Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Pas 48 vjet hasmëri, shtrijnë dorën e pajtimit

    Pas 48 vjet hasmëri, shtrijnë dorën e pajtimit



    Familja Karaj, fal 78-vjeçarin që 48 vjet më parë kishte vrarë të afërmin e tyre


    K. Bushi

    KURBIN- Plot 48 vjet më parë, kishte kryer një vrasje dhe prej kaq vitesh fisi i tij ishte në hasmëri. Por dje, pas pesë vjet negociatash, familja Murati dhe familja Karaj, në hasmëri me njëra- tjetrën, kanë shtrirë dorën e pajtimit. Lam Murati, 78- vjeçari që 48 vjet më parë vrau Lam Karajn, u dënua atëherë nga drejtësia me nëntë vjet burg, por ky dënim nuk e shuajti hasmërinë mes dy fiseve. Situata u bë edhe më dramatike, pas viteve '90, kur pjesëtarët e familjes Murati duhet të ngujoheshin për vrasjen e ndodhur dekada më parë. Në ceremoninë e pajtimit, i përlotur, Lam Murati falenderoi familjen Karaj që fali gjakun e të afërmit tyre"."Ju betohem burra se kur e kreva vrasjen dy orë kam qëndruar duke qarë pas ferrës, pasi menjëherë u pendova. Por gjaknxehtësia më çoi në këtë krim",- tha dje 78-vjeçari. Ndërsa Zenun Karaj, që fali gjakun e babait u shpreh: "unë sot fala gjakun e tim eti, ndaj u bëj thirrje që të gjithë përsonave që kanë hasmëri që të shtrijnë dorën e pajtimit, pasi vetëm kështu mund të mendojmë për brezat. Kështu e kërkon koha dhe tradita e shqiptarit". Djali i viktimës tha më tej se shumë shpejt, do të lidhim dhe miqësi me familjen që ishim në hasmëri. Pas mbajtjes së aktit të pajtimit nga Gjok Malçi, kryetar i misionit të pajtimit të rrethit Kurbin, burrat që morën pjesë në ceremoni lidhën besën me njëri- tjetrin për vëllazërim dhe pajtim të përjetshëm ndërmjet dy familjeve, që prej 48 vitesh ishin në hasmëri. Gjok Malçi u bëri thirrje të pranishmëve që nën shëmbullin e këtyre dy familjeve të ecin gjithë banorët e veriut që kanë probleme me gjakmarrjen.
    Pas viteve '90
    Lam Murati nga fshati Nuai, pas vuajtjes së dënimit për krimin e kryer e kishte respektuar familjen Karaj, nga fshati Mafsheq. Ai kishte qëndruar kokulur kur ishte përballur me pjesëtarët e familjes në hasmëri, duke zbatuar kështu zakonin. Me ndryshimin e sistemeve, në vitin '90 familja Karaj i ka dërguar lajm Lam Muratit, për borxhin që kishte. Në bazë të zakonit, ata kanë kërkuar që gjithë burrat e familjes Murati të ngujoheshin. Ndërhyrja e misionarëve të pajtimit të gjaqeve, Gjok Malçi dhe Xhaf Basha, ka bërë që familja Karaj t'i jepte besë vazhdimisht, me nga një muaj, nga tre apo dhe pa kufizim, burrave të familjes Murati, me qëllim që ata të kishin mundësi të punonin dhe të mbanin familjet e tyre. Misionari i pajtimit, Gjok Malçi, tha se "falja është një nga gjestet më humane që ka bërë familja Karaj. Dy familjet Karaj dhe Murati janë dy familjet më të vjetra në rrethin e Kurbinit. Familja Murati ka kohë që i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Karaj, e cila u finalizua me pirjen e kafeve".
    Misioni i gjaqeve në Kurbin
    Misioni i Pajtimit të gjaqeve të Kurbinit, i drejtuar nga Gjok Malçi, është krijuar në vitin 1991. Gjatë kësaj periudhe, ky mision ka mundur të kryejë 140 pajtime hasmërish, ndërsa ka zgjidhur 1400 raste konfliktesh që mund të përfundonin tragjike. Misionarët e pajtimit të gjaqeve në Kurbin e kanë shtrirë aktivitetin e tyre në çdo fshat dhe me ndihmën e tyre në këtë rreth nuk rezulton i ngujuar asnjë fëmijë apo grua. Nënkryetari i misionit të pajtimit të gjaqeve në Kurbin, Xhaf Basha tha se "është një meritë e veçantë e Gjok Malçit dhe e gjithë kurbinasve që kanë gjetur gjuhën e mirëkuptimit, pasi është më trim ai që fal sesa ai që vret. Ne nuk duhet të përsërisim gabimet e të tjerëve",- përfundoi ai.
    ................................Gazeta shekull.............

    Bravo...
    Ky asht gjest burrnor qe meriton nderim......
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Bravo ju qoft ,falja e gjakut esht njesoj si te lindesh nje femi ,qe i jep kuptim vazhdimit te jetes, ju lumte edhe atyre qe merren me pajtimet e gjaqeve dhe per mua jan shqiptar te vertet, edhe nje here ju lumte,,dhe suksese ne punen e tyre.

Tema të Ngjashme

  1. Vritet kreu i pajtimit të gjaqeve në Shkodër
    Nga R2T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2009, 04:50
  2. Thaçi dhe Ahmeti i shtrijnë dorën njëri tjetrit
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-01-2009, 21:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •