Atdheu
Cdo dite e me teper reflektoj,
kthimin qe me perket permes harreses;
Dhe shperqendrohem ne vdekje...
Hap syte dhe penetroj erresiren:
Qendroj ende i shtrire
dhe megjithese ndihem i gjalle perseri
(pas kaq vitesh mumifikimi absurd)
ndjej krimbat e nentokes te me depertojne kafken
nder vite pagjumesie te crregullt.
Nuk arrij te leviz dot, por shoh duart
qe jane mbuluar nga bari e dheu.
Nje perrua i vogel kalon prane meje,
stalagmitet siper kokes
bien mbi trupin tim te pajete, dhe kujtoj,
vite pasi nderrova jete,
nje kerpudhe e zeze mesoi te lulezonte ketu,
dimrave te lagesht, por tani jo me:
Kjo stine tashme eshte e ftohte...
Dhe per disa vite rresht, kujtoj, e pashe
te thahej, ne tentativen e lulezimit helmues.
Por mbase nje dite do te lulezoje serish...
Gjithcka eshte kthyer ne nje qetesi mortore.
Ndjej token lart meje, te shkrete deri ne morrnica
dhe e di se, nese kujtoj nje rruge,
ketu poshte nuk kam per ta gjetur kurre.
Tashme e kam kuptuar se nuk do te kthehem
me ne jete,
dhe vetmia ka kohe qe nuk me bezdis.
Kujtoj: Kohet e para ish' me e veshtire.
Ne erresiren e plote, s'arrija te kuptoja
ne isha syhapur apo symbyllur,
dhe me mendjen ne nje vakum te plote,
ishte e trishte, mbaj mend
te mos kuptoja ne c'gjendje ndodhesha.
te mos arrija kurre te kuptoja,
se cfare duhet te ndieja!
Kam perjetuar prehjen e vdekjes...
por mbase ajo qe kam urryer me teper,
ka qene ai tis tinzar pabesie
qe me perfshinte ne lageshtiren e erresires.
Fillova te mendoja
(po ende nuk e kuptoja qe po mendoja)
se kishte qene thjesht nje jete
e shkuar dem ne tentativen e njohjes.
Tani isha thjesht,
deshira e perceptimit te kohes
qe nuk dija ne kalonte apo jo,
dhe qe llogarisja permes mendimeve
qe shkeputeshin nga siperfaqet e oqeaneve
si delfine te ngordhur drejt parajsash shkumezuese.
Jam i pershkruar nga nje hije dyshimi
dhe nga nje crregullim i pergjithshem
i gjithesise personale...heshtjeje,
dhe ngurtesie te perthyer ne veprim
Cudi!...Kjo pafundesi qe me rrethon...
Prandaj konsideroj jeten si qetesine
e nje shpirti qe vuan ne perjetesi.
Krijoni Kontakt