėrinė e pėrfaqėsonte Rako Naēo, ish liceist i Korēės,
    njeri i pėrsosur nė etikėn diplomatike. Me tė punonte
    Muhamet Kapllani, njohės nga mė tė mirėt nė atė kohė i
    gjuhės angleze nė Shqipėri. Rako Naēon e kam zėvendėsuar
    unė nė postin e pėrfaqėsuesit pasi kisha studiuar dy vite
    pėr diplomaci nė Moskė, 3 vite pėr drejtėsi nė Tiranė dhe
    kisha punuar 12 vite nė MPJ e kisha qenė dhe pėrkthyes
    qeveritar pėr gjuhėn frėnge disa vite dhe anėtar delgacioni
    nė disa sesione tė OKB-sė e delegat nė konferenca
    ndėrkombėtare. Me mua kanė punuar me radhė Muhamet
    Kapllani, i ndjeri Kujtim Hysenaj, i diplomuar pėr gjuhėn
    frėnge, i ndjeri Ilia Janku, i diplomuar pėr gjuhėn angleze
    e tė tjerė. Nė Mision kanė punuar diplomatė shumė tė
    pėrgatitur si Sokrat Ēomo, Ilia Zhulati, Hidai Xhafa, Gėzim
    Arapi qė dinin mirė edhe gjuhėn angleze e tė tjerė, e tė
    tjerė. Pasi jam larguar unė pėrfaqėsues i Shqipėrisė u bė
    Xhustin Papajorgji, qė kishte studiuar nė Institutin e
    Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare nė Moskė dhe kishte shėrbyer nė
    MPJ e disa ambasada tė Shqipėrisė mė parė. Pas tij shkoi
    Bashkim Pitarka, i diplomuar pėr gjuhėn angleze qė kishte
    punuar nė MPJ. Tė gjithė kėta kuadro mund tė mos kishin
    pėrgatitjen e Pėllumb Kullės nė fushėn e literaturės
    teatrale e humoristike, por nė ato fusha qė duhen pėr punė
    diplomatike kanė qenė shumė mė lart se ai. Prandaj Kulla
    bėhet “shakaxhi i diplomacisė” kur mburr shumė veten para
    Zenepe Lukės nė Vlorė dhe hedh hije mbi profesionalizmin e
    punėn qė kanė bėrė ata qė kanė qenė para tij nė OKB. Nuk e
    di se ēfarė gjuhe tė huaj zotėronte Pėllumbi kur pranoi
    postin e pėrfaqėsuesit nė OKB.
    Por duket Pėllumb Kulla nuk ka qenė nė gjendje tė kuptojė
    e vlerėsojė punėn e paraardhėsve diplomatikė tė tij mė
    shumė sesa i lejonte pėrgatitja pėr regjisor estrade.
    Se kush ka pasur punė mė shumė, e kush ka punuar mė shumė
    mund ta diskutojmė mė vonė. Kėtu vetėm po pėrmėend se nė
    kohėn e “pėrfaqėsimit komunist tė Shqipėrisė” nė OKB
    shteti, delegacioni e misioni shqiptar kanė bėrė veprime qė
    mbeten edhe nė historinė e diplomacisė botėrore. Di gjė
    Pėllumb Kulla se vetėm Shqipėria iu kundėrvu manovrės
    sovjeto-amerikane pėr tė bllokuar punimet e sesionit tė XIX
    dhe mbrojti Kartėn e OKB-sė nga kjo shkelje?. Kjo mbetet nė
    historinė e diplomacisė se nuk ėshtė punė estrade
    diplomatike. Ka marrė vesh Pėllumb Kulla se Shqipėria ishte
    nė ballė tė luftės pėr tė rivendosur tė drejtat e Kinės nė
    OKB dhe e arriti kėtė njė vit para planifikimit
    ndėrkombėtar (njė ujdi e heshtur e palėve tė interesuara).
    Kam qenė nė sallėn e OKB-sė nė vitin 1971 kur pas fjalimit
    tė ministrit tė jashtėm shqiptar Nesti Nase qė kundėrshtoi
    propozimin amerikan pėr ta lėnė diskutimin pėr sesionin
    tjetėr pėrfaqėsuesi amerikan Xhorxh Bush ( presidenti i
    ardhėshėm amerikan) u ngrit i tronditur nga vendi dhe duke
    shkuar drejt foltores i ngatėrroheshin letrat e shkruara me
    nxitim. Votimi nuk u shty dhe kėrkesa shqiptare u miratua
    nga shumica dėrrmuese e Asamblesė sė Pėrgjithėshme. Kina u
    pranua dhe Taivani u pėrjashtua. Kjo mbetet nė analet e
    diplomacisė ndėrkombėtare dhe kurrė kinezėt nuk do ta
    harrojnė. Pra Shqipėria me diplomacinė e saj i bėri njė
