Në të vërtetë nuk ka pasur shumë ndryshime, përveç se janë regjistruar rekorde të reja nga dyshja Shumi-Ferrari.
Majkëll Shumaker ka dominuar pothuajse të gjithë sezonin 2004 të Formulës 1. Supremacia e tij dhe e skuadrës bën të mundur që ky të quhet ndryshe dhe si sezoni i Ferrarit. Skuderia italiane ka arritur të fitojë 15 gara nga 18 që kishte sezoni
Çmimi i Madh i Australisë, Melburn, 7 mars.
Majkëll Shumaker tregon mjaft qartë synimet e tij për fitimin e titullit të 7-të kampion. Prapa tij renditet shoku i skuadrës Barrikelo dhe Fernando Alonso.
Renditja
1. M.Shumaker - Ferrari, 2. R.Barrikelo - Ferrari, 3. F.Alonso - Renault
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 10p, 2. R.Barrikelo 8, 3. F.Alonso 6.
Konstruktorët
1. Ferrari 18p, 2. BMW Williams 9, 3. Renault 8.
Çmimi i Madh i Malajzisë, Sepang, 21 mars.
Majkëll Shumaker vazhdon dominimin e tij, duke regjistruar fitoren e tij të dytë për këtë sezon dhe të 72-n në karrierë. Kampioni i botës bëri një nisje shumë të mirë dhe arriti të mbaja prapa, gjatë gjithë garës, Montojën dhe Xhenson Batonin, i cili regjistroi ngjitjen e parë në podium.
Renditja
1. M.Shumaker - Ferrari 2. H.P.Montoja - BMW Williams 3. Xh.Baton - BAR Honda.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 20p, 2. R.Barrikelo 13, 3. H.P.Montoja 12.
Konstruktorët
1. Ferrari 33p, 2. BMW Williams 17, 3. Renault 14.
Çmimi i Madh i Bahrenit, Manama, 4 prill.
Majkëll Shumaker fiton garën e parë që zhvillohej në Bahren, duke lënë prapa shokun e tij të skuadrës. Batoni u ngjit sërish në podium, në vendin e 3-të, pas dyshes Ferrari.
Renditja
1. M.Shumaker - Ferrari 2. R.Barrikelo - Ferrari 3. Xh.Baton - BAR Honda.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 30p, 2. R.Barrikelo 21, 3. Xh.Baton 15.
Konstruktorët
1. Ferrari 51p, 2. Renault 22, 3. BMW Williams 19.
Çmimi i Madh i San Marinos, San Marino, 25 prill.
Majkëll Shumaker regjistron një nga nisjet e tij më të mira, duke siguruar më pas fitoren e 4-t radhazi dhe të 6-n në San Marino, që është një rekord për këtë pistë. Gjermani u nis nga vendi i 2-të, sepse "polin" e kishte marrë Batoni. Ky i fundit arriti në këtë garë rezultatin më të mirë në karrierë, vendin e 2-të, duke lënë prapa Montojën.
Renditja
1. M.Shumaker - Ferrari 2. Xh.Baton - BAR Honda 3. H.P.Montoja - BMW Williams.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 40p, 2. R.Barrikelo 24, 3. Xh.Baton 23.
Konstruktorët
1. Ferrari 64p, 2. Renault 31, 3. BMW Williams 27.
Çmimi i Madh i Spanjës, Barcelonë, 9 maj.
Majkëll Shumaker arriti një fitore bindëse, duke lënë pilotin e dytë, Jarno Trulin, 32.2 sekonda prapa. Pas italiani ishte shoku i skuadrës së tij, Fernando Alonso.
Renditja
1. M.Shumaker - Ferrari 2. R.Barrikelo - Ferrari 3. J.Truli - Renault.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 50p, 2. R.Barrikelo 32, 3. Xh.Baton 24.
Konstruktorët
1. Ferrari 82p, 2. Renault 42, 3. BAR Honda 32.
Çmimi i Madh i Montekarlos, Montekarlo, 23 maj.
Jarno Truli kryeson që nga fillimi i garës deri në fund, duke ndërprerë këtu serinë e fitoreve për Majkëll Shumakerin. Italiani i Renautl-së arriti fitoren e parë në karrierë, pas 117 garave të zhvilluara. Prapa tij u rendit shoku i skuadrës, Fernando Alonso, dhe Rubens Barrikelo.
Renditja
1. J.Truli - Renault 2. Xh.Baton - BAR Honda 3. R.Barrikelo - Ferrari.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 50p, 2. R.Barrikelo 38, 3. Xh.Baton 32.
Konstruktorët
1. Ferrari 88p, 2. Renault 52, 3. BAR Honda 40.
Çmimi i Madh i Evropës, Nurburgring, Gjermani, 30 maj.
Majkëll SHumaker arrin të fitojë pas polit të 60-të në karrierë, që kishte regjistruar një ditë më parë. Prapa tij u rendit Rubens Barrikelo dhe Xhenson Baton, që regjistroi kështu podiumin e tij të 5-të në 6 gara.
Renditja
1. M.Shumaker - Ferrari 2. R.Barrikelo - Ferrari 3. Xh.Baton - BAR Honda.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 60p, 2. R.Barrikelo 46, 3. Xh.Baton 38.
Konstruktorët
1. Ferrari 106p, 2. Renault 61, 3. BAR Honda 46.
Çmimi i Madh i Kanadasë, Montreal, 13 qershor.
Majkëll Shumaker arrin të regjistrojë fitoren e tij të 7-të në 8 gara të zhvilluara. Në këtë garë u janë hequr pikët 2 makinave Williams dhe 2 makinave Toyota, për parregullsi në sistemin e Frenimit. Në vendin e dytë u rendit Rubens Barrikelo, ndërsa në të 3-in Baton.
Renditja
1. M.Shumaker - Ferrari 2. R.Barrikelo - Ferrari 3. Xh.Baton - BAR Honda.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 70p, 2. R.Barrikelo 54, 3. Xh.Baton 44.
Konstruktorët
1. Ferrari 124p, 2. Renault 61, 3. BAR Honda 52.
Çmimi i Madh i SHBA-së, Indianapolis, 20 qershor.
Majkëll Shumaker u trondit shumë nga aksidenti i frikshëm i vëllait të tij, gjithsesi arriti të fitonte duke lënë prapa 2.9 sekonda Barrikelon dhe Takuma Saton, që arriti rezultatin më të mirë në karrierë.
Renditja
1. M.Shumaker - Ferrari 2. R.Barrikelo - Ferrari 3. T.Sato - BAR Honda.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 80p, 2. R.Barrikelo 62, 3. Xh.Baton 44.
Konstruktorët
1. Ferrari 142p, 2. Renault 66, 3. BAR Honda 58.
Çmimi i Madh i Francës, Manji-Kur, 4 korrik.
Majkëll Shumaker arrin fitoren e 9-të në këtë sezon dhe të 7-in në këtë pistë. Prpapa tij u rendit Fernando Alonso. Vendin e 3-të deri në kthesën e fundit e mbante Truli, por aty u parakalua nga Barrikelo.
Renditja
1. M.Shumaker - Ferrari 2. F.Alonso - Renault 3. R.Barrikelo - Ferrari.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 90p, 2. R.Barrikelo 68, 3. Xh.Baton 48.
Konstruktorët
1. Ferrari 158p, 2. Renault 79, 3. BAR Honda 62.
Çmimi i Madh i Anglisë, Silverston, 11 korrik.
Majkëll Shumaker arriti të fitonte, pasi u nis nga vendi i 4-t. Pas tij u renditën Kimi Raikonen dhe Rubens Barrikelo. Ishte fitorja e 10-të në 11 gara të zhvilluara.
Renditja
1. M.Shumaker - Ferrari 2. K.Raikonen - McLaren Mercedes 3. R.Barrikelo - Ferrari.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 100p, 2. R.Barrikelo 74, 3. Xh.Baton 53.
Konstruktorët
1. Ferrari 174p, 2. Renault 79, 3. BAR Honda 67.
Çmimi i Madh i Gjermanisë, Hokenhaim, 25 korrik.
Majkëll Shumaker arrin fitoren e 11-të në sezon, përpara tifozëve të tij. Këtë rekord e kishte arritur dhe në sezonin 2002. Pas tij u renditën Baton dhe Alonso.
Renditja
1. M.Shumaker - Ferrari 2. Xh.Baton - BAR Honda 3. F.Alonso - Renault.
Rensditja e pilotëve
1. M.Shumaker 110p, 2. R.Barrikelo 74, 3. Xh.Baton 61.
Konstruktorët
1. Ferrari 184p, 2. Renault 85, 3. BAR Honda 76.
Çmimi i Madh i Hungarisë, Budapest, 15 gusht.
Majkëll Shumaker regjistron rekordin e 12-të fitoreve brenda një sezoni. Ai kryeson nga fillimi deri në fund, duke mbajtur prapa Rubens Barrikelon dhe Fernando Alonson.
Renditja
1. M.Shumaker - Ferrari 2. R.Barrikelo - Ferrari 3. F.Alonso - Renault.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 120p, 2. R.Barrikelo 82, 3. Xh.Baton 65.
Konstruktorët
1. Ferrari 202 p (Kampion) , 2. Renault 91, 3. BAR Honda 83.
Çmimi i Madh i Belgjikës, Spa Frankorshamps, 29 gusht.
Raikoneni arrin të ndalë Shumakerin, duke regjistruar kështu fitoren e 2-të në karrierë. Në vendin e 3-të renditet Barrikelo.
Renditja
1. K.Raikonen - McLaren Mercedes 2. M.Shumaker - Ferrari 3.R.Barrikelo - Ferrari.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 128p (Kampion) , 2. R.Barrikelo 88, 3. Xh.Baton 65.
Konstruktorët
1. Ferrari 216p, 2. Renault 91, 3. BAR Honda 83.
Çmimi i Madh i Italisë, Monza, 12 shtator.
Ferrari arrin të fitojë me të 2 pilotët, në vend të parë dhe të dytë, në këtë pistë. Këtë herë ishte Barrikelo që e kaloi i pari finishin.
Renditja
1. R.Barrikelo - Ferrari 2. M.Shumaker - Ferrari 3. Xh.Baton - BAR Honda.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 136p, 2. R.Barrikelo 98, 3. Xh.Baton 71.
Konstruktorët
1. Ferrari 234p, 2. BAR Honda 94, 3. Renault 91.
Çmimi i Madh i Kinës, Shanghai, 26 shtator.
Rubens Barrikelo arrin të fitojë garën e parë në vendin aziatik. Majkëll Shumaker e përfundoi garën shumë prapa, pasi u nis nga "pit-stopi".
Renditja
1. R.Barrielo - Ferrari 2. Xh.Baton - BAR?Honda 3. K.Raikonen - McLaren Mercedes.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 136p, 2. R.Barrikelo 108, 3. Xh.Baton 79.
Konstruktorët
1. Ferrari 244p, 2. BAR Honda 105, 3. Renault 96.
Çmimi i Madh i Japonisë, Suzuka, 10 tetor.
Majkëll SHumaker arrin një fitore normale pas zhgënjimit nga gara e Kinës. Kjo ishte fitorja e 15-të për Ferrarin në këtë sezon dhe e 13-ta për të.
Renditja
1. M.Shumaker - Ferrari 2. R.Shumaker - BMW Williams 3. Xh.Baton - BAR Honda.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 146p, 2. R.Barrikelo 108, 3. Xh.Baton 85.
Konstruktorët
1. Ferrari 254p, 2. BAR Honda 116, 3. Renault 100.
Çmimi i Madh i Brazilit, Sao Paulo, 24 tetor.
Huan Pablo Montoja arrin fitoren e parë për këtë sezon. Majkëll Shumaker nuk arriti të renditej më mirë sesa vendi i 7-të, ndërsa braziliani Barrikelo zuri vendin e 3-të.
Renditja
1. H.P.Montoja - BMW Williams 2. K.Raikonen - McLaren Mercedes 3. R.Barrikelo - Ferrari.
Renditja e pilotëve
1. M.Shumaker 148p, 2. R.Barrikelo 114, 3. Xh.Baton 85.
Konstruktorët
1. Ferrari 262p, 2. BAR Honda 119, 3. Renault 105.
Marë nga sportishqiptar.com.al
Krijoni Kontakt