Muri i Berlinit ishte simbol i Luftës së Ftohtë
Gjatë ditës mbahen ceremoni për shënimin e pesëmbëdhjetëvjetorit të rënjes së murit të Berlinit.
Rënja e murit që ishte simboli më i prekshëm i Luftës së Ftohtë çoi deri te ribashkimi i Gjermanisë.
Në një deklaratë, kancelari gjerman, Gerhard Shroder, tha se 9 nëntori 1989 kishte qenë triumf për lirinë dhe demokracinë kur gjermanolindorët kishin tejkaluar një diktaturë çnjerëzore.
Por korrespondenti i BBC-së në Berlin thotë se sot Gjermania ka një unitet jo të lehtë me lindjen ish-komuniste që edhe më tej ngec ekonomikisht pas Perëndimit, përkundër subvencioneve të shumta.
Krijoni Kontakt