Kjo leter lamtumire eshte shkruar nga Markez.
Miqte e mi Lamtumire!
Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje cope jete mbase nuk do thosha te gjitha ato qe po mendoja, por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po them.
Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por per domethenien e tyre. Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonda drite. Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flinin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate!!!
Nese Zoti do te me jepte nje cope jete, do vishesha thjesht do shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim. Zoti im, nese do te mundesha do shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do prisja te dilte dielli.
Do pikturoja nje enderr te Van Gogut mbi yje, do recitoja nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te Sheratit...Do ishte serenata qe do i dhuroja henes. Do ujisja lotet e mi trendafilat, qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyre kuqe nga fletet e tyre.
Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete...nuk do te lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja. Do beja cdo burre dhe grua te bese jane njerezit qe dua dhe do dashurohesha me dashurine. Te njerezit do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne. Femijes se vogel do t'i jepja pende, por do e lija te mesonte vete se si te fluturoje.
Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por "harresa".
Mesova kaq gjera nga ju njerezit...
Mesova se te gjithe duan te jetojne ne "majen e malit", pa e kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret "faqen e pjerret".
Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel, per here te pare gishti qe zgjatet i babait te tij e roberon pergjithmone.
Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga lart, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.
Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush, por me te vertete nuk do hyjne ne pune, sepse kur te me mbajne te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht do jem i vdekur.
Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon.
Nese do e dija se kjo eshte hera e fundit qe do te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera.
Nese do e dija se kjo ishte hera e fundit qe do te degjoja zerin tend, do magnetofonoja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri, perseri.
Nese do e dija qe keto do ishin momentet e fundit qe do te te shihja do te te thoja "te dashuroj" dhe do supozoja jo llogjikisht se e dije me pare.
Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t'i bejme gjerat sic duhet, por n.q.s. bejme gabime na mbetet vetem e sotmja, do doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s'do te te harroj.
E nesermja nuk eshte e sigurt per askend si i ri si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre, sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te tyre.
Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaji duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroi, sillu mire gjeje kohen per ta, thuaji "me vjen keq", "me fal", "te lutem", "faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di.
Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuarsine t'i shprehesh. Tregoju te tjereve domethenien e tyre.
Dergoje kete mesazh tek ata qe do. Nese nuk e ben dot, do jete si dje. Dhe nese nuk e ben kurre, s'ka problem. Fillo te besh realitet endrrat e tua.TANI ESHTE MOMENTI!!!!!
Krijoni Kontakt