KJ
--
E Marte, 28 Dhjetor 2004
KRESHNIK SPAHIU, QYTETARI I 2004-ES
Dje ka perfunduar nje nga sondazhet qytetare mbi perceptimin e publikut per njeriun e vitit 2004. Prej dhjete ditesh televizioni "Teuta" ne emisionin e tij te mengjesit zhvilloi nje sondazh me telefonata te drejtperdrejta te qytetareve per anketimin e njeriut me te suksesshem te vitit 2004.
Ne kete anketim u perfshine qytetare nga Tirana, Durresi, Kavaja, Kruja, Shijaku. Per me se dhjete dite ne anketim u perfshine rreth 234 telefonues te cilet shprehnin konsideratat e tyre per njeriun per te cilin ata mendonin se kishte lene me shume gjurme gjate vitin 2004 dhe per karakteristikat e tij. Muaj me pare nje nga sondazhet e projekteve te USAID ne Shqiperi, IREX, e ka vleresuar emisionin "Koha per t'u zgjuar" te organizuar nga publicisti i njohur Bashkim Hoxha, si nje nga programet me te ndjekur dhe me audiencen me te larte te shikueshmerise nder mediat shqiptare. Sipas ketij anketimi eshte vene re nje epersi e dukshme e perfaqesuesve te shoqerise civile dhe artit mbi politikanet. Ne baze pikavarazhit, nga afro 37 te preferuar te qytetareve me i votuari ka qene drejtori i Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve, Kreshnik Spahiu, i cili ka kryesuar me nje epersi te dukshme e me pas kryebashkiaket Edi Rama dhe Koka, Artisti i Popullit Mirush Kabashi, kryetari i PD-se, Sali Berisha, kampioni europian ne boks Kreshnik Qato, drejtuesi i levizjes "Mjaft", Erion Veliaj, dhe publicisti Gjergj Vlashi.
Nga vezhguesit vleresohet se dy vitet e fundit ka nje renie te dukshme te besimit te publikut per politikanet dhe nje ngritje te dukshme per perfaqesuesit e shoqerise civile. Se paku 30 per qind e te anketuarve kane votuar per kreun e levizjeve qytetare, avokatin Krehnik Spahiu. Ai ka mundur te mbledhe dy here me shume pike se lideri i opozites Berisha dhe disa here me shume se cdo politikan tjeter. 56 vota kane qene ne favor te Kreshnik Spahiut, 24 ne favor te Berishes dhe asnje vote per kryeministrin Fatos Nano. Kohet e fundit ka pasur nje sfide te hapur mes levizjeve qytetare dhe partive politike. Perplasjet e fundit dhe debatet mes ketyre aktoreve politike dhe jopolitike me sa duket kane shenuar rritje te kuotave dhe popullaritetit te krereve te levizjeve qytetare. Ne intervistat e tyre telefonuesit kane shprehur hapur pakenaqesine e tyre me kasten e vjeter te politikaneve dhe madje kane bere thirje qe shume nga perfaqesuesit e shoqerise civile mund te jene ne te ardhmen ata qe mund te qeverisin vendin. Ftesat dhe kerkesat qe perfaqesuesit e shoqerise civile te hyjne ne betejat elektorale dhe te jene nje alternative e re politike kane kohe qe artikulohen nga politikane, analiste, media, etj. Fryma civile dhe perpjekjet per te ndryshuar klasen politike shqiptare jane nje nga sfidat e diskutuara jo vetem nga opinioni vendas, por edhe ai nderkombetar. Gjashte muaj me pare, Kreshnik Spahiu dhe Erjon Veliaj u konsideruan nga kongresi amerikan si Les Valesa dhe Vaslav Havelet e rinj te Shqiperise.
Anketimi permban ne vetvete elemente te larte te besueshmerise per shkak te bisedimit te drejtperdrejte telefonik te qytetareve nepermjet transmetimit direkt televiziv. Anketime te ketij lloji i mungojne prej kohesh publikut i cili e ka te veshtire te gjykoje dhe te shprehe vlerat e qytetarise. Politikane te ndryshem te ashtuquajtur legjitime per shkak te votimeve te kater viteve me pare mund te kene humbur cdo lloj mbeshtetjeje te publikut per shkak te hendekut qe ata kane krijuar me problemet dhe shqetesimet e elektoratit. Anketimi i fundit reflekton nje lufte te ftohte politike te pashpallur mes dy brezave, dy mentaliteteve, dy qendrimesh te ndryshme. Gjithsesi ende kemi te bejme me nje konfrontim idesh, pikepamjesh, analizash, platformash dhe vizionesh. Xhungla e politikes shqiptare veshtire te lejoje frymemarrje dhe hapesire per aktore te rinj politike. Pavaresisht nga keto rrethana, duket qarte se lideret e shoqerise civile po hezitojne qe te vazhdojne misionin e tyre civil per forcimin e vlerave te shoqerise civile apo te mbartin mbi vete nje hap me shume, ate te perfshirjes ne politike dhe garen elektorale, e cila do te ishte nje ndeshje gladiatoresh per ta ne Koloseumin e politikes shqiptare.
..
Krijoni Kontakt