    shėrbim drejtėsisė dhe njė anėtari tė pėrhershėm tė
    Kėshillit tė Sigurimit. Ka dėgjuar Pėllumbi se Shqipėria
    mundėsoi zgjedhjen e austriakut Kurt Vald’hajm si sekretar
    tė pėrgjithėshėnm tė OKB-sė duke i siguruar mbėshtetjen e
    domosdoshme tė Kinės. Kjo mbetet nė histornė e diplomacisė
    botėrore.
    “Shakaxhiu i diplomacisė” Pėllumb Kulla ditka dhe tė shpifė
    pa siklet fare kur thotė se nė kohėn e diktaturės komuniste
    Misioni shqiptar nė OKB kishte 15 punonjės, kur gėnjen se
    diplomatėt shqiptarė nė OKB nuk kishin miq, nuk ftonin
    njeri pėr darka e dreka, nuk jepnin pritje, nuk kishin
    kontakte. Gėnjeshtra tė tilla mė bindin se Pėllumb Kulla as
    ka marrė vesh se ēfarė kanė bėrė diplomatėt shqiptarė nė
    Nju Jork, sepse e ka pas mendjen tek gjėra jashtė sferės sė
    diplomacisė, mbase tek rregullimi i punėve personale qė tė
    mbetej nė Amerikė. Nė arkivin e MPJ janė tė gjjtha
    relacionet pėr takimet me diplomatė tė huaj, me
    shqiptaro-amerikanė, madje dhe me shtetas amerikanė. Kulla
    duhet tė frenohet nė gėnjeshtrat e tij.
    Vetėm nė periudha tė shkurtėra personeli i Misionit ka
    arritur deri nė 8 veta duke pėrfshirė shifrantin , shoferin
    dhe punonjėsit e MPB. Duket edhe Pėllumb Kulla e paska
    lexuar si shijues shpifjesh atė palolibrin e Kastriot m...
    nė tė cilin trillohet se Misioni nė OKB ishte pėrfaqėsia
    shqiptare mė e gjėrė nė personel, sepse punonte pėr tė
    shėmbur Amerikėn nė bashkėpunim me lėvizjet islamike. Duket
    qė Pėllumbi e ka lexuar me shije shpifėsi dhe e ka ngrėnė
    pa menduar trillimin se Misioni shqiptar shiste veprat e
    Enverit. Misioni shqiptar nė OKB i shpėrndante, por nuk i
    shiste veprat e Enverit. Atė qė Pėllumbi e bėnte nė
    Shqipėri nėpėrmjet marifeteve tė shakaxhiut, diplomatėt
    shqiptarė nė Nju Jork e bėnin nėpėrmjet njė pune tė
    zakonshme diplomatike, sikurse bėjnė pėrfaqėsitė
    diplomatike tė tė gjithė shteteve. Misioni atėherė
    pėrfaqėsonte Shqipėrinė qė e drejtonte Enver Hoxha, ai
    Enver qė paska bėrė regjizor shakarash edhe Pėllumb Kullėn.
    Unė e kam vėshtirė tė besoj ato qė thotė Pėllumb Kulla se
    nė kohėn kur ishte ai ambasador Misioni paska pasur punė tė
    madhe. Nė atė kohė Shqipėria ishte defaktorizuar nė skenėn
    diplomatike ndėrkombėtare, siē ėshtė krejtėsisht e
    defaktorizuar tani, ēka bėn qė diplomacia shqiptare tė jetė
    njė shėrbim qė vetėm bėn veprime automatike tė diktuara nga
    jashtė.
    Nuk mendoj se duhet shkurajuar Pėllumb Kulla nė ambiciet e
    tij pėr t’u bėrė president i Shqipėrisė. Nėse ndodh kjo
    duhet pėrsėri t’i jemi mirėnjohės Enver Hoxhės qė paska
    pikasur me largpamėsi tė madhe njė ditė nė Vlorė para
    gjysėm shekulli se njė punėtor me biografi “tė keqe” duhej
    dėrguar nė shkollė pėr t’i dhėnė Shqipėrisė njė mjeshtėr tė
    humorit, njė talent tė shakarave diplomatike dhe njė
    pretendent pėr president i Shqipėrisė duke kaluar vitet nė
    mėrgim.
    Por qė tė realizohet plotėsisht kjo largpamėsi e Enverit
    Pėllumb Kulla bėn mirė qė tė mos i mbajė kontaktet me
    Shqipėrinė vetėm nėpėrmjet vizitave periodike e sporadike,
    por tė vijė tė jetojė e tė punojė kėtu qė tė mos na duket
    si njė president i importuar, sikurse na duket ish-kolegu
    im Muhamet Kapllani njė kėshilltar presidencial i
    importuar, sipas shijeve tė “presidentit konsensual”.

    20 shkurt 2005
    Abdi Baleta

    http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/message/454

    P.s vendosa ta postoj kete shkrim i cili po ashtu ben fjale per diplomacine shqiptare, pasi mendoj qe ne mbarvajtjen e nje shteti nje rol shume te madh luan edhe diplomacia e atij shteti. Uroj qe edhe te tjeret te postojne shkrime te ketij karakteri, si dhe te japim mendimet tona rreth tyre.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kockat E Diplomacise

    E Merkure, 20 Prill 2005


    KOCKAT E DIPLOMACISE

    Nga Ermal Hysi

    Qe shteti shqiptar dhe ky vend qe quhet Shqiperi eshte kthyer ne parcele private te nje klani qe ka vendosur t"i nxjerre lengun e zi, kete e kane kuptuar jo vetem shqiptaret. Por perveē shqiptareve, askush nuk ēan koken se ē"behet me fatet e ketij vendi; ne rastin me te mire ndiejne njefare keqardhjeje, por thone "aq meritojne". Ne vete jemi tulatur me keq se ne kohen e diktatures e zgjidhjen e kerkojne me se shumti duke kerkuar te ikin nga syte kembet prej ketij vendi, si ne fillim te viteve 90. Ne kete prag zgjedhjesh, lukunia e pushtetit eshte leshuar me me padurim e me eger se kurre per te zhvatur ēdo gje, perpara se te largohen nga karriket "nese largohen), ose per t"i perdorur parate e grabitura nga xhepat e mjeraneve per ta mbajtur me ēdo kusht edhe nje here pushtetin, drejt nje sundimi te perjetshem "demokratik". Nen parullen e udheheqesit te tyre se "do te behet qameti nese dikush tjeter vjen ne pushtet perveē tyre", lukunia eshte leshuar drejt privatizimeve te fundit, doganave, kontrabandes, taksave. Duhen kenaqur te gjithe, kush me shume e kush me pak. Alarmi ka perfshire te gjithe ata qe nuk e kane te sigurte rehatine. Jane projektuar vende te reja pune per ata qe nuk do kandidojne per te mos i lene te pakenaqur. Jane sajuar lloj-lloj kockash per t"ua hedhur. Jane nje sere njerezish, te cilet fundi i mandatit parlamentar i gjen te paafte per te bere gje tjeter. Vulgare, njerez bosh, pa asnje lloj intelekt, te majmur ne karrigen e Parlamentit, nuk jane te afte te gjejne veten e tyre ndryshe. Mirepo edhe per ata duhet menduar. Kockat e medha u hidhen te tjereve, per keta jane menduar kockat e vogla. Dhe keto kocka te vogla gjenden edhe tek diplomacia. Per njerezit qe kane nje pare mend ne koke, diplomacia eshte gjeja me serioze e nje shteti. Por jo per kockaxhinjte e dumbabistet haxhqamiliste. Jane hartuar lista njerezish qe asnje lidhje nuk kane me diplomacine e ambasadat. Ē"rendesi ka imazhi i vendit. Rendesi ka te kenaqen ata.... Zaten merret me mend se sa rendesi ka imazhi i vendit, kur kryepushtetarit nuk i dridhet qerpiku te beje skandal edhe ne "Shen Pjeter", ne syte e gjithe botes. Prej kohesh eshte ngritur pyetja se si eshte e mundur qe nuk levizin ambasadoret shqiptare nga detyra, kur kane kaluar ēdo lloj limiti ligjor te afatit te sherbimit. Pothuajse te gjithe e kane kaluar afatin; ka prej tyre qe po perfundojne afatin e dyte kohor. Megjithese kjo pyetje eshte ngritur shpesh, askush nuk ka dhene pergjigje dhe askush nuk mban pergjegjesi; as ministri i Jashtem, as kryeministri e as kryetari i shtetit. Mirepo fjalet e peshperitura prej kohesh neper korridoret e Ministrise se Jashtme se ndryshimet do ndodhin vetem ne prag te zgjedhjeve dhe ne funksion te zgjedhjeve, duket se i japin shpjegimin ketij fenomeni. Ēdo gje ne funksion te individeve, interesave te ngushta, ne te se.... diplomacia, imazhi e fatet e vendit. Punohet vetem per te hedhur kocka; sakrifikohen diplomatet e karrieres. Para disa kohesh, nje diplomat karriere u urdherua te shkonte konsull i perkohshem ne nje vend. Duhej te ishte i perkohshem derisa politika te emeronte kockaxhiun e vet. Diplomati nuk e pranoi ate lloj statusi, pasi nuk donte te perdorej. Dhe u emerua nje kryesindikalist si i perhershem. Nderkohe diplomati u ndeshkua duke u shkarkuar nga detyra. Se ē"lidhje ka nje sindikalist me sherbimin me jashte, nje Zot e di. Eshte tjeter teme pavaresia e sindikatave nga politika.

