Kuptimi i shehadetit
Pikat mė kryesore e mė tė domosdoshme pėr ēdo besimtar e besimtare nė lidhje me njėsimin e ALLAHUT.
Falenderimi i takon All-llahut. Atė e falenderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu, s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush qė e udhėzon. Dėshmoj se s'ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē All-llahut, i Cili ėshtė Njė i Vetėm dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij.
Kuptimi i fjalės teuhid:
Kuptimi i fjalės teuhid ndahet ne dy aspekte.
1-Aspekti gjuhėsor.
2-Aspekti fetar.
1 - Nė aspektin gjuhėsor kjo fjalė ka kuptimin njėsim apo veēim.
2 - Ndėrsa nė aspektin fetar kjo fjalė vjen nė kuptimin: Njėsimi i Allahut nė adhurimin e tij, nė Veten e Tij, veprimet dhe cilėsitė e Tij.
Sė dyti duhet tė dimė se teuhidi ndahet nė tre lloje:
1 - Nė teuhidin Rububije.
2 - Nė teuhidin Uluhije.
3 Nė teuhidin Esmau ue Sifat.
Teuhidi Rububije
Me llojin e parė tė teuhidit qė ėshtė teuhidi Rububije, kuptojmė njė simin e Allahut me veprimet e Tij, qė do tė thotė: tė besojmė se vetėm Allahu ėshtė Krijuesi i ēdo gjėje qė egziston, Furniziesi i tė gjitha gjallesave, Sunduesi i gjithėsisė, Rregulluesi i tė gjitha ēėshtjeve. ثshtė Ai qė ta jep jetėn dhe ta merr atė, ėshtė Ai qė ngre dhe ulė kė tė dojė prej krijesave tė Tij dhe ėshtė i Plotėfuqishėm pėr ēdo gjė. Shumica e njerėzve qė prej kohėve mė tė lashta e deri mė sot e kanė pranuar dhe e pranojnė kėtė lloj tė teuhidit, me disa pėrjashtime tė rralla. Madje, edhe idhujtarėt nė kohėn e profetit e pohonin kėtė lloj tė teuhidit. Ata e pranonin se Allahu ėshtė Krijuesi, Furnizuesi dhe Zotėruesi i gjithēkaje dhe e dinin shumė mirė se idhujt e tyre nuk kishin pjesė nė tė gjitha kėto, porse tė gjitha kėto ishin nė kopetencėn e Allahut . Argumentet pėr kėtė janė tė shumta e ndėr to po veēojmė ajetet nė suren Mu'minun: 84 89.
"84. Thuaj: "E kujt ėshtė toka dhe ēdo gjė qė ka nė tė, nėse jeni qė e dini?
85. Ata do tė thonė: "E All-llahut". Atėherė thuaju: Pėrse pra nuk mendoni?
86. Thuaj: Kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve dhe Zot i Arshit tė madh?
87. Ata do tė thonė: "All-llahu!" Thuaju: E pse nuk frikėsoheni pra?
88. Thuaj: "Nė dorėn e kujt ėshtė i tėrė pushteti i ēdo sendi, dhe Ai ėshtė qė mbron (kė tė dojė), e qė prej Atij nuk mund tė ketė tė mbrojtur askush, nėse jeni qė e dini?
89. Ata do tė thonė: "Nė dorė tė All-llahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?"
Kėto ajete janė mjaft tė qarta dhe tregojnė se idhujtarėt arab e pranonin kėtė lloj tė teuhidit, e megjithatė kjo nuk i futi ata nė islam, dhe pėr kėtė profeti i luftoi ata me tė gjitha forcat, sepse ata nuk pranonin llojin e dytė tė teuhidit, d.m.th. teuhidin uluhije ose teuhidin e adhurimit.
Teuhidi Uluhije
Ku lloj i teuhidit nėnkupton njėsimin apo veēimin e Allahut nė adhurimin e Tij. Me fjalė tė tjera ėshtė njėsimi i Allahut nė ato vepra qė i kryejnė njerėzit me qėllim qė tė afrohen tek Allahu, siē janė: Namazi, agjėrimi, kurbani, lutja, frika, pendimi, shpresa, etj pikėrisht ky lloj i teuhudit ėshtė shkaku i dėrgimit tė tė gjithė pejgamberėve, ashtu siē thotė Allahu nė suren Enbija: 25: "Ne nuk kemi dėrguar ndonjė tė dėrguar para teje, pėrveē qė i kemi shpallur se nuk ka zot tė vėrtetė pėrveē Meje. Ndaj, mė adhuroni vetėm Mua!"
ēdo profet e ka filluar thirrje e tij duke i urdhėruar njerėzit qė tė adhuronin vetėm Allahun . Ashtu siē u kanė thėnė atyre Nuhu, Hudi, Saliu dhe Shuajbi popujve tė tyre: "O njerėz! Adhuroni vetėm Allahun, sepse nuk ka Zot tjetėr pėrveē Tij." Ose siē i ėshtė shpallur Muhamedit : "Thuaj: Unė jam i urdhėruar qė tė adhuroj vetėm Allahun dhe tė jem i sinqertė nė adhurimin ndaj Tij." Gjithashtu, teuhidi i adhurimit ėshtė shkaku i krijimit tė njerėzve dhe xhindėve, siē na thotė Allahu nė suren Dharijat: 56. "Unė nuk i kam krijuar njerėzit dhe xhindėt, pėrvēese pėr tė mė adhuruar vetėm Mua." Nėpėrmjet kėtyre ajeteve kuptojmė madhėshtinė dhe rėndėsinė e madhe tė teuhidit tė adhurimit dhe kuptojmė se pėrse i luftoi profeti ynė Muhamedi idhujtarėt, megjithėse ata e pohonoin egzistencėn e Allahut si Krijues, Furnizues dhe Zotėrues i Vetėm i gjithēkaje. Gjithashyu kuptojmė se nuk mjafton vetėm besimi nė egzistencėn e Allahut dhe njėsimi i Tij nė teuhidin Rububije, por patjetėr kjo duhet tė shoqėrohet me njėsimin e Allahut nė adhurimin e Tij, d.m.th nė teuhidin Uluhije. Njė pikė tjetėr e cila duhet tė sqarohet ėshtė kuptimi i fjalės, ilah, qė ėshtė nė dėshminė "LA iLAHE iL ALLAH." Kjo fjalė nė shqip pėrkthehet Zot ose i Adhuruar dhe duhet tė dimė se pėrdoret pėr ēdo gjė qė adhurohet me tė drejtė, d.m.th qė e meriton tė adhurohet me tė drejtė ose pa tė drejtė, d.m.th qė nuk e meriton tė adhurohet. P.sh nė qoftė se njė person adhuron njė varr, atėherė ky varr konsiderohet si "Zoti" i tij ose i adhuruari i tij, pavarsisht nėse ky njeri e pranon kėtė gjė apo jo. D.m.th pavarsisht nėse ky njeri e konsideron atė varr si Zotin e tij apo jo. Pėr fat tė keq shumė njerėz nuk e dinė kėtė gjė, ndaj edhe po ti themi njė adhuruesi tė njė varri se varri qė ti adhuron ėshtė Zoti yt ose i adhuruari yt, atėherė ai nuk do ta pranojė kėtė gjė. Ky ėshtė njė nga ndryshimet e idhujtarėve tė kohės sė pejgamberit dhe idhujtarėve tė kohės sė sotme. Kėta tė fundit nuk e dinė kuptimin e fjalės iLAH, ndėrsa idhujtarėt arab tė kohės sė pejgamberit e dinin shumė mirė kėtė gjė (d.m.th kuptimin e kėsaj fjale) dhe ishin tė ndėrgjegjshėm se idhujt qė adhuronin ishin zotat e tyre. Ndaj edhe kur pejgamberi u thoshte: Thoni: "La ilahe il Allah, qė tė shpėtoni." ata e dinin shumė mirė se ai nuk kėrkonte prej tyre qė tė dėshmonin se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut, apo sundues tjetėr pėrveē Tij, gjė tė cilėn ata e dinin shumė mirė. Porse, ai kėrkonte prej tyre qė tė dėshmonin se nuk ka rė adhuruar tė vėrtetė pėrveē Allahut dhe tė mohonin ēdo zot tjetėr pėrveē Tij. Ata thanė: "Ai i bėri zotat tanė njė. Kjo ėshtė njė gjė me tė vėrtetė shumė e ēuditshme."
Teuhidi Esmau ue Sifat
Ky lloj i teuhidit ėshtė besimi nė emrat e bukur tė Allahut dhe cilėsitė e Tij tė larta me tė cilat e ka pėrshkruar ai veten e Tij nė Kur'an dhe nė hadithet e sakta pa e krahasuar ose mohuar ndojnė prej tyre. Disa prej kėtyre cilėsive janė:
1 -Vullneti i Tij. Thotė Allahu : "Kur Ai dėshiron ndojnė gjė, mjafton tė thotė Bėhu! dhe bėhet." (Sure Jasinė: 82)
2 -Plotėfuqishmėria e Tij. Thotė Allahu : "Allahu ėshtė i Plotėfuqishėm pėr ēdo gjė." (Sure el-Feth: 21)
3 -Dėgjimi dhe Shikimi. Thotė Allahu : "Allahu ėshtė Dėgjuesi dhe Shikuesi." (Sure en-Nisa: 134)
Po kėshtu ka edhe shumė cilėsi tė tjera si cilėsia e tė falurit, e dashurisė, e mėshirės, e jetės, etj Gjithashtu, prej cilėsive tė Tij janė edhe egzistenca e duarve dhe thotė Allahu pėr kėtė: "ē'ka krijova me dy duart e mia." Egzistenca e fytyrės sė Tij dhe thotė Allahu: "Dhe do tė mbetet vetėm fytyra e Zotit Tėnd, i Cili ėshtė i nderuar dhe i respektuar." (Sure err-Rrahman: 27) Cilėsia e qėndrimit nė Arsh. Thotė Allahu pėr kėtė nė sure tė ndryshme si Junus, Rrad, Araf, etj : "Mėshiruesi qė qėndron mbi Arsh." Kėto janė vetėm disa prej cilėsive tė Allahut dhe detyrė e jona ėshtė tė besojmė nė to pa i krahasuar dhe pa i mohuar, sepse ai qė i mohon adhuron njė mosegzistencė. Ndėrsa ai qė i cilėson kėto cilėsi me cilėsit e krijesave, adhuron njė idhull, pasi Allahu thotė: "Asgjė nuk ėshtė si Ai, Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi." Kjo ėshtė pėrsa i pėrket tre llojeve tė teuhidit dhe duhet tė kemi parasysh qė kjo ndarje ėshtė bėrė me qėllim qė tė bėhet mė i lehtė kuptimi dhe studimi i teuhidit, sepse nuk ka kufi tė prerė ndėrmjet asaj qė futet nė teuhidin Rububije apo Uluhije apo Esmau ue Sifat, siē kanė thėnė dhe disa dijetarė se teuhidi ndahet nė dy lloje. Nė teuhidin e njohjes dhe tė vėrtetimit qė pėrmbledh teuhidin Rububije dhe Esmau ue Sifat dhe nė teuhidin e kėrkesės dhe qėllimit qė pėrmbledh teuhidin Uluhije.
BAZAT DHE KUSHTET E FJALĖS
"LA ILAHE IL ALLAH"
Kjo dėshmi ngrihet mbi dy baza, tė cilat janė:
1- En-nefsu, mohimi.
2- El-ithbal, vėrtetimi.
Baza e parė: LA iL-LAHE qė ėshtė mohimi, d.m.th. Nuk ka tė adhuruar tė vėrtet, hedh poshtė tė gjitha llojet e shirkut, dhe mohon tė gjithė ata qė adhurohen nė vėnd tė ALLAHUT.
Baza e dytė: iL ALLAH qė ėshtė vėrtetimi, d.m.th. pėrveē ALLAHUT, pohon dhe vėrteton se askush nuk meriton tė adhurohet pėrveē Allahut dhe e bėn tė detyryeshme punėn pėr realizimin e kėsaj gjėje. Nė shume ajete tė Kur'anit mund tė gjejmė kuptimin e kėtyre dy bazave si p.sh. nė suren Zuhruf: 26-27. " .Unė jam i larguar prej asaj qė adhuroni ju, 27. pėrveē Atij qė mė krijoi mua " Nė kėtė ajet, thėnia: "Unė jam i larguar prej asaj qė adhuroni ju" ėshtė mohimi, ndėrsa thėnia: "pėrveē Atij qė mė krijoj mua", ėshtė vėrtetimi. Gjithashtu dėshmia "la-il-lahe il-lall-llah" ka 7 kushte tė cilat duhet tė zbatohen nė mėnyrė tė plotė, sepse lėnia e njėrės prej tyre e bėn tė pavlefshme dėshminė. Kėto kushte janė:
1. El-ilm ose dija mbi kuptimin e kėsaj dėshmie dhe mbi atė qė mohon dhe vėrteton ajo. Argumente pėr kėtė janė fjalėt e ALLAHUT nė suren Zumer: 86. "Pėrveē atyre qė e dinė tė vėrtetėn dhe ata e dinė." Kuptimi i tė cilave ėshtė, pėrveēatyre qė dėshmojnė "LA-iLAHE iL-LALL-LLAH" dhe e dinė me zemrat e tyre atė qė folėn me gojė, sepse nė qoftė se, ata e dėshmojnė kėtė dėshmi dhe nuk e dinė kuptimin e kėsaj, atėherė ata nuk kanė si tė besojnė se ēfarė tregon kjo dėshmi.
2. El- Kabul ose pranimi. Sepse ka prej njerėzve qė e thonė atė duke e ditur kuptimin e saj, por nuk e pranojnė atė prej atij personi qė i thėrret drejt saj pėr shkak tė mėndjemashėsisė, apo zilisė, apo pėr shkaqe tė tjera tė ngjashme me kėto siē ėshtė rasti i atyre pėr tė cilėn thotė Allahu nė suren es-Saffat: 35-36: "Pėr arsye se kur u thuhej atyre: Nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė pėrveē All-llahut, ata e mbanin veten lart. Dhe thoshin: "A do t'i braktisim ne zotat tanė pėr njė poet tė ēmendur?"
3. el-inkijad ose nėnshtrimi ndaj tė drejtave tė kėsaj dėshmie. Kjo do tė thotė lėnia e tė gjitha llojeve tė shirkut, sepse ka prej njerėzve tė cilėt e dinė dhe e pranojnė kuptimin e kėsaj dėshmie, por nuk e lėnė shirkun siē ėshtė rasti i atyre qė adhurojnė varret. Ata thonė "La ilahe il Allah", porse nga ana tjetėr nuk e lėnė adhurimin e tyre.
4. El-jekin, siguria ose bindja qė ėshtė e kundėrta e dyshimit. Sepse thėnia e dėshmisė pa qėnė i bindur nė kuptimin e saj ėshtė e pavlefshme, siē thotė Allahu nė suren Huxhurat: 15. "Besimtarė janė ata tė cilėt besuan Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, pastaj nuk dyshuan." Sepse ai qė dyshon ėshtė munafik.
5. Es-sidk ose sinqeriteti nė thėnien e kėsaj dėshmie. Sepse ai qė e thotė kėt dėshmi vetėm me gojė dhe nuk e beson atė me zemėr, ai quhet munafik, ashtu siē na tregon Allahu pėr njė grup njerėzish tė cilėt "Thonė me gojė atė tė cilėn nuk e besojnė zemrat e tyre."
6. El-ihlas ose besnikėria. Besnikėra ndaj kėsaj dėshmie ėshtė pastrimi i punėve nga tė gjitha llojet e shirkut, duke mos pasur pėr qėllim me thėnien e saj asgjė tjetėr veē kėnaqėsisė sė Allahut. Pejgamberi thotė nė njė hadith: "Allahu ia ka ndaluar zjarrit qė tė djeg atė person qė ka thėnė "La ilahe il Allah" pėr tė fituar kėnaqėsinė e Tij." [Trans. Buhariu dhe Muslimi]
7. El-mehabe ose dashuria ndaj kėsaj dėshmie dhe e atyre qė e zbatojnė atė. Allahu thotė nė suren Bekareh: 165. "Ka prej njerėzve qė besojnė idhujt nė vend tė Allahut dhe i duan ata ashtu sikur e duan besimtarėt e vėrtetė Allahun, por dashuria e atyre qė besuan nė Allahun ėshtė mė e madhe."
KUPTIMI I SAKTĖ I FJALĖS "LA ILAHE IL ALLAH"
Gjatė shpjegimit tė kėsaj dėshmie do tė pėrmėndim edhe disa shpjegime tė gabuara ose jo tė plota nė tė cilat ėshtė shpjeguar kjo dėshmi nė kohėra tė ndryshme.
Ka prej njerėzve tė cilėt mendojnė se kuptimi i kėsaj dėshmie ėshtė "en Allahe uahid" qė do tė thotė Allahu ėshtė njė. Ky kuptim ėshtė i gabuar sepse siē e prmendėm mė parė idhujtarėt e pejgamberit e dinin shumė mirė kėtė gjė por kjo gjė nuk i futi ata nė islam. Madje edhe vetė shejtani kur betohet, siē thotė Allahu nė suren es-Sad: 82. "Betohem nė Madhėshtinė Tėnde se kam pėr ti shmangur tė gjithė nga rruga e drejtė." Dhe ai e dinte shumė mirė se Allahu ėshtė Njė. Njė grup tjetėr dijetarėsh thonė se kuptimi i kėsaj dėshmie ėshtė "La Mabud il Allah", qė do tė thotė: nuk ka tė adhuruar pėrveē Allahut. Edhe ky pėrkufizim ėshtė i gabuar sepse prej tij del se ēdo i adhuruar me tė drejtė apo pa tė drejt ėshtė Allah. Gjithashtu prej kuptimeve tė gabuara tė kėsaj dėshmie ėshtė "La Halika il Allah", qė do tė thotė se nuk ka krijues tjetėr veē Allahut, pasi ky pėrkufizim ėshtė vetėm njė pjesė e kėsaj dėshmie dhe pranon vetėm tuhidin Rububije, gjė e cila siē e thamė edhe mė lart nuk mjafton. Prej kuptimeve tė tjera tė kėsaj dėshmie ėshtė njėsimi i Allahut nė adhurimin e Tij. Ky pėrkufizim ėshtė i saktė, por i mangėt pasi nė tė gjėndet vetėm baza e dytė vėrtetimi, ndėrsa baza e parė mohimi mungon. Kėto ishin vetėm disa prej kuptimeve tė sakta dhe jo tė plota tė dėshmisė "LA iLAHE iL ALLAH".
Shpjegimi i saktė i dėshmisė.
"La maabud bil hakin il Allah." Qė do tė thotė: Nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė (me tė vėrtetė) veē Allahut. Ky pėrkufizim siē thamė ėshtė i saktė, pasi nė tė gjenden tė dy bazat, mohimi dhe vėrtetimi, porse pėrsėri ėshtė paksa i paqartė. Dhe Allahu e na e ka treguar kuptimin e qartė tė kėsaj dėshmie nė ajetin 256 tė sures Bekareh ku thuhet: "Nuk ka detyrim nė fe. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota. E kush e mohon tagutin dhe beson Allahun ėshtė kapir pėr lidhjen mė tė fortė e cila nuk ka kėputje." Nga ky ajet nxjerrim se: Ai qė mohon tagutin dhe beson Allahun ėshtė kapur me lidhjen mė tė fortė e cila ėshtė dėshmia "LA iLAHE iL ALLAH". Me njė fjalė i tagutit dhe besimi i Allahut janė dy baza tė dėshmisė dhe kush lė njėrėn prej tyre nuk e ka plotėsuar dėshminė. Pėr kėtė arsye kuptimi mė i plotė dhe mė i saktė i dėshmisė ėshtė ky qė do tė japim mė poshtė: mohimi i tagutit i cili ėshtė mohimi dhe besimin e Allahut , i cili ėshtė vėrtetimi. Pak mė parė thamė se pėrkufizimi i parė ėshtė i saktė, por paksa i paqartė, sepse n.q.s do ti themi njė njeriu se kuptimi i dėshmisė "LA iLAHE iL ALLAH" ėshtė se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Allahut, atėherė ai nuk ka nga ta dijė se ka diēka qė adhurohet pėrveē Allahut dhe qė quhet tagut dhe se ky patjetėr duhet mohuar. Ndėrsa po ti themi se kuptimi i dėshmisė "LA iLAHE iL ALLAH" ėshtė mohimi i tagutit dhe besimi i Allahut, atėherė ai patjetėr do tė na pyes se:
1- ēfarė ėshtė taguti? 2- cilėt janė llojet e tij? 3- si ta mohojmė atė? 4- cili ėshtė ndryshimi midis kafirit dhe tagutit?
Pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve janė tė rėndėsishme dhe kjo pėr vetė faktin se pa e njohur ne nuk kemi se si ta mohojmė tagutin dhe si rrjedhim nuk kemi se si ta plotėsojmė dėshminė "LA iLAHE iL ALLAH".
Pyetja e parė: ēfarė ėshtė taguti?
Pėrgjigja: Tagut ėshtė ai qė i atribohet njė cilėsi prej cilėsive tė Allahut apo njė adhurim prej adhurimeve tė Allahut apo njė veprim prej veprimeve tė Tij. Nė qoftė se njė person adhurohet nė vend tė Allahut, atėherė ai ėshtė tagut. Por duhet tė kemi parasysh se taguti ndahet nė dy lloje:
Nė tagut tė vėrtetė dhe nė tagut qė konsiderohet si i tillė. Nė llojin e parė hyjnė tė gjithė ata qė adhurohen nė vend tė Allahut dhe janė tė kėnaqur me kėtė gjė. Ndėrsa nė llojin e dytė hyjnė tė gjithė ata qė adhurohen nė vend tė Allahut, por qė ata nuk e duan kėtė gjė siē ėshtė rasti i isait alejhi selam dhe i shumė njerėzve tė devotshėm. Tė tillėve, pas vdekjes sė tyre u janė lutur dhe u kanė kėrkuar ndihmė pėrveē Allahut. Gjithashtu tagut ėshtė edhe ai person qė thotė se di diēka nga dija e fshehtė, sepse i vetmi qė e di atė ėshtė Allahu. Gjithashtu duhet tė dimė se tė drejtat e Allahut janė tre:
1- E drejta e tė bėrit hallal.
2- E drejta e tė bėrit haram.
3- E drejta e ligjvėnies.
Dhe nė qoftė se dikush pretendon se i takon ndonjė prej kėtyre tė drejtave, atėherė ai ėshtė tagut, siē ėshtė rasti i atyre njerėzve tė cilėt thonė se kanė tė drejtė tė bėjnė hallal apo haram, ose kanė tė drejtė nė vendosjen e ligjeve. Njė pėrkufizim tjetėr i tagutit ėshtė ai i dijetarit tė njohur ibn Kajjim i cili thotė: Taguti ėshtė atėherė kur njeriu e kalon kufirin e ndaj atij qė adhuron, ndjek apo i bindet. Si rrjedhim, tagut ėshtė ēdo njeri qė adhurohet nė vend tė Allahut, apo e ndjekin atė duke mos pasur udhėzim prej Allahut, apo i binden atij nė atė gjė tė cilėn nuk e dinė nėse ėshtė bindje ndaj Allahut apo shkojnė dhe gjykohen tek ai nė vend tė Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij .
Pyetja e dytė: cilėt janė llojet e tagutit?
Pėrgjigje. Siē e pėrmėndėm mė lart tagutėt janė tė shumtė, por mė kryesorėt janė pesė: 1- Shejtani (iblisi), sepse ai ėshtė shkaku i tė gjitha tė kėqijave tė cilat ndodhen nė tokė siē janė shirku, kufri, etj 2- Ai qė gjykon me ligj tjetėr pėrveē ligjit tė Allahut , Allahu thotė nė suren En-Nisa: 60. "A nuk i sheh ata qė deklarojnė se besuan atė qė tė zbriti ty dhe atė qė zbriti para teje, se si dėshirojnė mes tyre tė gjykojė djalli, e duke qenė se janė urdhėruar qė tė mos e besojnė atė. E djalli dėshiron t'i humbė nė pafundėsi." 3- Ai qė ndryshon ligjet e Allahut, sepse siē e thamė mė lart e drejta e vėnies sė ligjeve i takon vetėm Allahut e askujt tjetėr dhe se kjo e drejtė futet nė teuhidin rububije. Allahu pėr ēifutėt tė cilėt ndryshuan librin, pėr ata qė bėjnė zina duke e ndėrruar dėnimin nga vrasja me gurė nė goditje me kamzhik thotė nė suren El-Maide: 44. "Ata tė cilėt nuk gjykojnė me atė tė cilėn ka zbritur Allahu janė mohues." 4- Ai i cili pretendon se di diēka nga dija e fshehtė gjė e cila ėshtė nėn kompetencėn e Allahut, i Cili thotė nė suren En-Neml: 65. "Thuaj! Askush nė qiell apo nė tokė nuk e di tė fshehtėn pėrveē Allahut." Dhe nė suren En'am: 59 thotė: "Tek Ai janė ēelėsat e tė fshehtės tė cilėn nuk e di askush pėrveē Allahut." 5- Ai i cili adhurohet nė vend tė Allahut dhe ėshtė i kėnaqur me tė.
Pyetja e tretė: Si ta mohojmė tagutin?
Pėrgjigje: Mohimi i tagutit bėhet duke e konsideruar tė gabuar adhurimin e dikujt tjetėr pėrveē Allahut, duke u larguar prej tij, duke e urryer atė dhe duke e mohuar besimin e atyre qė e ndjekin atė, qė do tė thotė se nėse marrim vesh se dikush apo diēka ėshtė tagut, atėherė patjetėr duhet tė largohemi prej tij, ta urrejmė atė dhe tė mohojmė besimin e ndjekėsve tė tij.
Pyetja e katėrt: Cili ėshtė ndryshimi midis tagutit dhe kafirit?
Pėrgjigje: Duhet tė dimė se ēdo tagut ėshtė kafir, por jo ēdo kafir ėshtė tagut. Kėshtu kristianėt dhe ēifutėt janė kafira por jo tagut, pėrveē atyre qė adhurohen nė vend tė Allahut. Gjithashtu nė qoftė se nė njė vend ndodhet njė tagut, duhet qė patjetėr ti paralajmėrojmė banorėt e atij vendi qė tė ruhen prej ti duke e mohuar atė. Ndėrsa po tė ketė nė atė vend kafira kjo gjė nuk ėshtė e nevojshme. Kjo ishte pėr sa i pėrket bazės sė parė tė dėshmisė d.m.th mohimit tė tagutit. Ndėrsa pėrsa i pėrket bazės sė dytė tė besimit nė Allahun, ai ėshtė besimi nė Allahun, nė ėngjėjt, nė profetėt, nė librat, nė ditėn e gjykimit dhe nė caktimin e Allahut.
TĖ KUNDĖRTAT E DĖSHMiSĖ "LA iLAHE iL ALLAH"
Ose siē quhen ndryshe tė kundėrtat e islamit. Njohja e kėtyre ka njė rėndėsi shumė tė madhe dhe kjo pėr vetė faktinse ai qė punon apo vepron njėrėn prej tyre ėshtė jobesimtar. Andja ėshtė detyrė e ēdo muslimani qė ti moėskjė ato nė mėnyrė qė tė dijė se si t'iu shmanget. Tė kundėrtat e islamit janė tė shumta, por mė kryesoret janė 10, sepse kėtė tė 10 janė baza dhe origjina e tė gjitha tė kundėrtave tė tjera.
1- Shirku, d.m.th shoqėrimi nė adhurimin e Allahut, i Cili thotė nė suren En-Nisa: 48. "S'ka dyshim se All-llahu nuk fal (mėkatin) t'i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i falė kujt tė dojė." Gjithashtu nė suren El-Maide: 72. "Me tė vėrtetė Allahu ia ka bėrė haram xhennetin atij qė i pėrshkruan atij shok dhe vendi i tij ėshtė zjarri e tė padrejtėt nuk ka kush ti ndihmojė." Duhet tė dimė qė shirku ndahet nė tre lloje:
1- Shirku i madh. Kėtė lloj shirku Allahu nuk e fal pėrveē se me pendim tė sinqertė. Nė qoftė se ai qė e bėn kėtė shirk vdes pa u penduar, atėherė ai ėshtė nė zjarrin e xhehenemit pėrgjithmonė. Ky lloj i shirkut ndahet nė katėr lloje.
Lloji i parė: Shirku i duas: (lutjes), sikur thotė Allahu nė suren El-Ankebut: 65. "Kur ata hipin ne anije e lusin Allahun sinqerisht e kur Ai i shpėton ata dhe dalin nė tokė, ata pėrsėri lusin idhujt.
Lloji i dytė: Shirku i nijetit (qėllimit) dhe i dėshirės. Allahu thotė nė suren El-Hud: 15-16. "Kush ka pėr qėllim jetėn e kėsaj bote dhe tė mirat e saj, do t'ia japim shpėrblimin e veprave tė tyre tė mira nė tė dhe atyre nuk do t'ju mungojė asgjė, por nė botėn tjetėr nuk u pėrket as gjė pėrveē zjarrit. Ajo qė punuan nė kėtė botė ka dėshtuar dhe ėshtė asgjėsuar." Dijetari ibn Kajjim thotė: Ky lloj shirku ėshtė si puna e detit tė pafund dhe tė paktė janė ata qė shpėtojnė prej tij, sepse ai i cili nuk kėrkon me punėn e tij kėnaqėsin e Allahut dhe nuk ka pėr qėllim afrimin tek Ai, por kėrkon shpėrblim pėr tė, i ka bėr shirk Allahut nė qėllimin e tij. Kėto ishin fjalėt e dijetarit ibn Kajjim, megjithatė duhet tė kemi parasysh se shirku i qėllimit ėshtė prej shirkut tė madh, vetėm atėherė kur njeriu nuk ka pėr qėllim kėnaqėsin e Allahut nė tė gjitha punėt e tij. Ndėrsa nė qoftė se disa prej punėve tė tij futet hipokrizia, atėherė kjo ėshtė prej shirkut tė vogėl pėr tė cilin do tė flasim mė vonė.
Lloji i tretė: Shirku i bindjes. Allahu thotė nė suren Et-Teube: 31. "Ata i konsideruan priftėrinjtė dhe murgjit e tyre si zota pėr vecē Allahut." Kėtė ajet e shpjegon hadithi i Adi ibn Hatim, i cili kur dėgjoi pejgamberin tė kėndonte kėtė ajet, i tha: O i dėrguari i Allahut, ne nuk i adhuruam ata. Pejgamberi iu pėrgjigj: A nuk e ndalonin ata atė qė e ka lejuar Allahu dhe ju e konsideronit si tė ndaluar dhe e bėnin tė lejuar atė qė e ka ndaluar Allahu dhe ju e konsideronit si tė lejuar? Ai iu pėrgjigj: Po. Pejgamberi i tha: Ai ėshtė adhurimi i tyre. Shejhu islam ibn Tejmije ka thėnė: Ata tė cilėt i konsideruan priftėrinjtė dhe murgjit e tyre zotėr nė vend tė Allahut, duke iu bindur atyre nė lejimin e haramit dhe nė ndalimin e hallallit ndahen nė dy grupe. Nė tė parin futen ata qė megjithėse e dinin se priftėrinjtė dhe murgjit e tyre ndėrruan fenė e Allahut, i ndjekin ata duke besuar nė lejimin e haramit dhe nė ndalimin e hallallit, duke e ditur se po veprojnė nė kundėrshtim me fenė e profetėve. Kjo gjė ėshtė kufėr dhe Allahu dhe i dėrguari i Tij e kanė quajtur shirk, mėgjithėse ata nuk u faleshin dhe nuk u bėnin sexhde atyre. Si rrjedhim, kushdo qė ndjek tė tjerėt qė janė nė kundėrshtim me fenė dhe duke e ditur qė janė nė kundėrshtim me tė dhe beson nė atė qė thonė ata nė vend tė Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij ėshtė mushrik, si ata pėr tė cilėt flet edhe ajeti i Kur'anit qė e pėrmėndėm. Ndėrsa nė grupin e dytė futen ata tė cilėt duke ndjekur tė tjerėt punojnė nė kundėrshtim me fenė, por besimi i tyre ėshtė i patundur nė ndalimin e haramit dhe nė lejimin e hallallit, sikurse ėshtė shembulli i atyre muslimanėve tė cilėt bėjnė gjynahe duke e ditur qė janė gjynahe.
Lloji i katėrt: Shirku i dashurisė. Allahu thotė nė suren El-Bekareh: 165. "Ka shumė prej njerėzve tė cilėt adhurojnė idhujt nė vend tė Allahut dhe i duan ata ashtu sikurse duan besimtarėt e vėrtetė Allahun." Nga ky ajet kuptojmė se ai i cili do diēka sa Allahu ose mė tepėr ėshtė mushrik, sepse i ka pėrshkruar Allahut shok nė dashurin e Tij. Kėto katėr lloje tė shirkut e nxjerrin nga islami atė person i cili vepron ato, sepse ato janė adhurime dhe sikurse dihet atribimi i adhurimeve pėr dikė tjetėr pėrveē Allahut ėshtė shirk. Gjithashtu prej shirkut tė madh ėshtė edhe kurbani pėr dikė tjetėr pėrveē Allahut dhe kush e bėn kėtė ka dalė prej islamit, sepse kurbani ėshtė njė prej adhurimeve mė tė larta, ashtu siē thotė Allahu nė suren El-Keuther: 2. "Falu pėr Zotin tėnd dhe prej kurban pėr Tė." Edhe kėrkimi i mbrojtjes prej dikujt tjetėr pėrveē Allahut futet nė shirkun e madh.
Lloji i dytė i shirkut: Shirku i vogėl.
Ai person qė i punon kėto lloje tė shirkut dhe vdes pa u penduar ėshtė nė dėshirėn e Allahut, e fal ose e dėnon, porse pėrfundimi i tij ėshtė xhenneti sepse ky lloj i shirkut nuk e pėrjeton atė nė zjarr. Prej shirkut tė vogėl ėshtė betimi nė diēka tjetėr pėrveē Allahut dhe duke mos pasur pėr qėllim madhėrimin e asaj gjėje pėr tė cilėn betohet, sepse nėse ėshtė kjo gjė ai konsiderohet prej shirkut tė madh. Pejgamberi thotė: "Kush betohet nė diēka tjetėr pėrveē Allahut, ka bėrė kufėr apo shirk." Gjithashtu prej shirkut tė vogėl ėshtė sy e faqėsia ose zbukurimi i veprave pėr tė tjerėt. Pejgamberi thotė: "Gjėja pėr tė cilėn kam mė shumė frikė pėr ju ėshtė shirku i vogėl. Kur u pyet pėr tė tha: Err-Rrija, qė do tė thotė: Shtirja dhe zbukurimi i punėve pėr tė tjerėt."
Lloji i tretė i shirkut: Shirku i fshehtė.
Ky lloj i shirkut nuk ndryshon shumė nga shirku i vogėl. Ka prej dijetarėve tė cilėt e kanė future nė tė (nė shirkun e vogėl), si p.sh ibn Kajjim i cili thotė: Ky lloj i shirkut kryhet nga ata tė cilėt besojnė se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut dhe se nuk sjell dėm e as dobi asnjė pėrveē Tij dhe se nuk ka zotėrues pėrveē Tij, porse nuk e veēojnė Allahun nė punėt dhe nė adhurimet e tyre. Kėshtu kėta njėherė punojnė pėr veten e tyre, njėherė pėr ndonjė pėrfitim tė kėsaj bote e njėherė pėr tu ngritur para njerėzve. Ndaj njė pjesė e punėve tė kėtyre njerėzve ėshtė pėr Allahun, njė pjesė pėr shejtanin, njė pjesė pėr njerėzit dhe njė pjesė pėr vetet dhe epshet e tyre. Dhe kjo ėshtė gjėndja e shumicės sė njerėzve. Ky shirk ėshtė shirk pėr tė cilin pejgamberi ka thėnė: Shirku nė popullin tim ėshtė mė i fshehtė se zhurma e ecjes sė milingonės. Sahabėt i thanė: Si tė shpėtojmė prej tij o i dėrguari i Allahut? Pejgamberi tha: Thuaj: O Allah! Kėrkoj mbrojtjen Tėnde nga shirku tė cilin e di dhe kėrkoj faljen tėnde pėr atė qė nuk e di." Ky shirk i heq sevapet e punėve dhe nė qoftė se kjo punė ėshtė obligim, atėherė ai i cili e punon atė do tė dėnohet, sepse me futjen e shirkut quhet njėlloj sikur e ka punuar, d.m.th do tė dėnohet pėr lėnien e obligimit.
E kundėrta e dytė. Kush vė ndėrmjet tij dhe Allahut ndėrmjetėsa, u lutet atyre, kėrkon prej tyre ndėmjetėsim dhe mbėshtet tek ata, ka bėrė kufėr. Kjo e kundėrt ėshtė mė e rrezikshme dhe mė e pėrhapura, sepse shumė prej njerėzve tė cilėt thonė se janė muslimanė vėnė midis tyre dhe Allahut ndėrmjetėsa, u luten atyre qė t'ju sjellin tė mira e t'ju largojnė tė kėqiat. Kjo nė bazė tė ixhmait tė muslimanėve ėshtė kufėr, sepse Allahu nuk i dėrgoi pejgamberėt dhe nuk i zbriti librat pėrveēse qė ta adhurojnė Atė pa i shoqėruar asgjė dhe askush pėrveē Allahut nuk tė tė bėj dėm ose tė tė sjell dobi siē thotė Allahu nė suren Junus: 106-107. "Dhe mos lut nė vend tė Allahut ēka nuk tė sjell as dėm e as dobi. E nėse e bėn atė dije se i ke bėrė padrejtėsi vetvetes. E nėse Allahu tė provon me ndonjė tė keqe, atė nuk mund qė ta largoj kush pėrveē Tij. E nėse dėshiron qė tė japė ndonjė tė mirė, nuk ka kush qė ta kthej mirėsinė e Tij me tė cilėn shpėrblen kė tė dojė prej robėrve tė Tij. Ai ėshtė Falėsi, Mėshiruesi." Gjithashtu nė shumė ajete tė Kur'anit, Allahu urdhėron njerėzit qė tė adhurojnė vetėm atė dhe tė mos u luten ndėrmjetėsave, sepse ai nuk ka nevojė pėr ta, ashtu siē thotė nė suren El-Bekareh: 186. "E kur robėrit e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet. Pra, le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua, pėr tė qėnė ata drejt tė udhėzuar."
E kundėrta e tretė: Kush nuk mohon besimin e mushrikėve, apo dyshon nė kufrin e tyre, apo e konsideron si tė drejtė rrugėn qe ndjekin ata, sepse Allahu e ka mohuar besimin e tyre nė shumė ajete tė Kur'anit dhe e ka bėrė tė detyrueshme armqėsinė ndaj tyre dhe kjo pėr shkak tė shpifjeve tė shumta se gjoja Allahu ka fėmijė apo gjėra tė tjera tė ngjashme me kėto. Gjithashtu ai i cili dyshon nė kufrin e tyre duke e pasur tė qartė atė, nuk ėshtė musliman. Ndėrsa, pėrsa ju pėrket atyre qė e konsiderojnė rukjen e mushrikėve tė drejtė, nė bazė tė ixhmait tė muslimanėve janė jobesimtar, d.m.th kafira, sepse ata nuk e njohin realitetin e islamit kuptimi i tė cilit ėshtė: Dorėzimi nė Allahun me teuhid, nėnshtrimi ndaj Tij me bindje dhe largim nga shirku dhe familja e tij (ata qė e kryejnė atė). Ndėrsa kėta nė vend qė tė largohen prej tyre dhe ti mohojnė, ata i mbėshtesin. Allahu nė suren El-Mumtehineh: 4, thotė. "Ju keni shembullin mė tė mirė tek ibrahimi dhe ata qė besuan bashkė me tė, kur u thanė popullit tė tyre: Ne largohemi prej jush dhe prej asaj qė ju adhuroni nė vend tė Allahut, nuk besojmė nė rrugėn tuaj prandaj midis nesh dhe jush ėshtė e hapur armiqėsia dhe urrejtja derisa ta tė besoni vetėm Allahun Njė!" si rrjedhim ėshtė detyrė e ēdo musliman qė ti mohoj mushrikėt, ti luftoj , ti urrej ata apo kėdo qė dėshiron ti mbroj ata, apo shkon nėpėr shtėpitė e tyre pa pasur ndonjė shkak tė cilėn e pėlqeu Allahu . Gjithashtu duhet tė kemi parasysh se ėshtė shumė e rrezikshme miqėsia me pabesimtarėt, ose shkuarja nė shtėpitė e tyre apo dhėnia pėrparėsi shtėpive tė tyre para shtėpive tė muslimanėve, sepse Allahu e ka ndėrprerė lidhjen midis kafirave dhe muslimanėve, qofshin ata edhe tė afėrt me njėri-tjetrin, ashtu siē thotė Allahu nė suren Muxhadele: 22. "Nuk gjen popull qė e beson All-llahun dhe ditėn e gjykimit, e tė dojė atė qė e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, edhe sikur tė jenė ata (kundėrshtarėt) prindėrit e tyre, ose fėmijėt e tyre, ose vėllezėrit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janė qė nė zemrat e tyre (Allahu) ka skalitur besimin dhe i ka forcuar me shpirt nga ana e Tij."
E kundėrta e katėrt: Kush beson se rruga e dikujt tjetėr ėshtė mė e plotė se rruga e pejgamberit , apo beson se gjykimi i tė tjerėve ėshtė mė i mirė se gjykimi i tij, siē ėshtė shembulli i atyre qė preferojnė gjykimin e tagutėve nė vend tė gjykimit tė tij. Kjo e kundėrt ka dy ēėshtje.
ēėshtja e parė: Ai qė beson se rruga e dikujt tjetėr ėshtė mė e plotė se rruga e pejgamberit . Kjo ēėshtje ėshtė shumė e rėndėsishme dhe e rrezikshme, sepse ai qė beson nė kėtė ėshtė njė prej banorėve tė xhehenemit. Kjo pėr shkak se ėshtė nė kundėtshtim me mėndjen dhe nė kundėrshtim me atė qė ėshtė transmetuar nga pejgamberi , i cili nė hutben e xhumasė thoshte: "Fjalėt mė tė mira janė fjalėt e Allahut, ndėrsa rruga mė e mirė ėshtė rruga e Muhamedit ." Dhe padyshim se rruga e tij ėshtė rruga mė e mirė, sepse ajo ėshtė shpalja nga Krijuesi i qiejve dhe tokės, i cili thotė: "E ai nuk flet nga mendja e tij. Dhe ajo nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse shpallje qė i shpallet." Prandaj dijetarėt kanė rėnė dakort se suneti ėshtė baxa e dytė e ligjit islam dhe ėshtė si Kur'ani nė tė bėrit hallall dhe haram. Si mund tė pretendoj dikush se rruga e dikujt tjetėr ėshtė mė e plotė se rruga e profetit , kur Allahu thotė: "Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj. Dhe plotėsova mirėsinė Time ndaj jush dhe zgjodha islamin si fenė tuaj."
ēėshtja e dytė: Kush beson se gjykimi i dikujt tjetėr ėshtė mė i mirė se i pejgamberit siē ėshtė shembulli i atyre qė preferojnė gjykimin e tagutėve nė vend tė gjykimit tė tij. ēdo musliman dhe muslimane duhet tė ketė parasysh se gjykimit tė Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij duhet ti jepet pėrparėsi para ēdo gjykimi tjetėr. Dhe pėr ēdo problem duhet ti kthehemi gjykimit tė Allahut, sepse ai qė kėrkon tė gjykohet me ligj tjetėr veē ligjit tė Allahut ėshtė kafir, siē thotė Allahu nė suren En-Nisa: 60. "A nuk i sheh ata tė cilėt deklarojnė se besuan atė qė tė zbriti ty dhe atė qė zbriti para teje, se si dėshirojnė qė mes tyre tė gjykojė taguti, megjithėse janė urdhėruar qė ta mohojnė atė." Gjithashtu vazhdon pėrsėri nė ajetin 65 tė po kėsaj sureje: "Pėr Zotin, jo! Ata nuk do tė jenė besimtarė, pėrderisa tė zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė konfliktet midis tyre dhe pastaj tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt, por ti dorėzohen gjykimit tėnd."
Allahu nė kėtė ajet betohet nė veten e tij, se ata nuk janė besimtarė pėrderisa tė plotėsojnė tre kushte:
1- Tė zgjedhin pejgamberin si gjykatės nė tė gjitha ēėshtjet.
2- Tė mos ndjejnė pakėnaqėsi nga gjykimi i tij.
3- Ti dorėzohen plotėsisht gjykimit tė tij.
Allahu thotė nė suren El-Maide: 44. "Ata tė cilėt nuk gjykojnė me atė tė cilėn zbriti Allahu, janė pabesimtarė (kafira)." Dijetari ibn ibrahim, i cili ka qėnė mėsues i dijetarit tė njohur Abdulaziz ibn Bazi, thotė: "Ėshtė e pamundur qė Allahu ti quaj ata qė nuk gjykojnė me ligjin e Tij, kafira dhe ata tė mos jenė tė tillė, por ka dy mundėsi:
1- Qė kufri tė jetė kufėr qė tė nxjerr nga islami.
2- Qė kufri i tyre tė jetė kufėr qė nuk tė nxjerr nga islami.
Pėrsa i pėrket grupit tė parė, ai ndahet nė pesė lljoe.
1. Kur ai nuk gjykon me atė qė ka zbritur Allahu, e mohon ligjin e Allahut dhe tė tė dėrguarit tė Tij. Padyshim ai ėshtė kafir, sepse ka mohuar njė nga bazat e fesė dhe kush mohon njė nga bazat e fesė apo njė nga degėt e saj pėr tė cilėn dijetarėt kanė rėnė dakort, apo qoftė edhe njė shkronjė tė vetme e cila dihet nė mėnyrė tė prerė se ka ardhur nga profeti , ėshtė kafir.
2. Kur ai nuk gjykon me atė qė ka zbritur Allahu , nuk e mohon ligjin e Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, por beson se ligji i tė tjerėve ėshtė mė i mirė dhe mė i plotė se ligji i pejgamberit . Kjo gjė ėshtė kufėr qė tė nxjerr nga islami, sepse ai i jep pėrparėsi ligjit tė krijesave para ligjit tė Krijuesit tė qiejve dhe tė tokės.
3. Kur ai beson se ligji i dikujt tjetėr ėshtė i njėjtė me ligjin e Allahut dhe tė pejgamberit. Edhe ky si dy tė parėt ka dalė nga islami sepse ka krahasuar Krijuesin me krijesat dhe e kundėrshton fjalėn e Allahut ku thotė: "Asgjė nuk ėshtė i ngjashėm me tė, Ai ėshtė Shikuesi, Dėgjuesi."
4. Kur ai beson se ligji i Allahut dh i tė Dėrguarit tė tij ėshtė ligji mė i mirė, por beson gjithashtu se ėshtė i lejuar gjykimi me ligj tjetėr qė kundėrshton ligjin e Allahut. Edhe ky si tė tjerėt ka dalė nga islami, sepse beson lejimin e diēkaje pėr tė cilėn ka argumenta tė qarta qė ėshtė e ndaluar.
Miresia e teuhidit
Kur zbriti ky ajet u veshtiresua gjendja e sahabeve dhe i thane te derguarit te Allahut : Kush nga ne s'ka mundesi ti bej padrejtesi vetes ? Ai tha : Nuk eshte ashtu ,a nuk e keni degjuar fjalen e Allahut :
pra e komentoi profeti padrejtesine me shirkun ne Allah.
Dhe kuptimi i ajetit eshte se ata te cilet kapen me te verteten dhe pajisen me besimin e paster e nuk e njollosin ate me shirk ata jane te siguruar .
Nese thellohet ne kete ajet medituesi shikon se teuhidi eshte i permendur me fjalen iman (besim) dhe dihet qe imani perfshin te gjitha llojet e adhurimit .
Ne sheriat ijmani eshte i perbere nga kater baza:1 Fjale 2 Pune 3 Nijet 4 Synet
Tek ehli suneti imani eshte ne lloje te ndryshme dhe me shkalle sikur e ka permendur kete profeti ne hadithin e sakte " Imani eshte shtatedhjete e disa shkalle me e larta e asaj eshte fjala Lailahe ilallah dhe me e ulta eshte heqja e nje pengese nga rruga dhe turpi eshte prej besimit".
Po ashtu tek ehli suneti qendron se imani shtohet dhe pakesohet shtohet me binje e pakesohet me gjynahe dhe njerezit ne iman jane te ndryshem e nuk jane te njejte ne iman .
Dhe persa i perket njerezve ata ndahen ne tre lloje sikur dhe i ka ndare Allahu
1 Jane ata te jane kapur pas te mirave dhe largohen nga te keqijat.
2 Jane ata te mesmit te cilet punojne disa detyra dhe lene disa te tjera
3 Jane ata te cilet i bejne padrejtesi vetes te cilet i lane detyrat dhe punuan gjynahet
Dhe duhet te dime se imani ndahet nga tre etapa: 1 Iman 2 Iman uaxhib ( i detyrueshem) 3 Iman i pelqyeshem
1-Imani iplote "Mutlak " eshte imani i atyre qe punojne te pelqyeshmet dhr lene te urryerat.
2-Imani uaxhib eshte kryerja e detyrave dhe lenia e te ndaluarave
3-Imani origjines eshte te besosh ne shtyllat e imanit.
Po ashtu ajeti permban te dyja llojet e dhulmit te cilat jane shirku ( Dhulm mutlak ) dhe padrejtesine e vetes (mutlak dhulm)
Dhe e gjene njeriu qetesine e plote kur eshte i larguar nga Dhulmi qe eshte Shirk dhe nga dhulmi qe eshte padrejtesia e vetes .
5. Nė kėtė lloj futen gjykatat qė janė tė pėrhapura nė tė gjitha vėndet e botės dhe nė to gjykohet me kushtetutat e vėndeve pėrkatėse nė kundėrshtim me ligjin e Allahut dhe tė dėruarit tė Tij. Kėto gjykata janė tė kompletuara dhe njerėzit shkojnė nė to pėr tė gjykuar gjykatėsit e kėtyre gjykatave me atė qė ėshtė nė kundėrshtim me ligjin e Allahut .
Krijoni Kontakt