Pafajėsi skocezit racist me flamur shqiptar
Nga Londra
Muhamed Veliu
9 Mars Ēėshtja shkon nė gjykatė. Procesi si shou i Jerry Springer nė televizionin amerikan
Policia i kėrkon falje vjehrrit tė shqiptarit
Njė pensionist skocez ka dalė pėrpara gjykatės skoceze me akuzat se ai ishte racist, sepse ka varur njė flamur nazist nė dritare qė, nė fakt, ishte flamuri kombėtar shqiptar. Gjykata e ka lėnė tė lirė tė moshuarin, ndėrsa policia e turpėruar i ka dėrguar njė letėr, duke kėrkuar falje.
Flamuri
Vjehrri skocez i njė shqiptari, kėrkonte ti bėntė njė surprizė dhėndrit, duke varur flamurin shqiptar nė dritare, por pėr pak sa nuk ka pėrfunduar nė burg. Njė ngjarje e tillė i ka sjellė njė bela tė paimagjinuar pensionistit skoces nga Aberdinshire Ebenezer Melville, i cili u akuzua nga komshinjtė me origjinė hebreje se kishte ngritur njė flamur nazist, qė, nė fakt, ishte shqiptar, me shqiponjėn dykrenare. Kaq ėshtė dashur qė komshija e Melville, 65 vjeē, zonja Christine Foster, majin e shkuar t'i drejtohet palicisė, duke ngritur njė padi pėr shkaktim stresi dhe ofendim.
Pretendimi
Christine Foster pretendonte se, Mellville disa kohė mė parė kishte deklaruar se posedonte njė flamur nazist, tė cilin do ta vendoste nė dritare, pasi zonja Foster sė bashku me njė komshije tjetėr kishin vendosur njė flamur nė kopshtin e tyre. Kur unė pashė flamurin e varur, mendova se ishte njė flamur gjerman (Imperial-Flag). Mė shqetėsoi dhe mė zemėroi shumė, ka thėnė Foster, e cila ėshtė shprehur se, Melville e dinte qė ajo ishte me prejardhje ēifute. Injorancės sė anglezes Foster i ėshtė shtuar edhe injoranca e policėve skocezė, tė cilėt kanė mbėrritur nė shtėpinė e vjehrrit tė shqiptarit, duke sekuestruar flamurin si provė materiale pėr nė gjykatė. Pasi ata janė larguar, kanė plotėsuar formularėt me akuza ndaj Melville, duke e akuzuar pėr racizėm, pa bėrė asnjė verifikim se kujt shteti i pėrkiste flamuri dhe se ai ishte flamur nazist, siē pretendonte zonja Foster.
Procesi gjyqėsor si njė shou televiziv
Gjykata skoceze "Banff Sheriff Court", ka dėgjuar se Melville kishte varur flamurin nė shenjė respekti pėr dhėndrin shqiptar, i cili do tė vinte nė Skoci me pushime sė bashku me nusen e tij. Gjithashtu, gjykatės iu tha se familja Foster ka fabrikuar dhe shpifur rreth kėsaj ngjarje, pas njė zėnke tė gjatė, e cila kishte nisur kur familja Melville nisi tė ndėrtojė njė shtesė tė shtėpisė sė tyre, qė ishte shumė afėr me gardhin e komshinjve Foster. Zonja Foster, 51 vjeēe, me origjinė nga qyteti i Manchesterit, i tha gjykatės se nė mėngjesin e datės 22 maj 2004, ajo dhe burri i saj, Kneth, patėn njė zėnkė me djalin e Melville, pasi ai me qėllim refuzoi tė spostojė makinėn pėr tė lėnė makinėn e tyre tė dilte nga parkingu. Ajo shtoi: Kur ne u kthyem nė shtėpi, pashė nė dritaren e katit tė parė tė familjes Melville, varur njė flamur tė kuq me njė shqiponjė tė zezė nė mes, pėr tė cilin besova se ishte flamur nazist. Mė pas i telefonova policisė, duke e akuzuar atė pėr racizėm. Mė mbrapa e kam kuptuar qė ishte njė flamur shqiptar.
Gruaja
Ndėrsa e shoqja e Melville, Diana, e cila ishte thirrur nga pala mbrojtėse pėr tė dėshmuar nė gjykatė, tha se mė datė 23 maj 2004, policia mbėrriti nė shtėpinė e tyre pėr tė marrė flamurin. Ajo shtoi se policia e akuzoi bashkėshortin e saj se ai ishte racist dhe posedonte njė falamur racist, por ata mė pas i dėrguan njė letėr familjes sė tyre, duke i kėrkuar falje pėr gabimin dhe pranuar se flamuri ishte shqiptar. Nė mbyllje tė seancės gjyqėsore, qė i ngjante njė shou televiziv, si ato tė Jerry Springerit nė televizionin amerikan, gjykatėsi Patrick Davies u shpreh se nuk kishte gjetur asnjė evidencė nė kėtė ēėshtje, qė tė sugjeronte se ngritja e flamurit kishte motive raciste. Ngritja e flamurit nuk ishte asgjė tjetėr, pėrveēse njė xhest mirėseardhjeje pėr bashkėshortin e vajzės sė Melville, ėshtė shprehur gjykatėsi, duke mbyllur seancėn dhe dhėnė pafajėsinė Ebenezer Melville.
Deklarata e protagonistėve Melville dhe Foster
Duke folur pėr mediat e shumta skoceze qė kanė ndjekur ngjarjen, Melville jashtė gjykatės tha: E gjithė ngjarja ka shkaktuar njė lodhje tė vėrtetė pėr familjen time, nuk ishte njė flamur nazist. Unė s'jam njė njeri racist. Ėshtė njė pėrfundim i drejtė. Ndėrsa akuzuesja e tij, Foster, ka dalė e humbur nga procesi. Ajo tha: Ai e ka gėnjyer gjykatėn gjatė gjithė procesit. Tė gjithė kanė gėnjyer. Unė kurrė nuk do tė flas me atė njeri, deri sa tė jem gjallė.
Vajza
Gjatė procesit gjyqėsor ėshtė zbuluar historia e ardhjes sė flamurit nė Skoci, tė cilėn e kishte sjellė vajza e Melville, Deborah Ramadani, e cila jeton nė qytetin Esson tė Gjermanisė. Unė e ia kam dėrguar prindėrve flamurin shqiptarė sė bashku me atė gjerman, para disa viteve. Bashkėshorti im e ka anuluar vizitėn e planifikuar nė Skoci, menjėherė pasi mori vesh incidentin e 22 majit, ai ishte i zemėruar me faktin skandaloz qė flamuri i tij kombėtar tė lidhej me atė nazist, ka sqaruar Deborah, e cila ėshtė martuar me njė emigrant kosovar.
Krijoni Kontakt