SHKUP (27 Dhjetor)- Gjykata e Hages do te ngreje aktpadi kunder ish-ministrit te brendshem te Maqedonise Lube Boshkovski. Akuza bazohet ne krimin e ndodhur ne fshatin Luboten te Shkupit, me urdher te Boshkovskit, gjate kohes se konfliktit ne Maqedoni ne vitin 2001. Forcat e drejtuara nga Boshkovski, kane vrare dhjete shqiptare. Informacionin per ngritjen e aktpadise ndaj Boshkovskit e ka bere te njohur avokati i tij kroat, Zvonimir Hodak, i cili u eshte referuar informacioneve qe ka prej Gjykates se Hages. Ka kater muaj qe Boshkovski qendron i arrestuar ne nje burg te Pules se Kroacise, per shkak te nje rasti tjeter te vrasjes se gjashte pakistanezeve dhe nje personi nga India. bm/bm (Beta/Balkanweb)