Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 234
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    te dashurosh do te thote qe te shikosh pafundesine
    ne nje kokrrize rere
    te dashurosh do te thote qe te mbash pafundesine ne pellembe te dores
    dhe te provosh dashuri te pafundme
    sa here qe shikon ne sy ate qe (te) dashuron.....

  2. #162
    lydia18
    Anëtarësuar
    31-01-2007
    Vendndodhja
    ATHINE
    Postime
    4
    Dashuria eshte aq e embel ne fillim.....sa edhe e hidhur ne fund.Kur ke dashuri nuk ke llogjike.

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    dashuria nuk eshte nje pasion...
    dashuria nuk eshte nje emocion
    dashuria eshte kuptimi i thelle i faktit qe ne nje fare menyre tjetri/tra te kompleton ose te ploteson

    kur dikush ben nje rreth perfekt; prezenca e tjetrit e perforcon prezencen tende,sepse....
    DASHURIA eshte liria per te qene vetvetja

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Postime
    8
    Dashuria eshte si era nuk e sheh por e ndjen.U kenaqa shume ketu .Ju pershendes te gjitheve

  5. #165
    Perjashtuar Maska e _SheJtaNia_
    Anëtarësuar
    02-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Dashuria e vertet perjetohet vetem nje here ne jete.

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Dashuria e pare, ta le shpirtin e vrare !
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  7. #167
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Ah po ta ze at dashuri do ta vraja allti
    Nuk dij pse thuani dashuri e pare e e dyte po njeriu dashuron vetem njehere kto qe vijn pastaj jan vetem humbje kohe,nuk eshte e thanun se cila do jete ajo e verteta e para a e treta....ose e njezeta por vetem nje dashuri perjetohet e vertet

    ev panjohura

  8. #168
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anëtarësuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895
    Citim Postuar më parë nga _SheJtaNia_
    Dashuria e vertet perjetohet vetem nje here ne jete.
    Citim Postuar më parë nga e_panjohura
    Ah po ta ze at dashuri do ta vraja allti
    Nuk dij pse thuani dashuri e pare e e dyte po njeriu dashuron vetem njehere kto qe vijn pastaj jan vetem humbje kohe,nuk eshte e thanun se cila do jete ajo e verteta e para a e treta....ose e njezeta por vetem nje dashuri perjetohet e vertet
    Me ju jam. Plotesisht Dakort. Vetem nje here eshte ne gjendje njeriu te jape dhe jeten per dike tjeter.

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,883
    Dashurija

    E ndiej dashurinë
    dhe dua të dashuroj.
    Atë vajz që më gëzonë
    dhe unë ta gëzoj.
    Ç’do gjë në jetë
    të ngjall dashurinë.
    Kur era e malit
    të fal ëmbëlsinë,
    Kur deti i gjerë,
    të fal bukurinë.
    A nuk të ngjall,
    e gjith kjo,
    dashurinë?

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Pa dashur te bej filozofin, po paraqes nje perkufizim te Prof. P. Atkins, Oxford University;

    "Dashuria eshte nje ndjenje komplekse, qe perfshin reagime te kontrolluara gjenetikisht, sekretim hormonesh, si dhe konsiderata e reflektime intelektuale."
    ___
    P. Atkins. Awesome versus Adipose: Who Really Works Harder to Banish Ignorance?.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  11. #171
    i/e regjistruar Maska e Anita07
    Anëtarësuar
    02-05-2007
    Vendndodhja
    Po jetoj ketu
    Postime
    114
    Pa Ty jam një shtëpi boshe. Më lejo te jem hija e hijës tënde.
    Mua më duhet shumë dritë dhe mjaft ujë. Më ujit të lutem jo tepër shumë, mirëpo jo edhe teper pak. Fshehtësia e dëshirës për të jetuar qëndron aty, se unë dua të "trajtohem" me masë. Nëse Ti më jep tepër shumë, atëherë kalbem. Nëse Ti më jep shumë pak, atëherë nuk mund të ekzistojë. Prandaj duhet të përpiqesh të gjeshë një masë mesatare, nëse vërtetë dëshiron që unë të jetojë.

  12. #172
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Illusion qe shpesh here kthehet ne "delusion"
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  13. #173
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,883
    Pa bukë quhesh i varfër!
    Pa dashuri quhesh i humbur!

  14. #174
    i/e regjistruar Maska e Clizia
    Anëtarësuar
    26-05-2007
    Vendndodhja
    somewhere...lost
    Postime
    38
    Citim Postuar më parë nga LlaCiPaCi
    Me ju jam. Plotesisht Dakort. Vetem nje here eshte ne gjendje njeriu te jape dhe jeten per dike tjeter.
    S'jam dakort...mendoj se dashuria ka nevoje per kohe dhe per vetedije.
    Ato qe jetohen ne moshe te njome jane me te pa pjekurat dhe te kujtuara me nostalgji...Dashuria e pare ka hapur zemren drejt diçkaje per ne te panjohur deri atehere,diçka shume e embel per tu harruar...Kur dashurojme japim veten dhe asgje..gjithçka eshte e persosur dhe unike...çdo dashuri eshte e perjetuar ne nje moment te jetes dhe i pershtatet atij momenti,pra perceptohet ne menyre diferente kur jemi 15 vjeç apo kur jemi 30...Dashuria deri me sot eshte kujtim per mua...Dashuria eshte,fatkeqesisht,ç'dashurova...

    Pershendetje...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Clizia : 16-06-2007 më 09:46

  15. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-06-2007
    Postime
    6
    Citim Postuar më parë nga *Babygirl*
    1.Puthjet e marra lehte, harrohen lehte
    2.Puthje te njejta nuk ekzistojne, cdo puthje ka shijen e vete
    3.Puthjet: fjale qe nuk mund te shkruhen
    4.Puthje. Aguliçe ( lule ) ne kopshtin e perkdheljeve
    5.Puthja eshte: dashuri, besnikeri, miqesi, pasion, adhurim dhe embelesi
    nuk eshte gjithnje e tille.mund te them se 50% e ke gjet.po ne fund ke gabuar...ndoshta per ty mund te kete miqesi,besnikeri,dhe adhurim ne te njejten kohe,por te them se kur arrian te besh miq nuk mund te adhurosh ne emer te puthjes.puthja ka shume barazi

  16. #176
    i/e regjistruar Maska e Ujmiri
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Usa
    Postime
    224
    Largesi qe preket dhe ndjehet lehte mund ta puthesh
    Mbylli syt....
    Ndeshje mes dy zemrave qe flasin me ze te pergjysmuar tek puthen
    ndjeje
    Nje pershkim i zemres qe e kupton se ska te bej me jeten por me dashurin.

    DASHURIA ESHTE ME SHUM SE NJE DHIMBJE E GJITHANSHME.

  17. #177
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    si e ka thene njeri?

    dashuria fillon me nje shikim,vazhdon me nje buzeqeshje ,lulezon me nje te puthur

    dhe mbaron me nje pike lot...............
    dont worry be happy

  18. #178
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Dashuria nuk është e rastit, atë duhet ta krijoni

    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


    Jeni ju që vendosni të keni një lidhje. Ta bëni tjetrin të dashurohet dhe të filloni një marrëdhënie në çift, varet nga ju. Këngët për dashurinë na thonë se fijet e dashurisë mbështillen nga gishtat e fatit, ndërsa poetët thonë se ajo është diçka e paprekshme, e paparashikueshme dhe vagëlluese si një fill tymi. Miqtë mund të na thonë se të gjesh njeriun e duhur është thjesht të gjesh kohën e duhur, ndërsa revistat lënë të nënkuptohet se sekreti për të takuar dashurinë e përjetshme është të ngasësh një veturë të shtrenjtë, të veshësh xhinse moderne ose të kesh dhëmbë të shkëlqyer si perla, aromë të freskët dhe të kesh flokë të parfumuar. E gjithë kjo mund të shkaktojë pështjellim. Por sekreti për të gjetur dashurinë e vërtetë nuk qëndron në një studim të dhëmbëve e as në duart e fatit apo të kohës. Qëndron në vetëdijen tonë. Dashuria nuk rastis. Dashurinë duhet ta krijoni, tamam siç do të krijonit çfarëdo lloj gjëje tjetër.

