Postuar më parë nga
Albo
Pyetja qe ke shtruar eshte legjitime ne pamje e jashtme, e gabuar ne pamjen e brendshme. Eshte legjitime ne pamje te jashtme pasi me kete pyetje ti kerkon te mesosh te verteten historike te te pareve te tu. Ke cdo te drejte per ta bere kete, bile une te pergezoj qe nuk te mungon deshira per ta bere nje gje te tille. Eshte e gabuar si pyetje ne planin e brendshem per nga vete forma e pyetjes. Ti pyet, cila ka qene feja e te pareve tane, kur ne fakt duhet te pyesesh, cila ka qene feja e te pareve te mi?
Pse e bej kete obzervim qe per mua eshte i rendesishem? Se pari, cdo pergjithesim, sado ne vullnetin e mire qe te behet eshte gati perhere i gabuar. Prandaj qendroi larg pergjithesimeve. Se dyti, te pyesesh se cfare feje kane patur te paret tane, te le pershtypjen se ti i shikon shqiptaret ne histori si nje komb, nje familje te madhe, kur ne fakt nuk kane qene gati asnjehere te tille. Fiset shqiptare kane qene gjithmone te krahanizuara, te ndara neper mbreteri, me zakone, tradita e dialekte te ndryshme, te ndikuara nga qyteterime dhe faktore te huaj te ndryshem. Kjo ishte e vertete 3000 vjet me pare eshte e vertete edhe sot e kesaj dite. Te pretendosh qe te gjithe shqiptareve tu veshesh nje tradite, nje fe, nje zakon, nje gjuhe, eshte nje anashkalim trashanik i historise dhe nje ofendim per krahinat e ndryshme te trojeve shqiptareve, moloseve, epiroteve, dardaneve, etj.
Cila ka qene feja e te pareve te mi?
Kjo eshte pyetja me legjitime, me kuptimplote dhe me e lehte per ti dhene nje pergjigje. Me "te paret e mi" kam parasysh jo gjithe "shqiptaret" por prinderit, gjysherit, stergjysherit, sterstergjysherit... e tu. Kjo pyetje eshte pyetja e drejte qe ben dikush qe eshte ne eksplorim te trashegimise se tij shpirterore dhe eshte i interesuar per tu ushqyer dhe rritur shpirterisht. Pyetjen e pare qe une e cilesova si te gabuar, e bejne gjithmone ata njerez qe mundohen ta njohin fene nga jashte dhe jo nga brenda. Jane me te interesuar per te pergjithesuar dhe per ti vene damken gjerave, se sa per te njohur shpirtin e pasur te kombit shqiptar.
Pak rendesi ka feja e te pareve te tu
Njerezit qe nuk besojne ne Zot, kerkojne te mesojne te verteten historike me shprese se e verteta historike do te ndikoje ne ndryshimin e botes shpirterore shqiptare sot. Njerezit qe besojne ne Zot, nuk i kushtojne vemendjen dhe rendesine e duhur "te vertetes historike", por i kushtojne vemendje jetes se lutjeve dhe perkushtimit ndaj komunitetit te tyre. Ne kete kendveshtrim, konteksti historik i besimeve shqiptar ne Shqiperi mer nje rendesi te dores se dyte. Te fokusosh gjithe energjite e tua per te njohur te shkuaren, do te thote ta largosh vemendjen tende nga realiteti. Megjithate, studimi i te shkuares shpirterore te shqiptareve mbart vlera te jashtezakonshme ne zberthimin e shume fenomeneve qe manifestohen sot hapur ne shoqerine shqiptare. Te shkuaren e gjejme edhe ne realitetin e sotem shqiptare ne forma nga me te ndryshmet dhe identifikimi i tyre, ju ben qe ta shikoni realitetin shqiptar jo ne siperfaqe por ne brendesi te tij.
Gjithashtu, gabimi i dyte qe shume njerez qe nuk njohin aspak se cdo te thote fe, ca me pak traditen e besimeve fetare ne vend, bejne nje gabim akoma me trashanik. E shohin fene si nje mjet per qellimet e veta dhe kjo behet shume e rrezikshme kur mundohen ta burgosin fene brenda kufijve kombetare shqiptare. Duke qene se keta njerez njohin vetem dashurine per vendin e tyre dhe nuk njohin burimin e dashurise, i ben keta njerez qe te nenvleftesojne, perbuzin, anashkalojne rolin dhe forcen e fese ne nje shoqeri. Nese njerezit krijojne ushtri, parti, organizata, biznese, feja krijon qyteterime qe eshte themeli mbi te cilen ngrihet gjithcka. Ne kete kuader, studimi historik i fese se shqiptareve merr nje prizem historiku qyteterimesh.
E rendesishme eshte qe ti je i lire te zgjedhesh te besosh
Ashtu si ty edhe une kam patur nje deshire te zjarrte per te mesuar historine e te pareve te mi dhe akoma e kam kete deshire te pashuar. Duke lexuar gjithcka qe kam mundur te siguroj ne kete drejtim, pasi informacioni eshte i paket, nje prej mesimeve qe une nxorra ka qene: Brezi yne eshte i bekuar per nje gje, ndryshe nga qindra breza shqiptaresh para nesh qe u eshte imponuar feja, ne kemi te drejte te zgjedhim fene. Pavaresisht se cfare besimi kane patur te paret e tu, ajo ndikon pak ose aspak ne ate qe ti zgjedh te besosh. Pasi kemi eksperiementuar si popull me gati te gjitha format e besimit qe nga paganizmi e deri tek ateizmi, mendoj se historia na ndihmon ne nje fare mase per te bere perzgjedhjen tone. Tashme shqiptaret jane te lire jo vetem te jetojne jeten e tyre, por edhe te zgjedhin besimin e tyre fetar me zemren e tyre.
Mund te shpenzosh vite te jetes tende duke dashur te gjesh besimin e te pareve ne librat e historise, por une te siguroj qe asnjehere nuk ke per ta gjetur. Ate qe kerkon ke per ta gjetur vetem ne zemren tende.
Albo
Krijoni Kontakt