TIRANE
Si ėshtė Lindi? Ka pėsuar gjė?" Engjėllushe Boja, vajza simpatike 23-vjeēare duket mė e qetė pasi mėson se bashkėshorti i saj, njeriun mbi tė cilin ka qėlluar pak minuta mė parė plot shtatė herė, ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn. Vetėm pasi ka marrė kėtė pėrgjigje ajo ka pranuar tė flasė pėr hetuesit, tė cilėt janė habitur nga qetėsia dhe kthjelltėsia me tė cilėn ka treguar historinė e dashurisė qė e detyroi deri nė aktin ekstrem. "Me Eulindin ishim fejuar me mblesėri, por kemi kaluar tre vite fejesė sė bashku. Ishte njeriu i jetės sime. Nuk kam dyshuar asnjėherė se ai nuk mė donte dhe pėr kėtė isha shumė e lumtur edhe kur u martuam nė 16 janar tė kėtij viti", ėshtė shprehur para hetuesve Engjėllushja. Por vetėm njė javė pas martesės, kur ajo ka gjetur njė letėr dashurie qė i adresohej Eulindit nė shtėpinė e re, kanė nisur edhe problemet qė do tė ēonin nė plagosjen e djeshme nė Kamėz tė bashkėshortit tė saj, Eulindi Rustės.
Ngjarja
Engjėllushja nuk ėshtė pėrpjekur tė mohojė se ka qėlluar dje nė mėngjes ndaj njeriut tė saj tė zemrės pasi ai e kishte pėrzėnė nga shtėpia. Por armėn mesa duket e ka marrė me nj tjetėr qėllim. "Kur mė ra pistoleta nė dorė, nė fillim doja tė vrisja veten, por pastaj mendova se nuk ishte kjo hakmarrja qė duhej", u ka thėnė Ėngjėllushja hetuesve, duke lėnė tė nėnkuptoheshin orėt e gjata tė njė nate mė parė, kur ajo i kishte drejtuar armėn rreth 100 herė vetes dhe po kaq herė e kishte tėrhequr atė mbrapsht. Pa aguar ende dita, ajo ka mbyllur derėn e dhomės ku flinte me ēelės nga brenda dhe ėshtė hedhur nga dritarja. Pėr tė dalė nė rrugė nga shtėpia e saj nė fshatin Qerek, i janė dashur tė ecte 20 minuta nė kėmbė, dhe mė pas ka vazhduar me njė furgon udhėtarėsh pėr nė qendrėn e Kamzės. Orarin kur dilte Eulindi nga shtėpia ajo e dinte mirė, dhe e priste pranė derės sė shtėpisė ku kishte qėndruar nuse pėr vetėm njė javė. i ka dalė pėrpara, pikėrisht nė momentin kur ai ka dalė nga rrugica e shtėpisė me furgonin tip "Benz", me targa TR 7344 E. Eulindi, si ēdo ditė, dilte pėr tė tregtuar materiale hidrosanitare dhe ėshtė treguar indiferent duke mos iu pėrgjigjur thirrjes sė saj. "Unė doja vetėm qė tė kuptonte edhe njėherė se sa dhimbje mė kishte shkaktuar. Por ai mė ofendoi me sjelljen e tij harbute", ėshtė justifikuar Engjellushja. Kur Eulindi ka tentuar tė largohet me shpejtėsi me furgon, ajo e ka qėlluar atė nė drejtim tė derės sė furgonit. Zemėrimi i vajzės nuk ka pushuar derisa ka qėlluar edhe plumbin e shtatė tė pistoletės. Mė pas ajo ėshtė larguar nė kėmbė me pistoletėn nė dorė.
Arrestimi
Shėrbimet e Komisariatit numėr 4 tė Policisė sė Tiranės e kanė ndaluar nė rrugė 23-vjeēaren. Ajo nuk ka bėrė rezistencė dhe, pasi ka dorėzuar armėn, ėshtė shprehur se ishte nisur pėr tė shkuar vetė nė rajon. Agjentėt e kanė shoqėruar fillimisht nė ambientet e izolimit nė rajonin e policisė nė Kamėz, dhe mė pas e kanė transferuar atė nė ambientet e izolimit tė komisariatit. Hetuesit kanė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale edhe armėn e krimit, njė pistoletė tip "Berreta". Burimet policore thanė se vajza nuk ka dhėnė shpjegime tė sakta pėr mėnyrėn e gjetjes sė armės, qė rezulton tė jetė e paregjistruar.
Engjėllushja dogji fotot e pėrbashkėta
Ėngjėllushe Boja, njė ditė para se tė qėllonte ish-burrin e saj kishte djegur tė gjitha fotografitė qė kishin bėrė bashkė. 23-vjeēarja, mėsohet se nė depresion e sipėr kishte kėrkuar tė zhdukte ēdo gjurmė tė ekzistencės sė tij nė tre vjetėt e fejesės dhe mė pas. Ajo madje ka djegur edhe fotot e bėra para 10 ditėsh nė fejesėn e tė vėllait, ku ishte prezent dhe Eulind Rusta. Sipas familjarėve, veprimi ishte kryer disa ditė pas kthimit nė shtėpi, kur ajo i kishte humbur tė gjitha shpresat pėr ribashkimin me Eulindin. Ajo, kishte zhdukur dhe filmat e fotografive, e vendosur pėr tė zhdukur ēdo gjė qė kishte tė bėnte me tė. Por edhe dy fotografitė e vetme, qė ēuditėrisht kishin shpėtuar pa u djegur mėsohet se i kanė marrė agjentėt e policisė gjatė kontrollit tė banesės.
29-vjeēari preket vetėm nga dy plumba nė pjesėn e kofshės
Eulindi: S'e besoja se do arrinte deri kėtu
Flet i shoqi i plagosur: U bė xheloze pa arsye
Eulind Rusta ende nuk arrin ta besojė se njeriu me tė cilin kishte qėndruar tre vjet i fejuar mund tė arrinte deri kėtu. 29-vjeēari ka shpėtuar paq nga plumbat dhe ka qėndruar dje vetėm vetėm 20 minuta nė urgjencėn e Spitalit Ushtarak pėr t'u kuruar mė pas nė katin e tretė tė spitalit. Prindėrit i qėndrojnė gjatė gjithė kohės pranė krevatit dhe urojnė Zotin qė "ua shpėtoi djalin vetėm me kaq". Eulind Rusta, ka marrė vetėm dy plumba qė i kanė tejshpuar njėrėn kėmbė dhe sipas mjekėve nuk i kanė shkaktuar probleme tė pariparueshme. Sipas mjekėve organizmi i shėndetshėm i 29-vjeēari ka reaguar shumė mirė dhe gjendja e tij konsiderohet e mirė. Vetė Eulindi, mundohet t'i shmanget pyetjeve rreth ngjarjes. Ndryshe, nga rrėfimi i Ėngjėllushes nė polici ai nuk pranon se ka debatuar me tė nė momentin e ngjarjes dhe se ėshtė qėlluar pa paralajmėrim prej saj.
Si ndodhi ngjarja?
Po dilja nga shtėpia me furgon dhe nė momentin qė isha duke u futur nė rrugėn kryesore dėgjova krisma dhe ndjeva plumbat qė tė pėrshkronin derėn e furgonit. Aty ndjeva kofshėn tė mė digjte dhe dhe mė pas pashė tė mė dilte gjak.
A e patė njeriun qė ju qėlloi?
Ashtu si nėpėr mjegull pashė siluetėn e Ėngjėllushes, vajzėn me tė cilėn kisha qenė 3 vjet i fejuar dhe pas njė martese tė dėshtuar me tė e kisha kthyer nė shtėpi njė javė mė parė.
Cili ishte shkaku i kėsaj ndarje?
Nė fakt, problemet kishin nisur mė parė gjatė muajve tė fundit tė fejesės. Ashtu siē pritej, bashkėjetesa jonė dėshtoi shumė shpejt dhe ajo menjėherė filloi tė grindej pėr shkak tė njė letre qė unė edhe sot se di nga e nxori. Me pak fjalė u bė e padurueshme dhe theu disa rregulla qė ekzistostojnė nė formė tradite nė shtėpinė tonė.
Krijoni Kontakt