Kolonite Shqiptare ne Itali
Peter Bartl
Ne Italine e Jugut dhe ne Sicili ka 95 vendbanime, te banuara nga pasardhesit e emigranteve shqiptare, te themeluara apo ripopulluar prej shqiptareve. Ne 55 vendbanime edhe sot e kesaj dite flitet shqip, ndersa te tjeret jane te italianizuar, megjithese ne popullate akoma kane mbetur zakonet dhe traditat si dhe vetedija e origjines shqiptare.
-shqip-
Nje nga rrjedhojat e pushtimit turk te trojeve shqiptare, ishte dhe emigrimi i shqiptareve drejt Italise. Familje te shumta fisnikesh shqiptare, qe nuk deshironin te bashkepunonin me turqit dhe te pranonin Islamin si fe, filluan te emigronin drejt Gadishullit Apenin. Bashke me fisniket u shperngul dhe nje pjese e mire e fshataresise, te cilen e prisnin kushte me te mira jetese.
Ne Italine e Jugut dhe ne Sicili ka 95 vendbanime, te banuara nga pasardhesit e emigranteve shqiptare, te themeluara apo ripopulluar prej shqiptareve. Ne 55 vendbanime edhe sot e kesaj dite flitet shqip, ndersa te tjeret jane te italianizuar, megjithese ne popullate akoma kane mbetur zakonet dhe traditat si dhe vetedija e origjines shqiptare.
Emigrimi i shqiptareve ne Itali ndodhi gjate periudhave te ndryshme kohore.
Qe ne vitet 30 - 40 te shek. XV. ka patur refugjate shqiptare ne hapesiren e Ankones (Ancona). Nga mesi i te njejtit shekull, shfaqen sipas nje kerkese te Alfonsit I. te Napolit, mercenare shqiptare ne sherbimin te Napolit. Ata ishin nen udheheqjen e nje fare Demetrio Reres dhe mbronin Shtepine Aragoneze kundra kryengritjeve te fisnikeve dhe kundra perpjekjeve te Anzhuve (Anjou) per te rivene kembe ne Italine e Jugut. Si pagese per sherbimin e tyre, ata marrin ne vitin 1448 disa toka ne provincen e sotme te Katanxaros (Catanzaro), ku u themeluan prej shqiptareve 7 fshatra. Demetrio Reres u be Guvernator i Kalabrise, ndersa dy djemte e tij Giorgio dhe Basilio u drejtuan drejt Sicilise, ku dhe themeluan kolonite ushtarake te Contessa Entellina-s, Palazzo Adriano-s dhe Mezzojuso-s. Viti 1448 mund te merret dhe si viti i themelimit te kolonive shqiptare ne Itali.
Nje vale tjeter emigrimi u vu re ne vitin 1461, kur Skenderbeu me ekspediten e tij i erdhi ne ndihme te Ferdinandit I. te Napolit. Pas kthimit te tij per ne Shqiperi ne vitin 1462, ai la pjesen me te madhe te njerezve te tij ne Itali per te luftuar perkrahah Ferdinandit I kundra Anzhuve dhe perkrahesve te tyre. Keta shqiptare u vendosen perfundimisht ne Itali dhe krijuan kolonite e tyre ne provincat e sotme te Taranto-s, Lecce-s, Campobasso-s dhe Foggia-s.
Rryme tjeter vihet re pas vdekjes se Skenderbeut dhe sidomos pas pushtimit perfundimtar te Shqiperise nga turqit, pra ne vitin 1479. Kesaj radhe ne Itali nuk u shkuan mė mercenare, por refugjate. Te dhena mbi numrin e tyre nuk ka, por mendohet se duhet te kete qene nje numer i konsiderueshem, pasi kolonite me te shumta shqiptare ne provincen e Cozenca-s, qe permban dhe pjesen me te madhe te popullates italo-shqiptare, rrjedhin nga kjo periudhe. Emigrimi zgjati deri ne fillimin e shek. XVI, veēanerisht i shumte ishte ky emigrim ne njerez, pas kryengritjeve ne trojet shqiptare te viteve 1482, 1492 dhe 1506.
Emigrimi tjeter i madh i shqiptareve ndodhi pas ripushtimit turk te Korone-s. Korone dhe vende te tjera bregdetare te Peloponezit ishin pushtuar nga spanjollet e udhehequr nga Andrea Doria me 1532. Popullsia e krishtere vendase, nder te cilet dhe shqiptaret, qe popullonin nje pjese te madhe te gadishullit, e mbeshteten kete pushtim. Po kur Korone ne vitin 1533 kapitulloi para fuqise se turqve, se bashku me spanjollet, braktisen Greqine nje pjese e mire e familjeve shqiptareve po ashtu dhe e grekeve. Ata u drejtuan drejt Italise dhe u shperndane ne te gjithe vendin, por me shume ne vendet si Barile, Maschito dhe Brindisi di Montagna ne provincen e Potenzas, ne S. Demetrio Corone dhe S. Benedetto Ullano ne provincen e Cosenza-s, po ashtu dhe ne vete Napolin. Ata u priten mire nga Zv/Mbreti i Napolit dhe iu dha dhe e drejta per te mbajtur arme, e drejte e cila emigranteve te tjere iu ishte refuzuar. Theksohet ky fakt mbi keta, nobili Coronei, pasi shume familje te tjera italo-shqiptare u perpoqen te mbanin lidhje me ta.
Me koronėt (Coronei) mbyllet dhe periudha e emigrimeve. Ne shek. XVII dhe XVIII. bie numri i emigrimeve te grupeve shqiptare ne Itali: ne vitin 1647 ne Barile (Potenza), po ashtu dhe ne gjysmen e pare te shek. XVII ne Italine e Veriut, ne zonen e Piacenza-s. Ne vitin 1744 banoret e Piqerasit te Himares braktisin atdhčun e tyre dhe drejtohen drejt Italise, ku u vendosen prej Karlit III. te Napolit ne Villa Badessa (Pescara). Me 1756 emigrante nga Shkodra vendosen ne Shtetin Papnor, ne Pianiano (Viterbo). Grupet e fundit te emigranteve shqiptare arrijne Italine me 1774 dhe u vendosen ne Brindisi Montagna (Potenza) ku tashme gjendeshin koloni te vjetra shqiptare.
Perveē emigrimeve ne grup te shqiptareve drejt Italise, ka patur dhe emigrime jo ne grupe. Qe prej shek. XVI. kane shkuar vazhdimisht ne Itali emigrante, per te sherbyer si mercenare apo marinare. Fuqia e Kohes, Spanja, e cila zhvillonte luftra te vazhdueshme ne ēdo qoshe te tokes, kishte nje nevoje te vazhdueshme per ushtare. Qendra e emigrimeve te veēuara te shqiptareve pa dyshim qe ishte Napoli, dritarja e Spanjes per ne Ballkan. Napoli ishte pika e nisjes se ekspeditave vjetore te galereve spanjolle per ne Mesdhč, por njekohesisht aty mblidheshin dhe tere fijet e rrjetit te spiunazhit spanjoll per hapesiren osmane mesdhčtare. Zv/Mbretit spanjoll kishte prane nje aparat te tere, qe mund te perdorej per misione te tilla si hetime, marrje kontakti me spiunet ballkanas, perkthime dhe kundraspiunazh. Ai rekrutonte njerez vazhdimisht nga Ballkani, prej te cileve kishte me shume besim perveē grekeve, tek shqiptaret.
Punesimi kryesor per emigranet shqiptare ishte pa asnje medyshje sherbimi ushtarak. Regjimentet kalorsiake shqiptare shfaqen ne Mbreterine e Napolit shume heret, ndoshta qe me Demetrio Reres dhe njerezit e tij. Me pas me influence ishin dhe emigrante te vjeter shqiptare, te cilet viheshin si ushtare ne dispozicion te korones spanjolle per te shkuar ne ish atdhčun e tyre apo ne zona te njohura ballkanike. Por rregjimente kaloresish shqiptare nuk kishte vetem ne Napoli, por dhe ne pjese te tjera te zoterimeve spanjolle, si ne Milano. Shqiptaret luftuan si ushtare te Spanjes jo vetem ne Itali, por dhe fushat e tjera te betejave qe Spanja zhvillonte, si p.sh. ne Flander. Disa prej ketyre ushtareve fituan dhe fame ushtarake. Me i famshmi nder ta ishte Giorgio Basta, i cili erdhi ne jete ne vitin 1550 ne La Rocca, ne Taranto; behet prijes perandorak dhe me pas harton dhe dy libra shkencore mbi luften (Il maestro di campo generale dhe Governo della cavalleria leggera). Ne Napoli ka ekzistuar i ashtequajturi Regimento Real Macédone deri ne luftrat napoleoniane. Ai perdorej kryesisht si trup policore ne lufte kundra vjedhjeve dhe trazirave.
Pjesa me e madhe e emigranteve shqiptare ne Itali, rridhnin nga hapesirat qendrore dhe jugore shqiptare ose nga Greqia. Per kete fakt, flet jo vetem forma toske e dialektit italo-shqiptar, por dhe liturgjia ortodokse qe kane patur apo kane dhe sot pjesa dermuese e komunave shqiptare te Italise. Kleri latin u perpoq me disa suksese per te konvertuar italo-shqiptaret ne ritin latin. Komuna e pare qe braktisi ritin e origjines ortodoks dhe kaloi ne ate latin ishte Falconara Albanese (Cosenza) ne vitin 1570, ndersa e fundit, Ururi (Campobasso) ne vitin 1707.
M.s.q. te ardhurit e rinj ne pjesen me te madhe populluan vende te braktisura apo gjysme te shkaterruara, emigrimi ishte i dobishem per shtetet italiane, per te balancuar disi humbjet ne popullate per shkak te luftrave te ndryshme.
Ne fillimet e veta, marredhenia e emigranteve me popullaten e vjeter qe banonte ato vende nuk ishte pa tensione. Te ardhurit nuk shikoheshin me sy te mire nga vendasit, jo vetem nga zakonet dhe veshjet qe ato mbartnin, por dhe per shkak te ritit ortodoks fetar te tyrin. Kleriket ortodokse, se bashku me grate dhe femijet e tyre, ishin te ēliruar prej taksave, gje qe ndillte zili nder klerin latin por dhe ne vete popullaten italiane. Nen kendveshtrimin fetar, te ardhurit e rinj konsideroheshin si heretike. Ndersa ne disa zona te veēanta, shqiptaret shikoheshin si kusare.
Nje tjeter arsye, qe marredheniet mes emigranteve dhe vendasve nuk ishin te perzemerta, ishte dhe fakti se gjenerata e pare e shqiptareve mezi kuptonte apo skuptonte fare italisht. Shumica e vendbanimeve italo-shqiptare duket se kane qene per shekuj te izoluar nga mjedisi italian, per shkak te vendosmerise se tyre per te ruajtur gjuhen dhe zakonet shqiptare. Izolimi i vetezgjedhur, nga njera ane ēoi ne ruajtjen e gjuhes dhe karakterit kombetar te Arbėresh-ve, por nga ana tjeter ēoi dhe ne faktin e te konsideruarit te tyre te huaj dhe ne nje ndjenje mosbesimi prej fqinjve italiane.
Perktheu nga gjermanishtja Eni Papa,nga libri: Shqiperia -prej Mesjetes deri ne ditet e sotme.
(Albanien. Vom Mittelalter bis zur Gegenwart)
Krijoni Kontakt