Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    A duhet mbrojtur toleranca fetare e shqiptareve ?

    Marre nga Shekulli

    A DUHET MBROJTUR TOLERANCA FETARE E SHQIPTAREVE?

    Skėnder Shkupi

    Njė nga tiparet mė interesante e madje mė pozitive tė racės sonė ka qenė dhe ende vazhdon tė mbetet toleranca historike thuajse proverbiale fetare e cila pati njė konsolidim tė mėtejshėm gjatė 92 viteve tė ekzistencės sė shtetit shqiptar. Ē’ėshtė e vėrteta kjo tolerancė kushtėzohej edhe nga fakti qė populli ynė, nė thelb, me pėrjashtime tė rralla, ka qenė pak fetar. Historikisht shqiptarėt asnjėherė nuk e kanė marrė shumė seriozisht fenė. E pra nė kushtet e njė trysnie tė madhe tė huaj me synime asimiluese ata e kanė gjetur shpėtimin te njė konfirmim zėplotė i kombėsisė pasi ishte ideali kombėtar e jo fetė e ndryshme ai qė garantonte mbijetesėn e tyre. Tashmė ėshtė tepėr i njohur citimi i Edith Durham-it nė librin e saj “Njėzet vjet ngatėrresa ballkanike” ku ajo vinte nė dukje, disi e ēuditur, qė nė Ballkan tė gjithė tregonin pėrkatėsinė fetare kur i pyesnin – “ēfarė jeni?” – dhe vetėm njė popull i veēantė qė jetonte nė pjesėn perėndimore tė gadishullit pėrgjigjej – “jemi shqiptarė!”. Njė konstatim tepėr dashamirės dhe realist i anglezes sė madhe.
    Megjithatė, duhet theksuar se ndonėse shqiptarėt kanė qenė historikisht mė pak fetarė se kombet pėrreth, kjo nuk do tė thotė qė ata nuk kanė qenė fetarė. Veēse i rėndėsishėm ėshtė fakti qė ata kanė pasur njė mirėkuptim e respekt tė thellė tė ndėrsjelltė pėr besimin “ndryshe” tė bashkatdhetarėve tė tyre.
    Natyrshėm lind pyetja – a duhet mbrojtur kjo trashėgimi kaq e veēantė dhe origjinale e Kombit tonė? Zakonisht kur flitet pėr mbrojtjen e njė institucioni tė jetės shpirtėrore apo materiale tė njė populli do tė thotė qė ai institucion rrezikohet. Atėhere pyetja duhet shtruar mė drejtpėrdrejt – a rrezikohet toleranca fetare nė Shqipėri? Pėr fat tė keq, megjithėse nuk duam tė biem pré e ndonjė alarmi tė skajshėm apo tė ekzagjeruar, pėrgjigja mbetet e thjeshtė dhe tronditėse: PO!

    *
    Kohėt e fundit nė Shqipėri po fryjnė puhiza tė lehta tė fanatizmit fetar tė cilat, po nuk u frenuan, rrezikojnė furtuna kobmėdha. Disa tė rinj tė shkolluar nėpėr vende tė ndryshme tė Lindjes sė afėrt apo tė largėt kanė sjellė me vete mentalitetin e njė islamizmi militant tepėr tė huaj pėr myslimanėt shqiptarė qė mund t’i verė ata nė njė pozitė disi tė vėshtirė ndaj njė Europe tė trembur skajshėm nga terrorizmi islamik. Hierarkė tė lartė ortodoksė brenda ose jashtė Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare, brenda ose jashtė Shqipėrie, po intensifikojnė pėrpjekjet pėr greqizimin e ortodoksėve shqiptarė. Njė grup intelektualėsh katolikė formulojnė njė promemorie – protestė ndaj diskriminimit tė vjetėr dhe tė ri tė katolikėve nė Shqipėri duke ia pėrcjellė kėtė protestė deri Papės nė Selinė e Shenjtė dhe shumė institucioneve ndėrkombėtare. Njė situatė pėr tė ardhur keq, njė pėrpjekje pėr ta kthyer vendin tonė artificialisht nė njė Liban apo Kashmir tė gadishullit ballkanik.

    *
    Kėtė muaj ka pasur sulme me vjedhje e grabitje kishash nė zonėn e Korēės e tė Kolonjės. Ēuditėrisht ėshtė ndofta zona mė pak fanatike e myslimanėve shqiptarė. Sa pėr ilustrim, marrėdhėniet myslimanė – tė krishterė nė zonėn e Korēės kanė qenė tė tilla sa nė fshatrat e pėrziera kur njė familje ortodokse ishte e varfėr, bashkėfshatarė tė kamur myslimanė zienin vezė, i ngjyrosnin dhe ua dėrgonin fqinjėve tė varfėr pėr pashkė dhe anasjelltas, kur familja e varfėr ishte myslimane, tė krishterėt pėrgatisnin bakllava dhe ia shpinin asaj pėr bajram. Njė shėmbėlltyrė e papėrfytyrueshme pėr kombet e tjera jo vetėm tė Ballkanit por tė tė gjithė Europės.
    Atėhere cilėt janė dhunuesit e faltoreve tė krishtera? I takon prokurorisė t’i gjejė dhe gjykatave t’u japin atyre dėnimin mė tė rėndė qė parashikon ligji.
    Kėto sulme banditeske u paraprinė nga vendosja e kryqeve gjigante nėpėr zona tė pėrziera shqiptare qė nga Elbasani e deri nė Sarandė nga priftėrinj “tė pėrkushtuar” fort pas fesė sė tyre. Njė sfidė e mirėfilltė ndaj njė komuniteti tjetėr numerikisht dominues nė Shqipėri. Pėrse duhej bėrė njė demonstrim i tillė? Qafė Kėrraba nuk ėshtė Rio de Zhaneiro qė tė joshė simbole fetare pėrmasash tė mėdha. Por nga ana tjetėr, nėse kryqi i madh i Sarandės duhej hequr sepse nuk e kishte vendin aty, pėrse u hoq me dinamit? Ē’ėshtė kjo metodė e dhunshme dhe haptas sfiduese pikėrisht pranė kufirit me Greqinė? A s’mund tė veprohej qetėsisht, natėn dhe me mjete tė buta, pa prekur ndjenjat fetare tė besimtarėve? Ne u ofruam grekėve njė “argument plus” ndaj shumė “argumenteve” tė tjera false e tė paqena qė ata kanė pėrdorur pėr tė akuzuar shqiptarėt si fondamentalistė islamikė. Sepse ka edhe ndonjė gozhdė Nasradini siē ėshtė njė gazetar i ri i fantaksur islamik shqiptar nė Ankara qė bėn thirrje patetike tė ēmendura tė tilla: “Ēohu o Skėnderbe, o trim i rrallė qė armikut i kalle tmerr, se jezuitėt e fėlliqur duan tė tė bėjnė tė krishterė!”

    *
    Raportet fetare janė delikate nė Shqipėri. Ėshtė njė fushė ku duhet ecur me shumė kujdes pasi dihet qė njė harmoni ekzistuese mund tė prishet fare lehtė por pėr ta rivendosur, pasi prishet, ėshtė shumė e vėshtirė. Nė vitet e para tė pluralizmit, gjatė qeverisjes sė PD-sė, u ndoq me kujdes vija e ekuilibrit ndėrmjet tre komuniteteve fetare tė vendit: presidenti ishte mysliman, kryeministri ortodoks ndėrsa kryetari i Kuvendit katolik. Ndėrkohė ndonėse unė jam i prirur tė pranoj se zotit Moisiu as qė i ka vajtur ndėr mend kjo rrethanė, nė njė emėrim tė fundit tė katėr nėpunėsve tė lartė tė administratės shtetėrore tė shpallur prej tij, ndofta rastėsisht, tė gjitha kandidaturat i pėrkisnin komunitetit ortodoks qė ėshtė vetėm diēka mė shumė se njė e pesta e popullsisė. Ne tė gjithė, mbase bashkė me presidentin, mund tė besojmė sinqerisht se kjo ishte thjesht njė koinēidencė. Por a mund tė jenė tė kėtij opinioni disa milionė myslimanė qė ndonėse dinė fare pak ose aspak nga mėsimet e Kuranit, megjithatė ngacmohen nga zhvillime tė tilla.

    *
    Disi e papritur ishte promemoria e intelektualėve katolikė, ku protestohej pėr margjinalizimin e komunitetit katolik shqiptar nga funksionet drejtuese shtetėrore legjislative, ekzekutive e gjyqėsore madje edhe nga jeta ekonomike, shkencore e kulturore e vendit, protestė qė shtrihej nė retrospektivė nga viti 1500 deri mė 2004. Nė promemorie kishte shumė fakte tė mirėqena, shumė konstatime tė drejta dhe interpretime gjithashtu logjike. Por njėherėsh aty servireshin edhe “tė dhėna” tejet tė kontestueshme e tė pavėrteta, si dhe interpretime subjektive e me prirje separatiste, krejtėsisht tė papranueshme pėr Shqipėrinė e ditėve tona.
    Ēfarė shpalos promemoria?
    Ėshtė e vėrtetė qė nė perandorinė osmane tė krishterėt, pra edhe katolikėt, konsideroheshin qytetarė tė kategorisė sė dytė.
    Ėshtė e vėrtetė qė priftėrinjtė e njohur tė dekadave e tė shekujve tė parė tė sundimit osman, Buzuku, Budi, Bogdani e Bardhi ishin themeluesit, kultivuesit, zhvilluesit, ruajtėsit e pėrpunuesit e gjuhės shqipe nė kushtet e rėnda tė errėsirės osmane.
    Ėshtė e vėrtetė qė udhėheqėsit e klerit katolik shqiptar ishin mė tė kulturuar, mė tė ditur e relativisht mė atdhetarė se tė tjerėt.
    Ėshtė e vėrtetė se priftėrinjtė katolikė qenė antikomunistėt mė tė vendosur e pėr kėtė arsye u persekutuan egėrsisht nga Diktatura.
    Ėshtė e vėrtetė qė nė postet drejtuese tė regjimit komunist, katolikėt numroheshin me gishta dhe qenė tė papreferuar.
    Ėshtė e vėrtetė qė At Gjergj Fishta ėshtė poet kombėtar dhe njė nga kulminacionet e vjershėrimit shqip.

    *
    Por krahas kėtyre tė vėrtetave tė mėdha nė promemorie ka edhe shumė lajthitje tė cilat tė lenė njė shije fort tė hidhur.
    Gabimi i parė i madh ėshtė fryma qė e pėrshkon promemorien e cila pėrpiqet t’i kundėrverė integralisht komunitetin katolik dy komuniteteve tė tjera shqiptare duke transplantuar artificialisht nė Shqipėri, Irlandėn e Veriut.
    Gabimi i dytė ėshtė pohimi qė “myslimanėt shqiptarė, gjatė sundimit osman, u bėnė njėsh me pushtuesit dhe ndiheshin nė pozicion komod nėn sundimin e tyre dhe ata u kujtuan pėr pavarėsinė e vendit vetėm kur i ranė patkonjtė kalit”. Se sa absurd ėshtė ky pohim mjafton tė kujtojmė se vetėm nė krahinėn e Kosovės, 95 pėr qind myslimane, gjatė 500 vjetėve ka pasur 54 kryengritje antiturke ku mobilizimi mbarėpopullor merrte pėrmasa gjigante me thirrjen “ē’asht 7 deri nė 70, kushtrim burra!” pėr t’u finalizuar me kryengritjet e mėdha tė viteve 1910-1911-1912 qė pėrgatitėn pavarėsinė e vendit. Ekspeditat ndėshkimore tė Shefqet Turgut Pashės sollėn vrasje e masakra tė dhjetėra mijėra kosovarėve myslimanė qė u ngritėn nė revoltė jo pėr Fé po pėr Atdhé.
    Gabimi i tretė ėshtė pohimi se “katolikėt janė diskriminuar nė kohėn e mbretit Zog”. Ndėrkohė qė komuniteti katolik nė atė kohė ka qenė ndėr mė besnikėt ndaj mbretit. Personi qė mbuloi me trupin e tij Zogun gjatė njė atentati nė Vienė ishte katolik. Dhe nuk ka arsye tė besohet pėr antikatolicizmin e Zogut kur ai u martua me njė aristokrate katolike duke refuzuar mbesėn e Sulltan Abdyl Hamitit qė ia patėn ofruar me shumė kėmbėngulje.
    Gabimi i katėrt ėshtė ngatėrresa e motivit real me atė tė pėrfytyruar tė persekutimit tė katolikėve nga Enver Hoxha. Komunistėt, nė atė pėrndjekje, niseshin nga fakti qė katolikėt ishin tė lidhur ngushtė me Vatikanin, pra me Perėndimin, prandaj potencialisht ngjanin mė tė rrezikshėm se tė tjerėt. Ata luftoheshin mė egėrsisht jo pse ishin katolikė por sepse mendoheshin si detashmenti i pėrparuar i Perėndimit nė Ballkanin komunist.
    Gabimi i pestė ėshtė akuza qė “edhe pas 1991-it katolikėt janė diskriminuar e margjinalizuar nga regjimi i ri pluralist”. Mendoj se gjatė viteve 1992-1997 situata ka qenė disi e ndryshme nga ajo e ditėve tė sotme. Konkretisht nė ato vite shumė funksionarė tė lartė vinin nga ai komunitet. Por kuptohet, pėr shkak tė diskriminimit komunist, objektivisht kishte pak katolikė me specializime tė spikatura qė mund tė drejtonin institucione tė rėndėsishme tė shtetit shqiptar dhe kjo rrethanė ndofta e reduktonte numrin e tyre nė ato poste drejtuese. Ndėrkohė, nė ditėt tona, mėnjanimi i katolikėve nga qeverisja nuk lidhet me mospreferencėn e tyre por me preferencėn e ish-komunistėve e pra dihet qė katolikė komunistė ka pasur fare pak.
    Gabimi i gjashtė ėshtė njė pėrpjekje krejt pa vend qė pėr tė ngritur lart Fishtėn duhet hedhur baltė mbi Naimin duke e quajtur shkrimtar mediokėr. Ėshtė njė prirje pėrjashtuese qė vihet re shpesh te ne shqiptarėt qė nė vend tė vlerėsimit “njeri dhe tjetri” pėrdorim kriterin “njeri ose tjetri”
    Naimi e Fishta nuk mund tė krahasohen me njeri tjetrin sepse u pėrkasin epokave tė ndryshme. Naimi nuk kishte gjuhė pėr tė komunikuar, nuk kishte mjet pėr tė shprehur veten. Ai duhet tė bėnte letėrsi me gjuhėn e bejtexhinjve. E megjithatė, me njė patriotizėm tė rrallė e vullnet tė jashtėzakonshėm, ai krijoi shumė fjalė tė reja dhe u bė pishtar i Rilindjes sonė Kombėtare. Po tė analizohen poezi tė tij tė shkruara nė njė gjuhė tė kultivuar tė tillė si persishtja, pėr shembull, ēdo lexues i vėmendshėm do tė gjente vlera artistike tė spikatura qė tė kujtojnė romantikėt e mėdhenj francezė tė shekullit tė 19-tė.
    Gabimi i shtatė ėshtė pretendimi se “ka njė predispozicion armiqėsor ndaj katolikėve nga ana e dy komuniteteve tė tjera tė mėdha”. Mirėpo dihet qė konflikti mė i egėr nė Shqipėri ndėrmjet vetė shqiptarėve apo ajo qė u quajt edhe “luftė civile” ndodhi nė vitet 1943-1945. Udhėheqėsit e tė tre grupimeve mė tė mėdha politike – PKSH, Balli Kombėtar dhe Legaliteti – protagonistė tė pėrleshjeve mė tė ashpra tė ndodhura ndonjėherė ndėrmjet shqiptarėsh ishin qė tė gjithė myslimanė. E kjo ėshtė e kuptueshme sepse myslimanėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė. E pra njė konflikt i tillė nuk pati kurrfarė ngjyrimi fetar.

    *
    Nuk e di a mė shkon ky rol sepse mė duket disi e papėrshtatshme tė pėrfaqėsoj interesat apo mentalitetin e komunitetit mysliman shqiptar. Gjithėsesi do t’u lutesha nxehtėsisht atyre qė flasin tė njėjtėn gjuhė e qė kanė tė njėjtėn prejardhje sikurse unė:
    “Tė dashur vėllezėr ortodoksė e katolikė. Nuk ka nė Shqipėri NE dhe JU. Ju jeni TANĖT dhe ne jemi TUAJĖT. Askush nuk mund tė mė ndalojė mua tė pėrlotem nga vargjet madhėshtore tė Fishtės apo krijimet brilante tė Lasgush Poradecit. Askush nuk mund tė mė pengojė tė entusiazmohem nga analizat e mprehta politike tė dikurshme tė “Hyllit tė Dritės” apo tė mė ngrihen mornica prej emocionit tek lexoj prononcime atdhetare tė analistėve ortodoksė tė sotėm. Ne kemi njė fat tė pėrbashkėt, njė vatėr tė pėrbashkėt dhe njė tė ardhme tė pėrbashkėt. Ēdo orvatje qė kėrkon tė na ndajė e tė na ftohė sot vėrtet ėshtė njė puhizė e lehtė bezdisėse dhe pa shumė rreziqe nė dukje por nėse nuk do tė jemi tė vemendshėm mund tė kthehet nė njė furtunė e uragan vdekjeprurės qė tė na asgjėsojė pėrfundimisht e pėrjetėsisht”.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17
    Njė nga tiparet mė interesante e madje mė pozitive tė racės sonė ka qenė dhe ende vazhdon tė mbetet toleranca historike thuajse proverbiale fetare e cila pati njė konsolidim tė mėtejshėm gjatė 92 viteve tė ekzistencės sė shtetit shqiptar. Ē’ėshtė e vėrteta kjo tolerancė kushtėzohej edhe nga fakti qė populli ynė, nė thelb, me pėrjashtime tė rralla, ka qenė pak fetar.
    Mjafton te lexosh keto rreshtat e fillimit te artikullit me siper, per te dale ne disa perfundime per ate qe e ka shkruajtur kete artikull:

    1. Eshte i pafe ose nuk e njeh historine fetare te shqiptareve.
    2. Ngaterron "tolerancen fetare', me traditen fetare shqiptare.
    3. Perqafon ateizmin Hoxhian, si nje model "te tolerances fetare".
    4. Duhet te jete patjeter mbi 40 vjec ne moshe, brezi i djegur i rritur nen komunizem.

    Aq klishe jane bere keto mendime aqsa njerez qe nuk besojne ne Zot japin mendime mbi fene e shqiptareve. Njerez qe nuk e marrin mundimin te mesojne traditen fetare te shqiptareve, nuk e kane per gje te flasin per "tolerancen fetare", qe ata i dine vetem emrin.

    'Toleranca fetare' eshte nje togfjalesh qe ka kuptim vetem ne shoqeri protestante dhe jo ne shoqeri ku besimi fetar nuk eshte i ngritur mbi bindje individuale, por mbi nje tradite te lashte besimi. Shqiptaret nuk kane tolerance fetare, kane TRADITE FETARE te nje bashkejetese ne paqe e unitet. Kjo TRADITE eshte e lashte sa vete historia e komuniteteve fetare ne Shqiperi. Nuk lindi as ne shekullin e XX, as me rregjimin e Enver Hoxhes qe i zhveshi njerezit nga morali hyjnor dhe u veshi moralin e njeriut te ri komunist te pashpirt. Nuk erdhi as me ardhjen e demokracise dhe as me mendimet e X apo Y shqiptari.

    Tradita fetare e shqiptare eshte e gjalle ashtu sic ka qene shekuj me pare. Nuk eshte aq e forte dhe aq e vleresuar si shekuj apo dekada me pare, fale pushtimeve dhe indoktrinimeve qe shqiptaret kane perjetuar ne shekullin e kaluar. Me kohen tradita do te fuqizohet dhe pushtoje qenien e cdo shqiptari, pasi kjo tradite eshte guri i themelit te identitetit kombetar te cdo shqiptari. Nuk ka komb pa nje unitet fetar dhe asnje shqiptar nuk mund ta quaje veten tolerant fetar pa besuar ne Zot, ose te pakten te njohi historikun e Tradites fetare ne vend. Percarja fetare lind pikerisht atehere kur shkelet TRADITA.

    Nese doni te mesoni burimin e HARMONISE FETARE ne Shqiperi, studioni historine e TRADITES fetare ne rradhet e shqiptareve ne shekuj, dhe atje keni per te gjetur thesarin shpirteror shqiptar.

    Albo

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Eshte vertet nje nga vlerat e pakta qe ky komb vleresohet. Mbase kjo rrjedh si pasoje e ateizmit 45 vjecar. Shpresoj Uroj mos marre ngjyrat e nacionalizmit dhe besimit te ndonje shteti fqinj, per te vetmen arsye sepse jemi nje komb me shume besime.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Mjafton te lexosh keto rreshtat e fillimit te artikullit me siper, per te dale ne disa perfundime per ate qe e ka shkruajtur kete artikull:

    1. Eshte i pafe ose nuk e njeh historine fetare te shqiptareve.
    2. Ngaterron "tolerancen fetare', me traditen fetare shqiptare.
    3. Perqafon ateizmin Hoxhian, si nje model "te tolerances fetare".
    4. Duhet te jete patjeter mbi 40 vjec ne moshe, brezi i djegur i rritur nen komunizem.

    Aq klishe jane bere keto mendime aqsa njerez qe nuk besojne ne Zot japin mendime mbi fene e shqiptareve. Njerez qe nuk e marrin mundimin te mesojne traditen fetare te shqiptareve, nuk e kane per gje te flasin per "tolerancen fetare", qe ata i dine vetem emrin.

    'Toleranca fetare' eshte nje togfjalesh qe ka kuptim vetem ne shoqeri protestante dhe jo ne shoqeri ku besimi fetar nuk eshte i ngritur mbi bindje individuale, por mbi nje tradite te lashte besimi. Shqiptaret nuk kane tolerance fetare, kane TRADITE FETARE te nje bashkejetese ne paqe e unitet. Kjo TRADITE eshte e lashte sa vete historia e komuniteteve fetare ne Shqiperi. Nuk lindi as ne shekullin e XX, as me rregjimin e Enver Hoxhes qe i zhveshi njerezit nga morali hyjnor dhe u veshi moralin e njeriut te ri komunist te pashpirt. Nuk erdhi as me ardhjen e demokracise dhe as me mendimet e X apo Y shqiptari.

    Tradita fetare e shqiptare eshte e gjalle ashtu sic ka qene shekuj me pare. Nuk eshte aq e forte dhe aq e vleresuar si shekuj apo dekada me pare, fale pushtimeve dhe indoktrinimeve qe shqiptaret kane perjetuar ne shekullin e kaluar. Me kohen tradita do te fuqizohet dhe pushtoje qenien e cdo shqiptari, pasi kjo tradite eshte guri i themelit te identitetit kombetar te cdo shqiptari. Nuk ka komb pa nje unitet fetar dhe asnje shqiptar nuk mund ta quaje veten tolerant fetar pa besuar ne Zot, ose te pakten te njohi historikun e Tradites fetare ne vend. Percarja fetare lind pikerisht atehere kur shkelet TRADITA.

    Nese doni te mesoni burimin e HARMONISE FETARE ne Shqiperi, studioni historine e TRADITES fetare ne rradhet e shqiptareve ne shekuj, dhe atje keni per te gjetur thesarin shpirteror shqiptar.

    Albo
    Shume dakord me Albon.
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Me kohen tradita do te fuqizohet dhe pushtoje qenien e cdo shqiptari, pasi kjo tradite eshte guri i themelit te identitetit kombetar te cdo shqiptari.
    Shqiptaret shume shpejt do ta kuptojne se braktisja e besimeve te hershme te paraardhesve eshte rrenja e gjithe te keqijave qe i ka ardhur kombit tone. Kam besim se ne nje te ardhme shume te afert, shqiptaret do braktisin kishat dhe xhamite dhe do fillojne te kercejne rreth zjarreve. Mendoj se duhet te kemi nje zjarr te madh ne Tirane. Megjithate nuk do ishte ndonje problem nese secili qytet do kishte zjarrin e tij. Kuptohet kjo alternativa e dyte do behej shkak per perēarje dhe grindje; Jo, zjarri im, jo zjarri yt. Por prape do ia gjejme nje zgjidhje.
    Kuptohet do kete prej atyre qe do adhurojne diellin dhe do i bejne kurbane atij. Ca do shpikin idhuj te rinj. Duhet medoemos ta ndalojme kete fenomen dhe t'i hapim defteret e arkeologjise e te shohim se ēfare idhujsh kane pasur te paret tane. Keshtu do kemi shanse me te medha per te ndjekur traditen.

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nuk ka komb pa nje unitet fetar
    shume mire e ka thene ... Nuk ka shkenctar mbi kete toke qe t'i kombinoje me bukur ne nje fjali keto dy koncepte... Koncepti "komb" me nocione nacionaliste i ka rrenjet te Revolucioni Francez dhe ky revolucion ehste nje rebelim karshi fese (mund te thoja fese se krishtere por s'po e them)...

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17
    Kercenimet me te medha te harmonise fetare ne Shqiperi jane dy:

    1. Prania e atesiteve dhe jo-besimtareve ne shoqerine shqiptare.
    2. Padituria e njerezve ne lidhje me historikun e komuniteteve fetare dhe tradites fetare.

    Prandaj, sic mund ta vini re edhe ne kete forum, ata qe shkruajne me shume ne kete kend te forumit jane jo-besimtaret. Flasin per "tolerance fetare", bile na mesojne edhe ne te tjereve se cfare eshte toleranca, kur keta as nuk besojne ne Zot dhe as nuk njohin traditen fetare. Marrin persiper te flasin per Punet e Zotit, pa njohur Zotin. Gjykojne njerezit e Zotit, Shtepine e Tij, sikur te ishte e tyre.

    Nga keta duhet ruajtur harmonia fetare e shqiptareve.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kercenimet me te medha te harmonise fetare ne Shqiperi jane dy:

    1. Prania e atesiteve dhe jo-besimtareve ne shoqerine shqiptare.
    2. Padituria e njerezve ne lidhje me historikun e komuniteteve fetare dhe tradites fetare.

    Prandaj, sic mund ta vini re edhe ne kete forum, ata qe shkruajne me shume ne kete kend te forumit jane jo-besimtaret. Flasin per "tolerance fetare", bile na mesojne edhe ne te tjereve se cfare eshte toleranca, kur keta as nuk besojne ne Zot dhe as nuk njohin traditen fetare. Marrin persiper te flasin per Punet e Zotit, pa njohur Zotin. Gjykojne njerezit e Zotit, Shtepine e Tij, sikur te ishte e tyre.

    Nga keta duhet ruajtur harmonia fetare e shqiptareve.

    Albo
    Dicka me shume rreth historikut ? Sidomos recentes ...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

Tema tė Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  4. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34
  5. Toleranca fetare apo papergjegjshmeri?-nga Pirro Misha
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-01-2003, 07:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •