shekulli
......
Si e pėrshkruan Nako Spiron profesor Fejzi Hoxha
B.Budini
Fejziu e kishte njohur Nako Spiron vetėm kur ai kishte filluar tė bėnte hapa tė shpejta nė karrierėn politike, e cila kishte tėrhequr vėmendjen e tė gjithėve. Nako Spiro nė 1942 ishte anėtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i KQPKSH ndėrsa nė vitin 1943 ishte anėtar i Byrosė Politike. Gjatė vitit 1946-1947 ai ishte ministėr i Ekonomisė dhe kryetar i Komisionit tė Planit tė Shtetit, post ky shumė i rėndėsishėm pėr shtetin dhe njė besim i madh qė i jepej njė njomėshtaku. Nako Spiro ishte nė rast tepėr i veēantė intelektuali. I burrėruar gjithashtu para kohe ai pėrfaqėsonte brezin mė tė talentuar tė Shqipėrisė menjėherė pas ēlirimit.
Nako Spiro ishte martuar nė atė kohė me zonjushėn Liri Belishova. Ishte djalė i njė tregtari tė madh e tė njohur nė Durrės. Kishte kryer njė shkollė tregtare nė Greqi. Ishte i edukuar, i kulturuar, i mprehtė, shumė inteligjent, i ekuilibruar. Po ta shihje nga pamja fizike ai tė jepte pėrshtypjen e njė djaloshi delikat, me kraharor tė ngushtė, me krahė e kėmbė tė holla. Fytyra e tij ishte e zbehtė, me vetulla ēuditėrisht tė trasha, flokėt gėshtenjė tė hedhura drejt, njė hundė paksa tė ngritur, me buzė tė rregullta dhe mjekėr qė binte nė sy. Muskujt e faqeve dukeshin mirė nė ēdo lėvizje sado delikate, duke treguar se asgjėkundi nuk ndodhej ndonjė shtresė dhjami pėr tė rrumbullakosur pamjet e shprehura.
Nako Spiro kishte njė zė tė hollė qė jepte efektin e njė force dhe energjie tė jashtėzakonshme. Elokuent me logjikė tė fortė dhe rezistent nė punė. Kėshtu e pėrshkruan nė kujtimet e veta Nako Spiron doktor Fejziu. Gjatė viteve 1945-1946 Nako Spiro u lidh shumė me Enver Hoxhėn. Doktor Fejziu nė atė kohė mjekonte nėnėn dhe babain e Enverit, Gjylon dhe Halilin. I kishte nga anėt e tij. Pleqtė merreshin vesh mjaft mirė me tė. Nė kėto hyrje e dalje, doktori merrte vesh bashkėpunimin qė kishte Enveri me Nakon. Ata punonin deri nė orėt e vona, fjalė kėto qė dilnin nga pleqtė, megjithėse ishin urdhėruar tė mos tregonin. Njė gjė ishte shumė e qartė, ata ishin miq tė mirė.
Sipas kujtimeve tė profesor Hoxhės, Nako Spiro u godit si njė intelektual qė kishte ditur tu kundėrvihej jugosllavėve pėr ēėshtjen ekonomike. Kjo situatė mpleksej edhe me aktivitetin e elementėve tė tjerė tė cilėt ishin pro jugosllavėve e kundėr ēdo elementi qė anonte nga Enver Hoxha. Nė diskutimet e shumta dhe ndeshjet e ashpra midis grupeve, Nako tregohej trim dhe i vendosur. Mjeku Hoxha ka shėnuar nė kujtimet e veta edhe biseda tė Nako Spiros, gjėra tė cilat i kanė bėrė mė shumė pėrshtypje. Pėr njė nga mbledhjet e Byrosė Politike, informacioni pėr tė cilėn kishte filtruar edhe mureve tė ndėrtesės konspirative, profesor Hoxha kishte shėnuar fjali kuptimplote qė kishin tė bėnin edhe me tė ardhmen e marrėdhėnieve shqiptaro-jugosllave.
- A janė nė dijeni sovjetikėt pėr kėto qė po ndodhin?- kishte lėshuar bombėn e vet Nako Spiro.
- Ēna duhen kėta sovjetikėt, ishte pėrgjigjur menjėherė Koēi Xoxe.
20/11/2004
Kujtimet e Liri Belishovės pėr vetėvrasjen e Nako Spiros
B.Budini
Ka jetuar mė pak se njė vit pranė tij, por Liri Belishova, tanimė nė njė moshė tepėr tė thyer, ėshtė ajo qė ka qenė mė afėr Nako Spiros nė ditėt para vetėvrasjes. Ajo e ka rrėfyer pėr Shekullin historinė e saj me Nako Spirun dhe rrethanat e vetėvrasjes sė njeriut tė saj tė dashur mė 20 nėntor 1947. Ndėrsa nuk i ka botuar ende kujtimet e saj pėr tė, Liri Belishova ka treguar megjithatė se si e ka pėrjetuar vetėvrasjen e tė shoqit dhe se cilat janė dyshimet e saj pėr kėtė vetėvrasje.
Rrethanat e vetėvrasjes sipas Liri Belishovės
Jetuam shumė pak bashkė nga janari i 1946 deri nė 20 nėntor tė kėtij viti, kur ai vrau veten, por ishim njohur shumė mė pėrpara dhe pėrveēse njerėz tė dashur, ishim edhe shokė tė mirė. Nako Spiro besonte nė fillim se komunistėt jugosllavė ishin internacionalistė dhe do ta ndihmonin Shqipėrinė qė tė shėronte plagėt e luftės dhe pėr zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor. Nė tė vėrtetė ata ndoqėn ndaj Shqipėrisė njė politikė shoviniste, - fillon tė tregojė Liri Belishova pėr Nako Spiron. Herė i demaskuar si tradhtar, herė i lartėsuar si hero, pesė herė ia kanė ndėrruar vendin e varrit. Por momentet qė nuk i shlyhen nga kujtesa janė ato kur mėsoi gjėmėn pėr vdekjen tragjike tė Nako Spiros.
Nako Spiro doli hapur bashkimit tė Shqipėrisė me Jugosllavinė, i bindur se ky do tė qe gllabėrim prej saj. Ndėrsa jugosllavėt e kuptuan se Nako Spiro ishte pengesė pėr tė realizuar planet e tyre dhe nė qershor tė vitit 1947 u dėrgua nė Tiranė emisari jugosllav, Savo Sllatiē, pėr tė akuzuar palėn shqiptare se ishte duke vepruar nė dėm tė miqėsisė dhe bashkėpunimit me Jugosllavinė. Enver Hoxha nė fillim mbajti qėndrim tė drejtė. Ai ia rrėzoi akuzat Savo Sllatiēit. Por nė fillim tė nėntorit tė 1947 emisari jugosllav u rikthye dhe kėsaj here goditi personalisht Nako Spiron si frymėzues i njė fronti antijugosllav nė Shqipėri dhe si agjent i borgjezisė e imperalizmit. Enver Hoxha kapitulloi para kėtyre akuzave, ndėrsa Koēi Xoxe ishte direkt projugosllav. Kėshtu nė mbledhjen e Byrosė Politike tė 18 nėntorit 1947 e akuzuan Nakon. Me kėst nuk ishim ftuar as unė, as Mehmet Shehu, Fadil Paērami e Bedri Spahiu. Nako kėrkoi tė shtyhej mbledhja disa ditė, por ata i lanė vetėm 24 orė nė dispozicion pėr tu pėrgatitur. Byroja u mblodh edhe njė herė dhe akuzat u pėrsėritėn. Ndėrkohė Nako shkoi tek Enveri pėr tė folur me tė, ai nuk pranoi, u drejtua pėr tek Gagarinovi (ambasadori sovjetik) dhe as ky nuk pranoi tė fliste me tė. Atėherė Nako e pa veten pa shpresė, tė humbur. Kjo vetėvrasje ishte nė fakt njė vrasje, sepse ata e vunė nė tė tilla kondita e pėr mė tepėr nėn presionin e kohės, - rrėfen Liri Belishova.
Liri Belishova: Nako mė tha se do tė vriste veten
Ajo shton se mė 18 nėntor Nako ia ka treguar asaj personalisht tė gjitha shqetėsimet e veta, edhe pėr mbylljen e dyerve tė Enverit e tė Gagarinovit. Biseduam gjatė tė shqetėsuar dhe njė moment ai mė tha: nuk mė mbetet gjė tjetėr vetėm se tė vras veten. Unė fillova tė qaj dhe ai, si duket vetėm sa pėr tė mė ngushėlluar, mė tha se bėnte shaka, - kujton Belishova. Mandej tregon se e mori vesh gjėmėn nga Fiqirete Shehu. Nako Spiru kishte vrarė veten nė orėn 8 pa njė ēerek tė mbrėmjes, nė datėn 20 nėntor, nė institucionin e atėhershėm tė Komisionit tė Planit (sot Ministria e Financave) nė praninė e disa njerėzve tė tjerė dhe sipas Belishovės ai nuk kishte dashur tė bėnte njė vetėvrasje demonstrative, prandaj kishte stimuluar njė aksident. Por nuk mund tė flas me siguri pėr kėtė, pasi nuk mė lanė tė hyja aty, megjithėse qėndrova prapa derės qė nga mėngjesi. Mė kanė mbetur edhe disa dyshime nė ishte vėrtet vrasje apo vetėvrasje. E para qė mė shtyn tė mendoj kėshtu ėshtė se pėrse nuk mė lanė tė futesha brenda dhe sė dyti pse nuk pati kurrė raporte pėr vdekjen e tij, - shprehet ajo, ndėrsa shton se mė pas figura e Nako Spiros, pas shkėputjes nga jugosllavėt u rehabilitua disi pas autokritikės sė vetė Enver Hoxhės, por u harrua pastaj pėr dekada me radhė. Megjithatė njė gjė ėshtė e sigurtė, se tė vrisje Nako Spirun, ishte shumė e vėshtirė, tė gjithė shokėt e donin, madje edhe nė mbledhjet e para tė pleniumit, pėrveē Koēi Xoxes, nuk i doli askush tjetėr kundėr. Pastaj shtuan rreth 14 anėtarė tė rinj nė Byronė Politike, tė instruktuar pėr tė folur kundėr Nakos dhe kėshtu u demaskua ai, - tregon Liria. Pėr sė pesti herė varri i Nako Spiros ėshtė shpėrngulur nė Durrės, nė qytetin e tij tė lindjes. Ky ndryshim ėshtė bėrė pas viteve 90, atėherė kur u hoq nga varrezat edhe varri i Enver Hoxhės. U hoq andej, sdi pse, edhe varri i njė prej viktimave tė tij, qė ishte Nako Spiro, - thotė Belishova. Nako Spiro ishte 29 vjeē kur u nda nga jeta, ndėrsa nė 55 -vjetorin e tij tė vdekjes, nė vitin 2002, i ėshtė dhėnė titulli Nder i Kombit.
Dy fjalė pėr Nako Spiron
Nako Spiru ka lindur nė Durrės mė 4 janar 1918. Mėsoi nė Institutin Tregtar italian tė Korfuzit dhe vijoi tė lartėn nė Fakultetin Ekonomik tė Torinos. U bė komunist shumė herėt duke besuar se kjo ishte rruga e drejtė. U angazhua nė Luftėn Antifashiste Nacional Ēlirimtare qė nė fillim tė saj dhe qe njė nga udhėheqėsit mė tė dalluar tė kėsaj lufte. Ka qenė sekretar organizativ i rinisė komuniste pas vrasjes (ose vetėvrasjes) sė Qemal Stafės. Ka qenė njė nga protagonistėt kryesorė tė Konferencės sė Pezės e tė Kongresit tė Pėrmetit. Ishte anėtar i Kėshillit Antifashist dhe i Shtabit tė Pėrgjithshėm. Nako Spiro ishte komunist, por njėkohėsisht idealist i ndershėm e demokrat. Nė 20 nėntor 1947 ai u nda nga jeta, ndėrsa 55 vjet mė vonė, nė 20 nėntor 2002, iu dha titulli Nder i Kombit
Fejzi Hoxha, mjeku i udhėheqjes
Fejzi Hoxha ka lindur nė Gjirokastėr mė 25 mars 1909. Studioi nė liceun e Korēės ku u formua si intelektual dhe patriot. Kėtu u njoh nga afėr me Enver Hoxhėn. Ishte njė vit mė i vogėl se ai. Nė 1931 ai e regjistrua nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Universitetin e Bolonjės. I pėrfundoi studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Bolonjė, me bursė tė komandės ushtarake. Gjatė gjithė jetės punoi si mjek dhe kishte titujt doktor e profesor. Fejzi Hoxha ėshtė themeluesi i degėve tė reja tė patologjisė. Mė vonė ai do tė bėhej ekspert i diabetologjisė. Eshtė pikėrisht ai qė e zbuloi diabetin e Enver Hoxhės. Drejtoi tė gjitha konsultat e udhėheqjes. Ai ėshtė i pari mjek shqiptar qė hodhi idenė e jodizimit tė kripės. Nga viti 1948 do tė bėhej mjeku personal i Enver Hoxhės derisa ky i fundit u nda nga jeta. Ka qenė gjithashtu deputet pa ndėrprerje qė nga viti 1958 deri nė 1990, rreth 32 vjet. Profesor Fejzi Hoxha vdiq mė 25 maj 1992, por ai do tė kujtohet si humanist, pedagog, shkencėtar dhe personalitet i shquar i mjekėsisė shqiptare.
20/11/2004
Vetėvrasja e Nako Spiros sipas mjekut Fejzi Hoxha
B.Budini
Nako Spiro tentoi tė vetėvritej, por nuk u godit pėr vdekje. Ai jetoi edhe pėr njė farė kohe. Plumbi i kishte pėrshkruar zonėn para zemrės, cipėzėn mbėshtjellėse tė saj, kishte dėmtuar njė arterie tė rėndėsishme tė mushkėrive, diafragmėn, shpretkėn dhe kolonin tranvers dhe kishte qėndruar diku nė shtyllėn kurrizore, duke bėrė njė tunel rikoshet disa centimetra. Hemorragjia i kėrcėnonte jetėn. Ky ėshtė pėrshkrimi mjekėsor qė bėn doktor Hoxha nė lidhje me gjendjen shėndetėsore tė Nako Spiros disa ēaste pas tentativės pėr vetėvrasje. Konditat e mjekėsisė ekzistuese ishin tė disfavorshme pėr njė rast kaq tė rėndė. Mė tej doktori shton se Nako Spiro pas goditjes ėshtė dėrguar me shpejtėsi nė spitalin ushtarak. Pranė tij qėndrojnė doktorėt F. Shiroka, J. Theodhosi, Sh. Agalliu, B. Zyma dhe I. Dervishi. Pak mė vonė me ta bashkohet edhe dr. Fejzi Hoxha. Nė kohėn kur e lajmėruan ishte me drejtorin e spitalit duke punuar. Dy oficerė tė sigurimit me njė makinė ushtarake e ēuan urgjent pranė mjekėve tė tjerė. Duhet tė ishin tė gjithė sė bashku.
Nė katin e dytė, nė njė sallon tė madh qė komunikonte me shumė dyer, doktor Hoxha vuri re fytyrėn e zbehtė tė Nako Spiros, anėsi tė ftohta dhe njė puls tė dobėt. Ndihej njė rėnkim, dhimbje njerėzore, por i sėmuri nuk ishte nė gjendje tė fjalosej. Pranė tė sėmurit qėndronte doktor Shiroka i pėrgatitur pėr ndėrhyrje kirurgjikale, kur tė pėrmirėsohej gjendja nėpėrmjet gjakut qė po merrte, ndėrsa doktor Ibrahim Dervishi i pėrkėdhelte duart njeriut ende tė gjallė. Nako po merrte gjak tė grupit zero.
Personat e sigurimit silleshin nėpėr kėmbė duke ndjekur ēdo lėvizje tė njerėzve e nė veēanti tė mjekėve. Doktorit Fejzi Hoxha i rastisi tė ishte mes dy zėvendėsministrave tė Brendshėm dhe doktor Sinan Imamit, drejtorit tė Spitalit tė Pėrgjithshėm Ushtarak. Doktor Sinan Imami kishte organizuar me shpejtėsi konsultėn e veēantė.
-Jemi nė rrezik, - i pėrshpėriti fare pranė veshit doktor Fejzi Hoxhės nė gjuhėn frėnge doktor Sinan Imami.
Doktor Hoxha nuk iu pėrgjigj menjėherė duke e ditur se njėri nga dy zėvendėsministrat qė kishte fare pranė dhe qė kishte qenė liceist i Korēės, mund ta kuptonte fare mirė. Jo vetėm kaq, nė kėto rrethana ēdo gjuhė e huaj dukej mjaft armiqėsore. Me shumė kujdes, ai e goditi me kėpucė kolegun, duke dashur ti thotė se nė tė tilla raste ėshtė mė mirė tė heshtėsh.
Doktor Hoxha kishte dėgjuar fare rastėsisht nė Ministrinė e Shėndetėsisė se nė Shqipėri paskėsh ardhur njė kirurg sovjetik qė e kishin sistemuar nė hotel Dajti. Pa ndonjė solemnitet tė veēantė si duke biseduar nėpėr dhėmbė Hoxha propozoi tė thėrrisnin edhe kirurgun sovjetik. Mjeku Llako Heqimi, qė ka pėrmbledhur kujtimet e doktor Fejzi Hoxhės, shton se kjo nuk ishte aq e lehtė sa mund tė duket. Fejziu i njihte tė gjitha rrethanat dhe thirrja pėr konsultė e mjekut rus do tė kishte edhe reflektimet e veta politike. Kirurgu sovjetik ndodhej nė Shqipėri, por ēėshtjet politike nuk kishin marrė akoma formė. Ftesa mund tė mos merrej parasysh, por nuk mund tė mos binte nė sy si diēka e qėllimshme. I ra njė avull i kuq nė fytyrė dhe ndjeu se propozimi nuk ishte shumė i goditur, por nuk mund tė kundėrshtohej. Kirurgu sovjetik arriti pa vonuar. Ishte afro 70 vjeē, i gjatė, me njė trup tė drejtė, i thatė e me rrudha pleqėrie nė fytyrė. Ai iu afrua tė sėmurit, - kujton doktor Fejziu, dhe i dori dorėn dhe kėrkoi ti prekė pulsin.
-Cuk, cuk, cuk, me kėto fjalė rusi donte tė tregonte mungesėn e pulsit.
Tė gjithė patėn njė farė gėzimi pėr ardhjen e tij, por mė vonė do tė mėsohej se ai kishte qenė njė kirurg anijesh pa shumė eksperienca tė tilla.
-Nė kėto kondita nuk mund tė ndėrhyhet, - foli sovjetiku, siē mund tė flisnin tė gjithė.
Fejziu kujtoi narkozėn me pika qė mund tė merrte i sėmuri dhe pėrqindjen e madhe tė vdekshmėrisė qė vinte drejtpėrdrejt nga kjo mėnyrė, nė veēanti kur tė sėmurėt vuanin nga mushkėritė.
-Pravllino, pravllino (e drejtė, e drejtė) jam dakord me kryekirurgun tuaj Frederik Shirokėn.
Kėshtu nėn mbikėqyrjen e tyre, duke i hedhur gjak, por duke humbur mė shumė sesa merrte, nė orėn 02.50 pas mesit tė natės ndėrroi jetė me dashje tė plotė pėr ta humbur atė, Nako Spiro, njė intelektual i rrallė shqiptar. Partia ishte zemėruar nga akti i vetėvrasjes. Kėtu hyn nė skenė udhėheqja. Sipas kujtimeve tė mjekut vetėm kur Nako kishte vdekur nė spital mbėrritėn Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu. Pas kėsaj tė gjithė mjekėt u mblodhėn nė njė dhomė dhe rreth orės katėr tė mėngjesit, pas disa kėshillash pėr kėtė rast, u lejuan tė shkojnė nė shtėpi.
Asnjėri prej tyre nuk do tė vinte gjumė tė rregullt nė sy. Vetėm pas disa muajsh, mjekėt do tė kuptonin qartė atė qė hoqėn nė atė sallė tė madhe tė spitalit ushtarak, rrethuar nga njerėzit e sigurimit. Tė gjithė u larguan pa folur asgjė me kolegėt e punės si pėr ti garantuar sigurimsat se mėsimin qė u kishin dhėnė e kishin kuptuar mirė. Nė Shqipėri po hynte me shpejtėsi fjala fshehtėsi si njė antibiotik i shkėlqyer pėr tė shpėtuar lėkurėn.
Kur vajta nė spital, - tregon nė kujtimet e tij Hoxha,- komisari kishte pėrgatitur dhe emrat qė do tė merrnin pjesė nė ceremoninė e varrimit tė shokut Nako. E ndjeva veten shumė tė parėndėsishėm. Ne qė ishim pa parti, qė qėndruam deri nė orėn katėr tė mėngjesit pranė njė njeriu qė e donim me tė vėrtetė, nuk duhej tė dinim asgjė nga sekretari i partisė, nė njė kohė qė ishim dėshmitarė okularė tė ngjarjes. Nuk ka fyerje mė tė madhe pėr njė njeri sesa tė dyshosh nė ndershmėrinė e tij dhe nga ana tjetėr, ti besohej njė injoranti qė e kishte emrin sekretari i partisė.
Pas dy orėsh erdhi njė lajm i dytė po nga komisari:
- Ceremoni varrimi nuk do tė ketė.
Kėshtu shkoi Nako Spiro. Kishte dhe nga ata qė donin qė ai tė shpėtonte, nė mėnyrė qė ta akuzonin mė vonė nė gjyq si spiun e tradhtar. Mė vonė Fejzi Hoxha do tė kuptojė se me vdekjen e Nako Spiros do tė fillonin tė thyheshin bisqet mė tė mira tė kohės sė paqes e kjo do tė ishte mė e tmerrshme se degėt e kėputura tė kohės sė luftės, periudhė kjo qė e kishin kapėrcyer.
20/11/2004
Krijoni Kontakt