Kalimi nga komunikimi real ne ate "virtual"
Nje nga instrumentet moderne per menyra te reja komunikimi pa kufij eshte Interneti.
Midis terheqjes dhe mosbesimit ne web gjenden perdite nje mase gjithnje e me e madhe njerezish, te ēdo race, moshe ,seksi;femijet gjejne menyra te reja loje ndersa te rinjte , te rriturit dhe ndonjehere dhe te moshuarit informohen,komunikojne, blejne dhe eksperimentojne veten ne nepermjet
"komunikimit virtual".
Por si te gjitha mjetet e komunikimit, edhe interneti nuk perjashtohet nga keqperdorimi dhe abuzimi,
te cilat ne vitet e fundit kane ēuar ne zbulimin ne fushen e shendetit mendor, te nje varesie moderne, te quajtur
Varesi nga Intereneti Retomania ose Internet Addiction Disorder(I.A.D)
Retomania si shume e disa faktoreve:
Nga studimet, sondazhet dhe deshmite e personave te cilet jane interneto-dipendent eshte vene re qe
ka tre kategori elementesh qe ndihmojne ne shfaqjen e kesaj Sindrome, sidoqofte nuk eshte e thene qe te jene prezente
te treja.
*Psikopatologji te predispozuara.
*Sjellje te "dyshimta"
*Potencialet patologjike te rrjetit vete.
Psikopatologji te predispozuara:
Rrjeti eshte nje "gur" me shume ne gjendjen klinike te personave qe paraqesin paqendrueshmeri emotive
ose qe kane te tjera shqetesime psikologjike si psh depresion,shqetesime bipolare,ose edhe obsesivo-kompulsive.
Ne keto raste perdorimi i internetit eshte shume i lidhur me nje tentative per te kompensuar veshtiresite relazionale reale,
duke kerkuar ne internet miq ose lidhje sentimentale nepermjet nje rruge me te shpejte qe ndihmon ne perballimin e pasigurive qe ne te vertete
shtohen nga relacionet e perditshme reale.
Kontakti shoqeror me ane te chatit, IRC, e-mail te komuniteteve, nese perdoret me kujdes , mund te jete nje mjet i mire pre te kaluar
veshtiresite e komunikimit,sepse lejon qe gjithkush te veje ne loje me nje njohje graduale, qe megjithate s'eshte jashte ēdo rreziku(takimet me te panjohur)
dhe abuzimi(IAD).
Ky pershkrim u perket atyre qe kane disa probleme psikologjike,dhe qe duhet te moderojne perdorimin e internetit
dhe te mendojne(ose te udhehiqen per te menduar) per nevojat qe ndonjehere Rrjeti krijon iluzionin qe mund te kenaqe (sepse ne kete rast nuk krijon nje lidhje
po iluzionon qe je ne gjendje te krijosh nje lidhje) dhe per aspektet e personalitetit dhe pasigurive qe duhen perballuar gradualisht
pasi nevoja per te komunikuar duhet kenaqur duke mesuar te behet realisht, dhe jo duke pranuar kompromise.
Sjellje te "dyshimta"ose me rrezik:
RRjeti, qe eshte i pasur me informacione,njohja dhe konfrontimi, u pergjigjet mire nevojave te njerezve qe s'kane probleme psikologjike,
te cilet pavaresisht nga kjo mund te jene viktima te nevojave te tyre nepermjet disa Sjelljeve te "dyshimta" apo me rrezikshmeri te nje konsumimi te tepert,
ndonjehere te shoqeruara nga nje reduktim i eksperiencave jetesore dhe shoqerore reale.
Abuzimi me informacionet e rrjetit mund te ēoje ne mbingopjen njohese te trurit, duke reduktuar vemendjen racionale; njekohesisht izolimi shoqeror si pasoje,
ēon ne perdorimin e Rrjetit per te kerkuar shoqeri virtuale qe ndikojne ekuilibret delikate te identitetit, duke krijuar keshtu mundesine per eksperimentimin
e roleve dhe pjeseve te vetes te paeksperimentueshme ne jeten reale qe,gjithashtu rrisin numrin e oreve online,dhe si rezultat mund te qendrohet ngulur ne nje
karrige me nje monitor perpara per dite te tera, duke lene pas dore eksperienca reale dhe te "shendetshme" te jetes.
Nese personat nuk kane shenja psikiatrike po perdorin webin shume, vihet re tek keta tendence e sjelljes e quajtur "solipsizem telematik", qe eshte prirja per
te zgjedhur webin si nje vend strehues, ne te cilin mund te gjejne lehtesim per problemet e perditshme, sipas nje modaliteti qe shton mundesite qe Rrjeti te zeje
pjese gjithnje e me te medha te dites.
Potenciali psikopatologjik i rrjetit:
Rrjeti vete duke pasur nje material te gjere, permban ato qe quhen "potenciale psikopatologjike"si psh vetine te jape ndjesi plotfuqie, si te fitosh distancat dhe kohen, ose si te ndryshosh identitet dhe personalitet,
dhe kuptohet qe si instrument i fuqishem mund edhe te perdoret duke pasur kontrollin e sjelljes dhe vetite racionale.
Nevoja te jetuara ne rrjet midis emocioneve dhe iluzioneve:
Karakteristika kryesore e rrjetit qe eshte prezente ne rastet e varesise nga interneti eshte fakti qe
rrjeti ka mundesine tu pergjigjet(ose te japi iluzionin e perjgigjes) te shume nevojave njerezore, duke lejuar
eksperimentimin e ngjarjeve te rendesishme ne ndertimin e Unit dhe te jetohen emocionet duke u ndjere njekohesish
te mbrojtur.
Interneti zhduk hapesiren dhe lejon ate qe ne realitet s'mund te realizohet ose realizohet pas shume kohesh,
duke udhetuar ore e duke kontaktuar gjithnje e me ngadale me struktura didaktike ose grupe te vegjel.
Ndersa chati, thyen kufijte dhe lejon te flitet ne dhoma qe ne realitet me veshtiresi do ekzistonin, lejon
te foluren paralele te mundur vetem "virtualisht".
komunitetet me te qendrueshme gjithashtu krijojne,ndjesi perkatesie, pak a shume te verteta, dhe kjo lidhet
me nje tjeter nevoje njerezore dhe lejon te ushtrohet stervitja ne role dhe bashkeveprimi duke mbajtur
pezull pasojat dhe rrjedhimisht dhe pergjegjesite,zgjedhjet dhe kufijte perfundimtare.
Ne dhomat virtuale mund te eksperimentohet identiteti ne te gjitha trajtat, duke ndryshuar moshen,
profesionin dhe ndonjehere dhe seksin, duke degjuar reagimet e te tjereve dhe duke krijuar bindje nepermjet
konfrontimit me personalitete te tjere pak a shume reale.
Recitimi ne "teatrin on-line" eshte i deklaruar dhe ndahet me te tjeret edhe ne MUD(multi user dimensions),aty ku
loja e roleve shkon ne limitet e fantazise dhe ku, duke qene ne hijen e personazhit qe interpretohet, mund te nxirren
duke ngelur i fshehur, edhe instiktet me te erreta.
Rreziqet jane ato qe shoqerojne ēdo situate qe lejon te nxjerrin krye dhe kenaqen nevojat me te thella
dhe te pavetedijshme: eksperimentohen pjese te vetes qe mund te dalin jashte kontrollit, sidomos kur ekziston
nje mjet komunikimi qe lejon te ngelen "burra dhe gra pa fytyre", nje situate qe potencialisht mund te
favorizoje shfaqjen e sjelljeve qe udhehiqen nga minimumi i moralit.
Per me te rinjte,ata ne moshe zhvillimi dhe per disa subjekte te predispozuar, rreziku eshte qe abuzimi
me rrjetin per te komunikuar krijon konfuzion ne dallimin midis "reales" dhe "virtuales" (mbi te gjitha ne
perceptimin e vetes), qe nuk eshte ne gjendje te kuptoje ēfare "ben pjese te vetja" dhe ēfare "eshte e mundur
te eksperimentohet vetem virtualisht", pasi duke qene ne rrjet s'mund te kete te njejtat pasoja si ne jeten
reale.
Duke konsideruar kete, femijet ne veēanti dhe te rinjte duhet te kufizojne kohen qe kalojne ne internet dhe te integrojne eksperienca komunikimi real, ne menyre qe te mos zhvillojne aftesi emotive dhe sociale me ane te ketij mjeti teknologjik sepse do ishin te kufizuara ose te deformuara ne krahasim me ato qe kerkon pershtatja ne jeten reale.
.................................................. ....................................
Krijoni Kontakt