    Të njihni veten
    ~~~~~~~~~~~~~

    Të njihni mirë veten, do të thotë të viheni në kontakt me esencën tuaj më intime, të zbuloni natyrën, objektivat, dëshirat, pikat tuaja të dobëta, kërkesat e parevokueshme dhe kufijtë e tolerancës, pra, të dini kush jeni dhe ku doni të shkoni. Këto pika mund të jenë më pas të zbatueshme në kërkim të shokut që me të vërtetë ju përshtatet. Sa më shumë ta njihni dhe kuptoni veten, aq më të shumta do të jenë mundësitë e suksesit në lidhjen tuaj. Të njihni dhe të kuptoni veten nuk është shumë e vështirë, por kërkon kohë dhe energji. Mund ta bëni duke lexuar, duke folur, duke medituar, duke u lutur, duke marrë pjesë në seminare, duke u këshilluar me një mjek, një astrolog apo cilindo tjetër udhërrëfyes.

    Shikoni përtej lenteve rozë
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    Eksplorimi është faza e njohjes reciproke. Kjo fazë ka shpesh ngjyrën rozë të romanticizmit. Në ekstazën e njohjes së shumë realiteteve të reja e të mrekullueshme mbi partnerin tuaj dhe të gëzimit të zbulimit të emocioneve tuaja më intime, mund të jetë e vështirë që të kujtoheni të ecni përpara me kujdes, me sytë hapur dhe antena të ngritura. Por edhe nëse mund të mbani lentet rozë që të mos pëlcisni tullumbacen tuaj të lumturisë, herë pas here hidhni një sy sipër tyre, për të pasur të paktën një sy mbi realitetin.

    Mos iu largoni përgjegjësive
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    Arsyeja pse gjysma e martesave përfundojnë me ndarje është se partnerët midis tyre nuk kanë vendosur kurrë një mirëkuptim dhe një marrëveshje, përveç premtimeve të shkëmbyera në altar. Njerëzit njihen, dashurohen, diskutojnë ëndrrat dhe objektivat, angazhohen për ndonjë pikë dhe martohen. Më vonë, zbulojnë se nuk kanë ditur se mbi ç’baza rrinë së bashku dhe çfarë pret secili nga tjetri. Rrallëherë njerëzit harxhojnë kohë për të vendosur role e përgjegjësi ose për të rënë dakord për mënyrën se si do zhvillohet lidhja. Pastaj, me kalimin e kohës, zbulojnë se martesa e tyre nuk ka rregulla bazë për ta forcuar dhe për ta mbështetur.



    Të kesh një marrëdhënie me veten
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    Marrëdhënia që keni me veten tuaj është modeli në bazë të të cilit krijohen marrëdhëniet e tjera. Për të krijuar një lidhje të thellë dhe të lumtur me një njeri, është thelbësore të mësosh të duash veten. Është marrëdhënia vendimtare e jetës suaj. Ka një ndryshim midis dashurisë dhe unit tuaj. Ai është bërthama e qenies suaj, thelbi që ekziston, pavarësisht nga personaliteti juaj, nga ju, nga opinionet dhe emocionet tuaja. Është një hapësirë e vogël dhe e shenjtë brenda jush, strehë e zemrës dhe e shpirtit tuaj. Individualiteti është vëzhguesi, trajneri dhe kritiku që kontrollon mendimet, fjalët, emocionet, sjelljet dhe përcakton se sa nga uni juaj i brendshëm do t’u tregohet të tjerëve. Cilësia e marrëdhënies midis jush dhe unit tuaj të brendshëm është themelore, sepse të gjitha marrëdhëniet e tjera që vendosni bazohen tek kjo marrëdhënie. Nëse ajo që dëshironi është një lidhje e vërtetë dashurie, atëherë hapi i parë duhet të jetë të mësoni të doni, të nderoni dhe të përkëdhelni veten tuaj.

    Dashuria kërkon me teper angazhim
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    Shumë njerëz i shmangen angazhimit, sepse kanë frikë se mos bëjnë ndonjë gabim. Mund të kenë bërë gabime të tjera në të kaluarën dhe vazhdojnë ta qortojnë veten e tyre për të. Nëse vuajnë ose kanë ndjenjë pendimi, atëherë do të ngurrojnë dhe do të kundërshtojnë idenë për t’u angazhuar edhe një herë tjetër. Para se të mund ta bëjnë, duhet të dinë të falin njëri-tjetrin dhe të shërojnë plagët. Është diçka që secili duhet ta bëjë për veten e tij, sepse asnjë tjetër nuk do ta bëjë për të. Është një udhëtim i vetmuar. E vetmja gjë që mund të bëni si partner është që ta qetësoni shokun tuaj, në mënyrë që të tregojë frikën e tij dhe të presë që të jetë gati. Nëse procesi do të kërkojë më tepër se sa ju lejon durimi ose koha juaj, atëherë duhet të vendosni nëse duhet ta prisni apo jo.

    Jo çdo tërheqje është dashuri
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    Interesimi ekziston, kur shkëmbimi i energjive midis partnerëve nuk has pengesa. Lidhjet sentimentale normalisht fillojnë me një shkëndijë, ndonjëherë me një familjaritet të çuditshëm sikur atë person e njeh prej kohësh, ndonjëherë është një ndjenjë e fortë si një fshikullimë ose një ndjenjë mirëqenieje e thellë. Shumë njerëz flasin për një tërheqje fizike të menjëhershme. Mbi të gjitha alkimia mund të jetë vërtetë e fuqishme. Kur takojmë dikë drejt të cilit jemi të tërhequr seksualisht, zemra rreh më shpejt, trupi shkrihet, fantazia vrapon dhe papritmas mund të ndihemi sikur në një farë mënyre dhe në një jetë tjetër kemi qenë të bashkuar me këtë krijesë magjepsëse. Megjithatë kujdes: Një tërheqje e fortë nuk është njëlloj si të dashurosh, aq më pak do të thotë që dy njerëz janë bërë për njëri-tjetrin. Sigurisht është e rëndësishme, por është vetëm hapi i parë. Gjatë jetës mund të tërhiqeni nga shumë njerëz, por vetëm në fazat e mëtejshme do të mund ta zbuloni, nëse njëra prej tyre është vërtetë dashuria e jetës suaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bebushja : 25-08-2007 më 05:16
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  19. #179
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    dashuria eshte dashuri,,, ndienje qe nuk ka nevoje per fjale po se ndieve vete
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  20. #180
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    po !!! nuk eshte e nevojshme ta thote tjetri po se ndieve vete dashurine !!! jo per gje po vetem dashuria qe nuk mesohet thjesht jetohet
    po e vertete SAS........ ne qofte se nuk ka erdhur momenti qe te biesh ne dashuri me dike,nuk ke cfare te mesosh apo te flasesh apo ta krijosh,si thote Bebushja.

    Dashuria eshte ndjenje dhe si e tille ajo duhet te jetohet dhe te ndjehet..........

    po nuk e ndjeve ate trokitjen e dashurise te te beje nje cike bam-bam............

    ske cfare te krijosh dhe te mesosh.

    vetem kur te kesh rene brenda do mesosh shume gjera per dashurine......
    dont worry be happy

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Si mund të realizohet vazhdimësia e dashurisë
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 13:13
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •