Nese do fitimin me te larte nga interesi i kursimeve te tua, atehere bli obligacione me maturim 5-vjecar. Interesi i obligacioneve (letrave me vlere te qeverise), sipas te dhenave me te fundit te Bankes se Shqiperise, arriti ne 10.14 per qind. Vlera eshte te pakten 3 per qind me e larte se interesi i bonove te thesarit me maturim njevjecar. Ne muajin mars, interesi i obligacioneve me afat maturimi 3-vjecar, shenoi 8.90 per qind, ndersa ai obligacioneve 5-vjecare, shenoi 10.14 per qind, duke u rritur perkatesisht me 0.10 pike perqindjeje dhe me 0.46 pike perqindjeje. Burimet ne Ministrine e Financave, thane se norma e interesit e obligacioneve 5-vjecare, llogaritet mbi bazen e interesave mesatare te ponderuara te 3 ankandeve te fundit te emetuara perpara zhvillimit te ankandit te obligacioneve. Nderkohe qe, shtesa mbi interesin, do te percaktohet nga rezultati i ankandit. Bankat do te marrin pjese ne ankand me opsionet e ndryshme te marzhit per shuma te ndryshme te ofruara. Keshtu, vlera me e larte e ketij marzhi, e pranuar nga Ministria e Financave plus interesin e ndryshueshem, perben kuponin, i cili do te zbatohet ne menyre uniforme per te gjitha kerkesat fituese. Nderkohe qe, rregullorja percakton, qe kuponi do te ripercaktohet cdo vit mbi bazen e interesit te ndryshueshem dhe marzhit te vendosur nga ankandi fillestar. Kuponi do te paguhet cdo 6 muaj. Rregullorja kerkon qe kerkesat e bankave, duhet te dorezohen te mbyllura ne zarf dhe te mbajne adresen "Banka e Shqiperise, Departamenti i Operacioneve Monetare, Ankandi i obligacioneve 5-vjecare".
Emetimi i obligacioneve me afat maturimi 5-vjecar nga ana tjeter, eshte nje sinjal se, ekonomia vendase e ka kaluar fazen e veshtire te tranzicionit. Edhe bankat e nivelit te dyte, kane filluar te ofrojne sherbimet e kursimeve me afat maturimi 5-vjecar dhe te kredive me afat kthimi 15 deri ne 20 vjet.
Kjo shperndarje e borxhit, ne vite pritet te ule efektet shok ne interesat e bonove te thesarit ne periudha te caktuara dhe sidomos ne fund te vitit, eshte shprehur ministri i Financave, Bode. Emetimi i borxhit te brendshem ne periudhe pesevjecare, eshte cilesuar si arritja me e madhe ne fushen e financave gjate vitit 2006. Gjithashtu, Banka e Shqiperise eshte duke shikuar mundesine per shitjen e bonove te thesarit ne euro ne tregun nderkombetar.
Obligacionet, ja interesat
Interesi i obligacioneve 2-vjecare 7.65%
Interesi i obligacioneve 3-vjecare 8.90%
Interesi i obligacioneve 5-vjecare 10.14%
Krijoni Kontakt