NDIHEM KRENAR PER SUKSESET E PIROS
70 vite te lidhura me muziken...
Neser, nen shoqerine e miqve, kolegeve, familjareve dhe adhuruesve te muzikes se tij, i madhi Gaqo Cako do te festoje shtatedhjete vjetorin e lindjes. Vitet kane kaluar dhe ndersa kthen koken mbrapa, Gaqo shikon qe te gjitha kujtimet e jetes se tij jane te lidhura me muziken. Serenatat e famshme korcare, kane qene kontakti i tij i pare me boten e bukur te artit. Ishte ende cunak, kur se bashku me miqte e tij dhe me nje kitare ne dore, i kendonte dashurise gjate mbremjeve romantike ne qytetin e tij te lindjes. Me vone, Gaqo do te vazhdonte liceun artistik, i cili do te pasohej nga studimet e larta ne Konservatorin e Rusise. Pas rikthimit ne Shqiperi, ai do te emerohej solist i pare ne Teatrin e Operas dhe Baletit, ku per vite me rradhe do te kendonte te gjithe repertorin muzikor te ketij institucioni. Gjate karrieres se tij, Gaqo ka kenduar ne shume skena te medha te botes, te cilat i kane dhuruar tenorit te njohur shqiptar jo pak emocione. Vitet e rinise kane qene te mbushura me kujtime te kendshme dhe ai sot e ka te veshtire te vecoje ato me mbreseleneset. Nje moment i paharrueshem i jetes se tij, ishte pa dyshim njohja dhe lidhja me Luizen, e cila ka qene per te, mike, e dashur dhe bashkeshorte e mrekullueshme. Ai thote se Luiza eshte perkujdesur vazhdimisht per te, duke i larguar streset dhe duke i qendruar prane ne cdo moment. Gaqo thote se Luiza, pervecse amvise e shkelqyer, ka qene edhe grua e talentuar dhe partnere dinjitoze ne skene. Pas pak vitesh, e gjithe vemendja dhe perkujdesja e ciftit Cako, do te drejtohej nga djali i tyre, Piro. Qe ne hapat e pare te jetes, Piro njihet me notat muzikore dhe fillon te studioje piano. "Kam dashur gjithnje qe im bir te beje muzike te paster shqiptare dhe ne fakt, ai ia ka arritur ketij qellimi me shume sukses". Sot, kur Piro eshte bere nje emer i njohur ne boten e muzikes, Gaqo ndihet krenar, pasi eshte pjese e suksesit te tij.
Ndersa e pyet per mesazhin qe deshiron t'u percjelle njerezve me rastin e 70 vjetorit te lindjes, Gaqo pergjigjet: "U them te gjitheve degjoni sa me shume muzike, pasi muzika qeteson shpirtin dhe e mbush ate me dashuri".
- Profesor, a mund t'i kujtoni emocionet e para te lidhjes suaj me kengen?
- Kam filluar te kendoj qe kur isha femije, ne Korce, ne qytetin tim te lindjes. Ne kete qytet, serenatat kane qene gjithnje nje argetim i madh per rinine. Ne ate kohe, ne mblidheshim grupe-grupe ne oret e mbremjes dhe kendonim per dashurine. Ata qe me degjonin duke kenduar, me thoshin se kisha ze te mire, gje qe me shtuy te ndiqja liceun artistik. Ne vitin 1952, hyra ne lice, periudhe kur edhe filloi te merrte trajte te plote raporti im me muziken. Mbasi mbarova liceun artistik, shkova per studime ne Rusi, ku ndoqa konservatorin. Menjehere pas rikthimit ne Shqperi, u emerova solist i pare ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Gjate aktivitetit tim qe prej vitit 1961, kam kenduar te gjithe repertorin qe ka pasur Teatri i Operes dhe Baletit, opera te kompozitoreve me te njohur shqiptare dhe te huaj. Ne ate periudhe, opera mori nje zhvillim te jashtezakonshem dhe kishte nje aktivitet te pasur. Njerezit ishin te etur per te degjuar muzike te vertete shqiptare dhe pjese e suksesit te artit te asaj kohe, kam qene edhe une me shoket e mi.
- Cilat pjese te repertorit tuaj do te veconit si me te arrirat?
- Kam kenduar ne 28 festivale dhe jam vleresuar me shume cmime te para, te dyta dhe te treta. Por sic thashe edhe me lart, duke qene solist i pare ne TOB, pikerisht ne kete instituicion, kam zhvilluar edhe pjesen me te madhe te aktivitetit tim muzikor. Kam kenduar romanca shqiptare, kenge popullore shqiptare etj. Kompackt-disku im eshte i perbere prej dy disqesh. Njeri permban ariet me te perzgjedhura te muzikes operistike boterore dhe tjetri permban kenge te perpunuara nga Gjon Simoni, Tonin Arapi, Cesk Zadeja, Limoz Dizdari etj. Ky disk eshte vertete shume i dashur per mua, sepse eshte i vetmi i ketij lloji. Kenget jane te perpunuara me shije te holle dhe tingellojne mjaft bukur.
- Pervec muzikes, cfare pasionesh te tjera kishit gjate viteve te rinise?
- Kur je i ri, ke edhe shume pasione. Kam patur pasion pedagogjine, profesion qe e kam ushtruar per shume vjet me rradhe dhe vazhdoj ta ushtroj. Kam deshire qe kete eksperience timen t'ua percjell edhe talenteve te reja qe dalin here pas here ne skene. Ne kemi shume talente ne Shqiperi, kemi shume te rinj te apasionuar qe shkojne dhe kendojne ne vende te huaja, madje duke kapur edhe majat e suksesit ne ato vende.
- A degjonit kenge te huaja ne ato vite dhe cfare lloj muzike preferonit?
- Ishte nje periudhe e shkurter disa vjecare gjate te ciles, u ndalua muzika e huaj dhe filloi te kendohej vetem opera shqiptare. Ajo periudhe pervec te keqijave, kishte edhe te mirat e saj, sepse i shtyu kompozitoret te shkruanin sa me shume muzike shqiptare, opera, balet, gje qe aktualisht nuk ndodh. Akoma vihen ne skene ato vepra te shkruara 40 vjet me pare, gje qe vjen per shkak te mungeses se prodhimeve te reja. Ne ate periudhe u zhvillua shume arti operistik dhe muzika shqiptare. Une kam qene gjithmone i apasionuar pas muzikes klasike. E kam kenduar kete muzike ne te gjitha skenat e botes. Nje nga keto vende ishte edhe Italia, ku shkova per t'u specilizuar dhe paralelisht zhvillova edhe nje aktivitet te gjere muzikor.
- Si e perjetonit ndryshimin e madh qe ekzistonte midis vendit tone dhe shteteve te tjera, ku shkonit per ushtruar aktivitetin tuaj muzikor?
- Njerezit ne te gjithe boten defrejne njelloj. Edhe ne ketu ne Shqiperi, megjithese nuk ishim plotesisht te lire, perpiqeshim te gezonim jeten me ato mundesi qe kishim. Mblidheshim, kendonim neper dasma apo koncerte, merrnim pjese ne shfaqje dhe aktivitete te ndryshme. Sigurisht qe shumica e njerezve ishin te ndrydhur, nuk kishin mundesi te leviznin lirisht dhe te shkonin ne vende te tjera. Sot eshte ndryshe, ka me shume liri. Por edhe ne kohen tone, gjendeshin menyrat per t'u ndier mire.
- C'mendoni per muziken sotme shqiptare?
- Muzika ne Shqiperi ka marre zhvillim te madh. Cdo njeri qe ka nje lloj talenti, sot mund te ekspozoje kenge dhe albume. E keqja qendron ne faktin se po demtohet folklori yne, duke eksperimentuar dhe duke bere transformime nga me te ndryshmet, gjithcka e pakontrolluar nga specialistet. Ky eshte nje dem i madh qe i behet muzikes sone. Ishte nje periudhe kohe kur ne iu larguam shume muzikes profesionale. Kenget shqiptare filluan te kendoheshin gjysme serbisht, gjysme greqisht etj. Ne muziken shqiptare po futeshin manirat e huaja. Por populli e do muziken e vet. Nje popull pa fizionomine e tij, eshte i destinuar te humbase. Populli per vite me rradhe, e ka ruajtur me fanatizem folklorin, qe eshte nje nga bazat e ekzistences se nje kombi. Dhe c'eshte e verteta, ne kemi nje foklor te mrekullueshem. Ne shume shtete ku kemi kenduar, ata qe na kane degjuar jane mahnitur nga muzika jone popullore dhe ajo e lehte. Po te shikosh neper dasma, edhe sot e kesaj dite kendohet po ajo muzika e dikurshme, pasi akoma nuk kane dale kenge te reja qe te behen aq te dashura per njerezit, sa t'i kendojne neper festa familjare dhe kolektive. Gjithsesi, kohet e fundit, gjerat kane filluar te hyjne ne rrugen e duhur. Me sa duket, dalengadale po iken ajo kohe kur njerezit mundoheshin me cdo kusht te kapeshin pas nje cope suksesi, qe mund t'u sillte shitja e nje disku.
- Nje emer i njohur ne muziken shqiptare eshte edhe djali juaj, Piro. Ka qene deshira dhe insistimi juaj qe Piro te behej ai kengetari i madh qe eshte sot?
- Po, une kam insistuar shume qe ai te merret me muzike. Qe ne femijeri e kam vene te studioje piano. Piro ka mbaruar per kanto dhe e njeh mire artin e te kenduarit. Edhe une vete i kam dhene leksione kantoje dhe e kam ndihmuar qe te mbaroje liceun me nota te shkelqyera. Jam perpjekur qe ta orientoj drejt nje muzike vertete te paster, pa influenca te huaja apo eksese te ndryshme. Dhe ne fakt, muzika qe ka shkruar ai eshte bere vertete e dashur per njerezit. Edhe shitblerja e albumit te tij, eshte vertete per t'u admiruar. Sic degjova nga radio, CD-ja e tij eshte ne vendin e pare per nga shitja e albumeve. Edhe per mua eshte kenaqesi e madhe kur shikoj hapat e hedhur nga Piro. Piro ka bere vertete nje muzike te embel dhe qe te ben te ndihesh mire. Une jam krenar qe kam nje djale kaq te mrekullueshem.
- Pra, me sa kuptoj, edhe ju vete ndiheni deri diku pjese e suksesit te tij...
- Sigurisht. Ai eshte rritur ne nje vater ku flitej vazhdimisht per muziken. Une e kam orientuar gjate gjithe kohes drejt punes me muziken. Po keshtu edhe gruaja ime. Ate akumulim qe mori ne femijeri, ai filloi dalengadale ta nxjerre ne pah, me sukseset e tij te njepasnjeshme. Para pak kohesh, Piro nxorri ne treg albumin e pare dhe se shpejti do te promovoje edhe te dytin. Une kam degjuar shume pjese nga albumi i tij i dyte dhe eshte vertete interesant. Jam i bindur qe do te ngjalle gjithashtu interes tek publiku.
- A ju pelqen t'i beni akoma sugjerime apo verejtje gjate punes se tij me muziken?
- Jo. Une nuk nderhyj me. Por eshte ai, qe i pelqen te konsultohet per gjera te ndryshme. Kete gje e ben jo vetem me mua, por edhe me shoket dhe koleget e tij. Ai vete ka nje bagazh te mire njohurish dhe eshte plotesisht ne gjendje te perballoje cdo ngarkese emocionale dhe ta pasqyroje ate ne aktivitetin e tij.
- Me cfare ju pelqen te merreni aktualisht?
-Vazhdoj t'u jap mesim studenteve te mi. Shkoj ne Institut dhe po keshtu, vizitoj here pas here Teatrin e Operas dhe Baletit. Mbaj komunikim te vazhdueshem me drejtorin e ketij teatri z.Zhani Ciko, i cili gjithmone konsultohet me mua lidhur me gjera te ndryshme. Ne japim eksperiencen tone si te jashtem qe jemi dhe ndihemi mire kur shohim qe cdo gje shkon shume mire. Jemi te lumtur qe shohim qe TOB-i vjen duke e shtuar aktivitetin e tij, shfaqjet behen gjithnje e me te bukura. Sidomos tani qe jane krijuar lidhjet me teatro te ndryshme, eshte rritur shume kualiteti i punes ne kete institucion. Nga ana tjeter, baleti tek ne ka marre nje zhvillim te jashtezakonshem. Koreografi Agron Aliaj po ben gjera te mrekulleshme qe deri dje nuk i bente sepse te tilla ishin edhe konjukturat. Me te vertete, eshte nje prehje per ne artistet kur shohim se si zhvillohet arti yne.
- Permendet pak me lart marredhenien me studentet tuaj. Cfare ju ben me teper pershtypje gjate komunikimit tuaj me keta te rinj te talentuar?
- Eshte emocion i madh kur shikon studentet e tu te kendojne ne skene. Kjo eshte kenaqesia me e madhe e nje pedagogu, i cili ndihmon studentet e vet dhe konstaton se si ata me profesionalizem ua zene vendin artisteve si ne, duke u ngjitur vete ne skene dhe duke u bere protagoniste, sic ishim ne dikur. Dhe sot, shume djem dhe vajza te reja shqiptare, kendojne ne te gjithe boten dhe ky eshte nje nder qe i behet vendit tone.
- Nuk ndiheni aspak xheloz, ndersa shikoni suksesin e tyre dhe kujtoni vitet tuaja te arta?
- Absolutisht jo. Do te ishte gabim i madh t'i shohesh me xhelozi te rinjte e talentuar, pasi secili ka epoken e vet. Ne kete bote ka vend per te gjithe. Arti nuk eshte i njejte dhe artistet kendojne ne menyrat e tyre dhe kane te vecantat e tyre. Te gjithe se bashku kendojne ate te teren, qe populli e do dhe e pelqen. Eshte kenaqesi e rralle kur veren qe studenti ia kalon edhe pedagogut per nga talenti i tij.
- Cila eshte keshilla refren qe u jepni studenteve tuaj?
- Studim, studim dhe vetem studim. Ne te njejten kohe, kerkoj qe ata te kene pasionin e duhur per te perballuar cdo veshtiresi qe ndeshin ne jete.
- A eshte e vertete qe kenga jeton bashke me kengetarin dhe mbetet gjithnje e fresket pavaresisht nga kalimi i viteve?
- Une vazhdimisht kendoj. Edhe tani me rastin e 70 vjetorit te lindjes do te kendoj ne skene. Kam kenduar me tre tenoret, kam bere koncerte vete, kam qene jashte shtetit. Kendoj vazhdimisht me shoqerine time. Njeriu duhet te punoje vazhdimisht dhe artin nuk duhet ta lere asnjehere pas dore.
- Cilet jane miqte tuaj me mire?
- Jane artistet dhe kompozitoret me te cilet kam punuar. Nje mik shume i mire eshte Limoz Dizdari, kenget e te cilit jane vertete te mrekullueshme. Jane kenge qe edhe sot e kesaj dite, tingellojne te fresketa e te bukura. Duhet te permend ketu edhe Xhevahir Spahiun, i cili ka bere kaq tekste te kendshme dhe ka prekur shpirtrat e njerezve me fjale te mrekullueshme.
- Megjithe vitet qe mbani mbi supe, gezoni nje shendet te plote dhe nje forme shume te mire fizike. Cili eshte sekreti juaj?
- Une jam perpjekur te ushtrohem dhe te mbaj veten ne forme. Asnjehere s'duhet te biesh pre e moshes. Kuptohet qe s'mund te jem sic kam qene i ri, por prape perpiqem te jem i kendshem ne marredhenie me njerezit. Nje arsye e formes sime te mire fizike eshte familja ime, gruaja ime me te cilen kam kaluar nje jete te mrekullueshme. Ajo ka qene protagonistja kryesore qe une te jem vazhdimisht ne forme. Kemi kenduar bashke ne opera, kemi qene partnere ne operat kryesore. Luiza eshte nje amvise e mrekullueshme qe me dashurine dhe respektin qe ka treguar per mua, gjithnje me ka larguar streset qe mund te kem pasur gjate aktiviteteve te mia. I jam mirenjohese gruas sime, e cila eshte perkujdesur per mua dhe karrieren time dhe sot e kesaj dite, vazhdon te jete ashtu sic ka qene e re, e bukur dhe e dashur.
- Neser ju festoni 70 vjetorin e lindjes. Ndersa beni nje retrospektive ne vite, a keni ndonje peng te mbartuar nga e kaluara?
- Jam shume shume i lumtur per vitet qe kane kaluar. Jam ndier mire me veten, familjen dhe shoqerine. Asnjehere nuk duhet te perdoresh shprehjen "sikur te isha edhe njehere i ri". Njeriu duhet te mesohet te gjeje lumturine ne cdo moshe dhe t'i gezohet asaj qe jeta i dhuron ne cdo periudhe qe kalon.
- Profesor, ne ju urojme gezuar ditelindjen dhe nese keni ndonje mesazh per t'u percjelle adhuruesve te muzikes suaj...
- Ju uroj te gjitheve te kene sa me shume lumturi, dashuri, dhe u them te degjojne vazhdimisht muzike, se muzika eshte qetesia e shpirtit, e mbush ate me dashuri per jeten dhe e ben me te lumtur.
Krijoni Kontakt