Me beri cudi ne fakt me keto letrat e shkruara nga te gjithe, jane te bukura dhe prekese por une mendoj qe shpesh eshte me mire qe gjerat ti lesh ne harrese se sa te kujtosh gjithmone momentin kur ai/ajo iku dhe malli ishte kaq i thelle sa dhe sot kur e kujton te vjen keq per veten. Shpesh kur lidhja arrin ne nje moment ndarje eshte me mire ta lesh tjetrin te ike ne heshtje, si mendoni ju se ai qe iken nuk e ka menduar mire, e ka harruar qe ti e do dhe ti duhet tia kujtosh? Ja e bere nje gje te tille, iu lute per cdo perendim dielli qe keni pare bashke dhe per cdo agim qe ju ka gjetur perqafuar qe ai/ajo te rrije dhe pak...
A ndryshoi gje? Jo ai iku dhe ne fakt shume shpejt harroi qe dikur kaq embelsisht pershperiste te dua dhe premtonte mrekullite e botes. Ai harroi qe dikur nuk egzistonte enderr tjeter vec asaj, nuk egzistonte motiv per tu ngritur nga gjumi dhe per te filluar nje dite tjeter. Ai i harroi te gjitha keto dhe si per ironi te fatit apo tonen, ai ndoshta ka harruar dhe ndjesine qe kishte kur kishte perballe syte e tu kaq te bukur pa te cilet premtonte se nuk jetonte dot. Une ia rikujtova te gjitha ne nje leter ashtu si ju, sepse mendoja se ai do behej perseri engjelli qe une kisha njohur dhe dashur, por ne fakt ai jeton dhe pse larg meje. Mendova "cvlere pati gjithe talenti dhe frymezimi dhe dashuria ime e futur ne cdo germe te vertete te kesaj letre, kur ajo qe me ngeli pervec dhimbjes, ishte shija e hidhur e ftohtesise e shprehur " E di shpirt dhe une te dua, por nuk mund sepse..." Arsyet me koti dhe boshe qe mund te egzistojne, ndoshta kishte me teper frike nga ndjenja dhe pasioni se sa kisha menduar, dhe pse ai betohej dhe bente mijera kilometra rruge per te pare " shpirtin e vet binjak". Papritur u be ajzberg i fryre me akuj qe smund te shkriheshin nga dielli me.
Gjithesesi ajo qe ngeli ishte perseri shume e bukur per tu kujtuar, dhe per te besuar se dashuria egziston dhe pse sakrificat duhet te jene te shumta qe ajo te rroje gjate.
Krijoni Kontakt