Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet nė Bllog
    17

    Sollaku: Ne 2004, krimi u rrit 18%

    Prokurori i Pergjithshem raporton perpara Kuvendit dhe shprehet se niveli i hetimeve per krimet ne ekonomi dhe korrupsion, nuk eshte i kenaqshem. Sollaku: "Per te lehtesuar gjendjen ne burgje mund te behen falje apo amnisti, per krimet me rrezikshmeri te paket apo per ata te denuar qe u ka mbetur edhe shume pak denim per te vuajtur"

    Renato KALEMI

    Hetimet per ceshtjet kriminale gjate 2004-es, kane pesuar nje rritje prej 18%, ne krahasim me nje vit me pare. Kjo shifer eshte bere publike ne seancen e djeshme plenare, nga Prokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku, i cili informoi deputetet, per punen e bere gjate vitit te shkuar, nga institucioni qe ai drejton. Duke i'u referuar te dhenave te raportit vjetor, verehet se ka nje rritje te ceshtjeve kriminale edhe ne fushat e tilla, si krimi i organizuar, trafiqet e ndryshme dhe korrupsioni ne dogana apo administrate.

    Megjithate, sipas Kryeprokurorit Sollaku, ajo c'ka pasqyrohet ne raportin e institucionit te prokurorise per vitin 2004, nuk eshte nje kriminalitet real. Kjo per shkak se ai eshte hartuar mbi bazen e kallezimeve penale qe jane bere apo per arsye se mjaft raste te kriminalitetit jane proceduar jashte Shqiperise, si ne Itali dhe Greqi. Persa i takon korrupsionit, Sollaku kerkoi nje ndergjegjesim te shoqerise shqiptare kunder ketij fenomeni, duke bere thirrje qe te gjitha rastet korruptive qe hasen ne jeten e perditshme te kallezohen ne Prokurori.

    Nderkaq, ne lidhje me rritjen e korrupsionit ne dogana dhe tatim-taksat, raporti vleresonte nje rritje ne rreth 122.8% te hetimit te ceshtjeve te tilla. "Niveli i hetimeve ne krimet ne ekonomi dhe korrupsion, nuk eshte i kenaqshem", theksoi dje, Sollaku. Duke vijuar me pas, kryeprokurori vuri ne dukje se ka nje rritje edhe ne numrin total te te burgosurve dhe paraburgosurve (4.204). Sipas Sollakut, ne krahasim me vitin 1999, ne kete fushe ka nje rritje deri ne 2.5 here me shume, duke bere qe Shqiperia te kete numrin me te madh te te denuarve per fryme popullsie ne te gjithe rajonin. Ai nenvizoi se aktualisht ka nje mbipopullim te burgjeve per shkak te mungeses se kapaciteteve te tyre.

    "Kjo gjendje duhet rivleresuar me berjen e nje politike denimi ne perputhje me gjendjen e kriminalitetit ne vend, vecanerisht me uljen e denimit. Per te lehtesuar gjendjen mund te behen falje apo amnisti, per krimet me rrezikshmeri te paket apo per ata te denuar qe u ka mbetur edhe shume pak denim per te vuajtur", u shpreh perpara deputeteve shqiptare, Prokurori i Pergjithshem.

    Nderkohe, ne vazhdim te paraqitjes se raportit, Sollaku sqaroi se gjate vitit 2004 jane ndjekur penalisht rreth 16 mije e 462 persona, prej te cileve 32% jane denuar me burg. Ne baze te kesaj, ka nje rritje prej 13 mije procedimesh te reja ne krahasim me vitin 2003, ndersa ne prokurorine e krimeve te renda shifra e procedimeve penale per vitin 2004 arrin ne 365. Persa i takon ceshtjeve te perfunduara, shifra shkon ne 13 mije e 814 dhe nga keto vetem 3 mije e 328 jane pushuar si ceshtje.

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Krimi u rrit me 18% kurse Sollaku merret me Nikolle Lesin sepse nuk peshtyn dot larte

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bėjmė nėpėrmjet Gjermenit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  4. PD: Të ikë Sollaku, po s'hetoi "dosjen Rama"
    Nga Michigan2005 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-01-2006, 22:27
  5. Sollaku: Ne vend prodhohen droga te forta
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 00:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •