Nga Naim Flamuri


NE ULQIN SOT NUK KA AS RRUG’ AS SHKOLL AS BULEVARD ME EMRIN E VĖLLEZERVE BALLSHA, MUNGON EMRI I KRYEZOTERVE TE SAJ, FAMILJA E BALLSHA PERVEĒ KULLES NĖ KALANE E ULQINIT ME EMRIN E SAJ NUK EGZISTON NE ULQININ E TYRE.

Nė Mesjetė, pas ēlirimit nga pushtimi serb, dinastia e fuqishme Arbėrore, Ballshajt sundonin jo vetėm Malin e Zi tė sotėm, por shtriheshin nė kufijtė e njė perandorie dhe kontrollonin njė territor njėqindmijė kilometėr.

A e kemi nė Ulqin rrugen bulevardin me emrin e Ballshajve, Kryezotruesve tė Ulqinit ne mesjet, skandaloze te mendohet qe se kemi... perndryshe lypet nje monument per Gjergj Ballshen ...perveē se nė Kalanė e Ulqinit ku kemi nje restaurant me emrin Kulla e Ballshajve.

Familja fisnike e Ballshajve ishte aq e fuqishme sa mundėn tė prodhonin dhe monedhat e tyre nga viti 1372 deri nė vitin 1420 dhe njihen 11 lloje tė monedhave tė tyre, nė disa variante. Nė Statutin e Korēulės ato pėrmenden si: “rossi Balse vel voc” (groshi i Balshajve me njė ujk). Monedhat e tyre prodhoheshin nė Prizren (1372-1378), Shkodėr (deri nė 1392) dhe mė pas nė Ulqin dhe Tivar. Mbishkrimi i vitit 1373 mbi tė ashtuquajturin “Epitaf i Glavinicės”, qė mban datėn 22 mars 1373, i cilėson Gjergjin I dhe Ballshėn II si zotėr tė “Serbisė, Romanisė dhe tė gjithė Arbrit”. Kėshtu, nė vitin 1373, vėllezėrit Ballsha, qė burimet serbe i pėrcaktojnė si “sundimtarė Arbėrorė (arbanski gospodin).

Pėrkatsin Arbėrore tė Ballshajve shkruan edhe biografi i njohur bullgar i shek. XV, Konstandin Filozofi, qė jetonte nė oborrin e sundimtari serb, Stefan Lazareviqit. Ai i quan “Gjergj Strazimir Ballshėn dhe Ballshėn III kryezotėrinj Arbėrorė”. Si do e ceki mė pishtė edhe burimet historike raguzane dėshmojnė pėr pėrkatėsinė etnike Arbėrore tė familjes Ballsha. Kėshtu, raguzanėt pėrmendin “zakonet Arbėrore tė Ballshajve”.Madje, Gjergji II Ballsha u cilėsua nga osmanėt, “sundimtar i Shkodrės arbėrore”.Mbreti hungarez Sigismundi, kur ky e takoi personalisht mė 1396, e quajti “sundimtar i Arbėrisė”.

Nė fotografi mund tė shikoni njė monedhė e cila i pėrket Gjergj II Ballshės e gjetur nė Ulqin. Nė tė mund tė lexohet mbishkrimi "Georgium Balsa" (Gjergj Ballsha). PRA SKA BALSIC E VIC Monedha gjithashtu ka njė stemė karakteristike tė familjes: njė mburojė me kokė ujku (koka e ujkut shfaqet gjithashtu nė pllaka, unaza, vula etj). UJKU EDHE NJE HERE KONFIRMON EMNIN E ULKINIT.

Nė kėtė kontekst vlen tė ceket njė shėnim i studiuesit Boshkoviq (Boskovic, Ulcinj), sipas tė cilit Ulqini kishte njė kishė tė ndėrtuar nė stilin romano-gotik ku gjendej edhe njė varr princėror, qė ka gjasa tė jetė ai i motrės sė mbretėreshės serbe Helena dhe i familjes Balsha, me mbishkrimin nė gjuhėn latine “hic iacet Zorzi Balschi et sui eredes…”, qė do tė thotė “kėtu pushon Gjergj Balsha me trashėgimtarėt e tij…”

Tė kohės sė Ballshajve, pėrveē kokės sė ujkut qė figuron nė monedhat pėrkatėse, kemi edhe monedha tė tjera tė farkuara nė Ulqin, tė quajtura follarė, pėr tė cilat vlen tė ceket konkluzioni i Kėshillit tė Vogėl tė Raguzės nga viti 1386, sipas tė cilit i mundėsohej Ulqinit tė farkonte follarėt e tij (…) quod idem de Dulcinio possint facere fier cuneos folalorum suorum qė lė tė nėnkuptohet se monedhat farkoheshin gjetiu, pra edhe mė herėt. Kėtu po i paraqesim disa prej tyre ku pasqyrohen motivet me Shėn Mėrinė e Jezusin, Qengjin e Zotit, pastaj kėshtjellėn e Ulqinit dhe disa tė tjera tė gjetura nė Shas, me motive tė ndryshme. Gati tė gjitha llojet e follarit tė Ulqinit nė revers kanė figurėn e Shėn Mėrisė, por ėshtė e njohur edhe seria e atyre me Qengjin dhe Hyjin qė i takojnė Ulqinit, gjė qė vėrehet edhe nė mbishkrimet Dulcigno, Dulcino, pėrkatėsisht Agnus dei Dulcinii.

Ballshajt ishin tė parėt principat Shqiptare tė cilėt ngritėn shtetin e tyre me qendėr nė Shkodėr dhe kufijt e tij ishin nė Veri njė pjesė te Zetės (Malit te Zi), nė Verilindje Prizenin dhe ne Jug Beratin, Vlorėn dhe Himarėn. Qeverisja e zotėrimeve tė Balshajve realizohej njėherėsh nga tre vėllezėrit: Strazimiri, Gjergji dhe Balsha II. Aktet zyrtare firmoseshin njėherėsh prej tyre dhe vuloseshin me vulėn e pėrbashkėt. Nė bisedimet e traktativat me fuqitė e huaja ishin si rregull tė pranishėm tė tre vėllezėrit Ballsha. Ballshajt nuk kishin njė rezidencė tė ngulur. Ata lėviznin sė bashku ose veē e veē nga Ulqini, nė Tivar, nė Shkodėr e nė Vlorė. Pėr muajt e verės ata shpėrnguleshin nė rezidencėn e tyre verore, qė ndodhej nė malėsinė e Tivarit.

Gjergj Ballsha II (1379-1385). Ėshtė konsideruar shumė nga Shuflajt ai pati njė sukses tė madhė duke marrė nėn kontroll qytetin e Durrėsit nė vitin 1383, nga Topiajt, ai njihet dhe si “Mjeshtėr i Arbėrisė” Shuflajt shėnon pėr raportet zyrtare tė shtetit tė Ballshajt me rrethet e tjera dhe shumė konflikte si me Republikėn e Vendikut, Perandorinė Osmane, e Perandorinė Bizantine.

Dinastia feudale Shqiptare e Ballshajve, pėr 60 vjet (1360-1421), luajti njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn politike dhe shtetėrore Shqiptare, sidomos nė pjesėn veriore tė trevave Shqiptare. Kjo familje nė kuptimin etimologjik tė mbiemrit lidhet me emrin e njė qyteti mesjetar arbėror Balecium-Balleze. e rrethinave tė Shkodrės nga fshati Ballėz, Ballsha, i mbėshtetur nga tė bijtė e tij, Strazimiri, Gjergji i Parė dhe Ballsha i Dytė, pėrforcoi pushtetin e tij dhe ngriti principatėn e vet me qendėr Shkodrėn. Ata e shtrinė kėtė pushtet dhe nė pjesėn bregdetare tė Tivarit, Budues dhe tė Zetės dhe mė pas dhe Drishtin. Kėtyre qendrave tė rėndėsishme tregtare pėr kohėn sundimtarėt e Shkodrės ua njohėn autonominė. Kėto qytete pėrbėnin bėrthamėn territoriale tė principatės sė Shkodrės, gjatė gjithė kohės sė ekzistencės saj.

Pas vdekjes sė plakut Ballshė, mė 1362, sundimtar u bė djali i madh Strazimiri (1362-1372). Gjatė sundimit tė tij, Principata e Shkodrės mundi tė shkėputet nga varėsia e mbretit serb Urosh. Strazimiri i shtriu zotėrimet e veta nė jug, deri nė brigjet e lumit Mat.

Nė kohėn e sundimit tė Gjergj Stres (Strasimir) Ballshės (1385-1405), i cili vdiq e u varros nė Ulqin, qyteti bėhet qendėr e princėrve tė familjes sė fisikėve Shqiptarė tė Ballshajve, kurse vetė Gjergj Stresi (Strasimiri) njihet si “zot i Zetės dhe i Bregdetit” e dubrovnikasit (raguzasit) e konsideronin si “Princ i Ulqinit”. Sa i takon vetė familjes fisnike tė Ballshajve do tė cekim edhe tė dhėnėn interesante, pėr tė cilėn bėn fjalė edhe Rovinski, sipas tė cilit atė e ndeshim edhe te Barleti. Ky i fundit, disa vojvodė qė i ndihmonin i pandeh Shqiptarė si vijon: “Inter eos et Georgius Stresius nepos venit, Balsae filius (Nė mesin e tyre erdhi edhe nipi Gjergj Stresi, i biri i Ballshės.

Qirkoviqi i vuri njė theks tė veēantė faktit “mė tė rėndėsishėm, se gjatė gjithė brezave Ballshajt u shtrinė nė territore Shqiptare”. Ky pėrgjithėsim i kėtij autori serb vlen jo vetėm pėr qendrėn e principatės sė Ballshajve, Shkodrėn me rrethinė, por edhe pėr trevat e tjera tė Zetės e tė Kosovės qė hynė nėn sundimin e tyre.

Mė 1369 Ballshajt u konvertuan nė katolikė, duke braktisur, kėshtu kishėn serbe. Me kėtė akt ata kėrkonin tė siguronin mbėshtetjen e Papės. Mė 29 janar tė vitit 1369, nė praninė e ipeshkvit tė Shasit, tė Ulqinit dhe tė Drishtit, domenikanit Pjetėr dhe fisnikut Pėrvoz nga Ulqini, vėllezėrit Ballshaj bėnė betimin pėr kalimin e tyre nė kishėn katolike, duke vėnė secili prej tyre vulėn e pėrbashkėt nė procesverbal. Dokumenti titullohet “Shpallja e besimit tė krishterė dhe betimi i burrave tė pushtetshėm skizmatikė, zotėrinjve Strazimir, Gjergj dhe Ballshė, vėllezėr tė zhupanit dhe tė zotit tė provincės sė Zetės nė mbretėrinė e Rashkės” Nė vitin 1370, Papa Urbani V, duke i pranuar vėllezėrit Ballsha nė gjirin e kishės apostolike tė Romės, njofton pėr kėtė Ballshėn dhe peshkopėt e Arbėrit, Pultit, Sardės (Shurdhahut), Lezhės e tė Vlorės. Nga ana tjetėr, me kėtė akt, Principata e Shkodrės shprehte prirjet properėndimore tė sundimtarėve tė saj. Ky orientim pėrputhej, nga njėra anė, me kahun e zhvillimit politik shoqėror tė Evropės qė po ecte nė rrugėn e Rilindjes. Nga ana tjetėr, i shėrbente fuqishėm diferencimit tė kombėsisė Shqiptare nga shteti dhe kisha serbe, tė cilat kishin afro dy shekuj qė pėrpiqeshin tė pėrthithnin fetarisht, kulturalisht dhe, pėr rrjedhim, edhe etnikisht, nėnshtetasit e tyre Shqiptarė tė shumtė. Vendin e Strazimirit, i cili vdiq mė 1372, e zuri i vėllai i tij, Gjergji i Parė Ballsha (1372-1379). Gjergj I Ballshėn dokumentet raguzane, tė vėna nė qarkullim nga autorė sllavė, si I. Tadiq e paraqesin atė si njė njeri me “zakonet e tij Shqiptare”. Ky arriti t’i shtrijė kufijtė e Principatės sė Shkodrės drejt Lindjes, deri nė Prizren e nė Pejė, dhe me ndihmėn e kunatit tė vet drejt veriut deri nė Bosnjė. Perandori hungarez Sigismundi, pas takimit me Gjergjin e Parė Ballsha, mė 1369, nė Ulqin, i dha atij titullin “Princi i Shqipėrisė”. Nėn sundimin e pasardhėsit tė tij, Ballshės sė Dytė (1372-1385), Principata e Shkodrės arriti kulmin e vet, pėrfshirė rreth vetes njė pjesė tė madhe tė viseve Shqiptare. Mos tė harrojmė qė dhe Skėnderbeu kishte motren e vet tė martuar nė Ulqin pėr Princ Ballshen, qė ne shenj miqėsie nė Ulqin ia dhuruan dhe njė shtėpi. Procesi i unifikimit shtetėror tė kombėsisė Shqiptare pa dallime fetare, u pengua nga venedikasit, serbėt, raguzianėt dhe pėrfundimisht nga osmanėt.