Arsyet perse qellimet tona per te bere nje jete te shenjte me te mire nuk japin rezultat

Nga bashkebisedimet me Metropolitin Gregory te Novgorod

Arsyeja e pare dhe kryesore perse qellimi yne per te korrigjuar veten dhe per te ndjekur nje jete te shenjte nuk jep rezultat eshte se faktikisht, qellimi yne eshte shume i zbehte dhe i pafund.

Nje mekatar per shembull, i thote vetes se tij: "Ka ardhur koha qe une te heq dore nga mekatet dhe te permiresoj sjelljet e mia! Pendohem! Nuk do bej me mekat!" Qellimi i mekatarit ne kete rast eshte i pafund dhe per kete arsye, edhe pse mund te jete e sinqerte, eshte nje qellim i paqendrueshem dhe nuk ka per te dhene korrigjimin qe pritet. Ai qe ka nje deshire te sinqerte qe te permiresoje veten para se gjithash duhet te dalloje ekzaktesisht se cfare do te korrigjoje. Duhet te dalloje se cili eshte mekati i tij me i madh, cfare mjetesh do te perdori per ta luftuar ate, cfare rreziqesh duhet te shmangi ne menyre qe te mos ta perseriti me ate mekat qe i eshte bere zakon, pjese e jetes se tij. Gjithe ky mendim dhe vetekzaminim duhet te behet qe ne fillim dhe vetem atehere mund te merret nje vendim, dhe ai vendim duhet te jete specifik, si per shembull: "Mjaft! Me ndihmen e Zotit une nuk kam per te bere me kete apo ate mekat. Kam per ta hequr kete zakon te keq. Nuk do te shoqerohem me me ata persona qe me inkurajojne qe ta mbaj kete zakon, kam per ta prere fare ate shoqerori te keqe. Do te perdor kete apo ate mjet per ta luftuar kete mekat. Do ta armatos veten dhe mbledh te gjitha fuqite e mia kunder ketij mekati kur te filloje perseri qe te me tundoje".

E njejta gje mund te thuhet ne lidhje me vendimin per te bere nje jete te drejte. Nuk duhet te majftoheni duke i bere qejfin vetes vetem duke shprehur me fjale nje vendim: "Qe sot e tutje do te bej nje jete qe i pelqen Perendise". Nje vendim i tille nuk eshte perkufizuar si duhet dhe pavaresisht se mund te kete dale nga zemra, zorr se do te kete ndonje efekt. Ai qe deshiron te braktise jeten e mekatit dhe te zgjedhi jeten e drejte duhet qe mbi te gjitha te ekzaminoje cilat detyrime ai ka veshtiresine me te madhe per te permbushur dhe nuk deshiron qe ti permbushe; cfare e pengon ekzaktesisht permbushjen e tyre; cfare duhet te beje, cfare mjetesh duhet te perdori qe ti permbushi sa me shpejt. Pasi e beni kete, duhet qe te merrni nje vendim specifik si per shembull: "Tani, me ndihmen e Zotit, do te perpiqem fort qe te permbush kete detyrim qe deri me sot nuk kam arritur ta permbush sic duhet; Do te perdor kete apo ate mjet per ta permbushur kete detyrim. Per shembull, kur dikush me ofendon mua, do te tregohem me i duruar; Nuk do te filloj te shaj dhe perdor nje fjalor te turpshem, ose me mire fare, nuk do ti kthej pergjigje fare; Kur te jem me kete apo ate shoqeri do te tregohem me i kujdesshem se cfare them; ne kete apo ate ore do te lutem pa pushim, eshte dicka qe nuk e kam bere deri me sot, e keshtu me rradhe". Ne pergjithesi, sa me i perkufizuar mire eshte qellimi per te ndryshuar jeten e mekatshme ne nje jete te drejte, aq me mire do ti pershtatet kushteve te vecanta te gjithesecilit, gjendjes shpirterore te gjithesecilit, maredhenieve me te tjeret, etj., dhe aq me shume shprese keni per te gjetur kur ti beni keto qellime realitet. Kur dicka eshte kaq e perkufizuar mire ju mund ti drejtoni mendimet dhe forcat tuaja ne nje subjekt dhe ne kete menyre, sigurisht qe keni per te arritur qellimin e deshiruar me lehtesisht.

Nje arsye tjeter perse qellimet tona te mira deshtojne eshte sepse ne nuk qendrojme te vendosur ne vendimin tone. Sa ikin dy apo tre dite nga dita kur morem vendimin, ne harrojme fare vendimin qe morem pasi jemi te mberthyer nga preokupimet dhe rutinat e jetes normale te kesaj bote, edhe pse ne momentin kur e morrem ate vendim ishim te vendosur ne qellimin tone. Per kete arsyer, nese duam me te vertete qe qellimet e mira tona te behen realitet, atehere secili prej nesh cdo mengjes menjehere pas lutjeve te mengjesit duhet te sjellim menjehere ne mendje dhe rinovojme vendimin tone duke i thene brenda zemres: "I premtova Zotit qe do et largohem nga ky mekat; Dua me te vertete qe ta permbush kete detyrim; Duhet qe ta mbaj premtimin tim!" Duke rinovuar ne kete menyre qellimin tone te mire, duhet qe ti lutemi Zotit ne menyre te vazhdueshme qe Ai te na dhuroje fuqine per te permbushur qellimin tone. Po ashtu, qellimi yne dyhet rinovuar ne te njejten menyre gjate gjithe dites. Dhe kur vjen mbremja, nuk duhet qe te shkojme te fleme pa ekzaminuar me pare zemrat tona per te pare si e kaluam diten: a ia mbajtem premtimin Zotit? Dhe nese rastis qe e shkelem qellimin tone ate dite duke dale kunder vendimit qe morem, duhet me njehere te kerkojme faljen e Perendise dhe te rinovojme perseri vendimin tone dhe te monitorojme me kujdes vetveten*. Keshtu veprojne ata njerez qe jane te shqetesuar per shpetimin e shpirtrave te tyre dhe vetem ne kete menyre ata arrijne shpetimin!

Arsyesja e trete perse ne deshtojme ne qellimin tone per te bere nje jete me te mire eshte frika e madhe e veshtiresive te lidhura me nje sipermarrje te tille. Nje jete e shenjte nuk arrihet pa pune, pa vuajtje dhe veshtiresi; shpesh here eshte nje beteje e gjate dhe e eger. Duhet qe te terhiqemi nga rastet e shumta qe na dalin per te mekatuar. Duhet ti sakrifikojme kenaqesite e ndryshme qe jane kaq te kendshme, duhet te braktisim shume qellime te kesaj bote qe e bejne jeten interesante, dhe duhet te durojme shume gjera te pakendshme te cilat per shkak te dashurise qe ne kemi per veten jane shpesh kaq te veshtira per ti mbajtur. Per shembull, ne vendosem qe te terhiqemi nga prirja jone natyrale qe te behemi nevrike. Ne menyre qe ti largohesh inatit na duhet qe te durojme ne heshtje shume gjera qe per ne jane pothuajse te padurueshme dhe pergjigjia jone per to zakonisht do te kishte qene nje lume fjalesh te pahijshme; disa here nuk duhet qe ta justifikojme veten edhe kur kemi te drejte; shpesh here duhet te heshtim edhe kur ndjejme deshiren e zjarrte per te folur; shpesh here duhet qe tu vijme te tjereve pas qejfit dhe atehere kur nuk eshte vendi i duhur; na duhet qe shpesh te durojme sharrjet e te tjereve dhe te mos e shfaim irritimin tone; shpesh here e detyrojme veten te durojme me durim kur na shajne ose na tallin si budallenj e frikacake. Te gjitha keto duhet ti durojme nese duam me te vertete qe te arrijme qellimin per tu terhequr nga inati.

Ne mes te gjithe veshtiresive per ti bere balle inatit apo ndonje mekati tjeter qe manifeston nje rrezik te madh, shpirti yne bie ne depresion dhe gjithe fuqia duket sikur avullon. Ne raste te tilla na duhet qe te sjellim ne mendje menjehere te verteta dhe eksperienca te ndryshme te shenjta te cilat jane ne gjendje qe te na rikthejne shpirtin e meparshem, fuqine e meparshme, dhe te na japin shprese per te braktisur mekatin te cilit vendosem ti largohemi. Prandaj na duhet te mbajme parasysh se pavaresisht se sa i dobet eshte nje njeri, me ndihmen e Zotit ai mund te beje dhe duroje gjithcka nese ai me te vertete e deshiron nje gje te tille dhe e perdor fuqine qe i eshte dhene nga Perendia. Duhet te kujtojme ata miliona njerez te drejte qe kane jetuar para nesh dhe vetemohimin e tyre, durimin dhe vendosmerine qe na lane si shembull per ne dhe per gjithe boten, duhet te mbajme parasysh se mbi te gjitha Zoti deshiron korrigjimin tone, dhe fale kesaj, duke njohur dobesite dhe nevojat tona, Ai padyshim qe do te na vije ne ndihme vetem nese i drejtohemi Atij me lutje papushim dhe perdorim fuqine dhe mjetet qe Ai na ka dhene. Duhet te mbajme parasysh se veshtiresite qe shoqerojne ne menyre te pashmangshme sipermarrjet e rendesishme jane te lodhshme vetem per dembelet dhe mendjelehtet; vetem hapat e para ne rrugen e korrigjimit jane te pakendshme dhe te veshtira; se sa me gjate dikush shkon ne kete rruge aq me e lehte dhe me pak e dhimbshme behet; se vetem fitorja mbi armiqte tane na ben ne shume me te forte dhe me te zote qe tu bejme balle sulmeve te metejshme. Duhet qe te kujtojme me shpesh veten mbi ndjenjen e paqes dhe kenaqesise qe do te perjetojme kur ne ditet dhe oret e fundit te jetes sone do te kthjeme koken pas tek e shkuara jone, tek veshtiresite qe i tejkaluam me heroizem, tek vuajtjet e shumta qe u beme balle me durimin e te Krishterit, tek tundimet e panumerta qe i pushtuam me dashurine tone per Zotin, tek veprat fisnike qe kemi bere fshehurazi vetem perpara syve te Perendise, tek te gjitha nderet qe u kemi bere njerezve, tek besnikeria me te cilen i permbushem detyrimet tona, edhe pse na u desh te benim te pamunduren per ti realizuar keto. Se fundmi, duhet qe te mbajme parasysh se per te gjitha keto ne do te shperblehemi shume me teper ne jeten e epokes qe po afron sepse te gjitha veshtiresie qe tejlkaluam ne kete bote, te gjitha vuajtjet qe duruam per hir te nje jete te drejte, do te na duken shume te vogla, ne fakt, do te na duken te paperfillshme, ne krahasim me shperblimet qiellore. O Zot i Plotfuqishem! Ne tani numerojme cdo minute te testimit dhe vuajtjeve dhe shume rralle e sjellim nder mend perjetesine e bekuar qe kenaq shpirtrat e sherbetoreve te Tu besimtare dhe te drejte. Vella! Ne perpjekjet e tua drejt nje jete qe i pelqen Zotit, kur peshon veshtiresite dhe vuajtjet e tu tokesore, ver me shpesh ne peshore kete perjetesi! Do te peshoje me shume se te gjitha vuajtjet apo qellimet dhe kenaqesite e kesaj bote.

Arsyeja e katert se perse vendimi yne per te bere nje jete me te mire deshton, lidhet me faktin se ne duam te behemi shenjtore menjehere. Shume njeres, kur ndjejne per here te pare deshiren per te hequr dore nga sjellja e tyre plot mekate, marrim nje vendim me plot vendosmeri qe te ndryshojne sjelljet dhe te bejne nje fillim te mire ne kete reforme; por duke qene se kjo nuk ndodh aq shpejt sa do te donin ata, fale zakoneve apo kapricove te tyre ata bien perseri ne mekatet e vjetra, e humbin besimin dhe arrijne ne perfundimin se eshte e pamundur per ta qe te ndryshojne sjellje.

Vella! Moter! Njerezit nuk behen shenjtore brenda nje nate, njeriu yne i vjeter nuk transformohet dot kollaj ne nje njeri te ri. Nje peme e larte nuk rrezohet me goditjen e pare te sopates. E njejta gje ndodh edhe me pasionet e djallit qe kane zene rrenje fort brenda nesh. Rruga drejt perfeksionit apo pjekurise shpirterore eshte gjithmone gati e padallueshme me sy, ashtu sic jane edhe shume gjera te tjera ne natyre. Njeriu shpirteror kalon ne shkalle te ndryshme te rritjes tamam si njeriu fizik. Shume kohe kalohet ne femijeri derisa arrin plotesine dhe fuqine e burrerise. Duhet qe femija te kaloje nje periudhe e gjate dobesie duke u bere me i forte nga dita ne dite, derisa femija behet burre. Vetem ne kete shkalle njeriu eshte i zoti qe te perkujdeset per jeten e tij. Po ashtu, nje kallep i pjekur misri ne fillim eshte vetem nje fare, pastaj nje fije bari mbi toke, pastaj rritet e forcohet ne nje kercell te forte, dhe ne fund prodhon nje kallep misri; por edhe kallepi vete nuk piqet qe ne fillim, por rritet, lulezon, leshon fijet dhe vetem atehere piqet tamam. E njejta gje eshte e vertete edhe per jeten e drejte! Edhe njeriu me i mire ne bote nuk behet shenjtor vetvetiu. Perfeksioni i tij per pjesen derrmuese zhvillohet ngadale dhe vetem pak nga pak. Toka e mire qe pranon brenda saj nje fare te mire jep fruta me kohen, thote Zoti (Lk. 8:15). Qe te rrezohesh, sigurisht qe nuk eshte gje e mire, dhe as qe duhet te jete e mire; por ai qe rrezohet dhe ngrihet perseri ne kembe menjehere, behet me i urte dhe me i kujdesshem, e rinovon qellimin e tij te mire, i lutet pa pushim Perendise per fuqi te reja qe te fitoje nje jete te drejte. Rrezimet nuk jane pengesa te medha per nje njeri te tille qe eshte ne rrugen e perfeksionit. Atehere kur rrezohet, ai fiton akoma me shume fuqi (Sirach 3:31) dhe sic thote Apostulli Pavel, ben perpara drejt shenjes se cmimit te Thirrjes se larte, duke harruar ata qe jane mbrapa (Fil. 3: 13-14)


Keto pra jane disa prej arsyeve perse qellimet tona te mira per t'iu larguar mekatit dhe per te bere nje jete me te mire shpesh nuk permbushen. Le ti shmangim keto kurthe; le te perpiqemi qe ta bejme vendimin tone sa me te kufizuar qe te mundim; le ta mbajme parasysh dhe ta rinovojme ne menyre te vazhdueshme vendimin tone, dhe dhe le te mos behemi mendjelehte nese nuk e arrijme menjehere perfeksionin, por le ti mposhtim me kurajo veshtiresite qe na dalin rruges me nje shprese te forte tek ndihma e Zotit.




Shenim: Perkthyer nga "Dushepolezny Sobesednik", periodike e Manastirit te Shen. Pandelimonit ne Malin Athos, Janar 1899, faqet.15-19, dhe eshte rishtypur tek gazeta "Orthodox America". Perktheu nga anglishtja ne shqip, Ilirjan Papa. Versionin ne anglisht mund ta lexoni ketu.