Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 40
  1. #1
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Flete nga ditari i nje prostitute

    FLETĖ NGA DITARI I NJĖ PROSTITUTE

    E hėnė

    U ktheva nė dhomėn time e lodhur pėr vdekje. Kisha shumė klientė sonte. Dy prej tyre ishin dy marinarė tė huaj . Mė palluan si tė tėrbuar ,mė dėrmuan tė tėrėn me organet e tyre tė fortė qė me sa dukej kishin shumė kohė pa rėnė nė ****** e njė femre . Mė paguajtėn mirė dhe kur u larguan mė falenderuan- gjė mjaft e rrallė pėr njė bordell. Kur dola jashtė nė rrugė njė makinė ndaloi para meje dhe njė djalosh mė dha njė pusullė. Mė ftonin nė njė seks-parti qė do tė bėhej nė shtėpinė e njė tė njohurit tim. Shpresoj tė mos e pėsojmė si herėn e fundit ku nė vėnd qė tė argėtonin ***** e tyre tė fishkura , pleqtė kishin pirė e bėrė tapė e nė fund na kishin rrahur ashtu sic ishim lakuriq. Nuk i denoncuam sepse na paguajtėn mirė, ashtu sic paguajnė pleqtė. Tani po shkoj tė bėj njė banjė dhe tė fle.

    E martė

    Mėngjez shumė i bukur dhe i kthjellėt. Nga dritarja vėshtroj , ashtu sic bėj cdo mėngjez , nxėnėsit qė nxitojnė pėr nė shkollė dhe prindėr tė kujdesshėm qė cojnė vogėlushėt e tyre nė cerdhe . Dy ėndėrrat e mija mė tė mėdha janė tė kisha qenė edhe unė studente dhe tė kisha edhe unė njė vajzė tė vockėl dhe tė bukur qė ta coja cdo mėngjez nė cerdhe . Ta puthja nė sytė e pėrlotur e tė pėrlotesha edhe vetė kur ajo tė mė thėrriste :” Mami mos harro tė mė marrėsh ! “.
    Edhe tani qė po shkruaj kėto rreshta lotėt mė kanė mbushur sytė . Nuk e di por tek cdo vogėlushe mė duket se shoh vegjėlinė time qė nė tė vėrtetė ka qenė shumė e hidhur ,aspak e ėmbėl si e kėtyre vogėlushėve qė shoh cdo mėngjez . Kurrė nuk arrita t’i shoh prindėrit e mi. Nuk i kam thėrritur ndonjė gruaje “nėnė “ dhe s’mė ka thirrur askush “ nėnė “. Jam jetime. Megjithatė, kjo gjė s’mė ka penguar t’i shijoj mėngjezet e kthjellėt plot ajėr tė pastėr dhe shpresė. Pas pak do tė ha mėngjezin tim tė thjeshtė dhe mė pas do tė shtrihem nė kanape me poezitė e njė shoqes sime – poete dhe prostitutė – nė dorė.

    E mėrkurė , ora 4 e mėngjezit…

    O Zot i madh ! Cfarė rrėmuje e tmerrshme u bė nė partin e mbrėmshėm. Ishim gjashtė vajza dhe dhjetė burra ( mė i riu rreth tė dyzetave ). Muzikė , pije dhe seks. Ishin tė njėjtėt pleq, por kėtė herė u sollėn mė mirė . Mė bėri pėrshtypje njėri prej tyre , Andrea . Mė kish sjellur lule dhe njė varėse tė florinjtė . E kalova natėn me tė. Vetėm me tė. Mua mė pėlqejnė kėto lloj zbavitjesh kolektive , sidomos pėr faktin se ke mundėsi tė ndrrosh partner, tė shkosh me grup, tė shohėsh e tė tė shohin plot epsh , ndėrsa ti pėrpėlitesh nė agoninė e seksit – gjėra qė do t’i ėndėrronte edhe gruaja mė e moralshme . Ėshtė njė gjė qė ia vlen ta bėsh edhe falas, packa se tė paguajnė pesėfish.
    Por mbrėmė nė castin qė Andrea mė dhuroi lulet, ndjeva dicka brenda meje , dicka qė s’mund tė paguhej, por qė vec falej. Ndėrsa po bėnim seks tė shtrirė mes carcafėve tė zhubrosur e tė lagur nga djersa , ndėrsa dora e tij nė vėnd qė tė shtrydhte format e mija eksituese ,pėr orė tė tėra kish pėrkėdhelur flokėt dhe duart e mija, butėsisht dhe lehtė – lehtė, aq lehtė sa qė ajo prekje nuk ndjehej nė lėkurė, por nė shpirt .
    Bėra seks apo dashuri ? Sa budallaqe jam…! Vjen njė burrė e mė dhuron lule e unė kujtoj se ka rėnė nė dashuri me mua . Naivitete qė u kanė hije adoleshenteve e jo njė prostitute tridhjetėvjecare . Megjithatė kish dicka tė vecantė nė prekjen e tij, dicka qė unė nga instikti dhe pėrvoja e di qė ėshtė tepėr e rrallė . Fundja a nuk shkruan edhe Mopasani se “ nė dhomėn e njė kurve gjithmonė ka vend pėr njė tufė me lule “ ?

    E enjte , pasdite …

    Para pak castesh erdhi e zonja e shtėpisė pėr tė marrė qiranė e muajit . Ėshtė krijesė shumė zemėrgjėrė dhe e mirė . Piu kafenė e saj tė ngrohtė dhe duke mė parė fatin nė llumin e filxhanit tim mė tha qė sė shpejti do tė kisha ndryshime tė rėndėsishme nė jetė . Ka dhjetė vjetė qė thotė kėshtu e shkreta , por fati im s’po ndryshon . E thonė pastaj “ Pac fatin e kurvės !”…Ndoshta e kanė fjalėn pėr kurvat qė s’punojnė nė bordell, por zyrave , shkollave apo laboratorėve…Ndoshta.

    E premte…

    I mbarova sė lexuari poezitė e Linės . Sa bukur shkruan ajo pėr dashurinė . Edhe pėr lulet. Edhe pėr zogjtė . Sikur tė shkruaja edhe unė aq bukur, do tė shkruaja pėr…Vėrtetė pėr c’gjė mund tė shkruaja unė ? Pėr prindėrit e mi tė panjohur ? Pėr fėmijėrinė dhe rininė time ? Apo pėr dashurinė time ?
    Unė s’kam tė dashur, por ta zėmė se kam…Andrean pėr shembull . Ja ca fjalė poetike pėr atė :
    “Sikur tė isha perėndi,
    dheun, ajrin dhe ujėrat,
    ėngjėjt dhe djajtė tė pėrulur para meje,
    amėshimin , hapėsirėn , qiejt , botėrat,
    tė gjitha do t’i jepja pėr njė tė puthur prej teje…!”

    Ah sikur tė ishin tė mijtė kėto vargje tė Hygoit…Por me siguri edhe ai ndonjė gruaje qė ka qenė njė cikė kurvė do t’ia ketė kushtuar ,pavarėsisht se Hygoit i ėshtė dukur si virgjėreshė. Po e lė rehat Hygoin dhe po ia fus njė gjumi tė mirė se nata e tmerrshme e punės vjen shumė shpejt dhe ikėn aq ngadalė…

    E shtunė…

    Sot kur dola pėr tė psonisur njė grua e re, e veshur shume chic , u afrua pranė meje dhe duke mė kapur fort nga dora mė tha :” Po ty moj kurvė rrugėsh nuk tė mjaftojnė beqarėt qė tė hyping nė bordellin e qelbur ,por kėrkon ta bėsh edhe me tė martuarit e tė shkatėrrosh familjet ? Larg tim shoqi ,ndryshe do tė tė mbys me duart e mia…! “.
    Kaq tha dhe u largua me tė shpejtė duke mė lėnė tė hutuar nė mes tė rrugės. Cila tė jetė vallė ? Mos vallė gruaja e Andreas ? Nuk ėshtė hera e parė qė dėgjoj tė tilla fjalė , por cuditėrisht ėshtė hera e parė qė ndjehem kaq keq. Si mė tha ? “ Kurva e rrugėve…”. Vėrtetė jam prostitutė dhe punoj nė bordell , por kjo s’do tė thotė qė jam kurvė nė kuptimin qė ajo kish marrė me mend. Se nė atė kuptim tė gjitha gratė janė kurva. Vėrtetė s’kam familje, vėrtetė s’kam njė tė dashur, njė burrė , por pikėrisht mungesa e tyre mė ka bėrė tė vetėdijshme pėr vlerėn e tyre. Por nė fund tė fundit mirė do tė bėja. Nė qoftėse ai burrė gjeti te unė kurva ato qė s’mund t’i gjente te ajo zonja e bukur dhe luksoze , natyrisht , faji nuk ėshtė i imi , ndaj s’ka pėrse tė mė vrasė ndėrgjegja. Po shkoj tė vė njė cd tė Madonės e tė qetėsohem me pak muzikė . Eh, o Zot! Tė rrosh a tė mos rrosh ! Tė pallohesh apo tė mos pallohesh , sic thotė Lina.

    E diel , paradite…

    Sot e kam pushim . Ėshtė dita kur unė shkruaj mė shumė nė ditarin tim , nė ditarin e njė prostitute . Qė kur hapa sytė nė mėngjez nisa tė filozofoj si budallackė pėr gjėra tė mėdha si psh, shteti , presidenti dhe Qeveria , ministrat, gratė dhe dashnoret e tyre…Kėshtu psh arrita tė zbuloj qė gruaja e njė ministry tė suksesshėm duhet tė jetė patjetėr kurvė , dashnori i saj – njė karrierist i ri dhe gruaja e kėtij tė fundit prostitutė. Se pėr mua kurva dhe prostituta nuk janė e njėjta gjė . Kurva pallohet pėr qejfin e vet , prostituta pėr qejfin e tė tjerėve . Ashtu si dhe unė . Pėr qejfin e tė tjerėve . Dhe pėr paratė e tyre . Pėr paratė e mija . Tė trupit tim . Por s’ėshtė e thėnė tė prostituosh vec pėr para . mund t’i jepesh tjetrit edhe pėr njė vend tė mirė pune pėr vete apo pėr tėt shoq , pėr njė bursė jashtė shtetit , pėr karrierė ,pėr njė orė tė florinjtė apo edhe pėr njė copė bukė . Nėse unė do tė isha dashnorja e Presidentit cili burrė s’do tė mė ėndėrronte pėr grua ? Le tė shpresoj tė bėhem e dashura e Andreas e ai mė pas tė bėhet President . Pastaj do tė dalė edhe falli i filxhanit qė shtie cdo ditė te teto Vana.
    Tani m’u kujtua njė gallatė e vogėl e Linės nė shtėpinė e kushurirės sė vet. Kish ardhur pėr vizitė njė shoqe e kushurirės qė punonte nė njė ministri .Duke u prezantuar ajo i kish thėnė Linės : “Unė punoj sekretare e ministrit. Po ti ?” “ Dicka e ngjajshme me punėn tėnde.”. ish pėrgjigjur Lina , “Punoj nė njė bordell! “. Mysafirja mezi ishte gėlltitur , packa se mė pas ,nė kofidencė , i kish thėnė Linės “ Lum ti me gjithė ata meshkuj ! “.

    E diel ,pasdite…

    Ėndėrra ime mė e madhe ėshtė t’i pėrkas njė burri .Vetėm njė burri tė cilit do t’i falja gjithshka , nė fillim rahjet e zemrės e pastaj trupin tim . Do t’ia jepja dashurinė , dhimbjen , dhėmbshurinė , lotin e sinqertė dhe lule , me mijėra lule tė bukura qė do t’ia dhuroja cdo ditė tė jetės mes puthjesh tė zjarrta. Do t’i falja kujdesin qė ai kurrė tė mos kujtonte kujdesin e tė ėmės , do t’i falja prehjen dhe qetėsinė qė ai kurrė s’e ka gjetur as nė kėndin mė tė qetė tė ndonjė kishe , do t’i falja besnikėrinė qė ndoshta s’ia ka falur as qeni i vet . Dhe si shpėrblim pėr tė gjitha kėto prej tij do tė kėkoja vec njė gjė . Tė ekzistonte , tė jetonte … pėr veten e tij e ndoshta njė ditė edhe pėr mua .
    Pastaj do tė kishim edhe fėmijė tė bukur e tė pastėr , mė tė mirėt nė botė , me nėnėn mė tė mirė nga tė gjitha nėnat . Oh sa e lumtur do tė isha sikur njė ditė dikush tė thotė pėr mua “ Kam gruan mė tė mrekullueshme “ e njė zė fėmije tė shtonte “ Edhe unė kam mamin mė tė mirė nė botė ! “. Pastaj le tė vdisja…

    E hėnė …

    Kur po bėnja dushin e mėngjezit i hodha njė vėshtrim tė vėmėndshėm trupit tim nė pasqyrė . Ishte nė formė tė shkėlqyer , sa s’mund tė rrija pa e fėrkuar kudo me admirim . S’ka faj Lina qė mė thotė aq shpesh “ Pėr njė femėr me trupin tėnd do tė shkatėrroja tėrė pasurinė time pėr t’u bėrė mashkull qė tė tė zotėroja e tė tė bėja timen…! “
    Dje kam masturbuar me idenė qė njė ditė mund tė bėhem gruaja e Andreas . Mė shtohet epshi pėr tė edhe nga fakti qė ajo gruaja qė mė pati quajtur “ kurva e rrugėve “ ka shumė mundėsi tė jetė e shoqja .

    E martė …

    Ėshtė e habitshme . Mbrėmė kisha pesė klientė dhe mė tė pestė arrita orgazmėn , pėrsėri duke pėrfytyruar Andrean nė vėnd tė tyre . Rasti i fundit kish qenė njė vit mė parė kur isha shtrirė me njė student qė mua mė bėri tė pėrjetoja historinė e vjetėr tė cvirgjėrimit tim kėtu e pesėmbėdhjetė vjetė tė shkuar nė njė depo tė errėt tė Jetimores.

    E mėrkurė , mesditė…

    Shkuam me Linėn tė blejmė dhurata pėr tė vegjlit jetimė tė qytetit tonė .Lina bleu shumė kukulla dhe arushė tė vegjėl , ndėrsa unė bleva kordele me lule shumėngjyrėshe dhe njė kukull tepėr tė madhe qė paraqiste njė grua tė bukur me duart e zgjatura pėrpara sikur priste dikė . Jetimėt e vegjėl sa e panė i thirrėn “ Mami!” dhe u vėrsulėn ta puthnin e ta pėrqafonin , sikur tė kish qenė e vėrtetė , ashtu sic donin ata ,ashtu sic kisha dashur edhe unė tė ishte…

    E enjte…

    Sot nė mėngjez postieri mė solli njė letėr nė njė zarf tė bukur, tė zbukuruar me ca zemra tė plagosura nga shigjetat e dashurisė . E hapa me padurim . Nuk ishte nga Andrea . Ishte njė poezi e vogėl e Linės . Poezi pornografike nė formė gjėagjėze . “ Hyn i fortė e del i butė / pika pika i kullojnė trutė …?! “.
    Ah moj kurvickė e vogėl ! Ta tregoj unė ty atė gjėagjėzėn ! Ngrihem menjėherė , marr buzėkuqin dhe pasi i lyeva mirė e mirė buzėt e *** sime , mora njė copė letėr tė bardhė dhe e puthita mirė pas tyre deri sa nė letėr mbeti forma dhe shenja e tyre e kuqe…Ia postova menjėherė.

    E premte…

    Qė nė mėngjez ra zilja e derės . Ishte Lina qė sapo mė pa m’u hodh nė qafė duke mė puthur e pa harruar tė mė thotė qė e kishte marrė edhe letrėn time tė cilėn e kish puthur disa herė duke kujtuar se kish puthur gojėn time tė bukur e buzėt e mia tė trasha . Kur ia tregova qė ato vėrtetė kishin qenė buzė por buzėt e *** sime, u shqyem gazit sa asaj i shpėtoi shurra…

    E shtunė…

    Mbrėmė kishim pėrsėri seks-parti . Andrea nuk ishte mes tė tjerėve . Ndoshta ia ka mbledhur e shoqja . M’u vardis njė burrė plak qė pretendonte qė tė kishte organin mė tė madh nė botė . E kishte vėrtetė tė madh ,por megjithatė nuk pata orgazėm edhe pse kisha pirė ca alkool . Ndoshta e kish fajin mungesa e Andreas.
    Mė duket se kam rėnė nė dashuri me tė . Pėrsėri na pagajtėn shumė mirė . Lina nuk erdhi pasi kishte randevoux me tė dashurin e saj .

    E dielė , paradite…

    Erdhi edhe e diela . Sa tė tjera do tė vinė akoma ? Ndoshta mė shumė , ndoshta mė pak … Nė garderobėn time , midis shumė fustanesh , ndodhet edhe njė fustan qė s’e kam veshur kurrė . Fustani i nusėrisė qė e bleva me rrogėn e parė tė prostitucionit . Ėshtė i bardhė si ėndėrrat e mija tė dikurshme . Ka mbetur i harruar nė njė cep tė dollapit . Si vetė ėndėrrat .Por me njė ndryshim .Ai ka mbetur i ri , i paprekur , ndėrsa ėndėrrat mė janė vjetėruar , mė janė thinjur e kanė zėnė tė flasin me vete si pleq tė drobitur tė ulur buzė njė pėrroi apo lumi ku dikur vinin me tė dashurat e qė tashmė vijnė thjeshtė pėr tė shurruar…Ndoshta edhe pėr tė masturbuar . Mė vjen keq vetėm pėr njė gjė .ta kasha veshur dikur , atėhere kur duhej e qė jo pėr fajin tim nuk e vesha .
    Nejse . Tani po ndez njė cigare . Jo nga mėrzia .Thjeshtė kot . Kam tymosur me mijėra cigare nga mėrzia , i kam thither me afsh deri nė fund e mė ėshtė dukur se bashkė me tymin thithja shpresa e nxirrja brenga dhe nė fund mbeta bosh … si paketa.Kam tymosur me mijėra cigare nga kėnaqėsia dhe kam fluturuar nė ajėr e kaltėr si tymi mes ėndėrrimesh e vegimesh ku shėtiste herė njė vogėlushe lozanjare e herė njė vajzė sqimatare veshur nė tė bardha… Por mė shpesh kam tymosur kot , sic po tymos tani .

    E diel , pasdite…

    Surpriza mė e madhe e viteve tė fundit : Para njė ore bie zilja e portės , e hap dhe para meje shoh Andrean . Ish ndarė nga e shoqja pas sherresh e debatesh tė shumtė ku ishte pėrmendur edhe emri im . Mė erdhi edhe mirė edhe keq , ndoshta se te ne gratė pėrzihen nė tė njėjtėn masė altruizmi dhe egoizmi .
    Nė momentin pėrfundimtar tė ndarjes , pasi ajo i kish thėnė “ shko tani te ajo kurva jote ! “ , Andrea i ish pėrgjigjur qė “ tė gjitha gratė pasi cvirgjėrohen janė njė lloj i vecantė kurve…”
    Pimė pak konjak dhe tymosėm cigare sikur tė ishim miq tė vjetėr . Kur u ngrit pėr tė ikur iu luta tė qėndronte edhe pak . mė premtoi qė do tė kthehej nga ora dhjetė e darkės . Mė puthi dhe u largua i heshtur . Tani qė po shkruaj kėto rreshta nuk e di se si s’po mė del zemra , jo nga krahėrori , por nga fundi i barkut…

    E hėnė , pasdite…

    Sapo jam zgjuar nga gjumi mė i ėmbėl i jetės sime . Ishte njė natė mjalti .
    Puthje , pėrqafime dhe njė seks i mrekullueshėm qė filloi me pėshpėritjet nė rrėzė tė veshit , diku rreth qafės sime e qė mbaroi me ngrohtėsinė qė shpėrndante mbi trupin tim dhe mbi kofshėt e mija sperma e bardhė qė Andrea e lėshoi dridhurazi dhe symbyllur mes epshit ,dhimbjes dhe kėnaqėsisė…
    Na zuri gjumi shumė vonė , ndoshta pak para se tė zbardhte dita e re qė unė e dija qė do tė ishte njė ditė e zakonshme , plot njerėz , zogj e makina qė do tė nxitonin pėrsėri drejt njė gėnjeshtre tė re me emrin shpresė e qė vonė , shumė vonė , do tė ktheheshin bosh dhe gri nė shtėpitė , foletė dhe garazhet qė tashmė do tė kishin njė copėz gėnjeshtėr mė shumė , njė copėz tė grisur shprese mė shumė , njė gri mė shumė mes buzėqeshjeve , nėnqeshjeve dhe qeshjeve , tė gjitha gri si tymi dhe hiri i cigares apo si thinjat nė flokėt e njė fallxheshe qė mė kot kėrkon ngjyrėn e bardhė mes llumit tė zi tė kafesė nė fundin e njė filxhani qė mund tė jetė fundi i njė shpirti apo edhe fundi i njė dite gri qė filloi aq e bukur dhe e bardhė…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 14-02-2005 mė 14:58
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Te them te drejten ... kur pashe titullin e temes
    sikur sme shtoj ndonje interes te madh..po me teper
    kureshtja me beri ta lexoja.
    Kam ngel shume e varfer nga fjalet ... dhe sdi sesi ti pershkruaj
    fantazine ... fjalet... fjalite .strofat e tua ....fantastike.


    Me poshte po vecoj pjeset qe pelqeva me shume.


    Citim Postuar mė parė nga crazy old baby
    Kam tymosur me mijėra cigare nga mėrzia , i kam thither me afsh deri nė fund e mė ėshtė dukur se bashkė me tymin thithja shpresa e nxirrja brenga dhe nė fund mbeta bosh … si paketa.Kam tymosur me mijėra cigare nga kėnaqėsia dhe kam fluturuar nė ajėr e kaltėr si tymi mes ėndėrrimesh e vegimesh ku shėtiste herė njė vogėlushe lozanjare e herė njė vajzė sqimatare veshur nė tė bardha… Por mė shpesh kam tymosur kot , sic po tymos tani .

    Ai ka mbetur i ri , i paprekur , ndėrsa ėndėrrat mė janė vjetėruar , mė janė thinjur e kanė zėnė tė flasin me vete si pleq tė drobitur tė ulur buzė njė pėrroi apo lumi ku dikur vinin me tė dashurat e qė tashmė vijnė thjeshtė pėr tė shurruar

    Oh sa e lumtur do tė isha sikur njė ditė dikush tė thotė pėr mua “ Kam gruan mė tė mrekullueshme “ e njė zė fėmije tė shtonte “ Edhe unė kam mamin mė tė mirė nė botė ! “. Pastaj le tė vdisja
    …

  3. #3
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    shum prekse nuk e di ca te them me shum, ngela pa fjal

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Kam mbetur pa fjale c.o.b.
    ....kaq intimitet dhe rrjedhshmeri mendimesh.
    Je i perkryer,pena jote buron.
    Nuk eshte aspak hiperbolike,por mund te them se ti duhet te krijosh nje fan-club-in tend ne forum )(merre si shaka po deshe,por e kam seriozisht).
    Mel
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ard : 27-12-2004 mė 19:26

  5. #5
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Qenkemi te gjithe prostituta...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Pergezimet e mia per stilin dhe bukurine e fjales, per sinqeritetin me te cilin jane shkruar dhe deshirat me te mira per ju...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  7. #7
    Ndėshkues Abuziv Maska e Punisher
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    25
    interesante...
    Je ne gjendje te postosh vazhdimin?
    You can't judge a book by its cover!

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    si tha "humdinger"? "qenekeni te gjitha prostituta?"

    nejse, mua me pelqyen "fletet nga ditari i nje prostitute".Dhe sidomos autori e ka shkruar ne nje menyre kaq origjinale sa te vjen te dyshosh se vertete ka vjedhur ndonje ditar te ndonje prostitute. Kjo prostituta e ditarit se pari eshte njeri...Te isha burre , mund te martohesha me nje prostitute si kjo. (por te isha burre jo shqiptar ama, se shqiptaret jane te "ndershem" ) lol
    urime COB.

  9. #9
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    E hėnė , pasdite…

    Sapo jam zgjuar nga gjumi mė i ėmbėl i jetės sime . Ishte njė natė mjalti .
    Puthje , pėrqafime dhe njė seks i mrekullueshėm qė filloi me pėshpėritjet nė rrėzė tė veshit , diku rreth qafės sime e qė mbaroi me ngrohtėsinė qė shpėrndante mbi trupin tim dhe mbi kofshėt e mija sperma e bardhė qė Andrea e lėshoi dridhurazi dhe symbyllur mes epshit ,dhimbjes dhe kėnaqėsisė…
    Na zuri gjumi shumė vonė , ndoshta pak para se tė zbardhte dita e re qė unė e dija qė do tė ishte njė ditė e zakonshme , plot njerėz , zogj e makina qė do tė nxitonin pėrsėri drejt njė gėnjeshtre tė re me emrin shpresė e qė vonė , shumė vonė , do tė ktheheshin bosh dhe gri nė shtėpitė , foletė dhe garazhet qė tashmė do tė kishin njė copėz gėnjeshtėr mė shumė , njė copėz tė grisur shprese mė shumė , njė gri mė shumė mes buzėqeshjeve , nėnqeshjeve dhe qeshjeve , tė gjitha gri si tymi dhe hiri i cigares apo si thinjat nė flokėt e njė fallxheshe qė mė kot kėrkon ngjyrėn e bardhė mes llumit tė zi tė kafesė nė fundin e njė filxhani qė mund tė jetė fundi i njė shpirti apo edhe fundi i njė dite gri qė filloi aq e bukur dhe e bardhė…
    ----------------------------------------------------------------------------------





    Epo kot nuk kane thene qe qemoti ... " Pac fatin e kurves " ....

    shehhhhhhhhhhhhhhhhhhhtttttttt se jam ne pune tani lol ... skam nder mend te shkoj ne shtepi tani ................


    e Mrekullueshme COB ......... Je i vecante !!
    shkrimet e tua jane plot fantazi dhe imagination ... i like it .. a lotttttttttttt !
    e prek lexuesin right mu aty ... ku duhet .. te" telat " e ndjeshmerise !!


    gjithe te mirat ...

    pink

    mace blu ... te gjitha femrat pak a shume .. ne nje menyre apo tjeter jane prostituta ne krevat !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PINK : 28-12-2004 mė 11:48
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Urime Crazy Old Baby! Me te vertet je i nje niveli te larte sa qe edhe poetet me te medhenj mund te te ken zili. Ke disa ''gjetje te reja'', ke pershkrim mjaft te pasur dhe e ngroh gjithnje tregimin, poezine apo prozen tende. Suksese te metejshme.

    Me respekt: Bianconero.
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  11. #11
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    lexova vetem fragmente,do te rikthehem per te marre dyfish kenaqsi..edhe Maria e Coelhos do ti kishte zili keto flete ditari.!

    pergezime dhe pershendetje te ngrohta

    marsela
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  12. #12
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Crazy old baby shume me kuptim dhe real kjo flete ditari,
    sepse shume njerez e shofin prostituten si ajo femer pa
    ndjenja qe di te beje vetem nje gje.
    Nuk mund te them se s'duhen gjykuar per cfare bejne
    por shume jane aty pa deshiren e tyre..
    Por gjithsesi te mos dal nga tema, te lumte dora!

  13. #13
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ajde Teme Ajde Vertet Per Te Lene Mbresa
    Shume Prekese. Ika Njehere Se Po Filloj Si Ndonje Kopetent
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  14. #14
    Go Pistons Maska e ledio
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    diku ne bote
    Postime
    625
    E lexova shume e bukur.

    Vec nje gje nuk kuptoj?
    Cod ti i ke marre keto faqe nga nje ditar i vertete i nje prostitute, apo i ke shkrojt vet?
    *Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
    *There is no such thing as no chance.
    *There's a better way to do it.......... find it
    *If you can dream it, you can do it
    *You haven't failed until you quit trying
    *Success doesn't came to you..........you go to it.

  15. #15
    asgje s'me perket mua
    Anėtarėsuar
    25-12-2004
    Vendndodhja
    Detroit
    Postime
    46
    Citim Postuar mė parė nga ledio
    E lexova shume e bukur.

    Vec nje gje nuk kuptoj?
    Cod ti i ke marre keto faqe nga nje ditar i vertete i nje prostitute, apo i ke shkrojt vet?

    HEEEEEEEEEEEEEJ Plako !!!! Ky eshte forum i krijuesve e jo i mashtruesve...!

  16. #16
    100% Fierake Maska e ~BoOtYlIcIoUs~
    Anėtarėsuar
    15-10-2004
    Vendndodhja
    Wit U Boo
    Postime
    103
    wwooww jam e pafjale. me e bukura qe kam lexuar ne shqip. shum shum shum bukur me verte di te shkruash bukur. urime na posto edhe icik fundin se dua ta di cndodhi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 02-01-2005 mė 12:51

  17. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    pershkrimi i realitetit ne detaje te imta- me vertet bukuri natyrale dhe e paprekur

  18. #18
    Shpirterisht e ke paraqitur shume te bukur. Aq te bukur saqe na ben me zor ta duam heroinen. Por njeriu (sidomos kur i shkruan vetes dhe perplaset drejperdrejt me dallget e ndergjegjes) a mund te jete kaq i bukur?!...Ndoshta mund te jete shume transparent. Bukuria verbon, pa dashur njesohet me perfeksionin dhe kjo te ben pak konfuz...

    Me pelqeu! Shume elokuente mendimet.

    P.S. Ato qe thashe me lart nuk ishin kritike okkk?? Gezuar Vitin e Ri 2005!

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Une e pashe kete tem padashje por me pelqeu shume menyra e shkrimit tend.e kam lexuar 2 here eshte shume prekese.te uroj bravo per temen eshte mjaft e bukur.kam ngelur me goje hapur.Gezuar Vitin E RI TE GJITHVE PACIM FAT PER VITIN 2005 .Mund te dergoni edhe tema te tilla me gjithe kenaqesi do ti lexoj ?.flm

  20. #20
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    E kam sterrlexuar.

    E natyrshme deri ne lakuriqsi.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  2. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  3. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  4. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29
  5. Rrėfimi: Ėndrra ime ishte tė bėhesha prostitutė
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •