Andej nga vitet 1987-1988 (NUK e mbaj mend vitin ekzakt), nje mbremje te bukur te shtune, CUDITERISHT, pas "koncertit variete" , TVSH-ja transmeton nje film (ishte ne gjuhe angleze, por ndofta ka qene dhe amerikan !!!). Ishte hera e PARE qe TVSH-ja transmetonte nje film, ne darkë, te shtunen ! Qe prej asaj dite, u be "tradite" qe te transmetohej nje film, te shtunen ne mbremje dhe pergjithesisht, ishin filma qe ne i quanim asokohe "modernë".
Pikerisht, titullin e atij filmi kerkoj ! Me kujtohet fare mire ngjarja: jane vetem dy personazhe, nje plakë dhe nje djale i ri. Gjithshka ndodh gjate nje udhetimi ne tren, dhe ne fakt, nuk ndodh "asgje", pervec dialogjeve te djalit te ri disi arrogant dhe zonjes ne moshe te thyer. Në fund te filmit, zonja e moshuar arrin ta "përkulë" djalin "arrogant".
Ishte filmi i pare "modern" qe shikoja ne jeten time, ne kalalin e TVSH, dhe transmetimi i filmit u komentua askohe.
Gjetja e titullit... do ishte kryeveper !!
Nëse dikush ka ndonje ide, FALEMINDERIT !!
Krijoni Kontakt