Siē mund ta kini vene re, sot emri i nenforumit "Krijimet e anetareve" ndryshoi ne "Kendi Letrar". Bashke me emrin ndryshuan pak a shume dhe funksionet e asaj pjese te forumit.
Duke qene se shpesh here tek letersia hasim dhe biseda te cilat nuk kane lidhje fare me letersine apo krijuesit e rinj ne kete forum, mendova se nje grup letrar paksa privat do i zgjidhte konfliktet.
Kam perdorur fjalen "paksa" duke qene se nenforumi Kendi Letrar do te mund te lexohet nga te gjithe vizitoret, por ne te mund te shkruajne vetem ata anetare te cilet jane pjestare te grupit Letrar.
Per tu bere pjestar i grupit letrar, mjafton te shkosh tek Paneli i Anetarit dhe te kerkosh per anetaresim ne grup duke shkuar tek Grupet e Anėtarėsimit (kjo lidhje ndodhet ne fund te tabeles ne te majte te ekranit tek Paneli i Anetarit).
Deri tani ajo pjese e forumit ka qene e mbyllur per vizitoret dhe vetem mod. mund te shtonin shkrimet e anetareve, ndaj dhe tani per tani egzistojne tema te hapura qe me pare ne ate nen forum/klub.
Letersia si forum do vazhdoje te funksionoje ashtu sic eshte. Synimi eshte qe ne kete grup te mblidhen kryesisht shkrimtaret e forumit dhe te shkruajne pa "korniza" ne nje ambjent me bisedues te te njejtit interes. Klubi tani per tani eshte ne faze eksperimentimi dhe nuk e di nese do jete dicka per te cilen forumi ka vertet nevoje, apo nese eshte dicka qe duhet te jete 100% private, dmth ku vetem pjestaret te mund te shkruajne dhe lexojne. Keto dhe pyetje te tilla jane ne doren e vete vizitoreve te forumit.
Pershendetje dhe suksese te gjitheve!
Krijoni Kontakt