    Emerimet politike kane kaluar te gjithe kufijte ligjore. Sipas ligjit te miratuar nga vete qeveria e Parlamenti, emerimet politike ne postet e ambasadoreve nuk mund te jene me shume se 20 per qind e numrit te pergjithshem. Por ky numer eshte me shume se 50 per qind. Nderkohe po pergatiten te tjera emerime politike. Dhe per kete shkelje flagrante nuk pyet askush. Nuk do t"ia dije as ministri, as kryeministri e as Presidenti. Pa le pastaj Komisioni i Politikes se Jashtme qe nuk ka haber fare se ē"behet. Edhe vendet e zhvilluara tentojne qe emerimet politike te jene sa me te pakta, duke i lene hapesire gjithnje e me shume karrieres. E Shqiperia prezantohet me emerime politike edhe ne vende pa asnje rendesi politike globale dhe pa domethenie te madhe per marredheniet me vendin tone. Ka nga keta te emeruar politike qe edhe kur kthehen i mbeten ne qafe ministrise per t"u gjetur vend pune, por te paguar mire, e jo me statusin e specialisteve, paēka se keta te fundit jane ku e ku me te afte e me me eksperience. Keta ambasadore politike nuk jane te afte ta gjejne veten ndryshe pasi u iken karrikja e ambasadorit. Nuk kthehen dot as ne politike, se i kane harruar. Gjen edhe ish-deputete qe pranojne te katandisen ne pergjegjes shoferesh.

    Dhe keshtu kjo prag fushate pritet te sjelle edhe lukunine e emerimeve te reja politike neper ambasada. Prandaj edhe ambasadoret nuk i kthyen ne afatin ligjor, qe vendet te ishin te gatshme per emerimet e reja. E e Ministrine e Jashtme ka pllakosur apatia, konfuzioni. Askush nuk e di ē"behet. Ndoshta as vete ministri, se vendimet merren diku tjeter, ne skutat private te pushtetit qe vendos per privatizimin e shtetit.

    Le te presim e te shohim. Te shohim nese edhe vete Presidenti do te bashkohet me keto emerime ne prag fushate, pa asnje lloj morali politik, diplomatik dhe aq me pak ligjor.

    Marre nga KOHA JONE - E perditshme e pavarur

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    SHBA, te pathenat e takimeve te "humbura" te Ramiz Alise, te A. Baletes, etj ...

    A vertet iu shkon nder mend se Bushi do ti jepte ndonje mesazh te vecante Ramizit?
    Mesazhi qe Mlloja ka marre prej Bush-it, ne cilesine e zv.ministrit te jashtem, ka qene per miletin e jo per shtetin komunist e adhuruesin e Neverit, R. Alia.

    R. Alia nje gje e kish kuptuar mire e qarte ne ate kohe: e kish marre ferra uraten.

    Asaj ai ia beri hysmetin, shpetoi veten dhe nomenklaturen, dhe i ngjizi Shqiperise llumin e pisllekun, duke i sjelle proceset mbrapsht vetem per te shpetuar veten e shoket e tij te ceshtjes.

    Me pallavrat e tjera merret Baleta, kaloresi i diplomacise se vrerosur byroiste, qe shpartalloi gjithe ata mullinj me dhe pa ere mu ne qendren e imperializmit boteror.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Postulatet Deshtake Te Pellumb Kulles

    E Diele, 24 Korrik 2005



    POSTULATET DESHTAKE TE PELLUMB KULLES

    Nga Lavdim Kama


    Disa dite para zgjedhjeve te 3 korrikut humoristi i njohur, Pellumb Kulla, qe e ve veten jo rrelle ne rolin e analistit, politik, botoi ne nje te perditshme shkrimin me titull "Tani qe fushata po merr fund".

    Nuk dua te ndalem te stili i goditur ketij shkrimi, qe atij nuk i mungon, por te disa postulate qe ai u dha zgjedhesve ne kete shkrim.Thelbi i shkrimit ishte qe ne keto votime tere zgjedhesit duhet te votonin per dy partise per LZHK-ne, ose per LSI-ne.Ne asnje menyre nuk duhej te benimn gabim t'u afroheshin kutive te votimit dhe ta hidhnin voten per PD-ne e per PS-ne qe e kishin katandisur vendin ne gjendje te mjerueshme.

    Qe ai te kishte krijuar per veten e tij kete gjykim, ketu nuk ka asgje te keqe.Madje nuk ka asgje te keqe edhe kur thoshte se duhej votuar per LZHK-ne, ose LSI-ne.E para eshte parti e djathte, me reputacion ne opinionin tone, pavaresisht se nuk u paraqit ashtu sic mendohej ne keto votime edhe per gabime te saj, qe nuk eshte rasti t'i veme ne dukje ne kete shkrim.

    Edhe qe predikonte qe duhej votuar per LSI-ne, nuk ka perseri asgje te keqe, sepse ajo eshte parti e re, me njerez krejt te rinj, te shkepuur nje here e mire nga tutela e neveritshme e demagogut, Fatos Nano e, doemos, edhe pasuesit qe iu perulen me servilizenm, te zhytur ne llumin e korrupsionit, etjes per pushtet,qe braktisen idelet socialiste, qe bene qe shume njerez te te ndershem t'i afroheshinn gjithnje e me shume LSI-se.

    Edhe qe leshon postulate si e si te mos votohet per PS-ne, nu ka perseri asgje te keqe, per arsyet e mesiperme. Por, qe ai ben thirrje ne kete shkrim qe zgjedhesit te mos votojne per PD-ne, sepse ajo ashtu si partia socialiste eshte e vjeteruarketu me keqardhe e ka jangllesh.Nuk eshte nevoja te zgjatemi, sepse vete rezultati i votimeve deshmoi te kunderten.Zgjedhesit, me gjitha gabimet shume te renda qe beri PD-ja dhe kryetari i saj, Sali Berisha, duke para qe ata u pranuan hapur prej tyre, madje edhe me cilteri, votuan per PD-ne dhe aletatet e saj, sepse e pane se ku po i shpinte pseudo e majta e Fatos Nanos.

    Kete ish-diplomati diletant dhe i deshtuar, Pellum Kulla, duhej ta kishte parasysh.Sado me nje fare pervoje LZHK-ja nuk mund te ishte limani i shpeetimit per shqiptaret."LSI-ja, pasi te forcohet, pa dyshim ka me shume terren qe do ta fitoje ne kurris te nje PS-je sot per sot te rrenuar nga lideret ish-komuniste qe i kane zene frymen.)

    Por ajo qe te ben pershtypje duke e lexuar shkrimin e tij, eshte nje fakt keqardhes.Peerse Pellum Kulla vazhdon sulmet kunder PD-se dhe Berishes, te nisuara qe kur ishte ambasador ne OKB?

    Per kete qellim ia vlen te bejme nje paranteze te gjatee. Humoristi Pellumb Kulla me disa shkrime te godituar ne RD ne fillim te viteve 90-te terhoqi vemendjen e drejtueve te kesaj partie dhe madje te vete Berishes.Eshte kaq e vertete, sa qe ai, papritur e pa kujtuar, u ndodh madje ne sferat me te larta te PD-se. E, meqe zoteronte edhe shume gjuhe te huaja,per nivelin e te cilave nuk dinte askush vec tij, se nuk kishte dhene per to provime pas universitare, pra, per keto merita, u dergua menjehere atashe kulturor ne Gjermani.Dhe me 1994, pasi ambasadori yne ne OKB, Thanas Shkurti, me kembengulje, per arsye personale, dha doerheqjen,drejtuesit e PD-se, ne mirebesim, pa ditur asnje llaf anglisht, dhe ketu, afermendesh bene gabim te rende, te cilin edhe ate e kane pranuar, na e derguan Pellumb Kullen ne Nju Jork ne vend te Shkurtit,qe,uhet thene,zoteonte anglishten si shqipen e, per me teper,kulturen ango-amerikane, si ish-profesor ne UT.Kurse Pllumbi, sic e ka pranuar edhe vete ne shtyp,nuk kishte haber nga keto gjera, sepse s'kishte qene vecse regjisor i Teatrit te Estrades ne Vlore e Fier, pastaj pedagog i artit dramatik ne Akadmine e Arteve dhe asgje me shume.

    Por, ne qofte se nga PD-ja u be gabim ne kete zgjedhje nga me te pagoditurat, gabimin me te madh e beri vete Pellumbi, qe pranoi nje detyre,qe,sa do i zoti te ishte,nuk e kryente dot, se jo vetem nuk dinte nje llaf ne angisht, por edhe frengjishtja e tij ishte shumee larg kerkesave te duhura, per me teper ne sferat me te larta te diplomacise boterore, ku si ne enderr Pellumbi na u ndodh papritur e pakujtuar.

    E doemos, ashtu sic eshte shkruar edhe ne shtyp, s'mund ta kryente ate detyre, vecse ne nivele mediokre, detyre e rende edhe per ata qe kishin mbaruar studimet e larta per diplomaci, dhe, pavaresisht se ishin te detyruar shtetit shtetit komunist, kishin qene dhe jane edhe sot e kesaj dite shume-shume me te zote se Pellumb Kulla.

    Kete e ka deshnmuar edhe publicistii njohur shqiptaro-amerikan, Preng Gruda, autor librit madhor "Ditari nje zemre te lendueme", botuar me 1999 edhe ne SHBA,i cili sa here qe vinte ne Shqiperi ne viteet 93-96 shprehej me cudi per Pellumb Kullen:"Cfare ambasadori na keni prue ne Amerike?..."Vecanerisht, kur e krahasonte me Thanas Shkurtin.

    Mirepo ai nuk e kuptoi dhe as deshi ta kuptonte se nuk mund te ishte diplomacia fusha e tij.Per me keq, kur ndodhen ngjarjet marsit te vitit 1997, Pellumbi, sic ka deklaruar edhe vete jo pa mburrje, i paska rekomanduar presidentit te atehershem, Berisha, ne telefon qe nga Nju Jorku, qe te jepte doreheqjen.Edhe keshtu mund te jete.Por kur Berisha nuk e beri kete veprim , duhej ta bente ai.Ky eshte ligji me i thjeshte i etikes diplomatike.

    Por cudia me e madhe eshte kur Pellumb Kulla mori e shkroi ne gazeten "Illyria" te Nju Jorkut nje artikull sa nje carcaf, te cilin, per fat te keq, e ribotoi edhe gazeta "Republika", ne te cilin ai kritikonte ashper politiken e jashtme te qeverise se PD-se.Dhe e beri kete ne maj te vitit 1997 , ne prag te zgjedhjeve te parakohshme, duke cuar uje ne mullirin socialist, pikerisht ambasadori yne ne OKB., artikull qe ngjalli indinjate te madhe te cilido qe e lexoi.

    Nuk them se ne ato qe shkruante kishte edhe te verteta, se edhe per gabimet ne fushen e diplomacise PD-ja ka pranuar se ne ate kohe ka bere te tilla..Por keto gabime zoti Kulla duhej t'ia vinte ne dukje Berishes, a kujtdo ne brenda "mureve te shtepise" e jo t'i bente ato "pazar neper mehalle", sic thote populli.Por Pellumbi rrihte gjetke.Duke vepruar ne kete menyre tinezare, ai donte te linte pershtypje ne qarqet diplomatike te Amerikes, se po luante rolin e heroit e e me pas, po te humbiste zgjedhjet PD-ja, te krijonte kushte te qe te mbetej ne Amerike si i persekutuar.

    Nderkohe, veprimi i tij me i drejte do te ishte ai qe beri parardhesi i tij, Thanas Shkurti qe, sic thame, dha doreheqje, por nuk mbeti n Amerike.Ai u kthye ne atdhe qe te mos quhej sic quhet dezertor, me te drejte Pellumb Kulla.Dhe Shkurti, pasi ndenji ne Shqipqri per me shume se nje vit, vetem atehere kerkoi vize nga ambasada amerikane e dhe shkoi ne SHBA, ku ndodhet edhe sot, i nderuar ne qarqet universitare te Cikagos, ku jep edhe leksione nderi.Kurse Kulla,veproi si ai qe "ha buken e permbys kupen".Nuk u kthye ne Shqiperi, sepse, sic dukej, zot na ruaj, do taasgjesonin!..

    Berisha ka bere sic thame gabime, por gabim shume te madh ka bere duke derguar ne OKB,nje "komendiant", sic eshte shprehur vite me pare nje analist i shquar ne faqet e kesaj gazete.

    Ne qofte se ish-regjisori i Estrades se Fierit, ish-pedagogu i artit t dramatik ne AAB dhe ish-diplomati Pellumb Kulla qendron ne Amrike me stausin e te perndjekurit politik, do te ishte nje nder mashtrimet me te medha qe ai do t'i kishte bere shtetit amerikan.Urojme qe te mos kete arritur deri ketu.

    Dha ja, pas nje qendrimi prej tete vitesh ne Nju Jork, fale PD-se, ky Kulla duke marre pozat e nje analisti me postulatet e tij ngrihet e ben thirje qe te mos votohet per kete parti se i ka sjelle, se bashku me PS-ne, kaq te keqia ketij vendi., duke e ditur qe PD-ja, qe, sic thame i ka pranur gabimet qe ka bere, do,s'do ai, eshte forca me e madhe opozitare, e vetmja,natyrisht bashke me aleatet qe te rrezoje PS-ne..

    Ishte epikerisht kjo cilteri qe kunder postulateve te Pellumb Kulles, e cuan popullin te votonte per PD-ne.

    Fjalet e fundit qe mund t'i drejtohen Pellumb Plangprishesit, jane keto;"Ri urte aty ku je e merru me artin humoristik, se talenti ne kete fushe nuk te mungon.Por vetem ne kete fusha,ama!"

    Koha Jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Tė pathėnat e ceremonisė mortore tė Enver Hoxhės”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 13:28
  2. Lajme ekonomike
    Nga Era1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:03
  3. Berisha: "Do t'u njohim shtetėsinė greke minoritetit"
    Nga honzik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 11-09-2005, 11:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •