Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kohė me ty Maska e Pog17
    Anėtarėsuar
    30-08-2004
    Postime
    74

    Java - Ndryshimet midis Java dhe C++

    Une kam nje pyetje: Ku eshte ndryshimi kryesor midis Java dhe C++ dhe cila eshte me e shpejte?
    To repeat what others have said, requires education; to challenge it, requires brains.

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Citim Postuar mė parė nga Pog17
    Une kam nje pyetje: Ku eshte ndryshimi kryesor midis Java dhe C++ dhe cila eshte me e shpejte?
    Pjesa e dytė ėshtė mė e thjeshtė pėr tu pėrgjijgur. Nuk diskutohet se C++ ėshtė mė e shpejtė. Java ėshtė aq e ngadaltė sa dhe njė pėrdorues i thjeshtė arrin tė kuptojė ndryshimin.

    Megjithatė edhe Java ka avantazhet e saj qė nė disa drejtime e bėjnė atė mė tė fuqishme se C++.

    Qė tė dyja gjuhėt janė ndėrtuar mbi C dhe kanė sintaksė tė ngjashme. Qė tė dyja gjuhėt kanė orientim-objektesh (object-oriented) por Java ka model puro ndėrsa nė C++ mund tė zgjedhėsh midis orientimit-objektiv ose modelit procedurial (main() me funksione tė pavarura) . Nė Java nuk mund tė shkruash funksione tė pavarura nga objektet por duhet tė jenė gjithnjė metoda tė njė klase, duke pėrfshirė kėtu edhe funksionin main().

    Java ėshtė e pavarur nga platforma ose sistemi operativ dhe punon njėsoj nė tė gjithė, ndėrsa C++ nuk ta garanton kėtė dhe zakonisht programi punon vetėm nė sistemin qė ėshtė pėrpiluar. Programi qė pėrpilon nė Windows nuk punon nė Linux, Mac dhe anasjelltas. Java e ka kėtė avantazh sepse kodi pėrpilohet nė byte-code dhe interpretohet/ekzekutohet nė makinat/kompjuterat virtualė (java virtual machine ose JVM). C++ pėrpilohet direkt nė kodin e makinės/kopjuterit (machine-code) prandaj ndryshon nga njė sistem nė tjetrin, por nė anėn tjetėr kjo e lejon tė ekzekutohet mė shpejt.

    Njė tjetėr avantazh i pėrdorimit tė JVM ėshtė se programet e Java-s janė tė izoluar nga programet e tjera dhe kjo i bėn kėta programe mė tė sigurtė se ata tė C++ qė ndonjėherė bien nė konflikt me njėri tjetrin. Megjithatė kjo ėshtė ēėshtje e sistemit operativ dhe jo e gjuhės sė programimit.

    Fakti qė Java ėshtė e pavarur nga sistemi operativ e bėn kėtė gjuhė ideale pėr programet qė komunikojnė nė njė rrjet tė pėrzier, siē ėshtė interneti, me njė llojshmėri sistemesh windows, unix, linux, mac, etj. Pra, Java ka avantazhin se mund tė ndėrtojė shumė thjesht programe qė pėrdoren nė internet nėpėrmjet shfletuesve (internet explorer, netscape, firefox, etj). Shumica e lojrave dhe zbukurimeve tė internetit bėhen tė mundura nga Java. Nė C++ kjo ėshtė e pamundur dhe zakonisht duhet tė pėrdorėsh gjuhė tė tjera pėr ndihmė.

    Programuesi nė Java ka mė shumė mundėsi pėr tė zgjedhur ambjentin mė tė mirė pėr tė komunikuar me pėrdoruesin. Kjo bėhet e mundur sepse Java ka njė librari tė madhe me klasa tė gatshme pėr tė gjithė format e programeve, qė nga ato mė tė thjeshtat e deri tek klasat e grafikeve. Gjuha standarte e C++ ka libraritė mė tė rėndėsishme por lė shumė pėr tė dėshiruar. Nė Java shumicėn e klasave e ke tė gatshme dhe vetėm duhet tė mėsosh ti pėrdorėsh ato.

    Paragrafi i fundit na nxjerr nė njė tjetėr avantazh tė Java-s. Java ėshtė mė e thjeshtė pėr tė mėsuar dhe pėr tė programuar nė tė. Me pak mėsime nė Java mund tė ndėrtosh programe tė plota me dritare, butona e grafikė. Nė C++ kjo ėshtė e vėshtirė sepse duhet tė mėsosh kodin pėrkatės pėr ēdo sistem.

    Pėr tė ndihmuar programuesin, Java menaxhon memorien vetvetiu dhe ka njė sistem pėr pastrimin e mbeturinave tė programit (garbage-collection). Kjo lehtėson punėn e programuesit sepse nė Java nuk ėshtė nevoja tė shkruash metoda shkatėrruese (destructors) pėr klasat. C++ nuk e bėn vetvetiu kėtė gjė por ja lė nė dorė programuesit. Avantazhet e menaxhimit tė memorjes janė tė diskutueshme dhe ka shumė argumenta bindėse pėr tė dyja gjuhėt. Argumenti i Java-s ėshtė se menaxhimi i memorjes ėshtė me shumė rėndėsi dhe duke ja lėnė nė dorė programuesit, rrezikohet qė programi tė shkruhet gabim. Argumenti kundėrshtues nga programuesit e C++ ėshtė se programuesi duhet tė ketė kontroll pėr tė tėrhequr dhe pėr tė lėshuar memorjen sipas nevojės. Ky argument qėndron pėr shume programe tė avancuara qė menaxhimi manual i memorjes ėshtė i domosdoshėm. Si pėrmbledhje, pėr programuesit fillestarė dhe programet e thjeshta dhe mesatare, pastrimi i memorjes nga Java ėshtė gjė e mirė. Pėr programuesit e avancuar qė ndėrtojnė programe tė komplikuara, C++ ėshtė padyshim gjuha mė e mirė.

    Libraritė e pasura dhe sistemi vetėveprues i pastrimit nuk janė tė vemtet ēėshtje qė e bėjnė Java mė tė lehtė pėr tė pėrdorur. Java gjithashu vė limite mbi trashėgimine dhe nuk lejon qė njė objekt tė trashėgojė nga dy ose mė shumė objekte tė tjera.
    P.sh. E zėmė se kemi shkruajtur klasėn e njė stilolapsi dhe klasėn e njė lapsi me gomė. Tani duam tė ndėrtojmė njė stilolaps qė tė mund tė ketė edhe gomė fshirėse. Nė C++ mund ta ndėrtojmė kėtė objekt duke trashėguar nga stilolapsi dhe lapsi me gomė, ndėrsa nė Java mund tė trashėgojmė vetėm njė pre tyre dhe pastaj duhet tė shkruajmė pėrsėri kodin pėr tjetrin.
    Arsyeja e Java-s pėr kėtė kufizim ėshtė qė programet tė mos komplikohen shumė dhe tė bėhen tė pa kuptueshėm. Ashtu si dhe pika mė parė, ky kufizim i Java-s ėshtė i diskutueshėm.

    Njė thjeshtėsi tjetėr e Java-s ėshtė mos-pėrdorimi i treguesve (pointers). Nė brėndėsi tė gjuhės, tė gjithė objektet janė tregues por programuesi nuk lejohet qė tė krijojė njė tregues tė ri ose tė manipulojė tregusit. Pėr mė tepėr, nė Java nuk mund tė kryesh aritmetikė me treguesit (pointers). Treguesit janė njė pjesė e madhe e C++ dhe manipulimi i tyre tė lejon tė shkruash kod shumė herė mė efektiv por nė tė njėjtėn kohė lejon programuesin qė tė bėjė gabime trashanike. Pėr programuesit e rinj (dhe tė vjetėr) tė C++, treguesit janė tė vėshtirė tė kuptohen dhe sjellin shumė probleme. Pėr ata qė dinė ti pėrdorin, C++ ėshtė shumė mė e fuqishme se Java.

    Java ka rregulla mė tė rrepta pėr kodin dhe gjetjen e gabimeve tė mundshme. Programuesi lajmėrohet pėr kėto gabime dhe kjo rezulton nė kod mė tė fortė e mė tė besueshėm.

    Kėto ishin ndryshimet themelore midis Java dhe C++. Qė tė dyja gjuhėt kanė avantazhet e tyre dhe kjo i bėn ato gjuhėt mė tė pėlqyera dhe mė tė pėrdorura. Duke ditur njėrėn prej tyre, (zakonisht C ose C++) me pak mundim mund tė mėsosh edhe tjetrėn (zakonisht Java). Si pėrmbledhje, Java kufizon ndjeshėm lirinė e programuesit pėr tė lehtėsuar punėn dhe pėr tė bėrė sa mė tė kuptueshėm kodin. E njėjta gjuhė qė tė kufizon lirinė, tė jep edhe pavarėsinė tė programosh nė/me ēdo sistem operativ (ironike, apo jo?). Ēmimi pėr kėto tė mira ėshtė kostua e madhe gjatė ekzekutimit tė programit, qė ngadalėson ndjeshėm Java-n dhe e bėn atė tė papėrshtatshme pėr shumė programe. C++ ėshtė shumė herė mė e shpejtė dhe i ofron programuesit mė shumė kontroll.
    Kjo liri i jep programuesit tė C++ fuqinė pėr tė ndėrtuar programe mė tė avancuar dhe mė efektiv.


    Tema tė tjera qė diskutojnė mbi Java dhe C++.

    Pyetje pėr programuesit
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=30581

    Java apo VB
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=34406

    Java - Gjuhė programuese e internetit
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 15-11-2004 mė 17:44
    Edi

  3. #3
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    edspace te ka dhene mjaft ndryshime por kjo nuk do te thote qe njera zevendeson tjetren pasi te dyja kane avantazhet e veta. Dmth varet nga projekti qe te duhet te realizosh qe te ben te zgjedhesh ke te perdoresh ose ti perdoresh te dyja.
    Psh virtual machine e javes eshte shkruar ne c-c++ sepse eshte e vetmja menyre.
    Por si gjithmone performanca ngelet ne c++ qe klasifikohet si gjuhe hibride pasi i perfshin dhe high level dhe low level.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Duke menduar se ka lidhje me pyetjen e bere po postoj nje pjese te shkeputur nga nje interviste me Bruce Eckel, i cili ka shkruar libra ne lidhje me Java dhe C++.

    Question: How would you compare Java and C++? Would you recommend a beginning programmer to start with one or the other?

    Answer: Perhaps I'm going to end up belaboring Python here, but my direction lately has been to direct people toward Python, which I think is a superior first language—it doesn't have all the weird nonsensical baggage that C++ and even Java have accumulated. And I'll bet that for most people, Python will probably satisfy their needs and they might not need to learn Java or C++. But if they do, they'll be well prepared because it has a much stronger object-oriented model, without arbitrarily restricting you to the limited concept of "object" that both C++ and Java have. Yes, I know, the Sun folks claim that Java is a "pure" OO language, but it isn't true—the obvious example is Java primitives (int, float, and so on). After seeing the way Python does it (everything really is an object, but if you need to escape out of that for efficiency purposes, you can), having to cope with the special case of Java primitives is especially annoying.

    One of the things I'm working on now is a distance-learning program for people who want to learn to program using Python. I think it will be a much faster and more efficient way for people to come up the learning curve. This is still in the formative stages; as you might have guessed by now, I generally think about something for a while before the right approach comes to me.

    Once you've had success with programming and are comfortable with objects, then you're ready to tackle a language like C++ or Java, which is heavier-weight and has more arbitrary details for the programmer to master (or become confused by). With a strong background, you'll be able to see the forest despite some of the rather odd trees you will encounter in those languages. Whether you choose C++ or Java (or just stay with Python) will depend on what kind of work you want to do: C++ is closer to the hardware and tends to produce apps that are bound to particular platforms (but that are often faster). Java is more general and has some more powerful high-level concepts, but this also has tied to it Sun's orientation and whatever its current strategy is (some people have suggested that Sun's business plan is primarily bashing Microsoft), despite claims of an "open community process."

    I've also informally started working with Walter Bright (who wrote the first C++ compiler for DOS, then called Zortech C++), who is designing a new language that will probably be called "D." At first I was very skeptical because I'm always hearing about great new languages that will be wonderful for everything. But as I read more of the description, I grew excited because he kept saying things that agreed with what I've studied and with my experience, and he was putting things in the language that I wanted to see. Also, I wrote a rather huge email to him suggesting all kinds of things to change and add, and how he might make a language that would have an impact in the current environment, and he started agreeing with me. So, I see great possibilities with this language and think that it might help move the state of programming forward by incorporating features that we've come to believe are useful, like preconditions and postconditions, integrated testing, parameterized types, and so on.

    At the same time, just like Python, Walter has no interest in excluding connectivity with (for example) Microsoft, so he has direct, simple support for things like COM (there is a third-party library for this in Java, but you could hardly imagine seeing it as part of the standard Java library). I would also say that I don't see "D" replacing my need for Python, but rather being a complementary language—remember, I'm a believer in multiple-language solutions.

Tema tė Ngjashme

  1. Ndryshimet nė gjuhėn e njėsuar
    Nga dodoni nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 16-06-2013, 15:13
  2. Ndryshimet nė Outlook 2007
    Nga Davius nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 15:40
  3. Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-06-2006, 14:18
  4. Ndryshimet mė tė fundit nė forumet fetare
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-10-2005, 05:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •