OPERACIONET LUFTARAE TE UCK-se GJATE VITEVE 1998-1999
Gjate shfletimit ne kete forum kam pare se ka shume tema te cilat drejtepersedrejti ose terthorazi kane te bejne me UCK-se. Ne pergjithesi ne keto tema me se shumti eshte shkruar rretH dimenzionit politik te UCK-se. Mendoje qe i'a vlene te shkruhet me teper rreth veprimtarise se lavdishme te UCK-se , duke u nisur nga dimenzioni ushtarak i saj.
Me te vertete mua me eshte dukur se ka shume njerez qe dine shume pak rreth luftes se UCK-se dhe betejave te cilat i ka zhvilluar ajo. Keto dy tituj i kam spostuar me heret ne nje teme tjeter dhe mendoj qe i'a vlene qe te hapet nje teme e re e cila per qellim ka te jap nje informacion me te plote rrethe operacioneve luftarake te zhvilluara nga formacionet e UCK-se , e cila ishte forca kryesore qe i solli lirine Kosoves.
Mendoje qe ka rendesi per lexuesit e forumit te njohtohen me detalishte rreth luftes se UCK-se gjate periudhes me te rendesishme te aktivitetit te kesaj organizate politiko-ushtarake 1998-1999, e cila mori mbi vete misionin per qlirimin e Kosoves nga shteti okupues serb. Une do te fokusohem ne operacionet e njesive te Zones operative te Pashtrikut , pasi kam me teper informacione rreth kesaj njesie te UCK-se. Mendoje e do te ishin te mireseardhura te dhenat shtese rreth aktiviteteve luftarake te UCK-se ne ZOP ose edhe neper zonat tjera ushtarake.
Kisha dashur qe te mos diskutohet mbi rolin politik te saj por mbi aktivitetet luftarake saj . Perveq pjese hyrese ku jam munduar te beje nje prezentim te rethanave politiko-shoqerore te cilat mbretronin ne Kosove , ne pjeset tjera do te fokusohem ne dimenzioni ushtarak.
.
HYRJE - ROLI DHE RENDESIA E UQK-se
Do te mundohem te jape nje opinion timin rreth roli dhe rendesise se UQK-se .
Ushtria Qlirimtare e Kosoves ishte nje organizim politiko-ushtarak e formuar nga forcat me nacionaliste te popullsise shqiptare te Kosoves dhe viseve tjera etnike qe kishte per qellim qlirimin e Kosoves dhe viseve tjera nga pushtuesit sllave duke perdorur te gjitha format e luftes se armatosur. UQK-se si nje fenomen i ri ne proceset dhe rrethanat politiko-shoqerore neper te cilat po kalonte Kosova gjate viteve 1993-1999 pati nje ndikim te madhe dhe te menjehershem ne proceset politike dhe historike . Roli dhe rendesia e UQK-se mund te trajtohet ne shume dimenzione .
Kryesishte do te mundohem te beje nje shtjellim te rolit dhe rendesise se UQK-se ne tri dimenzion , pa pretenduar se kam bere nje studim perfundimtare te ketyre aspekteve.
1. Dimenzioni i pare i UQK-se eshte ai politik, ndikimi politik qe ka determinuar proceset ne kohen kur eshte paraqitur, zhvilluar dhe d.m.th gjate periudhes para fillimit te luftes , si dhe ndikimi qe ka paur pas perfundimit te luftes ne proceset politike .
2. Dimenzioni i dyte i UQK-se eshte rendesia dhe roli si force e organizuar ushtarake ,para, gjate dhe pas luftes ne zhvillimet ushtarake .
3. Dimenzioni i trete i UQK-se qe do te trajtohet eshte ai historik, pra roli dhe rendesia historike e luftes se UQK-se.
1. Roli dhe rendesia e UQK-se ne proceset politike
UQK-se pati nje ndikim te forte ne proceset politike ne Kosove, Shqiperi,ne viset shqiptare jashte shtetit ame dhe ne rajon.
1.1 Roli dhe rendesia e UQK-se ne proceset politike ne Kosove
Ne Kosove ne vitet 1993 – 1999 egzistonin nje mori grupimesh partiake te cilat kundershtonin shtetin serb. Ne grupin e pare te forcave politike benin pjese partite politike shqiptare te cilat ishin te legalizuara nga pushteti jugosllav dhe te cilat ne menyre legale udheheqnin dhe drejtonin kundershtimin e e shteit jugosllav . Ne mes te ketyre partive kishte nje ndryshim konceptesh ne format dhe menyrat e kundershtimit te regjimit te Millosheviqit.
LDKsi partia me e madhe ne Kosove dhe partite tjera preferonin dhe udhehenin nje politike me te moderuar te kundershtimit . Ato kishin arritur qe ne mbeshtetje edhe forave tjera ne Kosove dhe me perkrahjen e ish pjestareve te institucioneve te shkatrruara nga regjimi i Millosheviqit te benin referendumin , te shpallnin Republiken e Kosoves krijonin nje sistem paralel te jetes ne Kosove si nje forme e kundershtimit dhe mosbindjes qytetare. Kishin arritur te organizonin zgjedhjet parlamentare , por ky Parlament nuk arriti te mbledhej dhe te funksiononte asnjehere. Ishte emruar edhe Qeveria e Kosoves me Kryeminister zotin Bujar Bukoshin por qe menjeher u detyrua te kalonte ne egzil, prej nga qeveriste me nje pjese te institucioneve te Republikes se Kosoves .
Kryetar i Republikes se Kosoves ( ketij shteti paralel) ishte zgjedhur doktor Ibrahim Rugova i cili perveq se te quante veten president te Kosoves asnje funksion tjeter te presidentit te Kosoves nuk kishte mundesi t’a kryente. LDK dhe disa parti satelite te aferta me ato kishin zgjedhur menyren me te moderuar te kundershtimit dhe udhehiqnin nje politike pasive te mosbindjes qytetare duke u mjaftuar ne mbeshtetjen e nje pjese funksionale te sistemit paralel te cilen e kontrollonin sidomos arsimin dhe financat. Ky grupim politik duke pasur edhe perfitime jo te vogla ishte kunder prishjes se statuskuos ne te cilen kishte mbetur Kosova dhe ishte kunder qdo menyre paqesore aktive te kundershtimit te regjimit serb.
Ne grupin e dyte benin pjese grupimet politike te cilat gjithashtu ishin te legalizuara nga pushteti jugosllav dhe gjithashtu kishin mbeshtetur krijimin e nje sistemi paralele ne Kosove por ato pretendonin qe te zhvillonin nje politike me aktive paqesore te mosbindjes qytetare permes formave demokratike si protestave ,demonstratave etj. . Ne kete grupim te forcave politike benin pjese Partia Parlamentare, UNIKOMBI ,me vone edhe LBD si dhe disa parti te vogla dhe disa levizje studentore.
Ne grupimin e trete e perbenin grupimet politike te cilat nuk ishin te legalizuara ne organet e pushtetit jugosllav dhe te cilat kryenin veprimtarite e tyre ilegalishte. Ne kete grup te forcave politike mund te klasifikohen LPK, LKQK etj. Ne programet dhe statuset e ketyre levizjeve perfshiheshin te gjitha format e rezistences duke perfshire edhe luften e armatosur per qlirimin e Kosoves. Keto grupime politike kishin arritur qe te formonin Frontin e rezistences dhe me bashkimin edhe te shume njesive guerile te pavarura ne vitin 1993 themeluan Ushtrin Qlirimtare te Kosoves .
Ushtria Qlirimtare e Kosoves deri ne vitin 1997 kryesishte operonte ne nivel te njesive guerile dhe paraqitja e saj publike behej me teper permes komunikatave te SHP te UQK-se te cilat perveq qe merrnin persiper sulmet guerile ane e mbane Kosoves ato edhe prezentonin para popullit te Kosoves platformen dhe qellimet dhe ftonin popullin qe te pregatiteshin per lufte te armatosur .
Dalja e ne skene e UQK-se ne politiken kosovare pati ndikime ne shume aspekte. Do t’i numroje disa:
• Njehere e pergjithmon theu defetizmin dhe propaganden frikesuese te cilen e kishte mbjellur nje pjese e faktorit politike .
• Njehere e pergjithmon prishi statuskuon politike e cila ishte vendosur ne Kosove dhe mbeshtetej nga disa forca politike me qellim te mos rrezikimit te pozites dominuese te cilen e kishin fituar duke udhehequr nje politike paqesore pasive.
• Njeher e pergjithmon theu monopolin e nje grupimi politike i cili pretendonte te paraqitej si i vetmi faktor me rendesi dhe qe mund te vendos per Kosoven.
• Njehere e pergjithmone vendosi luften e armatosur si metoden kryesore te rezistences dhe qlirimit te Kosoves, duke vendosur ne plan te dyte te gjitha metodat paqesore te zgjidhejs se qeshtjes se Kosoves qe nekuptonin kompromise ne dem te vullnetit te popullit te Kosoves.
• Njehere e pergjithmone Kosoven e beri nje faktor i cili duhej respektuar si nje fuqi e cila ishte ne gjendje te destabilizonte rajonin dhe t’i prishte raportet e forcave te krijuara ne ballkan.
Roli dhe rendesia e UQK-se ne proceset politike ne viset e banuara me shqiptare ne Maqedoni, Kosoven lindore dhe Mal te ZI
Dalja ne skene e UQK-se ne proceset politike ne viset e banuara me shqiptare ne Maqedoni dhe Kosoven lindore pati ndikim te madhe:
• Se pari radikalizoje dhe nxiti partite politike shqiptare qe te benin nje politike me te pamvarur karshi politikes shtetrore te shteteve pushtuese.
• Se dyti ndikoje ne ofrimin e qendrimeve dhe ne bashkimin e forcave politike shqiptare ne qeshtjete kryesore qe kishin te benin me interesin kombetare .
• Se treti sherbeu si nje katalizatore ne zhvillimin e proceseve politike ne ato vise.
• Se katerti krijoje parakushtet per pregatijen dhe zhvillimin e luftes se armatosur ne ato vise si forma e vetme per te ndryshuar gjendjen e veshtire te popullates shqiptare ne ato vise.
Roli dhe rendesia e UQK-se ne proceset politike Shqiperi
UQK-se kishte nje ndikim pozitiv edhe ne vete politiken e shtetit shqiptare si :
• Se pari ndikoje ne ofrimin e qendrimeve te partive kryesore te Shqiperise per qeshtjen e Kosoves .
• Krijoj parakushte per te bere me aktive diplomacine e shtetit shqiptare per mbeshtetjen e qeshtjes se Kosoves .
• Ndikoje indirekt ne uljen e tensioneve politike ne Shqiperi dhe ne perqendrimin me te madhe te aktiviteteve politike te partive politike dhe institucioneve te shtetit shqiptare ne mbeshtetjen e luftes se armatosur ne Kosove.
• Ndikoj edhe ne riorganizimin me te shpejte te Ushtrise shqiptare pas shkatrrimit qe kishte pesuar.
Roli dhe rendesia e UQK-se ne proceset politike ne rajon dhe me gjere
Ushtria Qlirimtare e Kosoves pati edhe nje ndikim jo te vogel edhe ne proceset politike ne rajon dhe me gjere. Do te mundohem te paraqes disa aspeket te ketij ndikimi:
• Parqaqitja e UQK-se si force politike dhe ushtarake ne Kosove perfundimishte rrenoje statuskuon as lufte dhe as paqe ne Kosove, e cila ishte vendosur dhe perkrahej nga shume shtete te rajonit.
• Perfundimishte shtetet e rajonit u detyruan te merrnin shume seriozishte gjendjen e krijuar ne Kosove .
• Shtetet e rajonit perfundimishte filluan qe te marrin qendrime te qarta diplomatike rreth te ardhmes se Kosoves dhe nevojes se zgjedhejes sa me te shpejte te problemit te kosoves.
• Shtetet e rajonit perfundimishte u detyruan qe te heqin dore nga idete se Kosova eshte problem ballkanik dhe mund te zgjedhet nga shtetet e rajonit.
• Shtetet e rajonit dhe ato te BE u detyruan qe perfundimishte te heqnin dore nga idete dhe aktivitetet diplomatike te tyre per t’a paraqitur dhe cilesuar problemin e Kosoves vetem si nje problem qe kishte te bente me shkeljen e te drejtave te njeriut dhe nje kundershtim mes regjimit me qytetaret e tije.
• Shtetet e rajonit dhe ato te BE u detyruan te pranojne se nevojitej aktivizmi i diplomacies amerikane si faktori kyq pa aktivizimin e te cilit ,,Bomba e kurdisur e quajtur Kosove ishte aktivizuar dhe do te shkatrronte Ballkanin dhe do te prishte raportin e forcave jo vetem ne ate rajon.
• Se fundi perfundimishte ndikoje ne fillimin e aktivizimit dhe involvimit te diplomacies amerikane ne zgjidhjen e qeshtjes se Kosoves e cila u kurorzua edhe me nderhyrjen ushtarak te Natos
Roli dhe rendesia e UQK-se ne dimenzionin ushtarak
Ne dimenzionin ushtarak Ushtria Qlirimtare e Kosoves arriti qe te realizoje misionin ushtarak ne Planin strategjik, operacional dhe taktik.
Ne planin strategjik
UQK-se kishte per qellim dhe arriti qe te zhvilloje lufte te armatosu te kombinuar nga lufta guerile deri ne ate frontale duke shfrytrezuar operacione te kombinuar per te mbajtur panderprere tempin dhe kohezionin e luftes me qellim te involvimit dhe nderhyrjes ushtarake te trupave te Natos ne mbeshtetje te UQK-se dhe popullit te Kosoves , si qelsi i fitores mbi forcat armike. UQK-se nen udheheqjen e SHP dhe Drejtorise politike arriti qe te realizoje qellimin strategjike te saj qe te krijoj kushte per involvimin dhe nderhyrjen e ushtarake te fuqise me te madhe ushtarake ne bote qe defakto ishte ne mbeshtetje te luftes qe zhvillonte UQK-se ne terren . Kjo situate krijoj kushte per dobesimin e forcave ushtarake te Serbise dhe pranimin e kushteve te Marreveshjes se Kumanoves per terheqje te plote nga Kosova .
Ne planin operacional
Ushtria Qlirimtare e Kosoves edhe pse force e re ushtarake arriti qe te planifikoje dhe te realizoje llojet kryesore te operacioneve te nivelit operacional te intenzitetit te ulet si : operacione sulmuese , mbrojtese dhe operacione te pengimit. Ajo ishte e afte dhe zhvilloje : operacione te aferta, operacione ne thellesi te forcave te armikut, operacione te prapavijes, opeacione speciale , operacione terheqese,te sigurimit fizik, xheniere,operacione logjistike dhe humanitare.
UQK-se arriti shume shpejte qe nga njesitet e vogla guerile ne nivel grupesh dhe skuadrash te organizonte dhe te formonte formacione te rregullta te kembesorise se lehte te nivelit manovrues dhe operacional si brigada te lehta te kembesorise dhe zona operative qe per nga niveli barazohen me divizionet edhe pse jo gjithehere te kompletuara me paisje dhe armatim adekuat, por qe ishin ne gjendje te zhvillonin operacione luftarake te nivelit taktik dhe operacional . Sidomos gjate pjeses se dyte te vitit 1998 dhe 1999 njesite e UQK-se trajnuan dhe nxorren njesite speciale , si ato diversanto-vezhguese, njesi te zbulimit,njesi speciale per luftim ne kushte te veqanta etj. Po gjate kesaj periudhe UQK-se kishte arritur te fus nen kontroll zona te gjera te Kosoves qendrore dhe perendimore. Kishte arritur qe te kap ,te kontrolloje ose t’i beje te pasigurta per armikun rruget magjistrale te cilat lidhin qytetet kryesore te Kosoves. Gjithashu kishte arritur qe te kapte terrene te rendesishme strategjike si kuota te rendesishme , kryqezime rrugesh dhe objekte te rendesishme te cilat i mundesonin te kryente sulme ,kundersulme ose i heqnin nga dora armikut shfrytezimin e rajoneve ,objekteve ose linjave te caktuara per qellime ushtarake.
UQK-se me gjithe veshtiresite e medha dhe mungeses se infrastruktures se dobet, rrugeve te papershtatshme, terenit teper te thyeshem dhe perqendrimit te madhe te forcave armike neper zonen kufitare , arriti qe te krijoj kanale te furnizimit me arme nga Shqiperia . Gjithashtu kishte krijuar baza logjistike per gjate gjithe brezit kufitar ne mbrendi te territorit te shtetit Shqiptare dhe neper vendbanime ne prapavijen e armikut pergjate linjave te furnizimit me arme.
Ne planin taktik
Gjate periudhes se lartepermendur operacionet e UQK-se zhvilloheshin varesishte nga taktika e armikut,situata dhe rendesia e territoreve qe ishin nen kontrollin e UQK-se. Ne territoret teper te rendesishme qe sherbenin si baza kryesore te UQK-se siq ishte Kosova qendrore ( Drenica ,Llapushes, Dukagjin, Llap), UQK-se pergatiste dhe zhvillonte lufte frontale . Ne zonat me pak te rendesishme zhvillonte taktiken e luftes guerile duke mos pranuar luften frontale sidomos neper zonat fushore me toke manovruese dhe neper qytetet e medha ku do te kishte demtim te madhe te popullesise . Ne zonat kufitare kah kalonin linjate e furnizimit si per shembull ne treven e Hasit dhe nje pjese e Rekes dhe Vokshit njesitet e UQK-se , nuk pranonin as luften guerile me qellim te mos zbulimit te linjave te furnizimit. Teper efektive ishin sidomos njesite taktike te UQK-se si ,skuadrat, togjet,kompanite dhe batalionet te cilat duke qene te armatosura lehet kishin aftesi te levizjes ,perqendrimit , depertimit dhe zberthimit te shpejte qe ky mobilitete i krijonte panderprere pengesa armikut gjate tentimit te tije per te gozhduar, bllokuar ose edhe rrethuar njesite tona taktike. Njesite e UQK-se ishin te pregatitura per te ndryshuar taktikat varsishte prej qellimeve, perqendrimit dhe tempit te armikut qe shumicen e rasteve ishte shume here me i fuqishem. Sidomos kur forcat armike ne epersi ne numer dhe mjete perqendroheshin ne nje perpjekje kryesore duke grumbulluar forcat ne nje drejtim me qellimte rrethimit ,asgjesimit ose zenies se gjalle . Forcat e UQK-se per dornin taktiken shperndarjes neper grupe me te vogla duke e goditur armikun ne krahe dhe ne prapavija te tije duke i shkaktuar pasiguri. Mu kjo taktike e perdorur nga forcat e UQK-se ne dy ofanzivat me te medha te vitit 1999 i ka shpetuar nga shkatrrimi njesitet e UQK-se dhe ne te njejten kohe ka shkaktuar deshtimin ne aspektin operacional dhe taktik te ofanzivave te armikut edhe pse me kapacitete luftarake shumefish me te madh.
Roli dhe rendesia e UQK-se ne planin Historike
UQK-se ishte nje organizim politiko-ushtarak e cila pati rol vendimtare ne qlirimin e Kosoves. UQK-se eshte ai organizim i cili e ndrroje historine e Kosoves . UQK –se qyshe ne fazen e pare te formimit dhe te zhvillimit mblodhi ne rradhet e saj bijet dhe bijat me te mira te Shqiperise etnike te cilet ishin te gatshem qe te sakrifikonin qdo gje vetem per qlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit sllav. UQK-se nga tradita e luftetareve shqiptare mori, perforcoi dhe zhvilloje me tutje menyrat tradicionale te luftimit . Njesitet e UQK-se dhe komandantete e saj shume here zbatuan forma te luftimit te cilat i kishin zbatuar strateget popullor neper kryengritjet popullore gjate historise si per shembull formen e bllokimit te Grykes se Carraleves dhe Qafes se Duhles siq e kishte bere dikur, me 1910 strategu popullor Isa Boletini. Ose perhapjen e vijave te frontit perafersishte neper ato territore te Llapushes dhe Drenices dhe ne ate forme siq e kishte organizuar ne kryengritjen e vitit 1919 Azem Bejta dhe Sadik Rama . Njesitet e UQK-se ,gjithashtu kane bere shume here edhe shperndarja dhe grumbullimi i forcave gjate ofanzivave ashtu siq i kishte bere Shaban Polluzha e Uke Sadiku gjate rezistences kunder partizaneve 1945-1946 .
Te paperseriteshme dhe legjendare jane betejat neper te cilat disa komandante dhe ushtareve te UQK-se luftuan dhe treguan vetmohim dhe vendosmeri . Si beteja e Prekazit e komandantit legjendar Adem Jashari me familjen e tij, Beteja e Gllogjanit, trimerite e treguara te komandantit Zahir Pajazitit, Fehmi Lladrovcit me te shoqen Xheven, trimit te Llapushes Muje Krasniqit, Ismet Jasharit- Kumanoves, Adrian Shkodranit , e Astrit Sulit nga Kavaja e sa e sa heronjeve te tjere qe rane.
Lufta e UQK-se ka rendesi te madhe historike edhe se do te jete nje pike referimi per brezat e ardheshem . Ende pa perfunduar mire lufta e Kosoves Ushtria Qlirimtare e Kosoves u be pike referimi dhe embleme per luftetaret e Kosoves lindore dhe te Ilirides te cilet me lufte te armatosur , duke u bazuar ne pervojat dhe synimet e UQK-se ndryshuan gjendjen e popullesise shqiptare ne Maqedoni dhe ne Kosoven lindore.. UQK-se do te vazhdoje te mbetet si nje pike referimi per te gjithe brezat qe do te vijne .Vlerat e luftes se UQK-se te krijuara me gjakun dhe mundin e bijeve dhe bijave me te mira do te reflektojne ne brezat e ardhshem dhe do te jene pjese e krenarise kombetare .
OFANZIVA E UCK-se GJATE PERIUDHES MARS – KORRK 1998 ME THEKS TE POSAQEM NE ZONEN OPERATIVE TE PASHTRIKUT
Pas betejes se Llaushes, Likoshanit dhe Qirezit , si dhe pas betejes se Prekazit ku ra komandanti legjendar Adem Jashari dhe sulmeve neper disa stacione dhe venbazime te policies dhe paramilitareve serb filloj zgjerimi i shpejte i UCK-se sidomos ne Kosove qendrore dhe perendimore. Ne te njejten kohe grupet e armatosura te UCK-se filluan te rriten me nje shpejtesi te madhe duke u vershuar nga te rinjet vullnetare. Deri ne fillim te muajit maj , njesitet e UCK-se kishin organizuar nje vije frontale pergjate territorit te pare te kontrolluar nga njesitet e UCK-se i cili territor perfshinte rajonin mes qytezave Skenderaj, Drenas dhe Kline (perkatesishte Drenicen perendimore dhe nje pjese te Llapushes veriore). Njesitet e UCK-se ishin mjafte aktive edhe ne pjeset tjera te Kosoves si ne Dukagjini , Llap ,Llapushe , Anadrini etj ku gjate kesaj periudhe zhvillonin luftime te formes gjysem frontale dhe guerile . Kah fundi i Prillit njesitet e UCK-se benin lufte frontale edhe ne Dushkaje ( pjesa lindore e Komunes se Deqanit dhe pjesa verilindore e Komunes se Gjakoves) si dhe ne Reke te keqe (Pjesa perendimore e komunes se Gjakoves) .
Njesitet e Shabit rajonal te Prizrenit i cili shtab ishte i vendosura ne Drenovc te Rahovecit, pas renies ne prite gjate bartjes se armatimit ne mes te fshatit Pirane dhe Krushe e vogel dolen haptazi nga gjysma e muajt mars dhe filluan organizimin e luftes frontale. Mbrenda nje kohe te shkurter keto njesi arriten te forcohen dhe ne fillim te muajit Prill sulmuan forcat policore dhe paramilitare ne vijen Bratotin – Bobovc – Ratkovc – Gexhe. Pas dy dite luftime keto njesi arriten te largojne forcat paramilitare dhe policore nga pozicionet e tyre dhe paten sukses te marrin nen kontroll stacionin e policise serbe ne Ratkovc dhe kuoten strategjike Gradishte 478m mbi fshtin Xerxe.
Deri nga gjysma e muajit Prillit keto njesi arriten qe te fusin nen kontroll gjithe Anadrinine veriore (pjesa veriore e komunes se Rahovecit) dhe te rrethojne forcat serbe ne fshatin Kramovik te Rahovecit. Njesiteve te UCK-se te Llapushes qendrore dhe Dushkajes i’u shkoi perdore qe t’a bllokojne ose t’a bejne te pasigurte per forcat serbe edhe rrugen magjistrale Gjakove - Prishtine ( perkatesishte aksin rrugore Bec – Mrasore .
Ne fund te muajit Mars, njesitete e UCK-se ,Celiku dhe Pellumbi pas luftimeve ne afersi te fshatit Komoran, Drenas dhe tek vendi i quajtur Kroni mbretit arriten qe te fusin nen kontroll Gryken e Llapushnikut. Po te njejten dite njesitet e udhehequra nga Komandant Muje Krasniqi arriten qe t’a fusin nen kontrolle edhe gryken e Dollcit pas disa sulmeve te sukseseshme ne aksin rrugor Kline –Kieve. Njesitet Lumi dhe Korbi po te njejten dite arriten qe te fusin ne rrethim dhe te bllokojne forcat policore dhe paramilitarene ne fshatin Kieve te Llapushes (komuna e Malisheves). Te gjitha keto suksese krijuan mundesine per te future nen kontroll magjistralen kryesore Peje – Prishtine, perkatesishte aksin rrugore Kline – Komoran. Kjo ofanzive e UCK-se pamundesoi shfrytezimin e kesaj magjistrale nga forcat ushtarake,policore dhe paramilitare serbe per te perforcuar njesitet e tyre ne Dukagjinin verore. Gjithashtu krijuan parakushte per zgjerimin , sigurimin dhe perdorimin e kesaj zone nga njesitet e UCK-se per nevojat e luftes. Po gjate kesaj kohe njesitet e UCK-se te cilat vepronin ne Drenicen veri - perendimore arriten qe ta bejne te pasigurte rrugen magjistrale Peje – Mitrovice dhe Skenderaj – Drenas (ish Gllogovce) te cilat mund te kaloheshin vetem me konvoje te medha rende te mekanizuara . Nga gjysma e muajit Maj , njesitet Lumi dhe Celiku pas sulmeve ne stacionet policore dhe punktet mobile te policies ne fshatin Duhel te Llapushes (Komuna e Therandes ), arriten qe te fusin nen kontroll rrugen Prizren – Malisheve , perkatesishte aksin rrugore Duhel – Malisheve. Gjere ne fund te muajit Maj njesitet e UCK-se ne Dukagjinin qendrore arriten qe te bejne te pasigurte per forcat e armikut edhe magjistralen Peje – Gjakove dhe Gjakove -Prishtine si dhe te fusnin nen kontrolle pjesen me te madhe te treves se Dushkajes, Rekes se keqe, Lugut te Baranit dhe Vokshit . Gjithashtu keto njesi arriten qe te krijojne dhe sigurojne linjat kryesore te furnizimit te UCK-se me armatim dhe municion nga Shqiperia, permes zonave kufitare .
Ne fillim te muajit Qershor , njesiti ,,Lumi “ arriti qe te kape dhe te fus nen kontroll Gryken e Qendreses (ish Cerevcit, ne malet e Shkozes) dhe t’a fus nen kontroll rrugen magjistrale Rahovec – Prishtine , perkatesishte aksin rrugore Rahovec – Malisheve.
Po ne fillim te muait Qershor njesitet e Celikut pas disa sulmeve ne stacionin e policise tek shtepia e maloreve dhe ne fshatin Carraleve te komunes se Shtimes dhe ne disa punkte mobile te policise ne Gryken e Carraleves arriten qe ta fusin nen kontroll edhe Gryken e Carraleves neper te cilen kalon magjistralja kryesore Prizren – Prishtine e cila lidhe Dukagjinin jugor me Rrafshin e Kosoves. Gjithashtu keto njesi arriten qe pas disa sulmeve te sukseseshme neper vendbazimet e policise dhe paramilitareve serb si ne kampin pushimor ,, Blinaja’’ ( ish Lipovica), tek vendi i quajtur Kroni i mbretit ,ne kodren e Goleshit , ne Magure etj, paten sukses qe te marrin nen kontroll gjithe Drenicen jugore dhe malet e Blinajes qe kishin nje rendesi te veqante strategjike per te mbyllur krahun verior te grykes se Carraleves.
Po ne fillim te Qershorit te vitit 1998 njesitet Celiku, Drenovci dhe Lisi arriten qe te fusin nen kontroll rrugen lokale Rahovec – Therande (Suhareke) dhe komplet vargmalet e Shkozes ( Millanovcit ), te cilat kishin nje rendesi te veqant strategjike pasi mbyllnin ne nje gjysme rreth bazat paramilitare ne Hoce te madhe , Zoqishte dhe Opterushe si dhe vete bazat policore dhe paramilitare ne qytezen e Rahovecit. Poashtu krijonin parakushte per zgjerimin e UCK-se edhe ne Anadrinine jugore.. Te gjitha keto operacione krijuan kushte per futjen nen kontroll te nje zone te gjere te Kosoves qendrore e cila perfshinte pjesen me te madhe te Drenices, komplet treven e Llapushes me gjithe qytezen e Malisheves, pjesen veriore te Anadrinise dhe fusnin ne rreth ose gjysme rreth qytezat : Rahovec, Therande, Kline, Skenderaj dhe Drenas.. Keto operacione paten per objektiva bllokimin e boshteve te afrimit te forcave serbe, krijimin e zonave te lira te kontrolluara nga UCK-se dhe kapjen e pikave te rendesishme te terrenit e tere kjo me qellim te krijimit te kushteve me te perhtatshme per t’u zgjerua dhe forcuar bazat e UCK-se, per te pasur hapesire te mjaftueshme veprimi per njesitet e UCK-se, per te pasur nje prapavije te nevojshme per sherbimet dhe meshtetjen logjistike te UCK-se.
Rreth gjysmes se muajit Qershor njesitet e UCK-se te Shtabit lokal te Prizreit arriten qe pas disa sulmeve te bera ne stacionin e policies se Prizrenit dhe neper punktet e policise ne magjistralen Prizren – Kukes, te marrin nen kontroll pjesen me te madhe te rajonit te Vrrinit ( pjesa juge perendimore e Komunes se Prizrenit) si dhe nje pjese te lagjes ,,Tusuz” te Prizrenit .
Gjithashtu po ne mesin e muajit Qershor te vitit 1998, disa njesi te Shtabit lokal te Therandes , pas disa sulmeve , arriten qe te marrin nen kontroll pjesen me te madhe te treves se Podgurit te Prizrenit (pjesen veri-lindore te Komunes se Therandes) dhe te rrethojne forcat paramilitare dhe policore ne Bukogllave dhe Mohlan .
Deri ne fund te muajit Qershor i tere rajoni malore i Obices ( pjesa perendimore e komunave Shtime,Ferizaj) nga Gryka e Carraleves deri ne treven e Siriniqit kontrollohej nga njesitet e UCK-se. Nga mesi i muajt Korrik njesite t e UCK-se kishin future nen kontroll edhe pjesen me te madhe te treves se Shales dhe nje pjese te Llapit te Eperm ( pjesa verilindore e komunes se Mitrovices dhe ajo veriore e komunes se Besianes) .
Njesitet e UCK-se gjate kesaj periudhe ishin aktive edhe ne shume zona te Kosoves , kryesishte ne formen guerile, si njesitet e UCK-se ne trevat e Hasit, Anadrinise jugore, Artakollit, Llapit te poshtem, Kaqanikut , Rugoves, Gallapit e Karadakut.
Ne fillim te muajit Korrik nga njesitet e vogla dhe te pavarura qe mund te krahasoheshin me nivelet skuader,toge, kompani ose batalion, qe ishin te organizuara neper Shtabe lokale qe mund te krahasoheshin me brigade te lehta te kembesorise, filloi bashkimi i tyre dhe formimi i njesive me te medha , Zonave Operative qe mund te krahasoheshin me divizione te lehta te kembesorise jo te kompletuara . Nga bashkimi i njesive te shabeve lokale : Celiku, Drenovci , Lumi, Lisi, Arti, Vrrini, Iliria etj u formua Zona Operative e Pashtrikut me komandante M.J. Nga keto njesi pas ofanzives armike te vitit 1998 linden brigadat e ardhsme te ZOP te UCK-se.
ZOP perfshinte nen pergjegjesine e saj nje territore te madhe duke perfshire komplet Regjionin e Prizrenit dhe disa pjese te komunave kufitare me kete regjion. Keshtu ZOP e UCK-e perfshinte komplet Treven e Llapushes, Anadrinise,Podgurit,Vrrinit, Hasit, Sredskes, Opojes, Gores,Drenicen jugore dhe Obicen ( d.m.th Komunat e Prizrenit,Rahovecit, Therandes, Malisheves, Sharrit, pjesen jugore te komunes se Gjakoves, Drenasit, pjesen perendimore te komunes se Lipjanit, Shtimes dhe Ferizajit). ZOP fillonte nga Qafa e Prushit ne kufirin me R. te Shqiperise, zbriste ne lumin Erenik duek vazhduar pergjate rrjedhes se ketij lumi deri ne venderdhjen e tij ne Drinin e bardhe . Pastaj vazhdonte ne drejtim te veriut pergjate anes lindore te ketije lumi deri ne kryqezimin e rrugeve Peje-Gjakove –Prishtine ne afersi te fshatit Dollc. Ne te gjithe kete zone ZOP kufizohej me Zonen Operative te Dukagjinit. Nga aty ZOP ne veri kufizohej me Zonen Operative te Drenices . Keto zona i ndante magjistralja Peje – Prishtine e cila kalonte neper vijen Dollc – Kijeve-Llapushnik-Komoran – Fushe Kosove dhe dilte ne lumin Sitnica .Ne pjesen lindore ZOP kishte nen zonen e saj te pergjegjesise komplet rajonin deri ne lumin Sitnica , ne vijen F.Kosove – Lipjan – Ferizaj. Nga Ferizaji e vija kufitare e ZOP kalonte neper malet e Jezercit, Maqiteves,Mushtishti, Kabashit ,Oshllakut dhe dilte ne majen Bister ne kufirin me R. e Maqedonise.Ne fillim te muajit Korrike u krijuan tri zona operative : Zona Operative e Drenices, e Pashtrikut dhe e Dukagjinit.
Ne fund te muajit Qershor njesitet e UCK-se te Zones Operative te Drenices dhe te Pashtrikut morren edhe nje ofanzive per te future nen kontrolle rajonin e mihjes siperfaqesore ne Bellaqevc , por nuk paten sukses. Megjithate ato bene te pasigurte pjesen me te madhe te atij rajoni per forcat policore dhe paramilitare serbe, si dhe detyruan forat serbe qe te perqendronin dhe gozhdonin njesi te medha rreth atij rajoni per t’u siguruar nga sulmet e vazhdueshme te njesive te UCK-se.
Ne fillim te muajit Korrik njesitet e UCK-se te Zones Operative te Dukagjinit morren nje ofanzive per te future nen kontrolle qytezen e Deqanit por gjithashtu nuk paten sukses. Keto njesi edhe pse nuk arriten qellimin kryesore , ato nuk u terhoqen nga fshatrat per rreth rruges magjistrale Peje – Gjakove dhe thyen kunderofanziven serbe per te depertuar ne thelesi te zonave te lira.
Gjate tere periudhes Maj –Korrike forcat policore , ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vazhduar sulmet per te rikthyer rruget magjistrale nen kontrollin e tyre por nuk paten sukses . Vlene te permenden luftimet e ashpera te cilat u zhvilluan gati panderprere gjate kesaj periudhe kundersulmet e armikut per te kapur Gryken e Llapushnikut, Gryken e Dollcit, Gryken e Carraleves , Smolicen,Junikun per Kieven, Kramovikun,Loxhen etj. Njesite e UCK-e te ZOP bene edhe disa sulme per te marre nen kontrolle kuoten ,,Bajrak “ ne Qafen e Duhles ku ishte i pozicionuar nje Batalion kunderajrore i Ushtrise Jugosllave i perforcuar me njesi te rende te mekanizuara por nuk arriti qe t’a marre .
Gjate kesaj kohe forcat ushtarake ,policore, speciale dhe paramilitare serbe perveq vendstacionimeve te perhershme te tyre ishin te perqendruara edhe ne Rahovec,Bernjak, Hoce e madhe ,Zoqishte ,Opterushe,Retije,Therande ,Biraq, Bajrak,Xerxe,Gjinovc etj . Njesitet me artileri te rende ishin pozicionuar mbi vreshtat e fshtit Landovice, Novake, mbi fshatin Ujez, ne Berrnjak etj prej nga benin granatime te renda mbi pozicionet e UCK-se.
Forcat serbe arriten qe permes desantit helikopterik te perforconin njesite e tyre te rrethuara ne Kijeve. Gjate kesaj periudhe keto forca kishin tre Helikopter luftarak te rrezuar neper pjeset e ndryshme te Kosoves dhe dhjetra tanke, autoblinda dhe automjete te tjera te shkatrruara ose te demtuara rende .Gjithashtu kishte edhe humbje te konsiderueshme ne njerez dhe paisje luftarake.
Me 15 dhe 16 korrik te vitit 1998 forcat serbe kishin marre nje sulm te kufizuar per te kapur pozicionet e UCK-se ne malet e Shkozes, me qellim te kapjes se kuotave strategjike dhe daljes prapa kraheve te njesive te cilat kishin bllokuar gryken e Qendreses (Cerevcit), mirepo ky sulm i i tyre ishte thyer.
Me 17 Korrik forcat speciale serbe provokuan nje masaker ne qytetin e Rahovecit dhe kjo ngjarje beri qe njesitet e UCK-se te ZOP te fillonin ofanziven per te marre nen konrolle Rahovecin.
Njesitet e para te cilat depertuan ne Rahovec ishin njesiti Arti dhe Lumi te cilave njesi u shkoje per dore qe per disa ore te depertonin deri ne qender te Rahovecit. Depertimi i shpejte i forcave te UCK-se ne Rahovec nga krahu verilindore derisa forcat kryesore serbe ishin perqendruar ne drejtimin jugelindore per te kapur pozicionet e njesitit te Shkozes se Malisheves i zuri ne befasi keto forca .
Mbrenda kesaj dite njesitet e UCK-se Lumi, Celiku dhe Arti , me vone te perforcuara edhe nga njesite tjera si Celiku,Lisi Jabllanica etj. arriten qe te fusin nen kontroll qytetin e Rahovecit dhe te rrethojne forcat policore dhe paramilitare ne lagjen e siperme te Rahovecit dhe ne stacionin e policies. Po te njejten dite njesitet e UCK-se nga Drenovci dhe Anadrinia depertuan deri ne afersi te fshatit Xerxe te Rahovecit ku kryqezohet rruga Prizren-Gjakove – Rahovec. Keto njesi bllokuan rrugen ne dalje te fshatit Fortese ( ish Bellacerke ) . Ka pasur disa tentime edhe per te bllokuar magjistralen Prizren-Gjakove ne afersi te fshatit Krushe e madhe e Rahovecit , mirepo nuk pati sukses.
Me 18 korrik forcate e UCK-se nga drejtimi i Therandes arriten qe te thyejne forcat policore dhe paramilitare serbe ne vijen Zoqishte-Opterushe –Retije. Gjithashtu njesi me te vogla te UCK-se kishin bllokuar rrugen lokale Krushe e madhe – Rahovec. Ne kete situate komplet forcat paramilitare,speciale dhe policore serbe te cilat ishin te vendosura ne Rahovec dhe Hoqe te madhe mbeten te rrethuara nga forcat e UCK-se.
Te gjitha keto suksese te shpejta te UCK-se ne ZOP dhe ne zonat tjera bene qe forcat ushtarake serbe te perforcuara edhe nga forcat paramilitare dhe policore te fillonin kunder ofanziven e madhe te vitit 1998.
- vijon-
Shkoza nga Prizreni
Krijoni Kontakt