Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 70
  1. #1

    Si ju duket hipokrizia në Perëndim?

    Dicka e re apo dicka me te cilen ishit perballuar ne te njejten mase edhe ne Shqiperi?
    Une pervete jam shume naive nganjehere dhe i besoj njerezit nderkohe qe shumica ketu ne Amerike te pakten dhe sidomos keta amerikanet e lindur, kur thone e bardhe nenkuptojne e zeze dhe anasjelltas.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Une mendoj se pak a shume niveli i hipokrizise eshte i njejte. Ama kur vjen puna tek formaliteti (qe eshte tjeter gje nga hipokrizia) eshte me i theksuar ne Amerike. Them se formaliteti i tepert vjen si rezultat i nevojes per te shmangur konfliktin. Edhe une kam vene re qe jam bere me formal po nuk mendoj se kjo me bene me tepe hipokrit. Gjithashtu them se nuk mund te flasim per ndonje sinqeritet te madh ne shqiperi, ku njerit i duhet te kaloje nje mije te zeza vetem per te nxjerre buken e gojes.

  3. #3
    Naiviteti neperkembet ngado. Hipokrizia eshte per te gjitha shoqerite, per te gjithe njerezit-me dashje ose pa dashje.

  4. #4
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    116
    Kur jemi në shqipëri nuk i shohim hipokrizitë e përëndimit.Kur vijmë këtu është vonë dhe e pamundur t`u shmangemi sepse e tërë jeta nuk kalohet si nomad!

  5. #5
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Shkruaj per vendin ku ndodhem ,Gjermanine! Hipokrizia ka egzistuar cdo here ketu,por gjithemone eshte paraqitur ne opinion ne mase te vogel apo eshte perzier me nje buzeqeshje fallso qe te krijonte bindjen qe ajo vertete thuaja se nuk egziston,Por kohet e fundit jan cjerre maskat e mbajtura me decenie dhe kjo hipokrizi shihet me shume ne rastet kur ka te bej me intelektualin sidomos shqiptar, te cilit u japen mundesi minimale qe te perparoj apo te ze nje vend qe e meriton shume me shume se te tjeret,duke pas parasysh qe si komb kemi aftesi te shumta,kuptohet po duam te punojme per te mire.Andaj kam humb fare besimin edhe ne buzeqeshjen (e akullt )te gjermaneve ,pasi jam bindur se prapa saj fshihet nje hipokrizi e semure.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Per mendimin tim hipokrizia eshet teper me e theksuar ne Shqiperi, packa se ne Amerike eshte formaliteti (qe tha Nursezi) dhe miresjellja mjaft e theksuar....
    Kam qejf te flas drejt edhe kur rri shtrember...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,935
    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    Dicka e re apo dicka me te cilen ishit perballuar ne te njejten mase edhe ne Shqiperi?
    Une pervete jam shume naive nganjehere dhe i besoj njerezit nderkohe qe shumica ketu ne Amerike te pakten dhe sidomos keta amerikanet e lindur, kur thone e bardhe nenkuptojne e zeze dhe anasjelltas.

    Manulaki

    kam shume konsiderate te larte per menyren se si e shikon realitetin rreth e qark teje

    per temen desha te them se ky fenomen eshte pak a shume njesoj kudo qe te shkosh, kjo varet se te ku vend jeton

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga diikush
    Per mendimin tim hipokrizia eshet teper me e theksuar ne Shqiperi, packa se ne Amerike eshte formaliteti (qe tha Nursezi) dhe miresjellja mjaft e theksuar....
    Kam qejf te flas drejt edhe kur rri shtrember...
    He mo vlla shyqyr qe fole! Thashe dhe une, keta te tjeret me lart kur kishin kaq ankesa nga Amerika e Perendimi, bujrum ne Shqiperi ku vllai ia ka me te futur vellait, ku vriten per prona e per nje llaf goje, por ama shajme amerikanet qe megjithese na duken hipokrite , jane me te miresjellshem se ne!
    "Who is John Galt?"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60
    Përvoja ime gati 20 vjecare në perendim më ka mësaur se "kur nuk ke nënë-bën edhe njerka" (kështu thojm ne kosovaret).
    Ne shqipetaret për momentin nuk kemi nënë,bile jo nënë të fort ashtu që gjindemi tani nën mëshirën e njerkes (West Europe-USA etj).
    Hipokrizmi i këtyre vendeve është tejet i madhë dhe brutal ndaj të huajve që nuk janë të evropës perendimore dhe sado që ti tenton të "integrohesh" në shoqerin e tyre prap do të mbetesh i HUAJ...dhe qytetar i klases se 2-të...ose të 3-të.
    Zgjidhja mendoj une është kjo:
    -të kthehesh sa ma shpejt në vendlindje...ose
    -t'a pranosh nënshtrimin


    Mendoj
    :-g

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-06-2005
    Postime
    15
    hheheh pse ka hipokrizi ne perendim :PPPP
    gjithandej ashtu eshte sidomos kur je shqiptar ke trajtim Extra gjithandej :P

  11. #11
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    dje pashe (ose me mire ripashe ) filmin "aMerikan Beauty" te sam mendes, nje film ku pershkruhet jeta amerikane dhe ku del ne pah sidomos hipokrizia e kesaj shoqerie. (kjo ffjalia e fundit me tingulloi shume enveriane )
    To look life in the face....

  12. #12
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga Stresi
    Përvoja ime gati 20 vjecare në perendim më ka mësaur se "kur nuk ke nënë-bën edhe njerka" (kështu thojm ne kosovaret).
    Ne shqipetaret për momentin nuk kemi nënë,bile jo nënë të fort ashtu që gjindemi tani nën mëshirën e njerkes (West Europe-USA etj).
    Hipokrizmi i këtyre vendeve është tejet i madhë dhe brutal ndaj të huajve që nuk janë të evropës perendimore dhe sado që ti tenton të "integrohesh" në shoqerin e tyre prap do të mbetesh i HUAJ...dhe qytetar i klases se 2-të...ose të 3-të.
    Zgjidhja mendoj une është kjo:
    -të kthehesh sa ma shpejt në vendlindje...ose
    -t'a pranosh nënshtrimin


    Mendoj
    Të huajt që s`na duan ne, na pengojnë e luftojnë me tëra mënyrat e mundëshme hipokrite,ata këte e bëjnë sipas kulturës së tyre dhe sipas ligjeve të natyrës!Tërë popujt e zhvilluar sillen kështu me të huajt.Po të jetë kjo dukuri e keqe,ata do ti pengonte në zhvillimin e tyre!E pa kuptueshme është e dhëna,përse ne shqiptarët bëjmë të kundërten: i duam,ndihmojmë dhe respektojmë të huajt në vendin tonë sikur të jenë ata Zotër të vërtetë!!!???
    Mendoj se këtu duhet kërkuar shkakun e prapambeturisë historike të shqiptarëve dhe askund tjetër!...Vie i huaji nga skaji i botës si armik(se i panjohuri asnjëherë nuk mund të jetë mik...) dhe ne me verfërinë tonë i sigurojmë atij çdo gjë falas edhe pse dihet se,secili që vie,ka më shumë se ne që jemi të varfër...bile edhe në kokë...
    Ai që pret mirë të huajin në shtëpinë e tij dhe lufton të afërmin,ai bën shtëpinë e tij të huaj edhe për vetëvehten dhe krijon mundësinë të mbetet edhe vet pa te!

  13. #13
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Hipokrizia po mbizoteron kudo, sidomos ne shoqerite e ashtuquajtura (moderne). Me vjen keq qe po e them kete, por realiteti sado i hidhur ky eshte. Ishalla me shpresen te Zoti do ndryshoje ne kohet ne vazhdim!
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e orphée
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    23
    Hipokrisia per mendimin tim, eshte fenoment i shoqerise. Ka qene ,eshte dhe do te jete. Duhet te besh me te . Te bashkejetosh me te. Pastaj nuk eshte me e rendesishmja ne jete. Me vjen keq kur lexoj "hipokrizia ne perendim". Cfare do te thote, qe shqipetaret jane "perfekte"? Qe s'kane hipokrisi? S'ma merr mendja. Biles ka raste tejkalohet. S'kemi c'te bejme zoti n'a ka bere "des pauvres humains avec plein de defauts" humane te varfer me shume difekte. Prandaj le te duhemi me shume njeri tjetrin pa differenca... dhe RROFTE JETA ME TE GJITHE DIFEKTET QE KA. prandaj eshte e bukur sepse jo perfekte
    biz@+

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-02-2006
    Postime
    3

    Smile hipokrizia ne perendim

    gjithandej ka hipokrizi.mbase ne nuk e kemi perjetuar ne nje mase te tille,por na ra si nje e pa pritur dhe mbase i vem re me shume.brezat qe do te vine do jene me te ambjentuar dhe nuk do tu bej pershtypje.hiprokizia sduhety te futet midis femijes dhe prinderit motres e vllait ,vllait me vllain,motres me motren,sepse atehere do themi qe cdo gje eshte fallso,eshte e vetmja shprese qe na mban bashke uniteti familjes.shpresoj te mbijetoj!

  16. #16
    pema
    Anëtarësuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    28
    ndoshta gabohem por me duket se pergjithesohet nje ves si ipokrizia me tolerancen relative qe ka perendimi, jetoj ne itali dhe nuk di te flas per vende te tjera , me duket qe ketu relativismi i vlerave eshte ne maksimum, kjo ben qe te kete nje sjellje gjenerale te tipit , ah edhe ti ke te drejte por qe ne fund te fundit eshte me teper let it be, pa u thelluar ne vlerat e tjetrit, me duket pak e tepruar emertosh per kete lloj sjelljeje ipokrizi.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    hipokrizise se perendimit, nese doni ta quajme hipokrizi -- eshte sheqer para lengut te limonit qe merr nga shqiptaret --


    te pakten keta jane predictable dhe reliable, po ec e merru vesh sot me shqipet: me nje ok, rrusho kane rregullu gjithe lagjen
    TBD

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    Duke pare se si intelekti ia ka lene vendin kunder-vleres mendoj se asgje nuk ja kalon hipokrizise se shqiptareve me vehten.

  19. #19
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    Dicka e re apo dicka me te cilen ishit perballuar ne te njejten mase edhe ne Shqiperi?
    Une pervete jam shume naive nganjehere dhe i besoj njerezit nderkohe qe shumica ketu ne Amerike te pakten dhe sidomos keta amerikanet e lindur, kur thone e bardhe nenkuptojne e zeze dhe anasjelltas.

    Hipokrizia eshte virtyt i njerezve te paskrupullt dhe amerika ka plot te tille perderisa vete shteti amerikan eshte i tille, mendo qytetaret se c'duhet te bejne.
    Nje njeri te tille e mbaj 100km larg vije ajrore se me tokesore mund te me bej diameter spiral perqark e ta kem ngjitur.

    Dito.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2006
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    32
    As for me, une hipokrizi ne perendim skam ndeshur kurre aq sa ne shqiperi...
    Kam arritur ne konkluzionin qe jemi njerezit me hipokrit ne bote. Perendimoret per mendimin tim jane me te drejte dhe me direkt nuk dine te bejne lajka ose te prezantohen ndryshe nga cjane.....
    Vendet e lindjes shquhen per hipokrizi..
    Ketu njerezit jane me te sjellshem dhe ruajne disa norma kur komunikojne dhe kane modestine e duhur te mos e marrin per absolute ate qe thone po kjo sdo te thote qe jane hipokrit. (Flasim ne pergjithesi)
    P.s. Kjo eshte eksperienca ime se mos me hidhen patriotet e flakte tani
    Ndryshuar për herë të fundit nga jess : 03-03-2006 më 20:10

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Influenca e civilizimit islamik në Perëndim
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 07:40
  2. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  3. Dielli im lind në perëndim
    Nga Poeti në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-12-2005, 15:15
  4. Hipokrizia
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 07:05
  5. Hipokrizia!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 20:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •