Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Përvjetori i rënjes së murit të Berlinit

    Muri i Berlinit ishte simbol i Luftës së Ftohtë

    Gjatë ditës mbahen ceremoni për shënimin e pesëmbëdhjetëvjetorit të rënjes së murit të Berlinit.
    Rënja e murit që ishte simboli më i prekshëm i Luftës së Ftohtë çoi deri te ribashkimi i Gjermanisë.

    Në një deklaratë, kancelari gjerman, Gerhard Shroder, tha se 9 nëntori 1989 kishte qenë triumf për lirinë dhe demokracinë kur gjermanolindorët kishin tejkaluar një diktaturë çnjerëzore.

    Por korrespondenti i BBC-së në Berlin thotë se sot Gjermania ka një unitet jo të lehtë me lindjen ish-komuniste që edhe më tej ngec ekonomikisht pas Perëndimit, përkundër subvencioneve të shumta.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Rrzuarja e Murit te Berlinit !

    Askush se paramendonte, as ndertuesit po as te rrethuarit mbrenda e jashte ketij muri se nje dite aqë afer do te shkatrrohej nga populli liridashes.
    Pra Muri i Berlinit nuk Ra vetevetiu, nuk u shembë por e rrexuan duart e njerzve liridashes me himnin "jemi ne një popull" ishte ky himni per liri dhe me te vertete e rrezuan pas 25 vite.
    muri I Berlinit ndante me se 350 rrugë e rrugica te Berlinit, duke mos llogaritur edeh muret tjera ne tere Gjermanin si nga telat me gjemb po edeh mur prej bllokave e betoni.

    Edhepse thuhet se ne nje an tjeter se rrzuarja e Murit te Berlinit u shit apo u ble nga Kolni tek Gorbaqovi ne nje takim diku ne kaukaz me nje vlere prej 15 milird marka deri ne 40 miliard...sipas versineve tjera ose 7 miliard Euro, kjo ska rendesi fare, me mire le te shkonin keto marka se sa te derdhej gjaku e ne vend te gjakederdhjes te lagen rruget e Berlinit me Shampanj se sa me gjakë njeriu...si thone parat shkojne e vijnë...

    Me kujtohen ato vite si sot, besa disa vite me pare para rrxuarjes se murit, isha ne gjermani tek nje familje gjermane si i ftuar deh une si shqiptar iu flisnja per Murin e Berlinit, murin e turpit se ai duhet te rrxohet...
    Ata gjermanet perendimor me shikonin me habi deh eufori edhepse ishin te lire e ne nje bote demokratike ata ishin me te rrethuar nga ky mur se sa vete gjermanet qe ishin mbrenda murit...
    Nuk arrija te kuptoja kete eufori !
    Iu thoja se pa rrxuarjen e ketij muri as ne shqiptaret nuk do e shofim lirinë e bashkimin kombtar..
    Ata qeshnin..;hhhhhaaaa hahhaha!
    ...po po, duhet punuar vetem punuar dite e nate..me thoshin ata..vetem puna na nevoitet neve, duke mos permendur paran fare !
    Valle, mendoja, pse ky popull qe jeton ne gjermanin federale frikohet aqë shumë nga ky mur me teper se gjermanet mbrenda muri ?
    Mu kujtuan fjalet e vjetra te pleqve tane, se kajta, lakmija e prishe njeriun, keta ketej jshte murit jetonin ne luks dhe sikur se frigoheshin se ata pertej murit poqese u liruan nje dite nga ky rrethim do ua marrin kete pasuri ktyre jashte murit...

    Me rastin e rrxuerjes se Murit me 9 nentor 1989 i telefonova kesaj familje gjermane duke ua uruar bashkimin, e dini se si ma kthyen pergjigjejen ?
    "..eh, ne tash tan jeten çka kemi punuar kete ekonomi duhet tua dhemi atyre...
    Mua si shqiptar me erdhi qudi ky lloj manifesti i "ribashkimit kombtar" !
    Solidaritet me anen tjeter mbrenda murit as qe mendonin keta ne perendim, e vetmja gje per ta ishte vetem puna dhe marka gjermane per at ishte Zoti !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Ne te gjithe e dijme qe komunizmi eshte utopi, pra si ide eshte e parealizushme, sepse shpirti i njeriut eshte i korruptuar dhe egoist. Nese nuk punon per ndermarresit e fabrikave, punon per komunistat, pra per prijesit komuniste, kryetarin e shtetit dhe lideret e tjere te partise-shtet. Perseri ka korrupsion, puntoreve iu vidhet mundi, mundi i tyre shkon kot, shteti ne nje kohe bankroton sepse nuk mund te prodhoje mallra qe popullsia i kerkon. Ne kapitalizem ne anen tjeter ka shkelje te te drejtave te puntoreve, ka zhvillim te shoqerise, sepse firmat mundohen te shpikin metoda qe te rrisin fitimin. Shteti komunist eshte shtet i bankrotuar, kjo s'pjegon se populli deshiron ta braktise at shtet sepse nuk sheh perspektive. Shembuj kemi edhe Shqiperine meme. Ajo qe ndodhi 20 vite me pare pritej qe te ndodhte, dhe mire se ndodhi, u hiq nga bota nje njolle e zeze qe mendja njerezore kishte shpikur, dhe ky ishte Karl Marksi me propozimet e tyre se si duhej te rregullohej ekonomia, si do te behej lufta e klasave dhe se si duhet te evoluoje komunizmi deri ne proletariat si forma me e larte e komunizmit,. Po ai se ka planifiku se cka do te behej me ata njerez qe nuk pajtohen me komunizmin, te asgjesoheshin apo cka do te behej me ta. Stalini beri asgjesimin e tyre, Enver Hoxha poashtu. Eh Gorbaqovi e pa se kjo politike nuk po conte askund. Edhe Kina ishte duke falimentu, por keta me te mencur, lane firmat e huaja qe te investonin ne shtetin e tyre dhe u hapen me shume ndaj botes.

    Gjermania pas Luftes se Dyte Boterore ishte nje vend i shkatrruar, ku i nderuari Hitleri kishte sjelle miliona bomba ne Gjermani me politiken e tij shkatrrimtare. Populli gjerman kaloi ne injorance, injoranca iu kushtoi, e pesuan, me miliona te vrare nga ana e tyre. Bashkimi Sovjetik doli fitimtare dhe komunizmi ishte ide konkurente ne ate kohe. E moren pjesen lindore te Gjermanise, e imponuan ideologjine e tyre. E ndane popullin Gjerman ne dy pjese per 50 vjet. Ronald Regani dhe politika e tij beri qe te shkatrrohej ky mur, na duhet edhe nje Ronald Regan qe ta shkatrron kete murin e ri qe po i ngritet botes, supozoj se e dini per cilen ideologji e kam fjalen.

    Ju pershendes

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Iperi(Epiri)
    Nga WaRrIoR në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-05-2007, 05:41
  3. Lufta e Ftohte, 125 persona viktima te Murit te Berlinit
    Nga Zemrushja në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 17:16
  4. PERVJETORI -tregim
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 09:17
  5. Historia e ngritjes dhe rënies të Murit të Berlinit
    Nga WaRrIoR në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-11-2004, 23:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •