Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 41
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    dashuria eshte nje risk
    dashuria eshte nje llotari
    behet fjale per [eros]
    duke mbajtur fjalim i ndukur nga eresira e nates i mrekulluar nga melankolia henore dhe me lotet e diellit mbaj fjalim'

    u nisa.
    numeroja oret min dhe sec derisa te vinte casti te te kisha prane.
    me mijera kilometra bera e dashur vec te isha prane teje.
    isshte nje mengjes nentori
    jo
    lere nuk vazhdoj me

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Jane tashme mijra momente qe ndame bashke , jane mijera fjale qe kemi thene .Ndoshta nuk do ndalim kurre se theni qe duhemi , qe shpresojme , dashuria eshte e tille qe kurre nuk lodhet .
    Une dua qe te vazhdoj keshtu sepse ne ēdo fjale , ne ēdo rrokje , ne ēdo tingull qe del nga goja jote dridhem nga dashuria per ty, sa here qe te degjoj kthehem dhe te dashuroj edhe 100 here me shume.
    Zeri jot eshte zeri me i embel qe kam degjuar dhe i vetmi ze te cilin dua te degjoj per reston e jetes sime.
    Kur nuk je te degjoj, kur je te admiroj , kur nuk je te ndiej , kur je dua te te perqafoj .Dua te me thuash mendimet e tua , shpresat e tua , ēfare ti pret nga une , ēfare enderron me mua , dua te me vendosesh ne endrrat e tua , ne mendimet e tua , dua te jem gjithkund brenda teje ashtu si dhe ti je brenda tek une.
    Dua te te degjoj pafund , te mbledh tingujt e tu , te ruaj fjalet e tua ne ndjenjat e mia . Dua te te degjoj pafund sepse kur te degjoj harroj boten , harroj edhe harrimin vete.
    U ndava nga ty jo se nuk dua te te degjoj me (sepse po e thashe kete genjej) por sepse jeta eshte e tille por , kam regjistruar fjalet e tua kur me ke thene se me do , se me nderon , se me respekton .
    Deshiroj te vi momenti qe te te degjoj perseri sepse fjala jote – te dua – eshte forca ime per te jetuar dhe per te te dashur perjetesisht.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Sa herė kam filluar tė tė shkruaj, dua tė tė them shumė gjėra dhe ti ndoshta i ulur nė dhomėn tėnde pret njė fjalė timen sikur toka e tharė pret shiun .
    Qė nga dritarja jote ke parė tė njėjtėn Hėnė me mua , i njėjti diell na ka zgjuar nė mėngjes , dhe tė njėjtėn yje na kanė ruajtur natėn.
    “Mos u dėshpėro” – mė the. Dhe unė pėrpiqem tė mos dėshpėrohem sepse e di qė shpejt kjo largėsi do jetė vetėm njė kujtim , nuk do jemi mė vetėm njė zė nė krahun tjetėr tė telefonit por ,do jemi prapė bashkė, ashtu siē ishim , do flasim tė dy , do grindemi , do pėrkėdhelemi e do i japim dashuri njėri-tjetrit mė shumė e mė shumė.
    Nuk di ē’tė tė them shpesh herė sepse, e di qė as ti dhe as unė, sa do tė fuqishėm tė jemi, nuk e ndėrrojmė dot rrjedhėn e gjėrave dhe nuk na ngelet gjė vetėm tė presin tė nesėrmen.
    Nuk tė harroj edhe pse jemi kaq larg , ėshtė e pamundur tė ndodhi , je nė ajrin qė thith, nė orėt qė ikin, nė vetė jetėn time qė pa ty do ishte njė rrugė pa krye , do ishte njė vend i humbur nė kohė.
    Je ti qe i jep kuptim gjithēkaje tek unė , je thjesht ti prandaj tė dua.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Tė shkruajsh pėr ndarjen, duket sikur ėshtė mė lehtė se sa tė shkruajsh pėr takimin! Qudi, por ja qė kėshtu ėshtė!?
    Sikur kur shkruajm pėr ndarjet duket se atė, pra ndarjen, disi e mbijetojmė mė lehtė, sepse shprehemi dhe nga helmi i grumbulluar nė zemėr sė pakut njė pjesė tė vogėl e largojmė nga brendia jonė!
    Por edhe ndarjet janė tė shumėllojshme, ndarje tė pėrherėshme, ndarje tė pėrkohėshme, ndarje me familjarėt, ndarje me tė dashurėn/in… ah kjo e fundit ėshtė vėrtetė ndarje qė tė trand nga koka gjer tek thembrra, kėto lloj ndarjesh na bėjnė tė lotojmė gjatė dhe nė thellėsinė e zemrės pėrgjithmonė tė ruaj shijen e hidhur tė kėsaj ndarjeje…
    Davius, unė nuk do tė shkruaj pėr pėrvojėn time nė kėtė fushė, por do tė doja tė ngudhėlloj pėr ēfarė ke pėrjetuar dhe njėkohėsisht tė shpreh pajtueshmėrinė me ty se “koha nuk po i shėroka plagėt”, bile-bile mė duket se i thellon edhe mė shumė me kalimin e kohės, edhepse kjo varet nga thellėsia e lidhjes dhe pasha e ndarjes sė pėrjetuar. Pėr mua ndarjet janė sikur shkėput njė pjesė tė zemrės dhe personi qė ikėn e merr atė pjesė zemre me vehte dhe nuk e kthen mė kurrė….!!!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Me kėtė letėr dua tė tė them atė qė ndoshta pak herė ta kam thėnė : qė tė dua. Edhe pse ta kam thėnė , duhet ta ripėrsėris, sepse nėqoftėse fjalėt nuk mbarojnė, aq mė pak mbarojnė ndjenjat e mia.
    Para teje nuk besoj se ka ekzistuar dashuria , nuk kanė ekzistuar ndjenjat , nuk mė iluziononte iluzioni.. para teje nuk ka pasur asgjė , dhe pas teje ka gjithēka.
    Dua tė tė them qė ke zėnė mendjen time, qė je zot i mendimeve tė mia, dua tė tė them qė tė kam borxh ēdo sekondė dhe ta paguaj me atė qė mund:dashurinė time.
    Do doja tė mund tė tregoja ndjenjat e mia , tė ngjisja nė fjalė emocionet e mia, por dashuria nuk ka fjale, vetėm kuptohet me heshtje memece qė i thonė tė gjitha.
    Do doja gjithashtu qė kurrė tė mos mbaronte, qė brenda mijėra vitesh tė vazhdoja tė zgjohesha nė krahun tėnd dhe ti nė timin, tė ishim bashkė pėrjetėsisht .
    Dua tė tė them shumė gjėra, por gjithēka mblidhte nė atė qė tė dua, dhe qė mund tė besosh nė mua dhe qė gjithmonė , gjithmonė do jem bashkė me ty.
    Dua tė tė them dhe po tė them , tė dua.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #26
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Kam shkruar gjer mė sot nė jetėn time mbi 500 letra dashurie ,duke pėrdorur shprehjet mė tė pØrshtatshme nga filmat poezitė dhe romanet e lexuara,por mė kot.Ndoshta nė nja dhjetė prej tyre kam patur pergjegjje,por ēfare?
    Jam pėqeshur dhe bėrė gazi i lagjes e mė gjėrė me epitetet qė mė kanė shkruar ato!Kam patur vėhtirėsi tė mėdha tė ndėrprenj shkrimin e letrave tė dashurisė nė tė cilat shprehja ate qė ndjeja pėr ate qė e doja.Sot jam bindur se kam qenė i marrė.Se kam bėrė gabim,se vetvehten e kam turpėruar etj.,sepse vajzat donin ate qė e rrokte nga krahu e jo ate qė i shkruante poezi dhe lajka dashurie!
    Kurrė s` do tė shkruaj mė letra dashurie.Letra dashurie shkruan ai qė nuk ka tė dashurin/dashurėn afėr vedit por nė largėsi!Unė po tė mė vie "rasti"do e vras largėsinė qė t`mos mė detyrojė tė shkruaj fare!

  7. #27
    eri Maska e erinew
    Anėtarėsuar
    15-04-2005
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    3

    komente

    Me beri cudi ne fakt me keto letrat e shkruara nga te gjithe, jane te bukura dhe prekese por une mendoj qe shpesh eshte me mire qe gjerat ti lesh ne harrese se sa te kujtosh gjithmone momentin kur ai/ajo iku dhe malli ishte kaq i thelle sa dhe sot kur e kujton te vjen keq per veten. Shpesh kur lidhja arrin ne nje moment ndarje eshte me mire ta lesh tjetrin te ike ne heshtje, si mendoni ju se ai qe iken nuk e ka menduar mire, e ka harruar qe ti e do dhe ti duhet tia kujtosh? Ja e bere nje gje te tille, iu lute per cdo perendim dielli qe keni pare bashke dhe per cdo agim qe ju ka gjetur perqafuar qe ai/ajo te rrije dhe pak...
    A ndryshoi gje? Jo ai iku dhe ne fakt shume shpejt harroi qe dikur kaq embelsisht pershperiste te dua dhe premtonte mrekullite e botes. Ai harroi qe dikur nuk egzistonte enderr tjeter vec asaj, nuk egzistonte motiv per tu ngritur nga gjumi dhe per te filluar nje dite tjeter. Ai i harroi te gjitha keto dhe si per ironi te fatit apo tonen, ai ndoshta ka harruar dhe ndjesine qe kishte kur kishte perballe syte e tu kaq te bukur pa te cilet premtonte se nuk jetonte dot. Une ia rikujtova te gjitha ne nje leter ashtu si ju, sepse mendoja se ai do behej perseri engjelli qe une kisha njohur dhe dashur, por ne fakt ai jeton dhe pse larg meje. Mendova "cvlere pati gjithe talenti dhe frymezimi dhe dashuria ime e futur ne cdo germe te vertete te kesaj letre, kur ajo qe me ngeli pervec dhimbjes, ishte shija e hidhur e ftohtesise e shprehur " E di shpirt dhe une te dua, por nuk mund sepse..." Arsyet me koti dhe boshe qe mund te egzistojne, ndoshta kishte me teper frike nga ndjenja dhe pasioni se sa kisha menduar, dhe pse ai betohej dhe bente mijera kilometra rruge per te pare " shpirtin e vet binjak". Papritur u be ajzberg i fryre me akuj qe smund te shkriheshin nga dielli me.
    Gjithesesi ajo qe ngeli ishte perseri shume e bukur per tu kujtuar, dhe per te besuar se dashuria egziston dhe pse sakrificat duhet te jene te shumta qe ajo te rroje gjate.

  8. #28
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Lexova keto letra dhe ndihem keq....
    Forca me te cilen i shkruani dashurise apo ikjes,nejse njesoj jane,eshte me te vertete maramendese.Do te ishte e bukur te rronin perher keto ndjenja,por sa keq nje dite do mbarojne.Dhe ēfare ngel?
    Cfare nuk ngel thuaj?...vuajtje, kujtime, zhgenjime, Dhimbje....Shpreseeeee (qe eshte me e keqja)
    Me beri cudi ne fakt me keto letrat e shkruara nga te gjithe, jane te bukura dhe prekese por une mendoj qe shpesh eshte me mire qe gjerat ti lesh ne harrese se sa te kujtosh gjithmone momentin kur ai/ajo iku dhe malli ishte kaq i thelle sa dhe sot kur e kujton te vjen keq per veten. Shpesh kur lidhja arrin ne nje moment ndarje eshte me mire ta lesh tjetrin te ike ne heshtje, si mendoni ju se ai qe iken nuk e ka menduar mire, e ka harruar qe ti e do dhe ti duhet tia kujtosh? Ja e bere nje gje te tille, iu lute per cdo perendim dielli qe keni pare bashke dhe per cdo agim qe ju ka gjetur perqafuar qe ai/ajo te rrije dhe pak...
    A ndryshoi gje? Jo ai iku dhe ne fakt shume shpejt harroi qe dikur kaq embelsisht pershperiste te dua dhe premtonte mrekullite e botes. Ai harroi qe dikur nuk egzistonte enderr tjeter vec asaj, nuk egzistonte motiv per tu ngritur nga gjumi dhe per te filluar nje dite tjeter. Ai i harroi te gjitha keto dhe si per ironi te fatit apo tonen, ai ndoshta ka harruar dhe ndjesine qe kishte kur kishte perballe syte e tu kaq te bukur pa te cilet premtonte se nuk jetonte dot. Une ia rikujtova te gjitha ne nje leter ashtu si ju, sepse mendoja se ai do behej perseri engjelli qe une kisha njohur dhe dashur, por ne fakt ai jeton dhe pse larg meje. Mendova "cvlere pati gjithe talenti dhe frymezimi dhe dashuria ime e futur ne cdo germe te vertete te kesaj letre, kur ajo qe me ngeli pervec dhimbjes, ishte shija e hidhur e ftohtesise e shprehur " E di shpirt dhe une te dua, por nuk mund sepse..." Arsyet me koti dhe boshe qe mund te egzistojne, ndoshta kishte me teper frike nga ndjenja dhe pasioni se sa kisha menduar, dhe pse ai betohej dhe bente mijera kilometra rruge per te pare " shpirtin e vet binjak". Papritur u be ajzberg i fryre me akuj qe smund te shkriheshin nga dielli me.
    Gjithesesi ajo qe ngeli ishte perseri shume e bukur per tu kujtuar, dhe per te besuar se dashuria egziston dhe pse sakrificat duhet te jene te shumta qe ajo te rroje gjate.
    Erinew jane shume te verteta cfare ke shkruar.......por ja qe jo te gjithe jemi njelloj, dhe sido qe eshte aryeja harresa eshte e pamundur....
    sikur te ishte dashuria (ndjenjat) e njejte per vajzen dhe djalin...nuk do te kishte ndarje...por ja qe ka diferencime, qe shume shpesh lendojne.
    ...shkruan...shkruan dhe vjen nje cast lodhesh prej ketyre shkrimeve tashme pa pergjigje....Vetem nje shikim, eshte shume me domethenes se sa fjalet....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Undefined : 02-08-2005 mė 15:17

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    ti me shikoje si asnje njeri tjter.
    ti me doje si askush tjter.
    me pelqente kur me perkedhelje dhe me thoje ; sa i mire qe je.
    kur te perqafoja trupin tend dhe kenaqesha duke ndiere aromen e mire te flokeve te tu .
    100 per qind kacurele me ate fytyren kaq te embel.sa me mungon e dashur .
    u ncitova shume dhe koha jone ishte e kufizuar .
    ti bere gjithcka per mua dhe ti me ke dashur si askush ne kete bote .
    jam i bindur qe edhe jeten mund ta jipje per mua.
    oh sa e embel qe ishe .
    kam memorizuar fytyren tende ne kujtimet e mia dhe kurre nuk do te harroj.
    une te kam dashur sepse ti me dashurove .
    ishte dashuria jote dhe kujdesi dhe pasioni qe ti kishe per mua qe me bene te ndihesha kaq mire.
    oh sa i lire dhe i gezuar qe ndihesh kur dashuron.
    zemra ime
    vetem 5 minuta me jep te te shoh
    te perkedhel dhe te fshihem ne kacurelat e tua .
    te perqafoj fort dhe te te puth duart.
    te te mar fytyren dhe te te puth ne buze dhe te te mar ne krahe.
    hej moj vashe .
    te thashe qe nuk me behet vone se sa do e vuash mungesen time sepse e dija qe do vuaja vete shume.
    po tani /
    ku je ti?
    pse cdo vashe qe dashuroj nuk mund te jete me mua perhere?

  10. #30
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anėtarėsuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Ne kete mesnat te erret mua me ben shoqeri vetem kujtimi per ty..
    E di ti sa kam ndje vetmi dhe e di ti sa kam ndje dhembje per ty.. Mora kete cop letre dhe tash te tregoj sa ndjenja te shfrenuara kam per ty.. Te tregoj se dita jon e marteses do te jet dita kur ne te dy do te jemi njerzit me te lumtur ne bote, se paku ashtu une mendoj...
    Eh une jam larg jetoj si nje zog ne kafaz ne ket mergim te lig, por shpresa me mban gjall.. kur mendoj se shume shpejt do te jem ne krahun tend ah se qe digjet zemra.. Por edhe ti me ato mosbesimet e tua me vret..Me vret shume sa qe nuk di si ta pershkruaj..
    Kam edhe shume te shkruaj por sot dua vetem te tham te dua dhe asgje tjeter..
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  11. #31
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    ne kete dite ku dielli me vrert syte,ku natyra me ngerdhesh,ku uji nuk me freskon, un jam ulur me zemer te vrar e mendja tek ty me shkon.vall qar po mendon?ti tani qar po ben?me ke ti po me nderron?cilen po ledhaton?me ke ti po gezon?
    e mendja nga nuk me shkon,se e di qe po me trathton,se von e kuptove qe ti po me mashtron.
    dua te uleras po zeri nuk me del.
    dua te harroj ,po mendja aty me ngel
    dua te dashuroj serisht,po nuk kam me se ,se zemren ma ke len peng.
    ik nga jeta ime ,e lere diellin te me ngrohi si perher,natyren te qel si ne pranver,ujin te me freskoj kurdoher,e zemren ta sheroj perher...
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  12. #32
    _-_ Maska e Shtegtarja
    Anėtarėsuar
    02-10-2005
    Vendndodhja
    Tek ura e zallit!
    Postime
    745


    Dua tė jem engjulli yt



    Nuk e di ē`mė shtyri tė tė shkruaj nė kėtė natė tė gjatė. Nuk jam poete,por mė beso se kėto fjalė nuk dalin nga koka ime,por nga zemra.Dalin nga thellėsia e zemrės,aty ku je vendosur edhe ti.Po tė shkruaj,se mė mungon sonte ashtu sikur i mungojnė detit valėt,si qiellit yjet,si syrit loti.....

    Mė beso se tė dua shumė.Mė beso se ti dhe vetem ti sundon nė zemrėn time.Ti je ai pėr tė cilėn kam pritur gjatė,pa ty jamė gjysmė.Do tė jap gjithėēka dhe do tė heq dorė nga gjithėēka pėr ty,nga vetja ime dhe nga gjithėēka qė zotėroj. Do tė jetoj vetem pėr ty.Do tė pres,pa marr parasysh sa.Gjithėmonė do tė tregohem e duruar ndaj teje.Kurrė nuk do tė detyroj pėr ndonjė gjė,as edhe me fjalė.

    Dua tė te udhezoj ty,te te mbrojė dhe tė ruaj nga ēdo e keqe.Dua tė ndajė me ty mendimet e mia,zemrėn,trupin dhe gjithėēka qė kam.Jam e gatshme tė tė ndegjoj gjithėēka qė ke pėr tė thėnė.Nuk dua qė tė ndermarr ,as edhe tė vdes pa bekimin tėnd.....

  13. #33
    _-_ Maska e Shtegtarja
    Anėtarėsuar
    02-10-2005
    Vendndodhja
    Tek ura e zallit!
    Postime
    745


    Mbylli syt e pergjumur dhe te paraftyroj,te shoh si gjithmone,me sy te shkruar e me zemer te paster,lotet me pikojne ne buze.
    A thua egziston ndonje vend ne bote ku zemra vrapon drejt zemres pa interes,sic ishte rasti im ?!!!!

    Qeshi me vete.....nuk pajtohem me askend se s'kam te drejt te te dashuroj!Nuk besoj se do jem prap me ty,megjithate nuk mund ti ve kapak zemres sa here qe ti therret emrin tim.

    Neteve te gjata sa here qe mbylli syt para me dalin ditet e shkruara,kurre nuk mund ti harroj shikimet e tua ledhatuese qe me therrnin zemren,qe me shponin shpirtin,me sjelljet e tua shpejt u bere pjese e jetes sime,u beme te afert njeri me tjetrin dhe megjithate shume fjale mbeten pa u thene..... ......mbrem te perqafova fort ne enderr,e dija se se shpejti do te perfundoje kjo ndjenje,tash nga dita ne dite kuptoj se sa rendesishem je per mua,mirpo nese te pelqen mos mu lajmero,qe te dy fundin e kemi ditur qe ne fillim!

  14. #34
    _-_ Maska e Shtegtarja
    Anėtarėsuar
    02-10-2005
    Vendndodhja
    Tek ura e zallit!
    Postime
    745


    Vendosa sonte te te shkruaj kete leter i dashuri im.Leter malli,leter vajtimi,leter dashurie?As vete nuk e di se si do te jete pet ty, por meqenese largesija jote me mungon,bisedat me ty me mungojne... hija jote me vjen gjithmone pas..fjalet e tua nuk me dalin prej mendjes as ne ender nuk me le te qete..duhet te kuptosh se kam gabuar.

    Tani jam penduar per lutjet e tua per propozimet qe m`i beje e une refuzoja nuk te lija as te flisje.Nuk te lija as te me afrohesh.Por tani jam penduar per te gjitha.Te lutem edhe njehere te me kthehesh..

    Nese kjo leter arrin ne duart e tua ,te lutem lexoje me vemendje...do ti kuptosh te gjitha fshehtesit e mija.

  15. #35
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    iku koha jon
    ne nje dite me diell po rri e mendoj si iku koha jon,
    nuk e di se ku u gabove ti, apo ku stonova un,
    po ne keto momente kuptoj se dashuria nuk i mbuloka te gjith hendekun e krijuar,
    ndonjeher dhe familja u doka pranuar.....
    ti me bere te lumtur per disa muaj,
    po a vlejten aq sa jeten te ma mundin,te heq dor nga shum gjera,nga gezimet e perditshme,nga familja,nga shoqeria,nga intimiteti im,nga gezimi qe te fal jeta per te shijuar.
    dhe kjo thjesh per qe ty te jem duke te te plotesuar????????????
    me mir ik nga jeta ime.
    ik,ik,ik,ik,nuk them se do e kem te lehte po as shum te veshtir nuk do e kem se si nje hajdut u fute ne zemren time dhe si i till do denohesh.nuk them se nuk vlejti kjo dashuri per mua,dhe pse bota tani me duket se mu shua.
    kam kuptuar shum gjera te bukura,se un di te dashuraoj me nje force te madhe,se di te bej njerzit te lumtur,se jam ajo qe kuptoj dhe fal qe eshte me e rendesishmja.
    po ti ?a nxore ndonje konkluzion nga kjo lidhje?a je i vetedishem per ato qe me bere?a arrita te zbus sado pak zemren tende?a ndjeve ndopak dashuri per mua kur ishim bashke?
    gjith keto pyetje nuk e di sa do me kthehet pergjigjja po po te them thjesh nje fjal

    ''jete te lumtur''more djal...
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  16. #36
    _-_ Maska e Shtegtarja
    Anėtarėsuar
    02-10-2005
    Vendndodhja
    Tek ura e zallit!
    Postime
    745



    Do tė tė dua gjithnjė

    Dashuri ky vullkan i vuajtjeve shpirtėrore.
    I, dashuri im. Tani jemi tė ndarė. Kėtė nuk mund ta mohoj, por njė gjė tė tillė ende nuk e besojnė sytė e mi tė kaltėrt, tė cilėt edhe pse tė pėrlotur dhe tė lodhur nga nostalgia e mungesės sate ende edhe na mbetėn pėrgjysmė pėrpilimet e planeve tė reja pėr njė ardhmėri tė lumtur. . Por jo. Kėtė nuk e besoj. Kush e di, ndoshta edhe do tė ndodhė. Dhe, nėse ndodhė, atėherė do tė isha njeriu mė i lumtur nė botė. I dashur po i shkruaj kėto vargje tė shkurtra jo pėr tė thėnė se sa tė kam dashur, sepse kėtė e di edhe vet, apo pėr tė ndėrruar mendjen tėnde, por vetėm desta tė them se unė e dashura yte e dikurshėme, edhe pas gjithė asaj qė mė bėre ende jam gjallė dhe jetoi e vetmuar nė njė skaj tė kėsaj bote tė ēuditshme.

    Ende unė e gjora, tė dua, mė shumė se ēdo gjė tjetėr nė botė. Ti e di se unė gjithmonė t’i pranova kėshillat e tua, ndėrsa ti kurr nuk pranove kėshillat e mia dhe pikėrisht pėr kėtė shkak nė mes heshtjes sime dhe dyshimit tėnd u formua hendeku i urrejtjes nė tė cilėn pastaj u futen plumbat e gjelozisė qė na vranė dashurinė.

    Tė lutem, si nuk pate mėshirė pėr lumin e madh tė lotėve tė mi, s’pate mėshirė as pėr lutjet e shumta qė t’i bėra? Si e shkele premtimin qė ma pate dhėnė se vetėm vdekja do tė na ndajė?! I dashur, tė them edhe njė herė — unė vuaj pėr ty!

    Ende mė pėrkundė hija e dorės sate nė djepin e ėndrrave. Ende jetoi nė shkėlqimin e syve tė tu, tė cilėt nga njė fotografi e varur nė mur pa ndėrprerė vėshtronė rėnkimin e dhimbjeve tė mija. Ku je, i dashur, nė kėtė moment, kur unė vuaj pėr ty? Ndoshta jeton i lumtur me dikend tjetėr dhe nėse ėshtė ashtu atėherė tė uroi fat, sepse unė nuk jam shpirtlig sikur je ti.

    Tė lutem,mos u largo, mos prish dashurinė tonė, mos ma helmo jetėn!

  17. #37
    _-_ Maska e Shtegtarja
    Anėtarėsuar
    02-10-2005
    Vendndodhja
    Tek ura e zallit!
    Postime
    745
    ..........................
    Inteligjences Zoti i ka vėnė kufi kurse idiotesisė jo.

    Konrad Adenauer


  18. #38
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    511

    Nje histori shume prekese dhe shume domethenese..

    Ishin takuar rastėsisht nė njė festė… Ajo ishte e pėrkryer. Ato ditė kishte aq shumė djem tė pashėm qė i vardiseshin asaj… Pas mbrėmjes ai e kishte ftuar vajzėn pėr tė pirė bashkė njė kafe. Vajza ishte ēuditur pakėz pėr ftesėn e papritur tė djaloshit, qė as nuk i kishte rėnė nė sy gjatė mbrėmjes.

    Menjėherė u ulėn nė kafenenė e thjeshtė pėrbri. Djaloshi ishte aq i emocionuar dhe nga tė rrahurat e zemrės nuk nxirrte dot asnjė fjalė. Kjo gjendje dukej se i largoi kėnaqėsinė dhe vajzės.

    Ndėrsa ajo po bėhej gati tė thoshte: “Gjithsesi, unė tani po iki”, djaloshi kishte thirrur kamerierin.

    - Tė lutem, mė sill pak kripė. Mė duhet pėr kafen.

    Nga tavolinat pėrbri sy tė habitur nisėn tė vėshtrojnė djaloshin. Kafe me kripė!

    Dhe djaloshi u skuq i gjithi nga ndrojtja, hodhi kripėn nė kafe dhe nisi ta pijė.

    Dhe vajza e merakosur iu drejtua: “Paskeni shije tė ēuditshme”.

    Djaloshi u shpjegua: “Nė fėmijėri kemi jetuar nė breg tė detit. Pėrherė luaja nė det dhe nė breg tė detit. Shija e ujit tė kripur tė detit, asnjėherė nuk mė ėshtė ndarė nga goja. Me kėtė shije jam rritur. Kėtė shije e dashuroj shumė. Kjo ėshtė dhe arsyeja se pėrse mė pėlqen qė kafen ta shijoj me kripė. Sa herė qė ndiej atė shijen e kripės nė gojė, kujtoj pėrherė fėmijėrinė, shtėpinė dhe familjen time tė lumtur… Nėna dhe babai akoma jetojnė nė atė shtėpi nė breg tė detit. Aq shumė ndiej mall pėr ta dhe pėr shtėpinė…”

    Ndėrsa thoshte kėto, sytė e djaloshit ishin pėrlotur… Dhe vajza dukej e prekur shumė nga ato qė sapo dėgjoi. Nga ajo qė kishte shpjeguar me sinqeritet djaloshi dukej se kishte shumė mall pėr familjen, shtėpinė dhe ishte tip i gjidshėm dhe i dashuronte shumė familjen dhe jetėn familjare. Dikush qė ka mall pėr shtėpinė, pėr familjen sigurisht qė do ishte njė tip familjar… Ndėrkohė dhe vajza kishte nisur tė tregonte rreth familjes sė saj. Dhe ajo e kishte shtėpinė larg, ashtu si jeta dhe fėmijėria e djaloshit…

    Edhe ajo i tregoi pėr familjen. U bė njė bisedė e kėndshme, e ngrohtė dhe e ėmbėl. Dhe kjo bisedė u bė dhe themel i njė lidhjeje tė gjatė dhe tė mrekullueshme, tamam si nė ėndėrr... vazhduan tė takoheshin dhe tė pinin kafe dhe ashtu si nė ēdo ėndėrr tė bukur, princi dhe princesha u martuan bashkė. Dhe jetuan njė jetė tė lumtur deri nė fund. Nė ēdo kafe qė princesha pėrgatiste pėr princin nuk harronte asnjėherė tė hidhte brenda njė lugė tė vogėl kripė, gjatė gjithė jetės…

    E dinte se ai ashtu e pėlqente kafenė…

    40 vjet mė vonė, djaloshi tashmė i plakur largohet nga jeta. Tė dashurės sė jetės i kishte lenė njė letėr me mbishkrimin: “Hape pas vdekjes sime”. Thua se e ndiente se do largohej i pari nga kjo jetė.

    Dhe mes rreshtave shkruhej: “Dashuria ime, e ėmbla ime. Tė pėrgjėrohem, me fal. Mė fal, sepse gjithė jetėn tonė e kam ndėrtuar mbi njė gėnjeshtėr. Njė herė tė vetme tė kam gėnjyer nė jetė. Kafja me kripė. Besoj e kujton ditėn e parė tė takimit tonė? Isha aq i emocionuar dhe i bllokuar sa nė vend qė tė thoja sheqer, kėrkova kripė nga kamerieri. Ndėrsa ti dhe tė tjerėt rreth e rrotull mė shikonit me habi, vazhdova me gėnjeshtėr. Nuk mė kishte shkuar nė mendje se kjo gėnjeshtėr do tė ishte shkaku kryesor i lidhjes sonė. Kam menduar me dhjetėra e qindra herė tė tė tregoj tė vėrtetėn. Mirėpo ēdo herė kam hequr dorė nga frika. Tashmė po vdes ndaj dhe s’kam asnjė arsye tė kem frikė…

    E vėrteta: Asnjėherė s’mė ka pėlqyer kafeja me kripė! Ėshtė njė shije e ēuditshme dhe njėkohėsisht e shpifur. Por, qė nga dita qė tė kam njohur e kam pirė atė kafen me shije tė shpifur. Dhe, nė tė vėrtetė, nuk ndiej aspak keqardhje. Tė qenit bashkė me ty gjatė gjithė jetės ka qenė kėnaqėsia mė e madhe e imja dhe pėr kėtė lumturi i detyrohem kafes me kripė. Sikur tė vija dhe njė herė nė jetė, tė kem mundėsi tė rijetoj dhe njė herė nga fillimi ēdo ēast, do tė kisha dashur sėrish tė tė njihja ty dhe tė kaloja gjithė jetėn me ty. Edhe sikur tė isha i detyruar tė pija gjatė gjithė jetės kafe me kripė…”

    Lotėt e gruas, tashmė tė plakur, njomnin letrėn. Njė ditė njėri nga tė afėrmit e pyeti gruan e plakur: “Si ėshtė tė pish njė kafe me kripė?”

    Gruas iu pėrlotėn sytė… Dhe mjaftoi vetėm duke thėnė: “Shumė e ėmbėl…”





    Kafe me kripė... Ju bėftė mirė!!!


  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Pėr: Letra dhe histori dashurie.

    Citim Postuar mė parė nga Shtegtarja Lexo Postimin



    Do tė tė dua gjithnjė

    Dashuri ky vullkan i vuajtjeve shpirtėrore.
    I, dashuri im. Tani jemi tė ndarė. Kėtė nuk mund ta mohoj, por njė gjė tė tillė ende nuk e besojnė sytė e mi tė kaltėrt, tė cilėt edhe pse tė pėrlotur dhe tė lodhur nga nostalgia e mungesės sate ende edhe na mbetėn pėrgjysmė pėrpilimet e planeve tė reja pėr njė ardhmėri tė lumtur. . Por jo. Kėtė nuk e besoj. Kush e di, ndoshta edhe do tė ndodhė. Dhe, nėse ndodhė, atėherė do tė isha njeriu mė i lumtur nė botė. I dashur po i shkruaj kėto vargje tė shkurtra jo pėr tė thėnė se sa tė kam dashur, sepse kėtė e di edhe vet, apo pėr tė ndėrruar mendjen tėnde, por vetėm desta tė them se unė e dashura yte e dikurshėme, edhe pas gjithė asaj qė mė bėre ende jam gjallė dhe jetoi e vetmuar nė njė skaj tė kėsaj bote tė ēuditshme.

    Ende unė e gjora, tė dua, mė shumė se ēdo gjė tjetėr nė botė. Ti e di se unė gjithmonė t’i pranova kėshillat e tua, ndėrsa ti kurr nuk pranove kėshillat e mia dhe pikėrisht pėr kėtė shkak nė mes heshtjes sime dhe dyshimit tėnd u formua hendeku i urrejtjes nė tė cilėn pastaj u futen plumbat e gjelozisė qė na vranė dashurinė.

    Tė lutem, si nuk pate mėshirė pėr lumin e madh tė lotėve tė mi, s’pate mėshirė as pėr lutjet e shumta qė t’i bėra? Si e shkele premtimin qė ma pate dhėnė se vetėm vdekja do tė na ndajė?! I dashur, tė them edhe njė herė — unė vuaj pėr ty!

    Ende mė pėrkundė hija e dorės sate nė djepin e ėndrrave. Ende jetoi nė shkėlqimin e syve tė tu, tė cilėt nga njė fotografi e varur nė mur pa ndėrprerė vėshtronė rėnkimin e dhimbjeve tė mija. Ku je, i dashur, nė kėtė moment, kur unė vuaj pėr ty? Ndoshta jeton i lumtur me dikend tjetėr dhe nėse ėshtė ashtu atėherė tė uroi fat, sepse unė nuk jam shpirtlig sikur je ti.

    Tė lutem,mos u largo, mos prish dashurinė tonė, mos ma helmo jetėn!
    Shtegtare!
    Komplimente per shkrimet qe tani sapo i lexova....bota jote e brendeshme...paska ngjyra te letersise artistike, te lumte!
    Dhuro shumė...e prit pak!

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Postime
    689

    Pėr: Letra dhe histori dashurie.

    Desara
    Gast

    Postime: n/a
    Standard


    Dua tė jem engjulli yt

    Nuk e di ē`mė shtyri tė tė shkruaj nė kėtė natė tė gjatė. Nuk jam poete,por mė beso se kėto fjalė nuk dalin nga koka ime,por nga zemra.Dalin nga thellėsia e zemrės,aty ku je vendosur edhe ti.Po tė shkruaj,se mė mungon sonte ashtu sikur i mungojnė detit valėt,si qiellit yjet,si syrit loti.....

    Mė beso se tė dua shumė.Mė beso se ti dhe vetem ti sundon nė zemrėn time.Ti je ai pėr tė cilėn kam pritur gjatė,pa ty jamė gjysmė.Do tė jap gjithėēka dhe do tė heq dorė nga gjithėēka pėr ty,nga vetja ime dhe nga gjithėēka qė zotėroj. Do tė jetoj vetem pėr ty.Do tė pres,pa marr parasysh sa.Gjithėmonė do tė tregohem e duruar ndaj teje.Kurrė nuk do tė detyroj pėr ndonjė gjė,as edhe me fjalė.

    Dua tė te udhezoj ty,te te mbrojė dhe tė ruaj nga ēdo e keqe.Dua tė ndajė me ty mendimet e mia,zemrėn,trupin dhe gjithėēka qė kam.Jam e gatshme tė tė ndegjoj gjithėēka qė ke pėr tė thėnė.Nuk dua qė tė ndermarr ,as edhe tė vdes pa bekimin tėnd.....

    Shkrime shume te bukura, sikur mos te kisha lexuar me pare...apo Shtegtarja mund te na thote nese eshte vete Desara???!!!!

    ps. marre nga DF. www.kosova.de/ letra Dashurie / Desara ...po i hequr e ven nje pike a presje!???




    http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=14599
    ps. mendoje se duhet te behet nje fusnote* ketu ...te tregohet nga vije Shkrimi....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ilirana : 19-10-2013 mė 14:09

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  2. Letėr dashurie -- Dhaskal
    Nga Arbushi nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 10:26
  3. A mund tė jetė njė marrėdhėnie dashurie «demokratike»?
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 13:18
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 13:36
  5. SMS dashurie
    Nga two-head-eagle nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 21-07-2004, 14:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •